• Banner

  • Ka mbaruar

Shalli andaluzian, Elsa Morante

Shalli andaluzian" ngjason me disa përralla baroke, që farfuritin pasuritë më të begata dhe më luksoze të fantazisë stolitëse dhe pastaj i përfshijnë me zhdërvjelltësi në një zbavitje të këndshme muzikore.

80,50 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Shalli andaluzian
Origjinali: Lo sciale andaluso
Gjinia: Tregime
Autori: Elsa Morante
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2013
Fq. 260
Pesha: 0.194 kg
ISBN: 978-9928-162-90-8

Mbi librin

Prej shumë tregimeve të shkruara gjatë jetës së saj, Elsa Morante paraqet këtu një përzgjedhje të vendosur sipas një rendi kronologjik. Përgjatë ngjarjesh të trazuara e të paracaktuara, lexuesit mund të ndjekin, më mirë se në romanet e saj, temën dramatike dhe tërheqëse që ka shoqëruar gjithnjë Elsa Moranten: lidhja mes jetës, ëndrrës dhe të shkruarit, në të cilin realiteti shndërrohet në mister e gënjeshtër në një luhatje të vazhdueshme mes "nevojës për mrekullim" dhe "parashikueshmërisë së të rriturve".

Edhe njëherë, legjenda e larmishme, e egër dhe plot dritë e jetës ndeshet me rrezikun vdekjeprurës të ndërgjegjies. Personazhet femërore të Elsa Morantes janë larg gruas tipike italiane të viteve '50, por edhe larg imazhit të përgjithshëm të gruas krijuar nga sistemi patriarkal.

Komente mbi librin

"Shalli andaluzian" ngjason me disa përralla baroke, që farfuritin pasuritë më të begata dhe më luksoze të fantazisë stolitëse dhe pastaj i përfshijnë me zhdërvjelltësi në një zbavitje të këndshme muzikore."

Pietro Citati, Il Giorno

"Plot me magji e poezi, në kuptimin më të mirëfilltë të fjalës, janë dymbëdhjetë tregimet e Elsa Morante – s të përmbledhur nën titullin ngacmues të tregimit të fundit "Shalli andaluzian".

Giorgio Caproni, La nazione

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928162908
ean13
9789928162908
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Djemtë e pashëm, Delphine De Vigan

Ema është një vajzë me këmbë të gjata, e ëmbël dhe ëndërrimtare, që vishet çuditshëm, që ka lexuar shumë libra dhe që ka parë tepër filma. Mbi të gjitha ajo do dashurinë, dashurinë që vjen si ëndërr dhe që shpiket nga e para, sa herë që përjetohet. "Djemtë e pashëm" përbëhet nga tri histori, tre burra, tri çaste të jetës së Emës.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Historia, një skandal i vjetër sa bota, Elsa Morante

Një ditë janari të vitit 1941, një ushtar gjerman po ecte nëpër lagjen “Shën Lorenc” në Romë. Dinte vetëm katër fjalë italisht dhe nuk merrte fare erë nga jeta. Emrin e kishte Gunter. Mbiemri mbetet i panjohur. Nuk kaloi shumë dhe erdhi në jetë Uzepja, fryt i një përdhunimi...

Çmimi 161,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Ishulli i Arturos, Elsa Morante

Në jetën e Arturos nuk shfaqet asnjë figurë femërore, përveç fotografisë së venitur të nënës së tij e cila ka vdekur duke sjellur në jetë të birin, dhe të cilën ai e ka hyjinizuar si një mbretëreshë. Një ditë babai sjell në shtëpi nusen e tij të re, e cila është moshatare me Arturon, një nënë-fëmijë që pa dashje shënon një kufi midis fëmijërisë së...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Teori e shkurtër për udhëtimin dhe për shkretëtirën, Cristian Crusat

Falë një proze jashtëzakonisht elastike, një stili shkrimi endacak, që përshtatet me vendet e ndryshme shpirtërore, fizike apo imagjinare të çdo tregimi, dhe individualitetit të brishtë të personazheve të tij, Crusat – i i çon këto personazhe të rropatura drejt humnerës së frikës, dyshimit dhe dëshirës, që përbëjnë botën bashkëkohore.

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Të padukshmet, Lara Prescott

Sekretare që shndërrohen në spiune, mes dashurisë dhe detyrës, mes sakrificave – frymëzuar nga historia e vërtetë e komplotit të CIA-s për të depërtuar në zemrat dhe mendjet e Rusisë Sovjetike jo nëpërmjet propagandës, por përmes historisë më të madhe të dashurisë së shekullit XX: “Doktor Zhivagos”.

Çmimi 161,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Çifutja e Amsterdamit, Bergljot Hobæk Haff

Në Europën e shekullit XVI, një burrë endet rrugëve bashkë me fëmijën e vet. Me origjinë portugeze, ata ia kanë mbathur nga Italia dhe nga getoja veneciane, duke marrë rrugën drejt Holandës. Sipas vendeve ku kalojnë, fëmija quhet Johan, Hans, Xhovani, Zhan... por emrin e vërtetë e ka Juana. Mërgimi i ka shtrënguar të fshehin identitetin dhe të ndryshojnë...

Çmimi 69,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: K3R1

Botuesi: Skanderbeg Books

Droje dhe dinjitet, Dag Solstad

Pas një reagimi, si zakonisht shpërfillës e të mërzitshëm të klasës, ndaj shpjegimit pasionant prej tij të "Rosës së egër" së Ibsenit, profesori i letërsisë, Elias Rukla, arrin në pikën e krizës së thellë emocionale si pasojë e një episodi me çadrën, që nuk e hap dot në oborrin e shkollës dhe në prani të nxënësve.

Çmimi 69,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Toka që shkelim, Jesus Carrasco

Në jetë vetëm ikim. E kalojmë atë duke goditur trupin e grave, duke u hequr fëmijëve përkëdhelitë. Tani frymët janë shuar, të përziera ironikisht me njëra – tjetrën. Sa e bukur do të ishte dukur kjo afri në kohë të tjetra! Burra, gra, pleq, fëmijë, familjarë, miq, të panjohur, të gjithë të bashkuar.

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Ditë e re, Nikos Chrysos

Ai u kërkon të katërve t’i rrëfejnë historinë e tyre dhe historinë e mikut të tyre të humbur, dhe, pa e kuptuar, ai bie në kurthin e një bote të çuditshme. Ndërsa në fillim gjithçka duket e vërtetë, rrëfimet bëhen më të ndërlikuara. Ç’shkaqe dhe ç’motive i çojnë ata në dëshmi të ndryshme dhe shpesh kontradiktore? Ku ndalet miti dhe ku fillon e vërteta?

Çmimi 149,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

E gjora vajzë e pasur, Lesley Lokko

Tri shoqe të lidhura nga një miqësi e vërtetë që në bankat e shkollës. Niki është vajza e një miliarderi, e cila kërkon dashuri dhe vëmendje nga i ati; Tori, e mbytur nga pesha e kujtimeve, është në kërkim të vetvetes; Kerin është e varfër, me një familje të çoroditur, por me një inteligjencë dhe vullnet të përkryer.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Gjenerali në labirintin e tij, Gabriel Garcia Marquez

Ky roman i shkurtër, i bazuar në histori, përshkruan ditët e fundit të Simon Bolivarit. Në moshën 46 vjeçare, në vitin 1830, i plakur para kohe, i rraskapitur dhe gati në agoni, Gjenerali (siç referohet në libër), dikur heroi dhe presidenti i republikës së kombeve, që i çliroi nga dominimi spanjoll, por tashmë pa lavdi, ndërmerr një udhëtim të fundit,...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Moderato cantabile, Marguerite Duras

"Moderato cantabile" është një nga librat e parë që i sollën famë Marguerite Duras – it. Libri u bë shumë popullor, duke shitur mbi gjysmë milioni kopje në Francë. "Moderato cantabile" konsiderohet shpeshherë si pjesë e rrymës "Nouveau Roman" (romani i ri).

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)