• Banner

Krijesa të bukura, Kami Garcia, Margaret Peterson

Lina Dukein është ndryshe nga të gjithë njerëzit e qytezës jugore Getlin. Ajo po mundohet t'i mbajë të fshehta fuqitë e saj, si dhe mallkimin që e ka përndjekur familjen e saj për gjenerata me radhë. Por, edhe në lulishtet e egra, moçalet e thella dhe varrezat e rrënuara të një vendi të harruar, një sekret nuk mund të rrijë i fshehur për shumë kohë.

8,50 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Krijesa të bukura
Origjinali: Beautiful creatures
Gjinia: Roman
Autori: KKami GarciaMargaret Peterson
Shqipëroi: Anxhela Çikopano
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2013
Fq. 574
Pesha: 0.566 kg
ISBN: 978-9928-162-99-1

Mbi librin

Lina Dukein është ndryshe nga të gjithë njerëzit e qytezës jugore Getlin. Ajo po mundohet t’i mbajë të fshehta fuqitë e saj, si dhe mallkimin që e ka përndjekur familjen e saj për gjenerata me radhë. Por, edhe në lulishtet e egra, moçalet e thella dhe varrezat e rrënuara të një vendi të harruar, një sekret nuk mund të rrijë i fshehur për shumë kohë.

Etan Uejt, i cili po numëron muajt që i kanë mbetur para se të arratiset nga Getlini, përndiqet në ëndrrat e tij nga një vajzë e bukur të cilën nuk e ka njohur kurrë. Kur Lina shpërngulet në vilën më të vjetër dhe famëkeqe të qytezës, Etani ndihet pashpjegueshmërisht i tërhequr nga ajo. Ai vendos të zbulojë fijet misterioze që i lidhin ata të dy. Në një qytezë pa surpriza, një sekret mund të ndryshojë gjithçka. “Krijesa të bukura” është libri i parë i serisë “Kronikat e Frymëtorëve”.

Komente mbi librin

“Rrëfimi ngacmues i Etanit do të bëjë jehonë te të gjithë fansat e romancës mbinatyrore, që po presin librin e ardhshëm ku të ngulin dhëmbët.”

Kirkus Reviews

“Ka shumë gjëra që do t’ju pëlqejnë të rinjve: romancë, magji, fanitje dhe premtime për akoma më shumë.”

Booklist

“Një libër me fantazi të errët, bukur vegimtare, një sërë personazhesh tërheqëse dhe një mjedis të pasur gotik: ky është një debutim që duhet ndjekur.”

Cassandra Clare, autore bestseller

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928162991
ean13
9789928162991
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001178

Botuesi: Morava

Muzgu, Stephenie Meyer

Ashtu si na ka mësuar edhe Shekspiri, dashuria lartësohet dhe përvëlon shpirtin kur has në pengesa. Te Muzgu, libri me fantazi të jashtëzakonshme i Stephenie Meyer, lexuesit zbulojnë një çift të dashuruarish me kokën mbi re. Bela adhuron Eduardin e pashëm dhe ai ia kthen dashurinë. 

Çmimi 10,63 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001179

Botuesi: Morava

Hëna e re, Stephenie Meyer

Ndihesha sikur isha zënë në kurth, në një nga ato makthet e tmerrshme, në të cilat duhet të vraposh, të vraposh sa të mbetesh e pafrymë, por trupi yt nuk mundet të lëvizë mjaftueshëm shpejt. Këmbët e mia dukej sikur ecnin gjithnjë e më ngadalë teksa çaja nëpër turmën e pashpirt, por akrepat në kullën gjigante të sahatit nuk ngadalësoheshin.

Çmimi 10,63 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001449

Botuesi: Morava

Eklipsi, Stephenie Meyer

Nga prapa kurrizit dëgjova zërin e ëmbël të Eduardit. U ktheva ta shihja tek kërcente lehtë mbi shkallët e verandës, me flokët e shpupuritur nga era prej vrapit. Më tërhoqi menjëherë në krahët e tij ashtu siç pat bërë te parkingu dhe më puthi sërish.

Çmimi 11,90 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001490

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i vampirit: Zgjimi, L. J. Smith

Elena është një vajzë e mrekullueshme, është e bukur, brilante, ka gjithçka në jetë. Por ditët e saj nuk janë aspak interesante. Kështu, duke kërkuar atë drithërimë të veçantë, fillon një marrëdhënie me stefanin misterioz.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001507

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i Vampirit: Lufta, L. J. Smith

Dy vëllezër vampirë, të mbështjellë nga hija e një misteri mijëvjeçar, luftojnë për dashurinë e Elenës së re. Dejmoni ka vendosur që ajo do të bëhet mbretëresha e territ dhe është i gatshëm të vrasë edhe të vëllanë që t`ia arrijë qëllimit.

Çmimi 8,50 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001697

Botuesi: Morava

Agimi, Stephenie Meyer

POR KUR DASHUROJE VRASËSIN TËND, ATËHERË NUK KISHE RRUGËDALJE.  Si mund të vrapoje, si mund të luftoje,  kur një  veprim i tillë do ta lëndonte atë person të dashur?  Nëse jeta jote ishte  gjithçka mund t'i falje njeriut të dashur, si mund të mos ia falje? Po sikur të ishte ai një njeri që e doje me të vërtetë?

Çmimi 12,75 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001900

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i Vampirit: Terbimi, L.J.Smith

Tre këndet e trekëndëshit fatal të dashurisë, Elena dhe dy vëllezërit vampirë: Stefani dhe Dejmoni, kanë një fat të përbashkët. Tani që Elena i është dorëzuar Dejmonit tërheqës dhe mizor, tani që urrejtja e Stefanit për të vëllanë është bërë e padurueshme, ata të tre do të jenë të detyuar të shpallin armëpushimin.

Çmimi 8,50 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000182

Botuesi: Ideart

Lekures rrjedh shikimi, Olga Sedakova

Në poezinë e Olga Sedakovës ndjehet ndikimi i filozofisë dhe muzikës bashkëkohore. Shqisa e hollë muzikore e saj dallohet në parimet e rrepta të rimave origjinale e të parregullta, kurse ritmi rezonon me semantikën e përgjithshme të idesë së poezisë.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: K1R5

Botuesi: Bota Shqiptare

Rrjeti Alisa, Kate Quinn

Eva Gardneri digjet nga dëshira për të luftuar kundër gjermanëve dhe papritur i ndrin fati kur rekrutohet që të punojë si spiune. Në Francën e pushtuar nga armiku ajo stërvitet nga fantastikja Lili, “Mbretëresha e Spiuneve”, e cila drejton një rrjet shumë të madh agjentësh mu nën hundën e armikut.

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001072

Botuesi: Dituria

Tamara, Eeva Kilpi

Me këtë roman të nxehtë, të ardhur nga i ftohti, i pari roman erotik finlandez, Eeva Kilpi sulmon, jo pa humor, puritanizmin, hipokrizinë dhe paragjykimet që e bëjnë ekzistencën të trishtë dhe fajtore (të ndjehesh mëkatare), si dhe kërkon për gratë të drejtën e një jete afektive dhe me seksualitet.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Koha e ngrirë, Anna Kim

"Koha e ngrirë" është një roman për kujtimet, për mënyrën e trajtimit të frikës, të përdorimit të harresës. Për këtë libër kaq aktual dhe politik, Anna Kim – i gjen një gjuhë të brishtë, pothuajse lirike, e cila lejon tone të ndërmjetme dhe të zgjon shumë më tepër nga sa emërton.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Mediaprint

Më kujto, Kerry Lonsdale

"Më kujto" është një thirrje për dashurinë e harruar, është një libër që eksploron pasojat shkatërruese të humbjes, euforinë e gjetjes së dashurisë përsëri dhe pasojat e zbulimit të së vërtetës për ata që duam.

Çmimi 11,05 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Batakçiu, Orhan Kemal

Shitej drogë, opium, falsifikoheshin raportet e dentistëve dhe të dënuarit rrinin jashtë deri natën vonë... dhe më e keqja ishte se Drejtori i mëparshëm vinte në burg i dehur tapë dhe luante kumar me të dënuarit. Avokati, edhe pse i dinte të gjitha këto, bërtiti gjoja sikur ishte i befasuar.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Abel Sançez, një histori pasioni, Miguel De Unamuno

Kjo temë, që i përket trashëgimisë së kulturës dhe që është trajtuar prej letërsisë në të gjitha zhanret, merr një trajtim të dyfishtë në këtë vepër, pasi mund të lexohet si varianti tjetër i historisë së Kainit dhe Abelit – një histori pasioni – ose si analiza e brendisë së një personazhi – historia e një pasioni.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Misteri i kriptit të magjepsur, Eduardo Mendoza

Zhdukjet e mistershme të vajzave në kolegjin e motrave lazariste të San Gervasios janë pikënisja e aventurës detektiveske që ka si protagonist pacientin e një çmendine, i cili, i detyruar të bëhet detektiv, përfshihet në gjithfarë incidentesh prej të cilave ia del mbanë, duke e përmbushur misionin dhe duke zbuluar një farsë të ndërlikuar pasanikësh.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Pesha e dashurisë, Sara Stridsberg

Ajo rrëfen me pasigurinë e adoleshentes, që në spitalin psikiatrik ka rënë në dashuri, dhe të gruas, që tashmë ka një fëmijë, të cilin e rrit vetë duke e mbajtur sëmundjen dhe të atin në një largësi sa intime aq edhe të trishtueshme.

Çmimi 6,80 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Buzuku

Lulet e rrënimit, Patrick Modiano

Më 24 prill 1933 dy bashkëshortë të rinj vetëvriten në apartamentin e tyre parisien. Asaj nate, ata do të kishin takuar shumë njerëz, të cilët shkonin shpesh në një vallëzim. Tridhjetë vjet më vonë rrëfimtari përpiqet ta rikrijojë historinë e tyre, e cila duhet të jetë puqur me të tijën.

Çmimi 5,95 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)