Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Vrasësja, Aleksandros Papadiamantis
  • Vrasësja, Aleksandros Papadiamantis

Vrasësja, Aleksandros Papadiamantis

Zenit Editions

"Vrasësja" është një gur themeli i letërsisë së re greke. Edhe para saj, më të rrallë, ku u jepej rasti ta takonin, njerëzit e letrave, pavarësisht paraqitjes së tij të thjeshtë gati – gati prej oshënari, i drejtoheshin me nderim zoti Aleksandër; ishte pranuar, thënë ndryshe, prej shumëkujt si një zë me mjaft peshë në letërsinë greke të kohës.

600 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vrasësja
Gjinia: Roman
Autori: Aleksandros Papadiamantis
Shqipëroi: Romeo Çollaku
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2013
Fq. 210
Pesha: 0.241 kg
ISBN: 978-9928-113-20-7

Koment nga përkthyesi

Ndonëse botuesit tanë kanë treguar, qysh nga vitet '30 të shekullit të kaluar e këndej, vëmendje të lavdërueshme ndaj letërsisë së re greke, libri i parë në shqip i atij që vlerësohet si prozatori më i madh i saj, Aleksandros Papadiamantis (1851 – 1911), paska qenë thënë të ishte ky.

Lexuesi ynë e ka njohur deri tani, përmes tre a katër tregimesh të botuara viteve të fundit nëpër antologji e revista letrare; shumë pak, po të kemi parasysh se vepra e tij shtrihet në afërsisht pesë mijë faqe. I ra, me fjalë të tjera, skaj më skaj artit të fjalës.

"Vrasësja" është një gur themeli i letërsisë së re greke. Edhe para saj, më të rrallë, ku u jepej rasti ta takonin, njerëzit e letrave, pavarësisht paraqitjes së tij të thjeshtë gati – gati prej oshënari, i drejtoheshin me nderim zoti Aleksandër; ishte pranuar, thënë ndryshe, prej shumëkujt si një zë me mjaft peshë në letërsinë greke të kohës, mirëpo tek ky rrëfim i plotë në të gjithë aspektet, i thellë dhe tronditës, krijimtaria e tij arrinte kulmin.

Detajet e librit
Zenit Editions

Referencat specifike

isbn
9789928113207
ean13
9789928113207
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000484

Botuesi: OMSCA-1

Një mijë diej vezullues, Khaled Hosseini

"Gjuetari i Balonave" ishte një befasi. Bota afgane na është dukur gjithmonë mes luftës, terrorizmit dhe interesave të shteteve mëdha. Ndërsa autori Khaled Hosseini tregoi se aty ndjenjat nuk kishin vdekur.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botart

Aroma e lumturisë është më e fortë nën shi, Virginie Grimaldi

Nëse ndjenjat e Benit janë zhdukur, mjafton t´i gjallërojmë. Kështu, çdo ditë, ajo do t’i shkruajë një kujtim të historisë së tyre. Por kjo zhytje në të shkuarën mund të nxjerrë edhe sekretet e varrosura thellë. Me ndjeshmëri ekstreme dhe shumë humor, Virginie Grimaldi arrin të na bëjë të rijetojmë çastet e jetës dhe dashurisë, duke kaluar nga e qeshura...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Gruaja, Jumpa Lahiri

Të lindur me pesëmbëdhjetë muaj diferencë, në periferi të Kalkutës në vitet e tmerrshme të luftës për pavarësi, vëllezërit Subash e Udajan ngjajnë si dy pika uji sa dhe të afërmit i ngatërrojnë, por janë po aq të ndryshëm nga njëri-tjetri. Subashi është i heshtur dhe mendimtar, ndërkohë që Udajani është rebel dhe i hedhur.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Nderi, Elif Shafak

I premtova vetes të mos e lija pa rrëfyer historinë e saj. Kështu e nis shtjellimin e historisë Esmaja, një grua e re kurde që jeton në Londër, per të treguar më pas krimin e tmerrshëm që kishte kryer i vëllai. Esmaja tregon historinë e familjes së saj nëpër tri breza, që nga gjyshja, te lindja e së ëmës dhe tezes në një fshat të humbur kurd buze Eufratit.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Vetmitari, Eugene Ionesco

Çfarë ndodh kur befas një pasuri e madhe të bie nga qielli? Xhaxhai nga Amerika, që ti s'e ke llogaritur kurrë në jetë, të lë një thes me para? Personazhi i Ionescos beson se tani mund ta ndërrojë rrotën e fatit.
800 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Melankolia e qëndresës, Laszlo Krasznahorkai

 Romani i tij 'Melankolia e qëndresës' është një komedi e apokalipsit, një libër për një zot që jo vetëm deshton, por edhe nuk kthehet të bëjë llogaritë. Më pak maniak, më pak i ngërthyer se romani "Luftë dhe Luftë', 'Melankolia e qëndresës' ka elemente të romanit tradicional social.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Petali i gjatë i detit, Isabel Allende

Atje kanë fatin të priten me dashamirësi e bujari dhe shpejt arrijnë të integrohen, ta marrin sërish në dorë jetën e tyre dhe të ndihen pjesë e fatit të vendit, por vetëm deri në kohën e grushtit të shtetit që, në vitin 1973, rrëzoi presidentin Salvador Allende. Dhe kështu, edhe një herë të tjetër, do të gjenden në mërgim, kësaj here në Venezuelë.
1 400 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Rruga e Argjendtë, Stina Jackson

“Rruga e Argjendtë” të fton në një lexim emocional, sepse, vetë misteri i ngjarjes, dhe mjeshtëria e Stina Jackson-it, të shkaktojnë dridhërima.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Zogjtë vdesin duke kënduar, vol. 2, Colleen McCullough

Diku në Australi, tri breza të jashtëzakonshëm të familjes Kliri jetojnë mes gëzimit e trishtimit, sfidës së hidhur e ngadhënjimit madhështor - të udhëhequr nga ëndrra, të mbështetur nga fuqia e karakterit... të rrënuar nga pasionet e errëta, dhuna dhe skandali që shoqërojnë dashurinë e ndaluar.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Morava

Problemi Spinoza, Irvin D. Yalom

Amsterdam, 1656. Bento, në hebraisht Baruk, Spinoza është njëzet e tre vjeç dhe fort i përkorë e sqimatar në pamje: tipare të hijshme, lëkurë pa pikë ceni, sy të mëdhenj, të errët e të thellë. Dhe, pas atyre syve, një mendje që nuk stepet të bluajë mendime ekscentrike mbi besimin, që ushqen ide kaq të përçartura për botën, sa ngjall dyshimin për herezi.
900 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Guximi që u duhet lumenjve, Emmanuelle Favier

Manushja është betuar të bëhet burrneshë. Që nga dita kur i presin shkurt flokët e artë, që ia djegin para kuvendit të burrave në një zjarr ku hedhin pajën e qepur për tri vite rresht, ajo vesh tirqit e burrave, vë qeleshen mbi kokë dhe të gjithë burrat e respektojnë dhe e konsiderojnë të barabartë me ta.
800 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Pusulla dashurie, Cecelia Ahern

Mallëngjyes dhe shpresëdhënës, ky vijim i mrekullueshëm do të na rrëfejë për udhën e re që ndërmerr Oli drejt zbulimit të vetes.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Zogjtë vdesin duke kënduar, vol. 1, Colleen McCullough

Diku në Australi, tri breza të jashtëzakonshëm të familjes Kliri jetojnë mes gëzimit e trishtimit, sfidës së hidhur e ngadhënjimit madhështor - të udhëhequr nga ëndrra, të mbështetur nga fuqia e karakterit... të rrënuar nga pasionet e errëta, dhuna dhe skandali që shoqërojnë dashurinë e ndaluar.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Nipi i Wittgensteinit, Thomas Bernhard

Të dy burrat gjenden të izoluar në të njëjtin spital, narratori në repartin pulmonar dhe Paul Wittgenstein në azilin e të sëmurëve mendorë. Që të dy janë të rrënuar nga frika dhe dyshimi në lidhje me natyrën finale të jetës. Megjithë njohjen e mëparshme, ata vetëm tani arrijnë të ndërtojnë një miqësi të bazuar tek mbështetja e njeri tjetrit dhe tek...
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000405

Botuesi: Albin

Zorba, Niko Kazanxaqis

Niko Kazanxaqis lindi më 1883 në qytetin antik të Heraklionit, në ishullin e Kretës. Më 1906 diplomohet për drejtësi në Universitetin e Athinës dhe më pas ndjek studimet për filologji e filozofi në Paris. Ndërkohë debuton në letërsi dhe fiton emër si autor tregimesh, dramash, esesh filozofike etj.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001854

Botuesi: Toena

Krishti kryqezohet perseri, Niko Kazanxaqis

Niko Kazanxaqis lindi në vitin 1883 në Iraklia, Kretë. Ai u dplomua për Drejtësi në Universitetin e Athinës e më pas për Filozofi në Paris. Ka jetuar sa në Paris aq edhe në Berlin, Itali, Rusi, Spanjë, Qipro, Greqi, Egjipt, Çekosllovaki, Kinë dhe Japoni. Ai ishte një ithtar i Leninit, por nuk ishte një konsekuent komunist në formim.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Udhëtim në Malin e Shenjtë, Nikos Kazanxaqis

"Je dhi"- i thosha, shpesh, shpirtit dhe mundohesha të qeshja për të mos ia plasur vajit, "je dhi o shpirt i ngratë; ke uri dhe, në vend që të hash mish e bukë e të pish verë, merr një letër të bardhë dhe shkruan: mish, bukë , verë. Dhe ha letrën".
500 Lekë
More