• Banner

Udhëtime me Herodotin, Ryszard Kapuscinski

Edhe pse më mirë udhëtohet vetëm, mendoj se nuk e kemi penguar njëri – tjetrin – na ndante largësia e 2500 vjetëve, por edhe një lloj distance që buron nga ndjenja ime e respektit – sepse, ndonëse në raport me të tjerët Herodoti ka qenë përherë i thjeshtë, dashamirës dhe i butë, gjithmonë kam pasur ndjesinë se jam me një gjigand.

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Udhëtime me Herodotin
Origjinali: Podrὀże z Herodotem
Gjinia: Publicistikë
Autori: Ryszard Kapuściński
Shqipëroi: Astrit Beqiraj
Shtëpia botuese: Papirus
Viti: 2013
Fq. 308
Pesha: 0.378 kg
ISBN: 9789928415325

Fragment nga libri

Për t'u mbrojtur nga provincionalizimi i kohës bëja ekspedita në botën e Herodotit. Greku im me përvojë, i mençur, m'u bë udhërrëfyes. Shtegtuam tok me vite. Edhe pse më mirë udhëtohet vetëm, mendoj se nuk e kemi penguar njëri – tjetrin – na ndante largësia e 2500 vjetëve, por edhe një lloj distance që buron nga ndjenja ime e respektit – sepse, ndonëse në raport me të tjerët Herodoti ka qenë përherë i thjeshtë, dashamirës dhe i butë, gjithmonë kam pasur ndjesinë se jam me një gjigand.

Mbi autorin

Fitues i sa e sa çmimeve ndërkombëtare, një nga gazetarët më të mirë të të gjitha kohërave, i konsideruar si "Princi i Reportazhit", Ryszard Kapuściński (1932 – 2007) mbuloi vendet e Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine prej fundit të viteve 1950 si korrespondent shëtitës i disa gazetave polake dhe agjensisë shtetërore të lajmeve PAP.

Kur u kthye në Poloni kishte raportuar mbi 27 revolucione e grushte shteti, ishte burgosur 40 herë dhe u kishte mbijetuar katër dënimeve me vdekje duke qenë dëshmitar i fundit i regjimeve autokratike në Afrikë dhe dominimit kolonial të disa fuqive europiane. Tanimë përshëndetej si "Princi i Reportazhit".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928415325
ean13
9789928415325
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2116

Botuesi: Papirus

Perandori, Ryszard Kapuscinski

Një Kapuściński vlen më shumë se një mijë shkrues qaramanë e fantazues. Gërshetimi i jashtëzakonshëm i gazetarisë dhe artit në veprat e tij na lejon të ndihemi më afër asaj që Kapuściński e quan pamjen e vërtetë të pashprehshme të luftës.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Papirus

Imperium, Ryszard Kapuscinski

Të gjitha në trajtën e refleksioneve vetjake, fryt i udhëtimeve në kohë të ndryshme. Kritika ka vërejtur në këtë libër (lexuesi do t'i hasë ato) "përcaktime të njimendta të paartikuluara më parë për regjimin tashmë të kapërcyer edhe në këtë pjesë të botës".

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Tjetri, Ryszard Kapuscinski

Në këtë libër të shkurtër, të thjeshtë, mbushur me mençuri, Kapuscinski përpiqet të formulojë se ç’do të thotë të jesh Europian, jo-Europian, të jesh i kolonizuar, të jesh kolonizuesi, të kesh apo të imponosh identitet.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Ana, Niccolò Ammaniti

Mes fushash të zhuritura dhe pyjesh plot mistere, gërmadhash të qendrave tregtare dhe qytetesh të braktisura. Mes hapësirave të mëdha të shkreta të një ishulli të pushtuar rishtas nga natyra dhe bashkësish egërshane të mbijetuarish.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001129

Botuesi: Dituria

Zjarri i gënjeshtrave, Gabriella Magrini

Historia e një familjeje, nga Lufta ll Botërore deri në ditët tona. Në qendër Alesandro dhe Federika, vëlla e motër, të lidhur nga një ndjenjë e thellë, një lidhje kaq e fortë sa që përligj deri edhe gënjeshtrat e shtirjet, tinëzinë e të vërtetave të dhimbshme, mjaft që të ruhet qetësia dhe dashuria mes tyre.

Çmimi 850 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001544

Botuesi: OMSCA-1

Të martat me Morin, Mitch Albom

Një histori e vërtetë për domethënien e jetës, e rrëfyer në këto faqe libri, mund të duket e paimagjinueshme, por Mitch Albom-i, shkrimtar bashkëkohës amerikan, e ka realizuar këtë.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Këpucët e klounit, Rebecca F. John

Kjo përmbledhje me tregime na servir një koleksion mrekullisht të larmishëm karakteresh, ndër të cilët një garues qensh, pronarin e një dyqani muzike, këngëtarë, interpretues cirku dhe dy motra në moshë të njomë në Varshavën e Luftës së Dytë Botërore.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kostandina, Alki Zei

Vajza trembëdhjetëvjeçare Tina, kishte qenë shumë e lumtur kur jetonte në Gjermani, por një ditë gjithçka u kthye kokëposhtë. Nuk i kishte shkuar kurrë në mend se prindërit e saj do të ndaheshin dhe do ta dërgonin të jetonte në Greqi, me gjyshen që nuk e honepste dot.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Hajdutja e librave, Markus Zusak

1939. Gjermania naziste. Vendi mban frymën. Vdekja kurrë nuk ka qenë më e zënë me punë se tani. Lizeli, një vajzë nëntë vjeçare, jeton në rrugën Himel me familjen që e birësoi. Prindërit ia dërguan në një kamp përqendrimi. Lizeli vidhte libra. Kjo është historia e saj dhe historia e banorëve të asaj rruge kur nisën të binin bombat.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Mali i Vogël, Elias Khuri

"Mali i vogël" është emri popullor i lagjes së krishterë Eshrafija, në lindje të Bejrutit, ku u rrit tregimtari..., kohë para se pesë burra të kërcejnë në një xhip, me mitraloza në krahë, për të marrë në pyetje nënën e tij.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R5

Botuesi: Bota Shqiptare

Rrjeti Alisa, Kate Quinn

Eva Gardneri digjet nga dëshira për të luftuar kundër gjermanëve dhe papritur i ndrin fati kur rekrutohet që të punojë si spiune. Në Francën e pushtuar nga armiku ajo stërvitet nga fantastikja Lili, “Mbretëresha e Spiuneve”, e cila drejton një rrjet shumë të madh agjentësh mu nën hundën e armikut.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Në jug të kufirit, në perëndim të diellit, Haruki Murakami

Haxhime, një personazh flegmatik, i paqtë, i mbyllur në vetvete, si shumë prej heronjve në veprat e Murakamit, po i afrohet pa ngjarje të bujshme mesomoshës së tij. Ai ka një jetë të sigurtë, biznese të suksesshme, një familje të mrekullueshme, dhe i zhytur në rutinën e administrimit të bareve të tij të xhazit, nuk i kupton vitet që po i ikin pa ndjerë.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Dërgomë shumë jetë, Paolo Di Paolo

Moraldi, që ka mbërritur në Torino për një sesion provimesh, zbulon se ka ngatërruar valixhen me një të panjohur. Ndërsa thyen kokën mbi tekstet e filozofisë dhe vizaton karikatura, ndien t'i rritet dora-dorës admirimi për një bashkëmoshatar të quajtur Piero.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Qyteti i Avullit, Carlos Ruiz Zafon

Një djalë i vogël vendos të bëhet shkrimtar, kur zbulon se dhuntia e tij krijuese i bie në sy bukuroshes së pasur, që po i vjedh zemrën. Një arkitekt arratiset nga Kostandinopoja me skicat e projektit të një biblioteke, që duhet t’i qëndrojë kohës përjetësisht. Një zotëri i çuditshëm tundon Cervantesin të shkruajë një libër si askush tjetër, çdo faqe e...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)