• Banner

Sekrete të hapura, Alis Munro

Ajo është Çehovi ynë dhe do të mbijetojë ndaj shumë prej bashkëkohësve të saj.

9,91 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Sekrete të hapura (kopertinë e trashë)
Origjinali: Open secrets
Gjinia: Tregime
Autori: Alis Munro
Shqipëroi: Betim Muço
Shtëpia botuese: Equinoxes
Viti: 2007
Fq. 286
Pesha: 0.40 kg
ISBN: 978-0-0798352-0-9

Komente mbi librin

"Ashtu si rrëfenjëse e gjallë, thellësisht mendjemprehtë, Zj. Munro është një endëse e paepur e fatit, zëri prej autori e së cilës shpërthen në letërsinë e saj si zëri i një Zoti që nuk mundet më të rrijë i heshtur."

Xhon Apdajk

"Ajo është Çehovi ynë dhe do të mbijetojë ndaj shumë prej bashkëkohësve të saj."

Sinthia Ozik

"Një nga shkrimtarët më të mirë të tregimit që punon tani... Sekrete të hapura është një triumf."

Chicago Tribune

"I mrekullueshëm... Kur Munro shkruan në më të mirën e vet, ajo merr elementët e jetës së zakonshme... dhe i shndërron ato në diçka të mbinatyrshme e që të ngjall frikë."

New Republic

"Një sens qartëpamës sigurie... i kthjellët, që të ngjall respekt dhe plot të papritura."

Wall Street Journal

Mbi autoren

Alis Munro ka lindur në 1931 në Uingham, një qytet i vogël në Ontarion jugperëndimore, Kanada, në një familje fermerësh të vegjël. Ajo fitoi një bursë për në Universitetin e Ontarios Perëndimore, por e la shkollën para se të diplomohej për t'u martuar me shokun e saj student, Xhejms Munro.

Të dy ata lindën e rritën tre vajza dhe për disa vjet mbajtën një librari në Viktoria. Më pas ata u ndanë dhe Alis Munro u martua me Xherald Fremlin, një gjeograf. Ata jetuan në Klinton, Ontario, jo shumë larg nga qyteti i lindjes i Munros, Uingham, që prej viteve 1970.

Alis Munro është autore e një romani dhe gjashtë përmbledhjeve me tregime. Ajo ka fituar tre herë çmimin e Guvernatorit të Përgjithshëm, çmimi më i madh letrar në Kanada dhe çmime të tjera ndërkombëtare. Tregimet e saj janë botuar në revistat e njohura letrare si The New Yorker, Atlantic, Monthly dhe The Paris Review.

Lënda e subjekteve të Munros zhvillohet qartazi nga përvoja e saj. Ajo e ka shpjeguar në intervista të ndryshme se tregimet e saj nuk janë autobiografike, por ajo pretendon një "realitet emocional" të karaktereve të vet që është nxjerrë nga vetë jeta e saj.

Përvojat e jetës së Munro: të rriturit në një krahinë relativisht të varfër gjatë depresionit, njohja e rebelimit dhe idealizmit të adoleshencës, zbulimi i seksit, ikja nga shtëpia, provimi i vetes në universitet, rënia në dashuri, martesa, pasja e fëmijëve, divorci, puna për të jetuar dhe të dalurit mbanë në shumë e shumë marrëdhënie të ndërlikuara jetësore ushqejnë të gjithë letërsinë e krijuar prej saj.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9780079835209
ean13
9780079835209
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000324

Botuesi: Ideart

Virgjëresha shqiptare, Alice Munro

Seksualiteti, faktori gjinor dhe roli i tyre në përcaktimin e pozitës shoqërore të femrës që e ngacmoi autoren të shkruajë tregimin Virgjëresha shqiptare. Në një intervistë të dhënë kohët e fundit për revistën Queen's Quarterly, në 22 qershor 2005, ajo thotë: "Dikur shkrova një tregim rreth Shqipërisë, i cili më ka pëlqyer shumë."

Çmimi 2,97 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

Jeta e Pisë, Yann Martel

Pishinë Molitor Pateli është indian, gjashtëmbëdhjetëvjeçar, i joshur nga tërë fetë, dhe mban emrin e një pishine. Emër jo i thjeshtë për t'u mbajtur, që e ka bërë objekt talljesh therëse dhe lojërash fjalësh. Deri ditën që për të gjithë vendos të jetë thjesht dhe vetëm Pi.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Gruaja e ngrënshme, Margaret Atwood

“Gruaja e ngrënshme” është romani i parë i Margaret Atwood-it dhe përmban të gjitha temat që autorja do të zhvillonte në veprat e tjera. Ajo na paraqitet si një vëzhguese e hollë e absurditeteve që vijnë nga konformizmi.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Nëse askush nuk flet për gjëra të jashtëzakonshme, Jon McGregor

Në rrugën e një qytet në veri të Anglisë, njerëz të zakonshëm lëvizin në ekzistencën e tyre të përditshme – luajnë kriket në rrugë, bëjnë barbeky, lyejnë dritare... Një i ri është dashuruar me një fqinjë së cilës nuk ia di as emrin. Një çift të moshuarish ndjekin udhën e tyre të përditshme për në stacionin më të afërt të autobusit.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Në vendlindje, Tahar Ben Jelloun

Muhameti ka bërë gjithmonë një jetë të devotshme e të qetë në Francë, duke ndier gjithmonë një nostalgji të madhe për vendin e tij, Marokun. Por, një ditë, ai do të përballet me daljen në pension të detyrueshëm...

Çmimi 5,95 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000599

Botuesi: Skanderbeg Books

Prill ne Paris, Michael Wallner

Rreshteri i ushtrisë gjermane, Roti, vendoset në Pars në shërbim të forcave naziste. Gjatë ditës ai është i pranishëm në seancat e torturave ndaj antarëve të Rezistencës antinaziste, por në mbrëmje ai shndërrohet në zoti Antuan, që ndryshon veshje dhe sjellje dhe endet nëpër Parisin e mrekullueshëm, por të pushtuar prej bashkëkombësve të tij.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Kalorësi në çati, Jean Giono

Anxhelo Pardi, një fisnik italian e ish oficer i husarëve, pas disa vjetësh arratie në Francë për shkak të vrasjes në duel të një spiuni austriak, po kthehet në atdhe, duke kaluar nëpër jugun e Francës të përfshirë në vitet 1830 - të nga një epidemi kolere.

Çmimi 9,41 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Melankolia e qëndresës, Laszlo Krasznahorkai

 Romani i tij 'Melankolia e qëndresës' është një komedi e apokalipsit, një libër për një zot që jo vetëm deshton, por edhe nuk kthehet të bëjë llogaritë. Më pak maniak, më pak i ngërthyer se romani "Luftë dhe Luftë', 'Melankolia e qëndresës' ka elemente të romanit tradicional social.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000730

Botuesi: Onufri

Një vdekje shumë e ëmbël, Simone de Beauvoir

Në këtë rrëfim biografik, Simon de Beauvoir ndriçon thellë disa marrëdhënie të pranishme në jetën e gjithkujt, por që shihen ndryshe nga secili prej nesh në varësi të historive vetjake, formimeve intelektuale, që ndikojnë në mënyrën sesi e ndërtojmë marrëdhënien tonë me humbjet dhe sfidat.

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Shkojmë grabisim kuaj, Per Petterson

Ngjarjet që pasuan , vdekja aksidentale e një fëmije, ndjenja e fajit të shokut më të mirë dhe zhdukja e tij e papritur, vendimi i babait  që ta braktisë familjen për një grua tjetër, të gjitha këto do t’a trondisin përgjithmonë jetën e Trondit.

Çmimi 8,92 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)