Revolta e Atlasit, Ayn Rand, vol. 3
  • Revolta e Atlasit, Ayn Rand, vol. 3

Revolta e Atlasit, Ayn Rand, vol. 3

Pegi

Gjigant, i pandalueshëm, shpesh i pabesueshëm, ky libër nuk mund të gëlltitet i tëri menjëherë... E, megjithatë, pasi lexuesi ka hyrë në botën e tij të ashpër e të çuditshme, ai ka gjasa të rrijë aty, i mbajtur nga rrëfimi dhe rrjedhja elokuente e ideve.

1 200 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Revolta e Atlasit, vëllimi i tretë
Origjinali: Atlas Shrugged
Gjinia: Roman
Autori: Ayn Rand
Shqipëroi: Amik Kasoruho
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2013
Fq. 568
Pesha: 0.63 kg
ISBN: 978-9928-162-53-3

Komente mbi librin

"Gjigant, i pandalueshëm, shpesh i pabesueshëm, ky libër nuk mund të gëlltitet i tëri menjëherë... E, megjithatë, pasi lexuesi ka hyrë në botën e tij të ashpër e të çuditshme, ai ka gjasa të rrijë aty, i mbajtur nga rrëfimi dhe rrjedhja elokuente e ideve."

Newsweek, 1957

"Një nga librat më influencues të shkruar ndonjëherë, ky është një roman prej 1200 faqesh, i botuar para 50 vitesh, më 12 tetor 1957. Një libër që ende tërheq lexues... Libri titullohet "Revolta e Atlasit", himni i Ayn Randit për të drejtën e individëve të jetojnë krejtësisht dhe vetëm për hirin e vetvetes."

New York Times, 2007

Fragment nga libri

Për dy vjet rresht kam qenë dashnorja e Henk Riardenit. Nuk dua të ketë keqkuptime në lidhje me këtë: nuk e them si një rrëfim të turpshëm, por me krenarinë më të madhe. Kam qenë dashnorja e tij. Kam shkuar me të në shtrat, në krahët e tij. Tani, nuk ka më asgjë që mund t;ju thonë për mua, që të mos jua them unë e para.

Do të ishte e kotë të më fyenit... e njoh natyrën e akuzës dhe do t'jua deklaroj personalisht. Kam ndier një dëshirë fizike për të? Po. Jam shtyrë nga pasioni i trupit? Po. Kam provuar formën më të fortë të kënaqësisën seksuale? Po. Në rast se kjo ju bën ta përçmoni një grua në sytë tuaj... vlerësimin tuaj mbajeni për vete. Unë mbaj timin.

Mbi autoren

Ayn Rand (1905, Shën Pjetërburg – 1982, Nju Jork) ishte një shkrimtare dhe filozofe amerikane. Ajo është shkrimtarja e parë që ka mbrojtur në mënyrë të flaktë një ideologji të bazuar në lirinë individuale, egoizmin racional, etik dhe kapitalizmin ekstrem "laissez – faire". Librat dhe mendimi i saj kanë qenë shumë ndikues në SHBA.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928162533
ean13
9789928162533
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Ëmbëlsia e Harresës, Kristin Harmel

Duke zbuluar ngjarjet të tmerrshme të Holokaustit, ajo kupton vullnetin mahnitës të gjyshes së saj për të duruar shumë në një botë të çmendur.
1 300 Lekë
More

Botuesi: Toena

Horizont i lëvizshëm, Daniele Del Giudice

Ndërkohë që rrëfen ekspeditën e tij në Antarktikë, Daniele Del Giudice ripërshkon itineraret sipas blloqeve të shënimeve të atyre ekspeditave të panjohura, me anije të mbytura, të bllokuara për muaj e muaj në mes të akujve, me ekuipazhe të papërkulur e marinarë në buzë të dëshpërimit apo të katandisur deri në çmenduri.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001820

Botuesi: Botimet Dudaj

Tjetri si unë, Jose Saramago

Tertuliano Maksimo Afonsoja, mësues historie në një lice, tridhjetë e tetë vjeç, i ndarë nga gruaja dhe që jeton vetëm, i tmerruar, zbulon kopjen e tij të përkryer në një film të marrë me qera rastësisht në një video - klub. I mbërthyer nga një hutim i madh, fillon dhe sheh filma të tjerë, vërteton zbulimin e vet.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bard

Tre romane shembullorë dhe një prolog, Migel de Unamuno

Epo mirë; kritikët kalimtarë. Dhe ata përfituan prej këtij fakti, sepse kjo gjë favorizonte përtacinë e tyre mendore. Përtacia mendore, duke mos ditur se si të gjykojë, dakordësohet me precedentët, dhe është karakteristika e atyre që i kushtohen kritikës.
600 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Parku i lojërave u mbyll, Mario Levi

Sa e trishtueshme që përsëri fjalët e mia përplasen në murin tënd. Jam i vetëdijshëm se që të jetoj, kam nevojë për ty. Por a mund të besojmë se janë të nevojshme ato që kanë ndodhur në atë kohë, kur unë them se ajo kohë ka mbetur shumë prapa?
800 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Shpirtra të flakur, Hwang Sok-Yong

Shpirtrat e tyre, të flakur dhe të përbuzur nga kjo bote, arrijnë të krijoj- në një mikroklimë të pasur dhe situata tragji-komike, që shërbejnë si testament për zhvillimin dhe inte-grimin e pashmangshëm të tyre me pjesën tjetër të shoqërisë.
700 Lekë
More

Botuesi: IDK

Kasandra, Christa Wolf

Një udhëtim i jashtëzakonshëm në mitin grek. Zëri i fuqishëm i Christa Wolf na rrëfen në këtë libër jetën e princeshës fatthënëse, e bija e Priamit dhe Hekubës, para dhe pas rënies dramatike të qytetit të saj, Trojës, duke na sjellë Kasandrën, këtë personazh të jashtëzakonshëm, kompleks e që në penën e saj tingëllon aq modern.
650 Lekë
More

Botuesi: Dritan Tirana

Nën hijen e arratisë, Stefan Nilsson

Nën Hijen e Arratisë është një roman që të mban tërë kohën nën tension, i frymëzuar nga ngjarje reale. Ai zhvillohet kryesisht në Shqipëri, në vendin më enigmatik të Evropës.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Qyteti i Avullit, Carlos Ruiz Zafon

Një djalë i vogël vendos të bëhet shkrimtar, kur zbulon se dhuntia e tij krijuese i bie në sy bukuroshes së pasur, që po i vjedh zemrën. Një arkitekt arratiset nga Kostandinopoja me skicat e projektit të një biblioteke, që duhet t’i qëndrojë kohës përjetësisht. Një zotëri i çuditshëm tundon Cervantesin të shkruajë një libër si askush tjetër, çdo faqe e...
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Trilogjia e mjegullës, Carlos Ruiz Zafon

Në Kalkutën e vitit 1916, një tren në flakë shqyen natën, ndërsa binjakët e porsalindur, Beni dhe Sheri shpëtojnë për mrekulli. Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, thëngjijtë e atij zjarri kthehen e nisin sërish të digjen rreth dy të rinjve, duke shënjuar fatin e tyre.
1 500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2673

Botuesi: Pegi

Revolta e Atlasit, Ayn Rand, vol.1

Revolta e Altasit" është një celebrim i jetës dhe i lumturisë... Individët krijues, qëllimet e pastra dhe racionaliteti arrijnë gëzimin dhe përmbushjen. Parazitët, që vazhdimisht shmangin qëllimshmërinë dhe arsyen, shkatërrohen me të drejtë.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2814

Botuesi: Pegi

Revolta e Atlasit, Ayn Rand, vol. 2

Sa herë që qeveritë ndërhyjnë në treg, lexuesit nxitojnë të blejnë "Revoltën e Altasit". Pse? Arsyeja kuptohet, nga emri i një grupi të krijuar së fundmi në Facebook: "I lexuar lajmet sot? Duket sikur "Revolta e Altasit" po ndodh në jetën e vërtetë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Ne të gjallët, Ayn Rand

Botuar për herë të parë në 1936 – ën, tema e këtij romani klasik është beteja e individit kundër shtetit. Përshkruan ndikimin e Revolucionit Rus mbi tri qenie njerëzore, të cilat kërkojnë të drejtën për të jetuar dhe për të ndjekur lumturinë e tyre.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Burimi i jetës, Ayn Rand

Ky klasik i të gjitha kohërave rrëfen historinë e një arkitekti të ri dhe rebel, betejën e tij kundër standardeve konvencionale dhe lidhjen e dashurisë shpërthyese me një grua të bukur që do ta mundë me çdo kusht. I freskët sot, po aq sa kur u botua për herë të parë, ky roman flet për një hero dhe për ata që përpiqen ta mundin.
1 300 Lekë
More