• Banner

Njeriu që i shpëtoi jetën Duçes, Roberto Ciai

Me këtë roman, Roberto Ciai paraqet me qartësi vitet e ethshme dhe jo të qeta që nga shkëlqimi i përfaqtë i regjimit fashist të viteve tridhjetë të shpien te vorbulla e luftës dhe e shkatërrimit të fundit.

12,49 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Njeriu që i shpëtoi jetën Duçes
Origjinali: L'uomo che salvo' la vita al Duce
Autori: Roberto Ciai
Shtëpia botuese: Saras
Viti: 2013
f. 480
Pesha: 0.57 kg
ISBN: 978-99928-119360

Mbi librin

Me këtë roman, Roberto Ciai paraqet me qartësi vitet e ethshme dhe jo të qeta që nga shkëlqimi i përfaqtë i regjimit fashist të viteve tridhjetë të shpien te vorbulla e luftës dhe e shkatërrimit të fundit. Një mozaik i pasur me personazhe historike dhe të trilluara në letër ndizet me një dritë jashtëzakonisht të fortë, disa gjallërohen nga një mister i kobshëm apo nga njëfarë furie shkatërrimtare, kurse të tjerë të zotëruar nga demoni që pikon melankoli, kurajë apo thjesht një nevojë ulëritëse për hakmarrje.

Por ky roman di të ndërthurë në mënyrë të pashoqe ngjarjet e burrave dhe grave në luftë me veten e tyre më parë sesa me botën, aq sa mundimi angështues i konflikteve të tyre forcohet në mënyrë të mrekullueshme me tablonë më të gjerë të luftës që po shkatërron Mesdheun. Falë një rindërtimi historik të kryer me aftësi mjeshtërore, të vëmendshëm ndaj hollësive, madje edhe ndaj ngjyrimeve të veçanta, magjia e pamohueshme e këtij romani e tërheq lexuesin, përmes kthesave të ngjarjeve të mëdha, në fatin magnetik të secilit personazh….

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928119360
ean13
9789928119360
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Neraida

Virgjëreshat e Vivaldit, Barbara Quick

Pasi i japin bojë dhe letër dhe i thonë t'i shkruajë nënës së saj, ajo nis të rrëfejë vetveten. E ngujuar brenda mureve të ospedale-s, në pallatet e ndaluara të Venecias, në Geton çifute dhe në botën tunduese dhe sensuale të Karnavaleve ajo përpiqet të gjejë se kush është dhe nga vjen.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Mbytja e anijes, Alessandro Leogrande

Alessandro Leogrande ka hetuar gjatë mbi mbytjen e anijes të së Premtes së Shenjtë, ka takuar të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave, ushtarakët, avokatët, aktivistët e shoqatave antiraciste dhe është endur nëpër qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë prej nga ishin nisur emigrantët.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Treni i fateve, Blanca Busquets

 Në njërin nga vagonët janë dymbëdhjetë persona që, në dukje, nuk kanë të bëjnë fare me njëri-tjetrin. Por, në të vërtetë, që të gjithë dinë për njëri-tjetrin shumë më tepër nga sa pandeh secili në lidhje me veten...

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: 2422

Botuesi: Skanderbeg Books

Ankimi i Portnoit, Philip Roth

Aleksadër Portnoi është ulur dhe po rrëfehet përballë psikoanalistit të tij për çfarë ka ngjarë me seksin, epshin, obsesionin, joshjen, lojërat dhe vuajtjet e tij seksuale. Në të vërtetë rrëfimi i tij është një monolog i gjatë i një djaloshi të varësuar plotësisht nga seksi, të diktuar nga epshi dhe kureshtja ndaj nënës

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001449

Botuesi: Morava

Eklipsi, Stephenie Meyer

Nga prapa kurrizit dëgjova zërin e ëmbël të Eduardit. U ktheva ta shihja tek kërcente lehtë mbi shkallët e verandës, me flokët e shpupuritur nga era prej vrapit. Më tërhoqi menjëherë në krahët e tij ashtu siç pat bërë te parkingu dhe më puthi sërish.

Çmimi 14,57 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Mos mbill urrejtje, Angie Thomas

Stari jeton në dy botë: lagjia e varfër ku ka lindur dhe është rritur, dhe shkolla e saj për të pasurit në periferi. Ekuilibri i vështirë ndërmjet dy botëve të saj prishet, kur Stari bëhet e vetmja dëshmitare për vrasjen fatale nga një polic e shokut të saj të ngushtë, Khalilit.

Çmimi 15,62 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Të fshehtat e malit Grei, John Grisham

Është një ndryshim rrënjësor. Samanta gjendet sakaq në një botë tjetër dhe, falë të pamposhturës Mati Uajati, drejtueses së Zyrës Malore të Ndihmës Ligjore, dhe nipit të saj joshës e misterioz, avokatit Donovan Grei, e kupton menjëherë se çfarë do të thotë të përballesh me klientë dhe probleme të vërteta.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kaos i qetë, Sandro Veronesi

Pietro Paladini, 43-vjeçari joshës dhe i pasur, që sapo ka humbur gruan e tij, pret çdo ditë, i çorientuar, brenda makinës së tij, vajzën e vet, Klaudia, teksa del nga shkolla. Ditën që do të duhej të bënin celebrimin e martesës, Lara, e shoqja, vdes. Miqtë, por edhe njerëz anonimë, shkojnë të flasin me të, e përqafojnë, ndajnë me të këtë kohë të pezullt.

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Liria, Jonathan Franzen

Peti dhe Uollter Berglundi janë banorët e parë të Sent-Polit, njerëz me prirje borgjeze, prindër praktikë dhe pararoja e brezit të ushqimeve integrale. Peti, kjo fqinjë ideale, kjo nënë e përsosur sa për t'u pasur zili, dhe burri i saj, një jurist ambientalist, i cili shkon në punë me biçikletë, një familjar i përkushtuar, po bëjnë të dy pjesën e tyre të...

Çmimi 18,74 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Të droguar tek luksemburgasit, Jacques Steiwer

Koloneli Moulinar, është duke hetuar rrjetin e shpërndarjes së drogës në luksemburg,i cili ka filluar të marra përmasa shqetësuese. Droga dhe ngjarjet e tjera kriminale që po ndodhin njëra pas tjetrës e kanë prishur qetësinë e Dukatit të Madh, i cili tashmë ka rënë edhe nën ndikimin e rrjetit ndërkombëtar të ilaçeve. 

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Sheshi i Diamantit, Merce Rodoreda

Historia sa prekëse, aq dhe realiste dhe e fuqishme e Natalisë, një vajze të thjeshtë e naive, që në Barcelonën republikane, e më pas gjatë periudhës së luftës civile spanjolle, përjeton dramën e mjerimit, të humbjes së të shoqit, të vetmisë, derisa më në fund zbulon një dashuri të re, e cila i hap përpara mundësinë e një jete të re...

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)