Revolta e Atlasit, Ayn Rand, vol. 2
  • Revolta e Atlasit, Ayn Rand, vol. 2

Revolta e Atlasit, Ayn Rand, vol. 2

2814
Pegi

Sa herë që qeveritë ndërhyjnë në treg, lexuesit nxitojnë të blejnë "Revoltën e Altasit". Pse? Arsyeja kuptohet, nga emri i një grupi të krijuar së fundmi në Facebook: "I lexuar lajmet sot? Duket sikur "Revolta e Altasit" po ndodh në jetën e vërtetë.

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Revolta e Atlasit, vëllimi i dytë
Origjinali: Atlas Shrugged
Gjinia: Roman
Autori: Ayn Rand
Shqipëroi: Amik Kasoruho
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2012
Fq. 432
Pesha: 0.55 kg
ISBN: 978-9928-162-33-5

Mbi librin

Nuk ndodh shpesh që zgjedhjet amerikane të ndezin debate mbi një filozof, por që kur Mitt Romney zgjodhi Paul Ryan – in si kandidat për zëvendëspresident, bisedat kanë filluar të rrotullohen rreth ideve të shkrimtares – filozofe Ayn Rand. Thuhet që Ryan është një adhurues i Rand – it dhe, megjithëse është stërmunduar ta largojë veten nga e gjithë filozofia e saj, ai vazhdon të pranojë se romani "Revolta e Atlasit" është një histori e madhërishme. Ryan nuk është i vetmi që e mendon këtë.

Që nga kriza financiare e vitit 2008, romani i Rand – it, i shkruar në 1957, ka shitur më shumë se 1.5 milon kopje. Interesante është se pothuajse të gjitha ato shitje i përkasin SHBA – së. Pse kaq shumë amerikanë duke filluar që nga studentët e deri te politikanët, flasin për romanin e Rand – it? Pse në Evropë librat e saj jane relativisht më të lënë pas dore?

Pëgjigja e të dyja pyetjeve është e njëjta: "Revolta e Atlasit" është një himn ndaj shpirtit amerikan. Shpirti amerikan karakterizohet nga pavarësia, individualizmi, liria politike, liria ekonomike dhe ambiciet prodhuese. Ky është kuptimi i jetës, mrekullisht i përmbajtur në sloganin e Revolucionit Amerikan: "Mos më nëpërkëmb". Ishte i njëjti shpirt që i shtyu shumë amerikanë t'i kundërviheshin zgjerimit të ndërhyrjes dhe fuqisë shtetërore në 2008.

Ata jo vetëm qe e shihnin "qeverinë e madhe" si një kërcënim ndaj ekonomisë, por ajo ishte një përbuzje ndaj gjithë asaj që përfaqëson Amerika. Pas tetë vjetësh me Bushin dhe tetë muajsh me Obamën, ata nuk e duruan më nëpërkëmbjen. Atlasi i flet këtij shpirti.

Në një botë, fatkeqësisht të ngjashme me tonën, në një botë ku ekonomia po shkatërrohet, ku qeveria ndërhyn gjithmonë e më shumë dhe ku individët prodhues denoncohen dhe sfiliten për të mirën e individëve parazitë, tregohet historia e burrave dhe grave që vendosin ta ndalojnë nëpërkëmbjen.

Megjithëse Rand – i po i fliste kryesisht amerikanëve, ajo nuk po u fliste vetëm atyre. Ajo mendonte se shpirti i Amerikës është i hapur ndaj çdo individi të gatshëm të mendojë. Sot, teksa shtetet evropiane po ndërhyjnë gjithmonë e më shumë në ekonomi, ai shpirt dhe idetë e "Revoltës së Atlasit" janë të nevojshme më shumë se kurrë.

Komente mbi librin

"Revolta e Altasit" është një celebrim i jetës dhe i lumturisë... Individët krijues, qëllimet e pastra dhe racionaliteti arrijnë gëzimin dhe përmbushjen. Parazitët, që vazhdimisht shmangin qëllimshmërinë dhe arsyen, shkatërrohen me të drejtë."

Alan Greenspan, Kryetar i Fed (1987 – 2006)

"Sa herë që qeveritë ndërhyjnë në treg, lexuesit nxitojnë të blejnë "Revoltën e Altasit". Pse? Arsyeja kuptohet, nga emri i një grupi të krijuar së fundmi në Facebook: "I lexuar lajmet sot? Duket sikur "Revolta e Altasit" po ndodh në jetën e vërtetë."

The Economist, 2009

Fragment nga libri

Burri do të tërhiqet gjithmonë nga gruaja që reflekton shëmbëlltyrën më të thellë të vetë atij, nga gruaja që do të përjetojë, apo të shtiret se provon një ndjesi vlerësimi për veten e vet. Burri krenar dhe i sigurtë në vlerat e tij do të zgjedhë gruan më fisnike, gruan që admiron, më të fortën, atë që është më e vështirë ta shtjerë në dorë, sepse vetëm kur zotëron një heroinë, mund ta ndiejë se ka mbërritur diçka dhe jo një të përdalë pa tru.

Mbi autoren

Ayn Rand (1905, Shën Pjetërburg – 1982, Nju Jork) ishte një shkrimtare dhe filozofe amerikane. Ajo është shkrimtarja e parë që ka mbrojtur në mënyrë të flaktë një ideologji të bazuar në lirinë individuale, egoizmin racional, etik dhe kapitalizmin ekstrem "laissez – faire". Librat dhe mendimi i saj kanë qenë shumë ndikues në SHBA.

 

Detajet e librit
2814

Referencat specifike

isbn
9789928162335
ean13
9789928162335
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Koka plot lumturi, Ognjen Spahic

Asnjëherë nuk kam arritur ta kuptoj se çfarë më kishte ngacmuar në atë pamje, por jam i sigurtë se gjuha e saj e mprehtë nuk ka asnjë lidhje me të. Mbërtheva xhaketën dhe ia hoqa shishen nga dora.
700 Lekë
More

Referenca: 2139

Botuesi: Skanderbeg Books

Lolita, Vladimir Nabokov

Humbert Humberti, një kritik letrar në mesmoshë, pas martesës së tij të dështuar, niset në kërkim të një strehe ku mund të shkruajë i qetë, diku në një qytezë në New England. Ndërsa është duke këqyrur për një dhomë me qera në shtëpinë e zonjës Hejz, sytë e tij ndeshin të bijën e zonjës së shtëpisë, Dolorezën, një dymbëdhjetëvjeçare e rritur para kohe, pas...
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001561

Botuesi: OMSCA-1

Asan, Vladimir Makanin

Vladimir Makanin u lind më 1937 në Orsk të Rusisë. Ka mbaruar Universitetin Shtetëror të Moskës dhe është punësuar si matematikan deri në vitin 1960 në Akademinë Ushtarake. Stili i të shkruarit të Makaninit mund të vlerësohet si thellësisht realist.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Zogjtë vdesin duke kënduar, vol. 1, Colleen McCullough

Diku në Australi, tri breza të jashtëzakonshëm të familjes Kliri jetojnë mes gëzimit e trishtimit, sfidës së hidhur e ngadhënjimit madhështor - të udhëhequr nga ëndrra, të mbështetur nga fuqia e karakterit... të rrënuar nga pasionet e errëta, dhuna dhe skandali që shoqërojnë dashurinë e ndaluar.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Në jug të kufirit, në perëndim të diellit, Haruki Murakami

Haxhime, një personazh flegmatik, i paqtë, i mbyllur në vetvete, si shumë prej heronjve në veprat e Murakamit, po i afrohet pa ngjarje të bujshme mesomoshës së tij. Ai ka një jetë të sigurtë, biznese të suksesshme, një familje të mrekullueshme, dhe i zhytur në rutinën e administrimit të bareve të tij të xhazit, nuk i kupton vitet që po i ikin pa ndjerë.
900 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Magjepsësit, Romain Gary

Narratori, Fosko Zaga, është një i moshuar. Jashtë moshe. Dyqind vjeç, ndoshta. I mbushur me dashuri, ai nuk mund të vdesë para se një njeri tjetër të dashurojë ashtu siç ka dashuruar ai, dhe të marrë stafetën.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001486

Botuesi: Bota Shqiptare

Kazablanka, Jordan Popov

Me stilin e tij elegant, Jordan Popovi, si satirist i madh, ka aftësinë të të bëjë të shoqërosh me buzëqeshje edhe fraza të tilla si: "Ne jemi vend i mundur. Pa qenë në luftë, në jemi në gjendje kapitullimi... dhe në kanë mbetur dofarë optimistësh në këtë vend ata janë avokatët".
700 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Ordesa, Manuel Vilas

Në librin “Ordesa”, Manuel Vilas rrëfen historinë personale me të njëjtin intensitet si në poezitë e tij: e kaluara, venitja e dy familjeve, humbja e njerëzve të dashur, mungesa dhe distanca me njerëzit që do, Spanja në të cilën jeton dhe Spanja kur ai u rrit, kujtimet, ndjesia e çrrënjosjes…
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Cirku i iluzioneve, Amita Parikh

Pa mbështetje, e detyruar t’i zgjidhë vetë problemet, Lena gjendet përballë mëdyshjeve të forta dhe guxon të besojë në të pamundurën - te vetja.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Nderi, Elif Shafak

I premtova vetes të mos e lija pa rrëfyer historinë e saj. Kështu e nis shtjellimin e historisë Esmaja, një grua e re kurde që jeton në Londër, per të treguar më pas krimin e tmerrshëm që kishte kryer i vëllai. Esmaja tregon historinë e familjes së saj nëpër tri breza, që nga gjyshja, te lindja e së ëmës dhe tezes në një fshat të humbur kurd buze Eufratit.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Qyteti i Avullit, Carlos Ruiz Zafon

Një djalë i vogël vendos të bëhet shkrimtar, kur zbulon se dhuntia e tij krijuese i bie në sy bukuroshes së pasur, që po i vjedh zemrën. Një arkitekt arratiset nga Kostandinopoja me skicat e projektit të një biblioteke, që duhet t’i qëndrojë kohës përjetësisht. Një zotëri i çuditshëm tundon Cervantesin të shkruajë një libër si askush tjetër, çdo faqe e...
800 Lekë
More

Botuesi: Living

Vajza e re, Daniel Silva

Mbushur me humor të zi, kthesa të papritura, komplote dhe me personazhe që të mbeten gjatë në kujtesë, libri “Vajza e re” është një triller emocionues dhe një analizë e sofistikuar e aleancave politike dhe rivaliteteve të fuqive të mëdha, në një botë të rrezikshme.
1 400 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2673

Botuesi: Pegi

Revolta e Atlasit, Ayn Rand, vol.1

Revolta e Altasit" është një celebrim i jetës dhe i lumturisë... Individët krijues, qëllimet e pastra dhe racionaliteti arrijnë gëzimin dhe përmbushjen. Parazitët, që vazhdimisht shmangin qëllimshmërinë dhe arsyen, shkatërrohen me të drejtë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Ne të gjallët, Ayn Rand

Botuar për herë të parë në 1936 – ën, tema e këtij romani klasik është beteja e individit kundër shtetit. Përshkruan ndikimin e Revolucionit Rus mbi tri qenie njerëzore, të cilat kërkojnë të drejtën për të jetuar dhe për të ndjekur lumturinë e tyre.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Revolta e Atlasit, Ayn Rand, vol. 3

Gjigant, i pandalueshëm, shpesh i pabesueshëm, ky libër nuk mund të gëlltitet i tëri menjëherë... E, megjithatë, pasi lexuesi ka hyrë në botën e tij të ashpër e të çuditshme, ai ka gjasa të rrijë aty, i mbajtur nga rrëfimi dhe rrjedhja elokuente e ideve.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Burimi i jetës, Ayn Rand

Ky klasik i të gjitha kohërave rrëfen historinë e një arkitekti të ri dhe rebel, betejën e tij kundër standardeve konvencionale dhe lidhjen e dashurisë shpërthyese me një grua të bukur që do ta mundë me çdo kusht. I freskët sot, po aq sa kur u botua për herë të parë, ky roman flet për një hero dhe për ata që përpiqen ta mundin.
1 300 Lekë
More