Zonja Marta Ouli, Sigrid Undset
  • Zonja Marta Ouli, Sigrid Undset

Zonja Marta Ouli, Sigrid Undset

K4R1

"Unë nuk i kam qëndruar besnike burrit tim", thotë Marta e Undsetit. Personazhi i këtij romani është një Martha si e Biblës, një grua që përkujdeset, por ajo është edhe një Martë e zakonshme, e cila diskuton në publik, që feston deri vonë dhe është e pavarur ekonomikisht.

4,25 GBP
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Zonja Marta Ouli
Origjinali: Fru Marta Ouli
Gjinia: Roman
Autori: Sigrid Undset
Shqipëroi: Myrteza Shini
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2009
Fq. 152
Pesha: 0.18 kg
ISBN: 978-99943-51-14-5

Mbi librin

"Unë nuk i kam qëndruar besnike burrit tim", thotë Marta e Undsetit. Personazhi i këtij romani është një Martha si e Biblës, një grua që përkujdeset, por ajo është edhe një Martë e zakonshme, e cila diskuton në publik, që feston deri vonë dhe është e pavarur ekonomikisht.

Marta është një grua që qëndron e pavarur ndaj të dyja botëve, asaj të burrit dhe të dashurit, por që në fund i braktis që të dyja. Pas vdekjes së të shoqit, ajo nuk martohet me të dashurin. Në këtë paradoks qëndron pjesërisht identiteti modern i personazhit kryesor të Undsetit. Por njëra anë e jetës nuk zë më asnjë vend në këtë identitet të ri.

Pra, Zonja Marta Ouli vendos të jetojë pa një partner, që do të thotë, një jetë pa seksualitet dhe erotikë. Pranimi i idesë që erotika është pjesë e pandashme e jetës moderne dhe vendimi i personazhit kryesor për të jetuar pa asnjë partner, është kumti i dyfishtë i këtij romani. Historia e Martës mbaron midis tensionit të dëshirës për të qenë moderne dhe refuzimit të kësaj jete moderne.

Zonja Marta Ouli është e gruaja e një shekulli më parë, por është një grua që jeton në ditët tona. Duket se asgjë nuk ka ndryshuar nga thelbi i vërtetë i gruas, mes sentimentit dhe modernitetit të saj të përjetshëm, që është thelbi i kërshërisë së këtij libri.

 

Detajet e librit
K4R1

Referencat specifike

isbn
9789994351145
ean13
9789994351145
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Jetë e fshehur, Lee Seung - U

Ki-Hyon edhe pse njeri epsharak dhe i dobët, vuan nga ndjenja e fajit ndaj vëllait të tij më të madh, U-Hyon me pasione të shumta për fotografinë, i cili ka humbur të dyja këmbët në një aksident në ushtri. Egoizmi dhe lakmia e ka shtyrë në një histori të ndërlikuar dashurie me Sunmi-n, që në të vëretë është e dashura e vëllai të gjymtuar.
6,80 GBP
More

Botuesi: Te tjere

Vita, Melania G. Mazzucco

Mes miliona italianëve që zbarkuan në Nju – Jork më 1903 – in, me ëndrrën e një të ardhmeje më të ndritur ndodheshin dhe dy fëmijë: Diamanti, dymbëdhjetë vjeç, dhe Vita, nëntë.
8,93 GBP
More

Ëmbëlsia e Harresës, Kristin Harmel

Duke zbuluar ngjarjet të tmerrshme të Holokaustit, ajo kupton vullnetin mahnitës të gjyshes së saj për të duruar shumë në një botë të çmendur.
11,05 GBP
More

Botuesi: Pegi

Indeksi mesatar i lumturisë, Daniel Machado

Ky roman trajton çështjen e vjetër të lumturisë, të arsyeve për të qenë të lumtur dhe hedh pikëpyetje mbi rolin e arritjeve e të sukseseve, ato që botërisht njihen dhe quhen të tilla, në jetën tonë. A mund të matet lumturia? Rreth kësaj pyetjeje është ndërtuar romani "Indeksi mesatar i lumturisë" i shkrimtarit portugez David Machado.
6,80 GBP
More

Botuesi: Fenix

Kilometri 101, Maxim Osipov

Osipov është njëri nga shkrimtarët më të njohur e të vlerësuar që ka nxjerrë Rusia viteve të fundit, autor i shumë eseve, tregimeve të shkurtra, pjesëve teatrale dhe romaneve.  Veprën e tij e kanë quajtur letërsi të vërtetë, në kohëra të tmerrshme, me ndershmërinë e saj të thjeshtë dhe stilin krejtësisht të veçantë si kuitesencë artistike. 
8,50 GBP
More

Botuesi: Te tjere

Fëmijët e dashurisë dhe urrejtjes, Dasa Drndic

Romani i shkrimtares kroate Daša Drndić nuk është vetëm një libër mbi Holokaustin (i krahasueshëm për nga rëndësia me kryeveprat e Primo Levit apo me Nekropolin e Boris Pahor). Ai është gjithashtu një roman i madh i letërsisë bashkëkohore, i aftë për të lidhur përmes regjistrave të ndryshëm gjuhësorë një tregim polifonik, magmatik, gjithëpërfshirës,...
12,75 GBP
More

Botuesi: Dituria

Zambaku i detit, Andre Pieyre de Mandiargues

Është verë. Dy vajza franceze, Vanina dhe Zhuljeta shkojnë në jug të Sardenjës për pushime. E kalojnë kohën në plazh, not, diell dhe rërë. Një djalosh italian, i zeshkët dhe i bukur, i sheh nga larg, çdo ditë, pa u afruar. Është Vanina që do t'i flasë atij...
3,40 GBP
More

Referenca: SKU001582

Botuesi: Skanderbeg Books

Rrëfim për dashurinë dhe errësirën, Amos Oz

"Rrëfim për dashurinë dhe errësirën" është një sagë familjare dhe një nga librat autobiografikë më të bukur të shkruar ndonjëherë në historinë e letërsisë. Është historia e një fëmije që rritet në një qytet të ndarë nga lufta, siç Jeruzalemi i mesit të shekullit të kaluar, në një apartament të ngushtë.
17,00 GBP
More

Botuesi: Aleph

Parehatia e mbrëmjes, Marieke Lucas Rijneveld

Fitues i Çmimit International Booker Prize për vitin 2020, romani i jashtëzakonshëm debutues i shkrimtares holandeze Maricke Lucas Rijneveld, na paraqet një botë gjuhe si askush tjetër e duke ardhur me vërtetësi dhe bukuri ne gjuhën shqipe
10,20 GBP
More

Referenca: 2673

Botuesi: Pegi

Revolta e Atlasit, Ayn Rand, vol.1

Revolta e Altasit" është një celebrim i jetës dhe i lumturisë... Individët krijues, qëllimet e pastra dhe racionaliteti arrijnë gëzimin dhe përmbushjen. Parazitët, që vazhdimisht shmangin qëllimshmërinë dhe arsyen, shkatërrohen me të drejtë.
8,50 GBP
More

Referenca: 2550

Botuesi: Toena

Shkretetira, J. M. G. Le Clezio

Lala e vogël është pasardhëse e "burrave blu", luftëtarëve të Shkretëtirës së Saharasë. Pas vdekjes së nënës, ajo shkon të jetojë te halla e saj në një lagje të varfër të qytetit, por Lala nuk mund t'i harrojë ata.
6,80 GBP
More

Botuesi: Dritan Tirana

Dashuri, Ana Huang

Dashuria mes tyre nuk duhej të kishte ngjarë kurrë… po kur ajo lind, nxjerr në dritë sekrete që mund t’i shkatërrojnë të dy… dhe gjithçka që kanë të shtrenjtë.
11,90 GBP
More

Referenca: 2891

Botuesi: Te tjere

Ditar i vonuar, Erika Pluhar

Erika Pluhar deri në vitin 1999 ishte aktore në teatrin e Vjenës. Ajo është autore dhe këngëtare e shumë këngëve të interpretuara. Që nga viti 1980 është regjisore e filmave më të ndjekur. Në vitin 2009 nderohet me çmimin për tolerancë në mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit.
4,25 GBP
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000607

Botuesi: Skanderbeg Books

Fëmija i pestë, Doris Lessing

Harieta dhe David Lovat duan të njëjtat gjëra: besnikëri, dashuri, jetë familjare dhe, mbi të gjitha, një shtëpi të përhershme. Jashtë çdo mode të viteve '60, ata vendosin me kokëfortësi të martohen dhe të hedhin themelet e parajsës së tyre në një shtëpi të madhe të stilit viktorian.
5,10 GBP
More

Referenca: SKU001343

Botuesi: Skanderbeg Books

Vera para errësirës, Doris Lessing

Ndërkohë që fillon stina e verës, Kate Braun, një grua tërheqëse, inteligjente, pesëdhjetë e pesë vjeçe, e martuar dhe e lumtur, me shtëpi në Londrën urbane, me tri fëmijë të rritur, nuk ka ndonjë arsye të pranojë se mund të ndryshojë diçka në jetën e saj. 
6,80 GBP
More

Referenca: K3R1

Botuesi: Skanderbeg Books

Droje dhe dinjitet, Dag Solstad

Pas një reagimi, si zakonisht shpërfillës e të mërzitshëm të klasës, ndaj shpjegimit pasionant prej tij të "Rosës së egër" së Ibsenit, profesori i letërsisë, Elias Rukla, arrin në pikën e krizës së thellë emocionale si pasojë e një episodi me çadrën, që nuk e hap dot në oborrin e shkollës dhe në prani të nxënësve.
5,10 GBP
More