• Banner

Rregulla per nje jete perfekte, Niamh Greene

Meixhi do të dëshironte shumë një jetë në të cilën gjithçka të funksiononte, por nëse vazhdon t'i thyejë rregullat, është e detyruar të kalojë nga njëra e papritur tek tjetra...

11,10 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rregulla për një jetë perfekte
Origjinali: Rules for a perfekt life
Gjinia: Roman
Autori: Niamh Greene
Shqipëroi: Hasan Bregu
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2012
Fq. 416
Pesha: 0.51 kg
ISBN: 978-9928-06-051-8

Mbi librin

Të bësh një jetë të lumtur nuk është e ndërlikuar. Mjaft të ndjekësh disa rregulla shumë të përpikta. Mos iu ndaj kurrë për një tekë të mendjes një burri që të gjithë mendojnë se është i përkyer për ty. Shmange transferimin në një gërmadhë fshati për të "gjetur vetveten", me rrezikun që të bëhesh gazi i fshatit dhe të mbulohesh me të qeshura. Dhe, mbi të gjitha, mos i thuaj "të dua" një burri që ka dy vajza që të urrejnë, një grua të vdekur që i mungon e që kujtimi i saj do të jetë gjithmonë me i mirë se ti...

Meixhi do të dëshironte shumë një jetë në të cilën gjithçka të funksiononte, por nëse vazhdon t'i thyejë rregullat, është e detyruar të kalojë nga njëra e papritur tek tjetra... Në fakt, pasi ka humbur punën në Dublin, është e detyruar të heqë dorë prej këpucëve të saj të markës Jimmy Choo, për të veshur ca çizme pune të llahtarshme, të gjejë strehë në fshatin e përgjumur Glaken dhe të bëjë atë që nuk e kishte imagjinuar kurrë, as edhe në makthet e saj më të këqija: të pastrojë stallat e të kujdeset për kafshët.

Por Meixhi është kryeneçe, nuk dorëzohet dhe përkundrazi është e gatshme për gjithçka, veç të arrijë gëzimin dhe qetësinë që meriton. Dhe, ndoshta, përtej çdo rregulli, një jetë të përkryer dhe një dashuri fantastike janë aty që e presin...

Komente mbi librin

"Një tjetër histori e këndshme e autores së famshme të bestsellerit "Burrat, e rëndësishme është t'i bësh të vuajnë."

Irish Times

"Mos e humbisni rastin për të lexuar këtë roman të gjallë dhe emocionues. Një antidot i shkëlqyer kundër trishtimit dhe humorit të keq... Pasionant, melankolik dhe zbavitës, me ndjenjë humori aq të hollë sa do të qeshni vetmevete."

Irish Independent

"Niamh Greene i vizaton personazhet e saj me ironi elegante."

Sunday Independence

Mbi autoren

Niamh Greene ka lindur në Irlandë. Është diplomuar në University College Dublin dhe bashkëpunon me disa shtëpi botuese në Dublin, Londër, San Francisko etj. Është autore e bestsellerëve të shumtë. Ndër romanet më të suksesshëm të saj janë: "Ditari sekret i një shtëpiakeje të dëshpëruar", i cili e rendit atë ndër autoret më të shitura në Amerikë dhe "Burrat, e rëndësishme është t'i bësh të vuajnë".

Romani i saj i fundit, "Një mesazh për zemrën tuaj" është botuar para pak muajsh nga Penguin Books dhe vazhdon të ndjekë suksesin e botimeve të mëparshme. Greene jeton në County Kilkenny, Irlandë, me familjen.

 

Detajet e librit
2719
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000965

Botuesi: Dituria

E mban dot një të fshehtë?, Sophie Kinsella

Në fund të fundit, ai s’është gjë tjetër veçse një i panjohur. Ema, natyrisht që mbijeton dhe të nesërmen në mëngjes shkon në zyrë. Tashmë e ka harruar aventurën e shëmtuar dhe bëhet gati të presë, bashkë me kolegët, themeluesin e shquar të shoqërisë për të cilën punon, i cili do vizitojë filialin anglez. Kur shfaqet ai, Ema tmerrohet nga fakti që ai...

Çmimi 11,10 
More
In Stock

Referenca: SKU001364

Botuesi: Botimet Dudaj

Djallit i pëlqen e ëmbël, Lauren Weisberger

Bet Robinson, një njëzeteshtatëvjeçare nga Nju-Jorku, ish-nëpunëse banke që ëndërron të gjejë princin e kaltër, nuk arrin ta besojë kur merret në punë nga agjencia më e famshme e marrëdhënieve publike në Manhatan, me detyrën që të organizojë festat më të jashtëzakonshme.

Çmimi 9,99 
More
Ne gjendje

Referenca: 2385

Botuesi: Dituria

E fiksuara pas dyqaneve ve kurore, Sophie Kinsella

Për Beki Blumvudin duket se më në fund gjërat po ecin siç duhet: pas shumë peripecish ekonomiko – sentimentale gjen punën që kishte ëndërruar, konsulente shitjesh, dhe jeton e lumtur pa shqetësime në një apartament të mrekullueshëm në Manhatan së bashku me të dashurin, Lukun, i cili i ka propozuar për martesë.

Çmimi 11,10 
More
In Stock

Referenca: 2412

Botuesi: Dituria

Pushime në vilë, Sophie Kinsella

Kloja ka me të vërtetë nevojë për pushime. Nuk mund të vazhdojë të stilojë më fustane nusërie, aq më tepër që vetë nuk është martuar. Dhe, është në një moment shumë delikat, sepse Filipi, me të cilin bashkëjeton, po kalon një periudhë të vështirë në punë dhe nuk mendon për asgjë tjetër. Dhe ja më në fund një rreze drite: një nga më të afërmit miq të saj,...

Çmimi 8,88 
More
In Stock

Referenca: K1R2P31

Botuesi: Dituria

Zonja e funeraleve, Sophie Kinsella

Flër Deksani është një grua e bukur dhe tërheqëse, por mbi të gjitha pa skrupuj. E pajisur me një garderobë të jashtëzakonshme veshjesh të zeza elegante, e informuar nga nekrologjitë e botuara në Times, Flëri merr pjesë në funerale dhe përkujtimore duke pasur si qëllim të joshë vejanët e pasur të pangushëlluar.

Çmimi 8,88 
More
In Stock
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Rasti i çuditshëm i vrasjes së qenit në mesnatë, Mark Haddon

Ky libër ka në qendër të tij një mister, por ndryshon nga gjithë librat e tjerë të këtij lloji. Sepse ai që përpiqet të zgjidhë misterin është Kristofer Bun, një djalosh pesëmbëdhjetë vjeçar që vuan nga sindroma e Aspergerit, një formë autizmi, e që për pasojë, ka një raport mjaft problemor me botën.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001026

Botuesi: Dituria

Asgjë me rëndësi, Justine Levy

Luiza dhe Adriani: një dashuri që duket e përjetshme dhe që papritmas shkërmoqet. Për Luizën do të jetë e vështirë që të kthehet nga humnera e depresionit, por "rimëkëmbja" do t'i shërbejë për ta parë jetën me tjetër sy.

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2554

Botuesi: Skanderbeg Books

Shtëpia e heshtjes, Orhan Pamuk

Shtëpia e heshtjes është një roman intrigues për lojën e tij me strukturën, përshkrimin universal të shoqërisë së luhatur mes Lindjes dhe Perëndimit. Shtëpia e heshtjes nuk mban vetëm sekretin dramatik të një familjeje turke. Ai është një roman i ndjenjave njerëzore, një afresk i madh i Turqisë moderne.

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vajzat e princeshës Sulltana, Jean Sasson

Aishja ishte fëmija i njëmbëdhjetë në familje. Nëna e saj, që ishte e vetmja grua e ligjshme e të atit, ishte gjithmonë në luftë me të shoqin për shkak se ai përfitonte nga një zakon arab që praktikohet fare rrallë e që quhet mut'ha, "martesë për kënaqësi" ose "martesa e përkohshme".

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Nëse do të qëndroj, Gayle Forman

Ka nga ata që besojnë në jetën pas vdekjes, dikush mund të ndjejë praninë e shpirtrave ose të engjëllit të tij mbrojtës, ka nga ata që besojnë te mrekullitë e përtej jetës... Mia, shtatëmbëdhjetë vjeçe, vazhdon të ndjejë jetën e saj, arrin të shohë dhe të prekë me mendje njerëzit dhe botën reale, e shtrirë në koma brenda shtratit të spitalit.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Mami, unë dhe mami, Maya Angelou

Në këtë libër autobiografik, autorja e njohur rrëfen marrëdhënien më kuptimplotë të jetës së saj: atë me të ëmën. Për herë të parë, Angelou zbulon vështirësitë dhe gëzimet e të qenit bija e Vivian Baxter-it, një shpirt i paepur në një trup të vogël.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Ku ishit ju, kur ra errësira, Mario Levi

Po të mos ishte ajo ngjarje, as që do të më kishte shkuar ndërmend të takoja pjesëmarrësit e tjerë më të rinj në lojë. Sikur të mos ia kisha bërë pyetjen vetes, ku ishte vendi im në këtë jetë, nuk do ta kisha kuptuar që nuk jam në paq me veten time. Këtë pyetje nuk do ta kisha drejtuar atje ku kam lënë pas disa gjëra dhe disa njerëz.

Çmimi 7,77 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Ne, Evgenij Zamjatin

Evgenij Ivanoviç Zamjatin (1884-1937) është njëri ndër klasikët e modernitetit letrar të shekullit XX, jo vetëm në Rusi, por në mbarë botën.

Çmimi 12,21 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Një takim, Milan Kundera

Me kalimin e viteve, Kundera na ka mësuar ta shikojmë romanin si një krijesë të brishtë dhe të çmuar, që jeton në një histori të vetme: por kurrë nuk na e kishte zbuluar në mënyrë kaq të qartë dhe magjepsëse fizionominë e romancierit dhe fiziologjinë e tij të dhimbshme, jetike, të fshehur.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)