• Banner

Regetimat e drites se mengjesit, Fabio Volo

Elena nuk është e kënaqur me jetën e saj. Martesa tërhiqet zvarrë, pa pasion dhe pa asgjë të re. Tashmë i shoqi i është bërë si vëlla. ("Nuk jetojmë bashkë, bashkë ne vrasim kohën. Menduam si budallenj se dy fatkeqësi të bashkuara mund t'i jepnin jetë një lumturie.")

9,89 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Regëtimat e dritës së mëngjesit
Origjinali: Le prime luci del mattino
Gjinia: Roman
Autori: Fabio Volo
Shqipëroi: Adrian Beshaj
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2012
Fq. 260
Pesha: 0.31 kg
ISBN: 978-99943-0-277-2

Mbi librin

"Vazhdoj dhe ia përsëris vetes se gjithçka shkon mirë. Po pse më dridhen duart atëherë?"Elena nuk është e kënaqur me jetën e saj. Martesa tërhiqet zvarrë, pa pasion dhe pa asgjë të re. Tashmë i shoqi i është bërë si vëlla. ("Nuk jetojmë bashkë, bashkë ne vrasim kohën. Menduam si budallenj se dy fatkeqësi të bashkuara mund t'i jepnin jetë një lumturie.") E kishte vendosur që më parë se si duhet të ishte jeta e saj: shkolla që duhej të bënte, universiteti, burri me të cilin duhej të martohej... deri edhe ngjyra e divanit.

U bë bashkëshorte para se të bëhej femër. Por vjen një çast dhe e ndien se diçka po fillon të kërcasë. Në jetën e saj të përditshme shfaqen pasioni dhe dëshira. Elena kupton se është e mundur edhe një tjetër mënyrë jetese. Ndoshta ajo meriton më shumë. Mjafton vetëm të gjejë kurajën e ta provojë, mbase edhe të gabojë. "Për vite të tëra kam pritur që jeta ime të ndryshonte, por tani e di se ishte jeta që po priste të ndryshoja unë."

Me këtë roman të ri, Fabio Volo konfirmon dhe nxjerr në pah cilësitë që e kanë bërë aq të dashur për miliona lexues. "Regëtimat e dritës së mëngjesit" është një libër i sinqertë dhe i fortë, që i përballon ndjenjat pa marifete apo perifraza dhe që na vë ballë për ballë me emocionet tona të vërteta.

Mbi autorin

Fabio Volo ka lindur në Kalçinate të Bergamos, Itali, më 23 qershor 1972. Është shkrimtar dhe drejtues emisionesh radiofonike dhe televizive. Librat e tij janë përkthyer në shumë vende të botës. Në shqip janë botuar romanet: "Edhe një ditë më shumë", "Një vend në botë" dhe "Koha që do të doja".

 

Detajet e librit
2646
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001381

Botuesi: Botimet Dudaj

Edhe një ditë më shumë, Fabio Volo

Problemi nuk është sa pret, por kë pret. Zgjimi, kafeja, tramvaji, zyra, palestra, pica-kinemaja-shtrati (nëse është me fat, jo vetëm)... Ditë gjithmonë të ngjashme, të shënjuara nga takime që, në fund të fundit, i shëmbëllejnë njëra-tjetrës, të humbura nën qiellin ngjyrë gri të një metropoli që ka harruar të buzëqeshë.

Çmimi 9,37 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

E gjitha jetë, Fabio Volo

Sekreti i marrëdhënies në çift nuk është thjesht mbajtja gjallë e dashurisë, por gjetja e ekuilibrit të duhur midis dy personave në të cilët ne shndërrohemi duke jetuar pranë njëri-tjetrit. Ishin aq mirë bashkë, por çfarë ngjau me jetën e tyre? Çfarë u ndodhi dy të mbyllurve në një dhomë hoteli me tabelën "MOS SHQETËSO!" në derë? Ku përfunduan pasioni,...

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001108

Botuesi: Te tjere

Nusja Amerikane, Mario Soldati

"Nusja amerikane" është një roman dashurie dhe vetmie, një rrëfim dhe me reflektim mbi një diskutim dashurie. Është një libër me një tension të dyfishtë, një tregim sentimental dhe një refleksion moralist. Në qendër të romanit, është Edit, grua dhe bashkëshorte, e cila vuan një fat tragjik, në sfondin e Amerikës.

Çmimi 6,25 
More
In Stock

Botuesi: Morava

Xhelati i dashurisë, Irvin D. Yalom

Në këtë libër, rrëfehen historitë e dhjetë pacientëve që iu drejtuan terapisë, gjatë së cilës u përleshën me dhimbjen e ekzistencës. Kjo nuk ishte arsyeja për të cilën ata iu drejtuan për ndihmë psikoterapisë; përkundrazi, që të dhjetë ata ishin duke vuajtur nga probleme të zakonshme të jetës së përditshme.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Nata e shenjtë, Tahar Ben Jelloun

Ky roman është vazhdimi i rrëfimit të jetës së Ahmedit/Zahrës – nisur me botimin e romanit "Vajza e rërës" - një vajze së cilës babai i vet, i dëshiruar për të pasur një trashëgimtar mashkull, i mohoi pa u menduar dy herë të drejtën për të qenë një vajzë dhe për t'u rritur si e tillë, duke shkuar kundër natyrës.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000729

Botuesi: Onufri

Ylli i te dashuruarve, Philippe Sollers

"Ylli i të dashuruarve", që po ia japim lexuesit shqiptar (për herë të parë nga ky autor) është fjala e fundit që ai ka botuar gjer më sot. Edhe në këtë prozë vijon paraqitja e një mënyre tjetër për të ekzistuar në këtë botë.

Çmimi 7,29 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ne kemi kapur raketa me grep, Karen Kohler

Një vajzë e re e dehidratuar është ulur para një pike karburanti në Death Valley. Po kur, papritur, përpara saj shfaqet një indian që do t'ia shpëtojë jetën, i duket sikur po fantazon. Dhe shumë shpejt do të ndajnë së bashku një Doppelwhupper, do të shkojnë së bashku në kazino e më në fund do të ngecin në njërin nga ata motelet e mbaruara e që vetëm në...

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Shkrimtari dhe bota, V. S. Naipaul

Esetë e këtij libri përbëjnë një pjesë të rëndësishme të formimit tim. Në shumë prej tyre flitet për udhëtimet e mia ose, më saktë, për vende të cilat nuk i kisha njohur më parë. Mund të thuhet pa më të voglin dyshim, se këto përvoja i kanë dhënë jetës sime një tjetër dimension.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Motra e Frojdit, Goce Smilevski

A ishte Zigmund Frojdi përgjegjës për vdekjen e së motrës në një kamp përqendrimi nazist? Në Vjenën e pushtuar nga nazistët, Zigmund Frojdit i jepet privilegji që të largohet jashtë vendit, duke marrë me vete njerëzit më të afërt.

Çmimi 9,37 
More
Ne gjendje

Botuesi: UEGEN

Tradhëtia, Danielle Steel

Talli Xhouns, personazhi kryesor i romanit është grua e përsosur, regjisore e fulmit “Njeriu i rërës”, që rritet para syve tanë me thjeshtësinë dhe devtshmërinë për punë. Ajo është e bindur se e rrethojnë njerëz besnikë dhe të përkushtuar në punë, njësoj si ajo. Të tillë janë Hanter Llojd dhe Brixhitë Parker.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Odiseja nga Bagdadi, Erich-Emmanuel Schmitt

"Odiseja nga Bagdadi" është historia e Saad Saadit që rrjedh nga një familje e mesme e shoqërisë irakiane dhe që përjeton peripecitë e vendit të tij nga Sadami te lufta civile dhe pushtimi amerikan. Njerëzit e tij më të afërt i ka humbur një nga një për shkak të konflikteve, varfërisë dhe sëmundjeve.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)