Akabadora, Nena e fundit, Michela Murgia
  • Akabadora, Nena e fundit, Michela Murgia

Akabadora, Nena e fundit, Michela Murgia

2600
Pegi

Kjo është historia prekëse e Teto Bonarisë, rrobaqepëses së vjetër, që merr një bijë për shpirt, pikërisht Marian e vogël. Sekretet e dëshirat e zemrës të së resë përzihen me të fshehtat e një të moshuare; në këtë alkimi shekullore gjejmë edhe paragjykimet, që falë izolimit të tyre gjeografik, ngjajnë kaq shumë me shqiptarët.

800 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Akabadora, Nëna e fundit
Origjinali: Accabadora
Gjinia: Roman
Autori: Michela Murgia
Shqipëroi: Beti Njuma
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2012
Fq. 170
Pesha: 0.20 kg
ISBN: 978-9928-162-05-2

Mbi librin

Kjo është historia prekëse e Teto Bonarisë, rrobaqepëses së vjetër, që merr një bijë për shpirt, pikërisht Marian e vogël. Sekretet e dëshirat e zemrës të së resë përzihen me të fshehtat e një të moshuare; në këtë alkimi shekullore gjejmë edhe paragjykimet, që falë izolimit të tyre gjeografik, ngjajnë kaq shumë me shqiptarët.

"Acabar" në spanjisht do të thotë të përfundoj. Në gjuhën sarde "accabadora" quhet ajo që i jep fund. Në sytë e bashkësisë ku jeton, veprimi i saj është ai i një vrasëseje, por veprimi i dhembshur i atij që ndihmon fatin të përmbushet. Pikërisht kjo, është nëna e fundit.

Komente mbi librin

"Do të gjeni më shumë dashuri se vdekje në këto faqe dhe një stil që vizaton çdo personazh, çdo fjali, me të njëjtin kujdes me të cilën Teto Bonaria qëndis sythat."

L' Espresso

"Romani shtron një pyetje të rëndë, të qenësishme. Eleganca e shkrimit, arti i të treguarit dhe humori i shkrimtares i japin historisë një lehtësi befasuese."

Le Monde

"Një meditim prekës mbi jetën, vdekjen dhe aftësinë e dashurisë për të lidhur, tejkaluar e liruar."

Publishers Weekly

Fragment nga libri

"Fillus de anima.Kështu i quajnë fëmijët që lindin për së dyti nga mjerimi i një gruaje dhe shterpësia e një tjetre. Maria Listru ishte bija e asaj lindjeje të dytë, fryt i vonë i shpirtit të Bonaria Urratit. Kur plaka ishte ndalur nën pemën e limonit për të folur me Ana Tereza Listrun, të ëmën e Marias, vajza ishte gjashtë vjeçe dhe meseleja e gabur pas tri të saktave.

Të motrat tashmë ishin zonjusha, ndaj ajo, luante përdhe me kujdesin e një gruaje të vogël, dukë përgatitur një tortë balte të mbrujtur më milingona të gjalla. ... Kur vajza ngriti kokën nga balta, pa pranë saj, në kundërdritë, Teto Bonaria Urrain, që buzëqeshte me duart e mbështetura mbi barkun e thatë, e ngopur me dicka që Ana Teresa Listru sapo ia kishte dhënë. Se çfarë kishte qenë, Maria e kuptoi me saktësi vetëm kohë më pas.

 

Detajet e librit
2600
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Vajza e Pirenejve, Kristin Hannah

Romani “Vajza e Pirenejve” është një libër për luftën, lirinë, guximin dhe dashurinë. Ndjenjat më sublime të ndërfutura në vepër, gërshetohen me luftën dhe japin nuanca nga më të larmishmet.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Nënshtrimi, Michel Houellebecq

Francë, viti 2022. Pra, shtatë vjet pas 7 janarit tronditës të këtij viti, kur sulmi terrorist mbi revistën satirike Charlie Hebdo, ndodhi po ditën e publikimit të "Nështrimit". Libri u shit qysh në orët e para në mënyrë marramendëse, si rrallë ndonjë autor francez deri më sot, dhe vazhdon ende të jetë ndër librat më të shitur e më të përfolur në botë.
900 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Tri bijat e Evës, Elif Shafak

I vendosur mes Stambollit dhe Oksfordit, nga vitet 1980 deri në ditët e sotme, "Tri bijat e Evës" është një rrëfim i ndjerë besimi dhe miqësie, tradite dhe modernizmi, dashurie dhe tradhtie të papritur.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2159

Botuesi: Dituria

Një grua në Paris, Paula McLain

Pa para dhe në kërkim të jetës, të lumturisë e të suksesit Hedli dhe i riu Heminguej nisin menjëherë udhëtimin drejt Europës së vjetër. Nuk vendosen në Romë, por në Paris. Për Ernestin kjo është periudha e harrimit të luftës që ndiente brenda vetes dhe e frekuentimit të salloneve letrare, ku Ezra Paund dhe Gertrud Stejni mund ta ndihmojnë të bëjë para dhe...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Pylli i pigmejve, Isabel Allende

Protagonistët, të shtyrë në fillim nga kureshtja dhe më pas nga solidariteti, do të arrijnë të shmangin rreziqe pa fund, falë fuqive të tyre: Nadia duke u bërë e padukshme dhe duke folur me kafshët, Aleksandri duke u shndërruar në jaguar dhe të dy duke u mundur të komunikojnë me shpirtrat. Ata do të hyjnë në kontakt me kulturën e pigmejve, të cilët, me...
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R3P7

Botuesi: Bota Shqiptare

Central Park, Guillaume Musso

Alisa dhe Gabrieli nuk kanë asnjë kujtim nga nata e shkuar... por as e kanë harruar atë. Nju Jork, ora 8 e mëngjesit. Alisa, një vajzë e re parisiane, dhe Gabrieli, pianist xhezi amerikan, zgjohen të prangosur me njëri-tjetrin në një stol në Central Park.
1 000 Lekë
More

The Undomestic Goddess, Sophie Kinsella

Asking for directions at a big, beautiful house, she’s mistaken for an interviewee and finds herself being offered a job as housekeeper. Her employers have no idea they’ve hired a lawyer–and Samantha has no idea how to work the oven.
1 150 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Provimi, Julio Cortazar

Huani dhe Klara vendosin ta kalojnë vigjiljen e provimit të tyre të fundit në shoqërinë e disa miqve duke u endur në një Buenos Ajres surreal, mes kultesh pagane, vegimesh misterioze. Në mjegullën e çuditshme që mbështjell qytetin, shquajnë vazhdimisht fantazmën e një miku të vjetër...
1 400 Lekë
More

Referenca: SKU001907

Botuesi: Dituria

Varreza e Pragës, Umberto Eco

Gjatë shekullit XIX, midis Torinos, Palermos e Parisit takojmë një sataniste histerike, një abat që vdes dy herë, disa kufoma në gjirizet parisiane, Hipolitova Nievon, Garibaldin, i mbytur në det afër Strombolit, Bordereau - n e rremë të Drejfusit për ambasadën gjermane, rritjen hap pas hapi të falsifikimit të njohur si Protokollet e Pleqve të Zionit.
1 250 Lekë
More

Referenca: 2996

Botuesi: Bota Shqiptare

Mesuesja e pianos, Janice Lee

Një debutim i jashtëzakonshëm, që ballafaqohet me sfidat e dashurisë dhe të mbijetesës në kohë lufte dhe me pasojat e zgjedhjeve të bëra kur liria është në diskutim.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU002047

Botuesi: Botimet Dudaj

Homo Faber, Max Frisch

"Homo Faber" i Max Frisch - it është një nga librat më të lexuar të shekullit të XX - të. Inxhineri Max Faber beson te këndvështrimi i tij racional për botën, derisa më në fund ai thërrmohet në dorë nga një histori dashurie. Nuk ka libër më të thellë që të rrëfejë kaq ndershmërisht se sa shumë fshihet pas çështjes së identitetit të njeriut modern.
700 Lekë
More

Botuesi: Toena

Gruaja në pasqyrë, Eric-Emmanuel Schmitt

Ana, Hana dhe Ani janë tre personazhet qendrore të këtij romani, të cilat, mjeshtëria e autorit, i lidh me një fije fati të përbashkët në kërkim të shtegut për t'i shpëtuar vetë imazhit që u ofron pasqyra e epokës në të cilën jetojnë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Olivia, Rena Rossi-Zairi

os vallë ekzistojnë të vërteta të pamëshirshme, që nuk duhet të thuhen? Mos janë më të parapëlqyeshme gënjeshtrat? Dhe, a është vallë dashuria, udhëtimi ynë i vetëm i vërtetë?
1 200 Lekë
More

Mes gruas dhe dashnores, Betina Krahn

Ti je lindur për të ndezur zjarrin në shpirtin e një burri, per të qënë , dëshira e tij dhe jo detyra. Sa të tmerrshme janë për burrin detyrat familjare moj bijë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Albas

Dita e shtatë, Yu Hua

“Dita e shtatë” – një udhëtim në ferrin e kohëve moderne, ku na udhëheq Yang Fei, heroi kryesor i romanit, që vdes papritmas në moshën dyzetenjëvjeçare.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000607

Botuesi: Skanderbeg Books

Fëmija i pestë, Doris Lessing

Harieta dhe David Lovat duan të njëjtat gjëra: besnikëri, dashuri, jetë familjare dhe, mbi të gjitha, një shtëpi të përhershme. Jashtë çdo mode të viteve '60, ata vendosin me kokëfortësi të martohen dhe të hedhin themelet e parajsës së tyre në një shtëpi të madhe të stilit viktorian.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001343

Botuesi: Skanderbeg Books

Vera para errësirës, Doris Lessing

Ndërkohë që fillon stina e verës, Kate Braun, një grua tërheqëse, inteligjente, pesëdhjetë e pesë vjeçe, e martuar dhe e lumtur, me shtëpi në Londrën urbane, me tri fëmijë të rritur, nuk ka ndonjë arsye të pranojë se mund të ndryshojë diçka në jetën e saj. 
800 Lekë
More

Referenca: K3R4

Botuesi: Skanderbeg Books

Bija e errësirës, Elena Ferrante

Ndërsa të bijat nisen për në Kanada për të takuar të atin, e ëma vendos të shkojë të pushojë për disa javë diku në bregdetin e Napolit, ku ka kaluar fëmijërinë e saj. Ne presim që gruan ta pushtojë melankolia dhe dhimbja, siç i ndodh çdo nëne kur i largohen fëmijët. Përkundrazi, ajo ndjehet e çliruar dhe e qetë.
700 Lekë
More