• Banner

Tregimtare te gjuhes gjermane pas 1945s
  • Tregimtare te gjuhes gjermane pas 1945s

Tregimtare te gjuhes gjermane pas 1945s

Bertold Brecht, Heinrich Böll, Friedrich Dürrenmatt, Max Frisch, Günter Grass, Elias Canetti, Elfriede Jelinek dhe shumë mjeshtër të tjerë të prozës së gjuhës gjermane, përmbledhur në një libër që vendos standarde të reja në botimet tona.

15,62 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tregimtarë të gjuhës gjermane pas 1945 – s (kopertinë e trashë)
Origjinali: Tregimtarë të gjuhës gjermane pas 1945 – s
Gjinia: Novela
Autori: Të ndryshëm
Përgatiti: Ardian Klosi, Jürgen Röhling
Shqipëroi: Ardian Klosi, Afrim Koçi, Lindita Arapi, Jonila Godole, Sonila Sadikaj
Shtëpia botuese: K & B
Viti: 2007
Fq. 496
Pesha: 0.717 kg
ISBN: 978-99943-718-8-4

Mbi librin

Për herë të parë i jepet në dorë lexuesit shqiptar një antologji e prozës moderne të gjuhës gjermane në përmasa kaq të mëdha. Asnjë letërsi e madhe nuk ka gëzuar këtë privilegj në gjuhës shqipe, të paktën jo për letërsinë moderne e bashkëkohëse. Përfshihen këtu prozatorët më të mirë të Gjermanisë, Austrisë e Zvicrës pas Luftës së Dytë Botërore.

Të gjitha tregimet në shqipërime të një niveli të lartë nga letrarë dhe përkthyes profesionistë të gjermanishtes. Një pasuri unike për shkrimtarë, studentë e specialistë të letërsisë, një botë e tërë që i hapet publikut të gjerë shqiptar. Letërsia e gjuhës gjermane në gjysmën e dytë të shekullit 20 vijon, pas traumës së pasluftës dhe "orës zero", traditat më të mira të periudhës para marrjes së pushtetit nga nazistët.

Veç klasikëve modernë, antologjia përmban një numër shkrimtarësh që ekperimentojnë në rrugë të reja. Bertold Brecht, Heinrich Böll, Friedrich Dürrenmatt, Max Frisch, Günter Grass, Elias Canetti, Elfriede Jelinek dhe shumë mjeshtër të tjerë të prozës së gjuhës gjermane, përmbledhur në një libër që vendos standarde të reja në botimet tona.

Një shkollë për të mësuar mjeshtërinë e tregimit, 40 tregime për të zbuluar realitete të reja e për të hyrë në skutat më të thella të psikologjisë njerëzore. Mbi përkthyesit Dr. Ardian Klosi, studiues i albanologjisë, gjermanistikës dhe letërsisë së krahasuar, ka botuar deri më tani një radhë autorësh të gjuhës gjermane.

Qysh në vitet '80 pruri në shqip shkrimtarë si Heinrich Böll, Friedrich Dürrenmatt, Max Frisch etj. Ka shqipëruar një pjesë të mirë të teksteve të kësaj antologjie. Jürgen Röhling është specialist i letërsisë gjermane dhe i anglistikës. Ka botuar një numër shkrimesh në revista e gazeta të Gjermanisë. Ishte docent i gjermanistikës në Szolnok të Hungarisë dhe Katovice të Polonisë. Sot punon në Tiranë pranë Departamentit të gjermanishtes.

 

Detajet e librit
Te tjere
2513
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000555

Botuesi: OMSCA-1

Budenbrokët, Roman 1, Tomas Man

Vepra bën fjalë për ngritjen dhe rënien e një familjeje të madhe, atë të Budenbrokëve. Në vepër përfshihen brezat e familjes nga viti 1835-1877. Në qendër të romanit është Tomas Budenbroku. Atë e hasim që në fillim, në moshën 10 vjeçare, dhe duket qartë që nga temperamenti dhe karakteri i ngjan të atit,

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000556

Botuesi: OMSCA-1

Budenbrokët, Roman 2, Tomas Man

Vepra bën fjalë për ngritjen dhe rënien e një familjeje të madhe, atë të Budenbrokëve. Në vepër përfshihen brezat e familjes nga viti 1835-1877. Në qendër të romanit është Tomas Budenbroku.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Referenca: 2660

Botuesi: Skanderbeg Books

Macja dhe miu, Gunter Grass

"Macja dhe miu" është një metaforë. Joakim Malke, një djalosh jetim që jeton në Dacing të Gjermanisë, është miu dhe shoqëria që e rrethon është macja që e përgjon ta zërë në grackë. Rrëfimi jepet përmes Pilencit, një prej shokëve të Malkes së Madh dhe fokusohet në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashuria që meriton, Daria Bignardi

Në librin e saj të katërt, Daria Bignardi na sjell një histori të fshehtë. Si mund të jetë dashuria, njëkohësisht forca më krijuese dhe ajo më shkatërrimtare? Çfarë jemi të gatshëm të humbim për dashurinë, çfarë jemi të gatshëm të rrezikojmë? A është e mundur që lumturia e plotë të shfaqet vetëm atëherë kur të pushton hidhërimi absolut?

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Rrjeti sekret, Colson Whitehead

Nën tokën e shteteve të jugut, në një rrjet sekret hekurudhash dhe tunelesh veprojnë shumë shefa stacioni dhe makinistë. Kora nis një rrugëtim të frikshëm nga shteti në shtet, ku në çdo ndalesë, ashtu si Guliveri në udhëtimet e tij, edhe ajo gjen një copë të botës së saj.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Mali i Vogël, Elias Khuri

"Mali i vogël" është emri popullor i lagjes së krishterë Eshrafija, në lindje të Bejrutit, ku u rrit tregimtari..., kohë para se pesë burra të kërcejnë në një xhip, me mitraloza në krahë, për të marrë në pyetje nënën e tij.

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Luanët e Sicilisë, Stefania Auci

Burrat e kësaj familjeje janë njerëz të jashtëzakonshëm, por njëkohësisht të brishtë, ndonëse nuk e pranojnë, dhe kanë nevojë të kenë pranë gra po aq të jashtëzakonshme, siç është Xhuzepina, bashkëshortja e Paolos, e cila sakrifikon gjithçka, madje edhe dashurinë, për ta mbajtur familjen të bashkuar, apo Xhulia, vajza milaneze që hyn rrëmbyeshëm në jetën...

Çmimi 14,57 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2660

Botuesi: Skanderbeg Books

Macja dhe miu, Gunter Grass

"Macja dhe miu" është një metaforë. Joakim Malke, një djalosh jetim që jeton në Dacing të Gjermanisë, është miu dhe shoqëria që e rrethon është macja që e përgjon ta zërë në grackë. Rrëfimi jepet përmes Pilencit, një prej shokëve të Malkes së Madh dhe fokusohet në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Muza e haresë, Goliarda Sapienza

"Muza e haresë" është libri rebel dhe skandaloz i një shkrimtareje të jashtëzakonshme. Është një roman aventure, një autobiografi e trilluar. Është një roman formimi, por edhe erotik, politik dhe sentimental.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Çmimi i tundimit, Johanna Lindsey

Duke pyetur veten pse një vajzë e pavarur si Vanesa pranon të shndërrohet në kukull e të martohet me një batakçi arrogant, Monti vendosa ta ndihmojë për t’ia realizuar këtë ëndërr. Por asnjë veprim i mirë nuk kalon pa u ndëshkuar, sapo përballet me probleme më të ngutshme, përfshi tundimin për të penguar planet e Vanesës për martesë, me qëllim që të...

Çmimi 12,49 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Gjysmëvëllai, Lars Saabye Christensen

Jeta e katër brezave të një familjeje të rëndomtë në Oslo, figura e Fredit, boksierit, ngjizur pas një përdhunimi të së ëmës në papafingon e shtëpisë dhe e vëllait të tij më të vogël, Barnumit, që do të bëhet më pas një skenarist i njohur i kinemasë norvegjeze, janë emocionues dhe me një forcë ngazëllimtare.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001528

Botuesi: Skanderbeg Books

Vajza e prapë, Mario Vargas Llosa

Rikardoja, qysh fëmijë atje në vendin e lindjes së tij, në Lima, ka ushqyer një ëndërr: Të jetojë në Paris. Por ritakimi me Lili kiliankën, një dashuri e hershme e adoleshencës, do ta shtyjë të ndryshojë gjithçka të tij. Vajza aventuriere, pragmatiste, e paqetë, do ta zvarrisë përtej botës së vogël të ambicjeve të tij.

Çmimi 13,53 
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Gjyzlyket e arta, Giorgio Bassani

Njeriu ngjan shumë me kafshën, e megjithatë, a mund që njeriu të dorëzohet? Ta pranojë se s'është veçse një kafshë? Sërish skena e romanit të Bassani-t është qyteti i qetë e i përgjumur i Ferrarës, në Itali, qyteti i tij i lindjes, me të cilin është e lidhur tërë vepra e shkrimtarit të madh italian.

Çmimi 6,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001145

Botuesi: Botimet Dudaj

Nuk do t'ju lë jetimë, Daria Bignardi

Ky libër, edhe pse rrëfen për një vdekje, flet për jetën. Dhe na thotë se është më mirë të japësh se të mos japësh, madje edhe atëherë kur gabohet. Nëpërmjet leksikut familjar, atij kodi privat fjalësh dhe mënyrash shprehjeje që e bën të veçantë çdo familje, "Nuk do t'ju lë jetimë" na tregon se sa e pasur mund të jetë jeta, edhe atëherë kur në të lenë...

Çmimi 7,81 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Parfumi të njeh, Cristina Caboni

Por për Elenën, ky udhëtim do të thotë diçka më shumë; ajo do të gjejë përgjigjen që e kërkon prej vitesh. Sepse parfumi është shtegu që duhet ndjekur, por vetëm kur e kuptojmë se kush jemi në të vërtetë, mund t’ia dalim në krye dhe të prekim esencën tonë të pastër.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001069

Botuesi: Dituria

Suitë franceze, Irene Nemirovsky

Shkruar në zjarrin e historisë, romani "Suitë franceze" përshkruan pothuaj drejtpërsëdrejti eksodin e qershorit të vitit 1940, që përfshiu mes një rrëmuje tragjike familjet franceze të të gjitha shtresave, nga më të pasurat në më të thjeshtat.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)