• Banner

Tinguj dhe plumba, Giuseppe Scelsi

Kur muri i fortë i ideologjive thyhet e bëhet copa, mijëra shqiptarë bien në një dëshpërim të thellë. Sistemi shkërmoqet, idetë dhe ndjenjat tronditen, ndërsa ngurtësia e një regjimi me dhjetëra vite i mbyllur në vetvete shpie në egërsimin e njerëzve.

6,94 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tinguj dhe plumba
Origjinali: Il colore del melograno
Gjinia: Roman
Autori: Giuseppe Scelsi
Shqipëroi: Matilda Mali
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2010
Fq. 168
Pesha: 0.19 kg
ISBN: 978-99943-1-668-7

Mbi librin

Kur muri i fortë i ideologjive thyhet e bëhet copa, mijëra shqiptarë bien në një dëshpërim të thellë. Sistemi shkërmoqet, idetë dhe ndjenjat tronditen, ndërsa ngurtësia e një regjimi me dhjetëra vite i mbyllur në vetvete shpie në egërsimin e njerëzve.

Edhe Filip Galimuna, një rreshter i ushtrisë shqiptare i apasionuar pas pianos, krejt njëherësh humbet gjithçka dhe mbetet në krye të një kazerme të boshatisur; i braktisur nga të gjithë, pasi njerëzit kanë parapëlqyer vegimin e arratisë drejt Italisë. E shoqja, Iliria, jo vetëm që nuk i jep mbështetjen për të cilën ai ka nevojë, por e lë dhe dashurohet me një burrë, i cili ka bërë përpara me trafiqe.

I kapur nga një dëshpërim i madh, Filipi përfshihet në trafikimin e armëve, fitimet e të cilit përfundojnë në duar të gabuara, duke i hequr edhe shpresat dhe iluzionet e fundit. Ngjarjet kanë një përfundim dramatik, por jo të papritur. Kur Galimuna ia mbath drejt Italisë, bashkë me të shoqen dhe djalin e vogël, aty e pret Aturo Mondeli, një koleg muzikant.

Ky, pasi e ndjen gjenialitetin artistik të rreshterit, i jep zemër të vazhdojë mësimet e pianos dhe e shpie drejt suksesit në veprimtaritë më të mëdha ndërkombëtare. Megjithatë, kur rasti i jep mundësinë të hakmerret për vdekjen e djalit të madh, sërish edhe një herë del fuqishëm thirrja e miteve të vjetra. Por kësaj radhe diçka ka ndryshuar.

Mbi autorin

Xhuzepe Shelsi, prej tridhjetë vjetësh është jurist, gjykatës dhe së fundmi prokuror. Është marrë me raste krimesh, vrasjesh, korrupsioni dhe me krimin e organizuar. Në romanin "Tinguj dhe plumba", që është edhe i pari i tij, ka dashur t'u japë formë dhe fjalë ndjenjave të cilat gjatë rrugëtimit të tij profesional kanë mbetur të pashprehura.

 

Detajet e librit
2459
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000980

Botuesi: Dituria

Eksodi, Leon Uris

“Eksodi” është emri i një anijeje me të cilën një grup refugjatësh hebrej, të internuar nga anglezët në një kamp pëqendrimi në Qipro më 1947, arrin të arratiset dhe pas një sërë vështirësish, shkel në Tokën e Premtuar. 

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Kthimi, Dulce Maria Cardoso

Një tablo e nderë, dramatike, treguar përmes syve të një fëmije për "kthimin" në atdhe, që përbën njëkohësisht edhe një radiografi gjuhësore të një vendi ende të mpirë dhe ndoshta të zhgënjyer nga ndryshimet jo shumë të largëta historike.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Udhëtimi i jashtëzakonshëm i fakirit që kishte ngecur në një dollap të Ikea – s, Romain Puertolas

Azhatashatru Lavash Pateli, një indian me profesion "fakir" e që jeton duke bërë truke, çohet një mëngjes dhe vendos se ka ardhur çasti për të blerë një shtrat të ri me gozhdë. Hap gazetën dhe gjen një ofertë joshëse: një shtrat me gozhdë (plot 15.000, për të qenë të saktë), për 99.99 euro. Një çmim me të vërtetë bindës, sidomos nëse paguhet me një...

Çmimi 8,92 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Katër librat, Yan Lianke

Në zonën nëntëdhjetenëntë të riedukimit, artistë dhe akademikë me mendime liberale, janë internuar me qëllim forcimin e besnikërisë së tyre ndaj ideologjisë komuniste. Në pjesën e izoluar të provincës së Henanit, Muzikantja dhe i dashuri i saj Dijetari, Autori dhe Teologu, janë të detyruar të kryejnë punë rraskapitëse dhe të spiunojnë shokët për sjellje...

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Imperium, Ryszard Kapuscinski

Të gjitha në trajtën e refleksioneve vetjake, fryt i udhëtimeve në kohë të ndryshme. Kritika ka vërejtur në këtë libër (lexuesi do t'i hasë ato) "përcaktime të njimendta të paartikuluara më parë për regjimin tashmë të kapërcyer edhe në këtë pjesë të botës".

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Hoteli i bardhë, D.M. Thomas

Vepër e mahnitshme... një eksperiment elegant e mjaft i ngrohtë. Një sensualitet i çiltër, përzier me një ndjenjë të ngrohtë për çastet më tronditëse në historinë moderne, një fluiditet e shkathtësi gati si në ëndërr.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Vetëm dëgjo, Sarah Dessen

Megjithatë, në jetën e vërtetë, Anabela është vajza që nuk ka asgjë; asnjë shoqe të ngushtë, që kur miqësia me Sofinë e ligë, por tërheqëse, përfundoi me përhapjen e thashethemeve keqdashëse. Ajo nuk gjen paqe as në shtëpi, ku familja është e merakosur për anoreksinë e motrës më të madhe. Ajo nuk është as e zonja të flasë me ndokënd për atë që e shqetëson.

Çmimi 12,88 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2974

Botuesi: Poeteka & Ideart

Gur i zhvendosur, Nikola Madzirov

Përsa i përket cilësisë, poezitë e Madzirovit janë të ngjashme me ato të novelistit Tomas Tranströmer. Ato janë të hapura dhe përçojnë individualitetin e autorit; nuk sjellin pengesë përgjatë përjetimit dhe përqendrimit në to. Nikola Madzirov është në kërkim të ndjesisë së shtëpisë, kërkim ky që nuk i duhen muret.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Një ballkon në pyll, Julien Gracq

Sa vjeçe je ti? – e pyeste ndonjëherë Granzhi duke i lëmuar vetullat me gisht, i befasuar nga bukuria e saj shumë më tepër sesa nga një shakullinë e papritur, duke kapsallitur sytë para një drite tejet të fortë, ndërsa ajo qeshte me atë zë gryke dhe ia prishte flokët me gishtërinjtë e lehtë.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Në kërkim të Xhulias, Catherine Dunne

Xhulia Sejmur zhduket krejt papritur një ditë më se të zakonshme tetori dhe i dashuri i saj, Uilliam Harris, e gjen veten në një situatë që nuk e kishte menduar kurrë. Tre vitet e kaluara me Xhulian kishin qenë më të lumturat e jetës së tij.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)