• Banner

Libri i iluzioneve, Paul Auster

Gjashtë muaj pasi kishte humbur të shoqen bashkë me dy djemtë në një aksident avioni, profesori David Zimmer vazhdon të jetë i kredhur në dëshpërim, kur befas një natë rastësisht i ndodhë të shohë disa pjesë të një filmi të humbur të periudhës së filmit pa zë.

11,10 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Libri i iluzioneve
Origjinali: The book of illusions
Gjinia: Roman
Autori: Paul Auster
Shqipëroi: Ines Ikonomi
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2010
Fq. 308
Pesha: 0.34 kg
ISBN: 978-99956-810-8-1

Mbi librin

"Libri i iluzioneve", vepra e parë në shqip e Paul Auster, një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm e më të lexuar të letërsisë së sotme botërore. Një figurë e kthyer thuajse në një kult për lexuesit e tij. Fitues i çmimeve më të rëndësishme ndërkombëtarë, mes të cilëve Çmimit të Akademisë Amerikane të Arteve dhe Letrave, si dhe të çmimit të Princit të Asturias (viti 2006).

Gjashtë muaj pasi kishte humbur të shoqen bashkë me dy djemtë në një aksident avioni, profesori David Zimmer vazhdon të jetë i kredhur në dëshpërim, kur befas një natë rastësisht i ndodhë të shohë disa pjesë të një filmi të humbur të periudhës së filmit pa zë, të një aktori e regjisori krejt të panjohur dhe të harruar, Hektor Man, që në vitin e largët 1928 ishte zhdukur papritur.

Befas jeta e profesor Zimmerit ndryshon teksa zbulimi i misterit që rrethon jetën e vërtetë të Hektor Manit i kthehet gati në një fiksim. Kështu ai nis një udhëtim të çuditshëm e mjaft intensiv, në një botë të mbushur plot gënjeshtra e iluzione, por ku ai gjen papritur sërish dashurinë.

Mbi autorin

I lindur në vitin 1947, Paul Auster është autor i një vepre që përfshin gati njëzet romane, disa libra me poezi, skenarë filmash, libra për fëmijë etj. Është njëkohësisht regjisor i disa filmave të suksesshëm. Suksesin Paul Auster e arriti në vitin 1987, me librin "Trilogjia e Nju Jorkut".

Ndër veprat e tij të tjera mund të përmenden romanet: "Leviathiani" (1993); "Timbuktu" (1999); "Njeriu në errësirë" (2008); "Udhëtim në skriptorium" (2006); "I padukshëm" (2009) etj. Sot, Paul Auster konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm amerikanë, si dhe një ndër figurat kryesore të skenës letrare botërore.

 

Detajet e librit
2458
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001577

Botuesi: Skanderbeg Books

Kronikat e Zogut Kurdisës, Haruki Murakami

Në rrethinat e Tokios, Okada, një burrë në moshë të re, është duke kërkuar macen e humbur të së shoqes. Ai jeton në "botën e ngushtë" të jetës së tij, gatuan, kujdeset për shtëpinë dhe merret me gjëra të së përditshmes së një njeriu pa ambicje.

Çmimi 17,76 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001820

Botuesi: Botimet Dudaj

Tjetri si unë, Jose Saramago

Tertuliano Maksimo Afonsoja, mësues historie në një lice, tridhjetë e tetë vjeç, i ndarë nga gruaja dhe që jeton vetëm, i tmerruar, zbulon kopjen e tij të përkryer në një film të marrë me qera rastësisht në një video - klub. I mbërthyer nga një hutim i madh, fillon dhe sheh filma të tjerë, vërteton zbulimin e vet.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Referenca: K3R5

Botuesi: Skanderbeg Books

Dashamirëset, Jonathan Littell

"Unë jam një njeri si të tjerët, unë jam një njeri si ju", kështu thotë për veten, duke rrëfyer historinë e tij rrëqethëse oficeri SS, Max Aue, pjesmarrës në togat lëvizëse në Frontin Lindor, të ngarkuar për të vrarë hebrenj, partizanë dhe çfarëdo qenieje të padëshirueshme.

Çmimi 27,75 
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Kopshti prej qelqi, Tatiana Tibuleac, Ebook

“Kopshti prej qelqi” është një roman intim për traumat e fëmijërisë, kërkimin e vetvetes dhe identitetit në një mjedis shumëkulturor dhe dygjuhësh. E parë përmes syve të një fëmije, historia tregohet me ndjeshmërinë, brishtësinë,  ashpërsinë dhe empatinë e moshës.

Çmimi 7,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Tulipani i Stambollit, Iskender Pala

Bashkë me tulipanin, realitetet e hidhura përnjëherësh shndërrohen në ëndrra të lumtura, hekuri i ndryshkur në argjende të shndritshme, shikimet e ashpra në buzëqeshje të ëmbla; bashkë me tulipanin, brenda meje jeton një e dashur, për hir të së cilës jeta sakrifikohet. Tulipani është kurorë mbi mua dhe unë jam nevojtar për të.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

E vetmja grua ne dhomë, Marie Benedict

Një roman për një grua të jashtëzakonshme, arritjet e së cilës mbeten në hije. Një libër i fuqishëm i bazuar në historinë e vertetë dhe të jashtëzakonshme të aktores magjepsëse dhe shkencëtares Hejdi Lamar, e cila shpiku kodin e parë radiofonik që mundësoi krijimin e ëi-fi.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Një vit jetë si danezet, Helen Russell

Një gërshetim i bukur mes humorit anglez dhe pragmatizmit danez! Pasi i jepet mundësia për të jetuar në rajonin e Jutlandit, gazetarja dhe anglezja tipike Helen Russell zbulon një statistikë befasuese: vendi më i lumtur në botë nuk është "Disneyland"-i, por Danimarka, një vend që shpesh është cilësuar si toka e dimrave të gjatë dhe të errët, harengave,...

Çmimi 12,21 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Peizazhe të pikturuara me çaj, Milorad Pavic

Libri është një sfidë për një lexim të pazakontë, pasi e jashtëzakonshme është historia e vendit të përshkruar që nuk ekziston më. Libri na ngërthen në një histori ballkanike për jetën e njerëzve të kryqëzuar në mes të së shkuarës që ata nuk mund ta zotërojnë dhe "titizmit", që ata nuk mund t'i shpëtojnë.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vera kur ime më i kishte sytë jeshilë, Tatiana Ţîbuleac (E-Book)

Aleksit i kujtohet ende vera e fundit që kaloi me të ëmën. Kanë kaluar shumë vjet që atëherë, por, kur psikologu e këshillon ta rijetojë atë periudhë, në mënyrë që të arrijë të kapërcejë bllokimin krijues që po përjeton si piktor, Aleksi nis një udhëtim që do ta përballë me emocionet e verës kur ai dhe mamaja e tij mbërritën në një fshat pushimi në Francë...

Çmimi 6,22 
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Gardalina, Donna Tartt, vol. 1

Mjafton ta kesh në dorë për të kuptuar interesin mbarëbotëror që ka ngjallur ky libër, që të imponon një lexim shumëfaqësh. Dhe, nëse kësaj i shtojmë faktin se autores i janë dashur rreth dhjetë vjet për ta shkruar, atëherë kuptohet pse ky roman, "Gardalina", i ka paraprirë një suksesi të paralajmëruar.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Banda e fëmijëve, Roberto Saviano

Dhjetë djelmosha me skutera kaluan si shigjetë në kah të kundërt të trafikut drejt sundimit të Napolit. Pesëmbëdhjetëvjeçarë me nofka lodracake - Marazhai, Peshku i Flashkët, Dhomçi, Lollipopi, Droni - këpucë firmato, familje normale dhe emrin e të dashurës tatuazh në lëkurë. Adoleshentë që s'kanë të ardhme dhe as që e besojnë atë.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)