• Banner

  • Ka mbaruar
Nje here nuk mjafton, Jacqueline Sussan
  • Nje here nuk mjafton, Jacqueline Sussan

Një herë nuk mjafton, Jacqueline Sussan

Industria e medias dhe e kinematografisë është një botë që nuk fle kurrë. Botuesit, regjisorët, modelet, pop - staret rrinë zgjuar gjithë natën nëpër lokale dhe punojnë gjithë ditën në zyra të zbukuruara në stilin më modern të kohës.

9,35 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Një herë nuk mjafton
Origjinali: One is not enough
Gjinia: Roman
Autori: Jacqueline Sussan
Shqipëroi: Oriana Tamburi
Shtëpia botuese: Omsca- 1
Viti: 2011
fq. 508
Pesha: 0.62 kg
ISBN: 978-99943-41-89-4

Mbi librin

Industria e medias dhe e kinematografisë është një botë që nuk fle kurrë. Botuesit, regjisorët, modelet, pop - staret rrinë zgjuar gjithë natën nëpër lokale dhe punojnë gjithë ditën në zyra të zbukuruara në stilin më modern të kohës... Në këtë botë ku është rritur Xhenjuëri Uejn, një vajzë magjepsëse, kërkon në Nju- Jorkun e zhurmshëm dhe në Los Anxhelosin e njerëzve të artit tipin model të dashurisë së saj në jetë.

Mbi autoren

Jacqueline Sussan u lind në Filadelfia. Nënën e kishte mësuese dhe të atin piktor. Në shkollë, Sussan-i ishte një studente inteligjente, por dembele. Ajo shënoi testin më të lartë të inteligjencës, me 140 pikë në klasën e saj, duke bërë që e ëma të besonte se në një të ardhme të afërt do të bëhej një shkrimtare e mirë.

Mbasi mori diplomën, e ëma donte që ajo të fillonte të jepte mësim, por Sussan-i u shpërngul në Nju - Jork për të realizuar ëndrrën e saj: të bëhej aktore. Sussan-i luajti disa role në filma, si te "The women", kurse më vonë u bë modele. Në Nju- Jork, Sussan-i takoi agjentin e shtypit Irving Mensfild, me të cilin u martua.

Megjithëse e sëmurë, ajo ishte e vendosur të bëhej një autore e suksesshme dhe këtë e arriti me librin e bujshëm: "Lugina e kukullave". Fama e saj vazhdoi me botimin e dy romaneve të tjerë: "The love machine" dhe "Once is not enough". Më 11 janar 1973, Sussan-i u trondit shumë kur mësoi se ishte në fund të jetës së saj, por ajo ishte e vendosur ta mbaronte romanin e saj të fundit "Once is not enough".

Si të gjithë librat e mëparshëm, edhe ky korri një sukses të dukshëm, duke u renditur në listën e librave më të shitur të "Nju Jork Tajmsit". Mbas kësaj shëndeti i saj pësoi rënie të shpejtë. Kur u shtrua në spital për herë të fundit, ajo ra në koma për shtatë javë dhe vdiq në msohën 56 - vjeçare, më 1974.

 

Detajet e librit
K1R1

Referencat specifike

isbn
9789992759950
ean13
9789994341894
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: K1R1

Botuesi: OMSCA-1

Lugina e kukullave, Jacqueline Sussan

Vepra pati një sukses të menjëhershëm, që e ruajti edhe me kalimin e kohës, duke thyer shumë rekorde shitjesh ndaj dhe u vlerësua si libër bestseller i përhershëm. Nga këndvështrimi kulturor, u bë një pikë referimi krahasuese, ndonëse disa e konsideronin mënyrën e të shkruarit të Susann-it si të pacipë.

Çmimi 9,35 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU002049

Botuesi: OMSCA-1

Makina e Dashurisë, Jacqueline Susann

Bazuar në romanin "Makina e dashurisë" u realizua edhe filmi me të njëjtin titull. "Makina e dashurisë" rrëfen historinë e Robin Stounit, një person shumë karizmatik, që bëhet president i një rrjeti të fuqishëm TV e rreth të cilit vëmendja e grave është përherë e pranishme...

Çmimi 10,20 GBP
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Nderi, Elif Shafak

I premtova vetes të mos e lija pa rrëfyer historinë e saj. Kështu e nis shtjellimin e historisë Esmaja, një grua e re kurde që jeton në Londër, per të treguar më pas krimin e tmerrshëm që kishte kryer i vëllai. Esmaja tregon historinë e familjes së saj nëpër tri breza, që nga gjyshja, te lindja e së ëmës dhe tezes në një fshat të humbur kurd buze Eufratit.

Çmimi 10,20 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Gruaja e ngrënshme, Margaret Atwood

“Gruaja e ngrënshme” është romani i parë i Margaret Atwood-it dhe përmban të gjitha temat që autorja do të zhvillonte në veprat e tjera. Ajo na paraqitet si një vëzhguese e hollë e absurditeteve që vijnë nga konformizmi.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Të qetë në kohë lufte, Cristian Crusat

Ky vëllim me tregime është një libër personazhesh, më shumë se intrigash. Në këto tregime, argumentet thuajse i nënshtrohen konfliktit të disa personazheve, që duket se problemet e tyre i zgjidhin në vetmi dhe jo me gjykimin e shëndoshë, por me shpirtin e tyre sentimental.

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Nënshtrimi, Michel Houellebecq

Francë, viti 2022. Pra, shtatë vjet pas 7 janarit tronditës të këtij viti, kur sulmi terrorist mbi revistën satirike Charlie Hebdo, ndodhi po ditën e publikimit të "Nështrimit". Libri u shit qysh në orët e para në mënyrë marramendëse, si rrallë ndonjë autor francez deri më sot, dhe vazhdon ende të jetë ndër librat më të shitur e më të përfolur në botë.

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001130

Botuesi: Dituria

Loja e engjëllit, Carlos Ruiz Zafon

Në Barcelonën e trazuar të viteve '20, djaloshi Martin ushqen një ëndërr: të bëhet shkrimtar. Kur papritur fati i jep mundësinë të botojë një tregim, suksesi më në fund i troket në derë. Nga ai moment jeta do e vendosë para pyetjeve për të cilat nuk ka përgjigje të menjëhershme.

Çmimi 10,63 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Dy botë paralele, Ali Smith

“Dy botë paralele” është një roman rreth gjithanshmërisë së artit, i mrekullueshëm, kompleks dhe postmodern. Është një bisedë e shpejtë e lakimit të zhanrit midis formave, kohërave, të vërtetave dhe trillimeve. Libri ka dy histori që gërshetohen me njëra-tjetrën si një spirale e dyfishtë.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000285

Botuesi: Cabej

Thuaji zemres po, Susanna Tamaro

Atë natë, papritur kisha kuptuar një gjë: mes shpirtit dhe trupit ka shumë e shumë dritare të vogla: së andejmi, në qofshin të hapura, kalojnë emocionet, në qofshin gjysmë të mbyllura pikojnë pak e nga pak; vetëm dashuria, porsi një shkulm ere mund t'i çelë të gjitha tok, sa hap e mbyll sytë.

Çmimi 4,76 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

Paçinko, Min Jin Lee

I panjohuri i premton botën, por, kur mëson se është shtatzënë (ndërsa i panjohuri ishte i martuar), Sunxhaja refuzon të jetë “në shitje”. Në vend të kësaj, ajo pranon ofertën e përulur dhe dashamirëse të një zotërie që ndodhet kalimthi në Kore, në rrugën për në Japoni.

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Në vendlindje, Tahar Ben Jelloun

Muhameti ka bërë gjithmonë një jetë të devotshme e të qetë në Francë, duke ndier gjithmonë një nostalgji të madhe për vendin e tij, Marokun. Por, një ditë, ai do të përballet me daljen në pension të detyrueshëm...

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Valixhe të humbura, Jordi Punti

Kur barcelonezi i rrëshqitshëm Gabriel Delakruz, jetim, shofer kamioni dhe bixhozçi i pashërueshëm, zhduket nga qarkullimi, katër djemtë e tij, "Kristoforët", që jetojnë të shpërndarë nëpër Europë dhe që nuk dinë për njëri – tjetrin se ekzistojnë dhe se janë vëllezër, njihen më në fund dhe fillojnë të lidhin fijet e historisë së babait të tyre.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2800

Botuesi: Dituria

Paula, Isabel Allende

Në dhjetor të vitit 1991 vajza ime, Paula, u sëmurë rëndë dhe s'kaloi shumë dhe ra në komë. Këto faqe u shkruan gjatë atyre orëve që s'kishin të sosur nëpër korridoret e një spitali në Madrid dhe në një dhomë hoteli, në të cilin jetova disa muaj.

Çmimi 6,38 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)