Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Te fshehtat e nje gruaje, Salwa Al Neimi
  • Te fshehtat e nje gruaje, Salwa Al Neimi

Te fshehtat e nje gruaje, Salwa Al Neimi

2203
Bota Shqiptare

Një rrëfim i pacipë dhe sensual i një Sheherezadeje të kohëve moderne. Një intelektuale siriane studion të fshehtat, të paktën kështu beson, të traktateve erotikë të arabëve të lashtë. Derisa ajo ftohet zyrtarisht për të marrë pjesë në një simpozium mbi këtë temë.

7,93 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Të fshehtat e një gruaje
Origjinali: Le preuve par le miel
Gjinia: Roman
Autori: Salwa Al Neimi
Shqipëroi: Vladimir Gjonaj
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2010
fq. 202
Pesha: 0.24 kg
ISBN: 978-99956-11-92-7

Mbi librin

Një rrëfim i pacipë dhe sensual i një Sheherezadeje të kohëve moderne. Një intelektuale siriane studion të fshehtat, të paktën kështu beson, të traktateve erotikë të arabëve të lashtë. Derisa ajo ftohet zyrtarisht për të marrë pjesë në një simpozium mbi këtë temë.

Kjo është një mundësi për të që të kujtojë të kaluarën e jetës së saj: lirinë, kënaqësitë dhe dëshirat në një ëndërr të bukur që gërshetohet me kujtimet nostalgjike për një dashnor misterioz dhe me citimet sensuale të kryeveprave të letërsisë arabe.

Mbi autoren

Poetesha siriane, Salwa Al Neimi jeton në Paris prej shumë vitesh. Pasi kreu studimet për letërsi arabe dhe dramaturgji, punoi si gazetare kulturore. Një përzgjedhje e poezive të saj, përkthyer nga vetë ajo, u botua në frëngjisht nën titullin "Vrasësit e paraardhësve të mi". Ajo gjithashtu ka shkruar një përmbledhje me tregime: "Libri i Sekreteve", si dhe një përmbledhje të përzgjedhur intervistash titulluar: "Kam marrë pjesë në mashtrim".

Komente mbi librin

"Roman erotik i shkëlqyer. Të fshehtat e një gruaje shënon një kthesë vendimtare në letërsinë moderne arabe."

Al - Akhbar, Liban

"Salwa Al Neimi, shkrimtarja siriane që jeton në Paris, është romancierja më e guximshme."

Aljazeera.net

"Një libër bujar, i shëndetshëm, i bukur me një erudicion të paimagjinueshëm."

Yasmina Khadra, autor i "Dallëndyshet e Kabulit"

 

Detajet e librit
Bota Shqiptare
2203
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Jashtë skene, Ahmet Hamdi Tanpinar

Jashtë skene, që fillimisht njohu dritën e botimit në numrat e gazetës "Yeni Istanbul", të vitit 1950, u botua për herë të parë si një vëllim i vetëm më 1973. Ai është pjesë e një trilogjie, bashkë me dy romanet e tjera "Kënga e Mahurit" dhe "Paqja".
7,93 CHF
More

Botuesi: IDK

Kalorësi në çati, Jean Giono

Anxhelo Pardi, një fisnik italian e ish oficer i husarëve, pas disa vjetësh arratie në Francë për shkak të vrasjes në duel të një spiuni austriak, po kthehet në atdhe, duke kaluar nëpër jugun e Francës të përfshirë në vitet 1830-të nga një epidemi kolere.
9,41 CHF
More

Botuesi: Onufri

Bretkosa, Mo Yan

Romani përfshin pesë letra që dramaturgu Ke Dou i ka shkruar shkrimtarit japonez Yoshito Sugitani, katër nga të cilat janë në formë tregimi të gjatë dhe një në formë drame. Romani ka në qendër historinë e jetës së një mjekeje fshati Gu Gu (Halla), e cila për pesëdhjetë vjet ushtroi profesionin e gjinekologes së fshatit.
14,86 CHF
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Dita e parë e jetës sime, Paolo Genovese

Një burrë, dy gra dhe një vogëlush, të bindur se kanë prekur fundin, takojnë një personazh misterioz që u dhuron shtatë ditë për të zbuluar se si do të ishte bota pa ta. Dhe, nëse është e mundur, t’i bëjë të dashurohen përsëri pas jetës.
9,91 CHF
More

Referenca: SKU002047

Botuesi: Botimet Dudaj

Homo Faber, Max Frisch

"Homo Faber" i Max Frisch - it është një nga librat më të lexuar të shekullit të XX - të. Inxhineri Max Faber beson te këndvështrimi i tij racional për botën, derisa më në fund ai thërrmohet në dorë nga një histori dashurie. Nuk ka libër më të thellë që të rrëfejë kaq ndershmërisht se sa shumë fshihet pas çështjes së identitetit të njeriut modern.
6,94 CHF
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Pavdekësia, Milan Kundera

Në Francën bashkëkohore, Anjeza, e martuar dhe me një vajzë të rritur, ndihet e tëhuajësuar nga i shoqi, e bija dhe motra e saj. Në Vajmarin e shekujve 18-19, Gëtja, tashmë i martuar prej kohësh dhe drejt pleqërisë, përjeton një histori të ngatërruar me Betina Brentanon, njëzet vjet më e re se ai dhe e sapomartuar.
11,89 CHF
More

Referenca: SKU000599

Botuesi: Skanderbeg Books

Prill ne Paris, Michael Wallner

Rreshteri i ushtrisë gjermane, Roti, vendoset në Pars në shërbim të forcave naziste. Gjatë ditës ai është i pranishëm në seancat e torturave ndaj antarëve të Rezistencës antinaziste, por në mbrëmje ai shndërrohet në zoti Antuan, që ndryshon veshje dhe sjellje dhe endet nëpër Parisin e mrekullueshëm, por të pushtuar prej bashkëkombësve të tij.
5,95 CHF
More

Botuesi: Living

Parajsa e bardhë, Kristin Hannah

Në këtë portretizim të pakrahasueshëm të brishtësisë dhe rezistencës njerëzore, shkrimtarja Kristin Hannah shpalos karakterin e pazbutshëm të pionierëve amerikanë dhe shpirtin e Alaskës në zhdukje: një vend me bukuri të rralla, por me po aq rreziqe.
13,87 CHF
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Rrëfimi, John Grisham

Një njeri i pafajshëm është duke u ekzekutuar. Vetëm fajtori mund ta shpëtojë. Për çdo njeri të pafajshëm të burgosur, ekziston një fajtor i lirë. Ai nuk e kupton se si policët dhe prokurorët kanë kapur njeriun e gabuar dhe, natyrisht, as që i bëhet vonë për këtë. I mjafton t'i gëzohet fatit të tij të mirë.
11,89 CHF
More

Botuesi: Fan Noli

Në emër të Atit (e të Birit), Immanuel Mifsud

Immanuel Mifsud ka lindur në Maltë në vitin 1967. Ai ka botuar disa vëllime me tregime të shkurtra e poezi dhe është fitues i Çmimit Malta Libri Kombëtar për prozë. Ai ka botuar gjithashtu tregime të shkurtra për fëmijë dhe një përmbledhje me ninulla në gjuhën malteze.
3,96 CHF
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Jetë fshati, Amos Oz

Në këtë libër ka gjithçka nga jeta mbi tokë, në këtë lloj jete ka njerëz dhe kafshë, me skena dhe pikturime mes qeniesh, të cilët, ku rastësisht e ku enkas, hyjnë në jetët e njëri – tjetrit. I shkruar kësisoj, çdo lexues ka të drejtën ta lexojë këtë vepër si një roman.
9,91 CHF
More

Botuesi: Botart

Mami, Brendan O'Carroll

Anjeza Brauni është një grua e fortë – mjaft e fortë për t'u përballur me vejërinë, shtatë fëmijët, apartamentin me qira dhe rraskapitjen e përditshme me tezgën e saj në rrugën "Moore". Por edhe gruas më të fortë i lipset pak ndihmë dhe një ëndërr për t'i dhënë forcë të vazhdojë...
6,94 CHF
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001487

Botuesi: Skanderbeg Books

Lamtumirë Lolitë, Melissa P

Gjashtëmbëdhjetë vjeçe, një ditar, zbulimi i një bote të re dhe të ndryshme: trupi i vet prej adoleshenteje, udhëtim në kërkim të vetvetes përmes seksit, dëshira për ta mbërthyer atë ndjenjë gjithnjë të pakapshme, siç është dashuria.
4,95 CHF
More

Referenca: K4R4

Botuesi: Skanderbeg Books

Dy vajza, Perihan Magden

Është verë në Stamboll. Kufoma e një të riu të vrarë është gjetur në një liqen aty afër. Ajri është i rënduar, ndërkohë që Behija, një vajzë e re, përgatitet të hyjë në një prej universiteteve më të famshëm të Stambollit.
9,91 CHF
More

Referenca: 2337

Botuesi: Te tjere

Tropiku i Kancerit, Henri Miller

Kur u shfaq romani i Henri Millerit "Tropiku i Kancerit", pati vetëm pritje përgëzuese të përkora, pa mëdyshje të kushtëzuara nga frika e dukjes së tyre si dashurues të pornografisë.
7,93 CHF
More

Referenca: 2422

Botuesi: Skanderbeg Books

Ankimi i Portnoit, Philip Roth

Aleksadër Portnoi është ulur dhe po rrëfehet përballë psikoanalistit të tij për çfarë ka ngjarë me seksin, epshin, obsesionin, joshjen, lojërat dhe vuajtjet e tij seksuale. Në të vërtetë rrëfimi i tij është një monolog i gjatë i një djaloshi të varësuar plotësisht nga seksi, të diktuar nga epshi dhe kureshtja ndaj nënës
9,91 CHF
More