• Banner

  • Ka mbaruar
Grate, T. C. Boyle
  • Grate, T. C. Boyle

Grate, T. C. Boyle

A është e lehtë të jetosh me një gjeni? Këtë do t'jua tregojë romani i ri i mrekullueshëm i T. C. Boyle, i cili përvijon një karakter të gjallë e plot ngjyra: arkitektin e famshëm Frank Lloyd Wright. Rrëfimi i vërtetë dhe trillimi janë ndërthurur me mjeshtëri për të treguar jetën e një njeriu si Wright – i.

9,91 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Gratë
Origjinali: The Women
Gjinia: Roman
Autori: T. C. Boyle
Shqipëroi: Jorgji Qirjako
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2011
Fq. 536
Pesha: 0.67 kg
ISBN: 978-99943-46-90-5

Mbi librin

A është e lehtë të jetosh me një gjeni? Këtë do t'jua tregojë romani i ri i mrekullueshëm i T. C. Boyle, i cili përvijon një karakter të gjallë e plot ngjyra: arkitektin e famshëm Frank Lloyd Wright. Rrëfimi i vërtetë dhe trillimi janë ndërthurur me mjeshtëri për të treguar jetën e një njeriu si Wright – i duke zgjedhur një mënyrë shumë origjinale, një detaj fort domethënës: katër gratë e tij, që e deshën pa kushte, dhe duke krijuar kësisoj këtë vepër madhështore.

Wright – i jetoi duke iu kundërvënë rregullave të ngurta të vendosura nga shoqëria, qofshin këto estetike, morale apo romantike. Asnjëherë nuk bëri çfarë pritej dhe, me gjithë skandalet e mëdha që shoqëronin dashuritë dhe divorcet e tij, si dhe vështirësitë financiare pa mbarim, ai kurrë nuk lejoi të ndikohej në vizionin dhe dëshirat e tij.

Fitoret dhe humbjet e Wright – it lidheshin përherë me gratë që donte: Olgivana Milanov, malazeze, mospërfillëse dhe me bukuri ekzotike, nxënëse e balerinit të famshëm Gurdjev që njihej prej nxënësve të Wright – it si "Ledi Dragua"; Mod Miriam Noel, një bukuroshe pasionante prej Jugu, me temperament të fortë, morfinomane; Mejmaha Borthuik Çeni, mjaft e ndjeshme e që u vra në mënyrë tragjike në shtëpinë e Wright – it në Taliesin (Wisconsin) më 1941; dhe gruaja e tij e parë, shumë e re, Kiti Tobin, me të cilën pati gjashtë fëmijë. Secila nga historitë e këtyre katër grave ndodh në mënyrë të papritur, qesharake dhe mbi të gjitha prekëse.

Në qendër të librit është djali i ri dhe i pashëm japonez, Tadashi Sato, i cili mbërrin në Taliesin në vjeshtën e vitit 1932, për t'u bërë nxënësi i Wright – it dhe menjëherë ia nis punës: në kuzhinë duke qëruar perimet dhe duke larë enët. Përmes hsitorisë së tij hyjmë në botën e çuditshme dhe të rrëmujshme të Taliesinit të asaj kohe, kur Wright – i dhe Olgivana merren jo vetëm me çështje të arkitekturës, por edhe me çdo gjë tjetër, që nga mënyra e të ngrënit e deri te veshja.

Kuptohet vetiu, pa shumë komente, se ky është një subjekt i mrekullueshëm për një shkrimtar të mençur e të guximshëm, siç është Boyle. Gratë është një dramë tërheqëse dhe tej mase argëtues rreth martesës, marrëdhënies mes burrave e grave, privilegjit dhe gërshetimit të gjenialitetit e famës, shkruar nga një prej shkrimtarëve amerikanë më të talentuar dhe me imagjinatë të pamatë të kohës sonë.

 

Detajet e librit
2191
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001031

Botuesi: Dituria

Çifutka e Toledos, Lion Fojhtvanger

Roman i bukur historik, vepra e fundit e autorit të shquar, i përkthyer në 25 gjuhë. Me stil tërheqës, jepet dashuria e Don Alfonsit me çifutkën bukuroshe, që e bëri të harronte shtetin dhe mbretëreshën. Rrëfimi i linjës së dashurisë bëhet në sfond të pasur ngjarjesh historike, që e ushqen lexuesin me erudicion të dobishëm.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001566

Botuesi: UEGEN

Baudolino, Umberto Eco

Në atë zonë të Piemontit të ulët ku, vite më pas, do të ndërtohej Aleksandria, Baudolino, një fshatar i vogël, takoi dhe i fitoi zemrën Frederik Barbarosës, i cili e birësoi. Kjo ishte një mrekulli për Baudolinon e gjorë, saqë edhe vetë sot historia nuk arrin ta imagjinojë dot.

Çmimi 8,91 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2159

Botuesi: Dituria

Një grua në Paris, Paula McLain

Pa para dhe në kërkim të jetës, të lumturisë e të suksesit Hedli dhe i riu Heminguej nisin menjëherë udhëtimin drejt Europës së vjetër. Nuk vendosen në Romë, por në Paris. Për Ernestin kjo është periudha e harrimit të luftës që ndiente brenda vetes dhe e frekuentimit të salloneve letrare, ku Ezra Paund dhe Gertrud Stejni mund ta ndihmojnë të bëjë para dhe...

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2189

Botuesi: Dituria

Mjeshtri, Colm Toibin

Romani "Mjeshtri" është një pasqyrë e jetës së shkrimtarit Henri Xhejms në vitet e fundit të shekullit XIX. Libri përbëhet nga njëmbëdhjetë kapituj, në të cilët zhvillohen ngjarjet prej janarit të 1895 deri në tetor të 1899, duke e ndjekur shkrimtarin nga dështimi i tij në përpjekje për të pasur sukses në teatrin e Londrës.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Zemërimi i engjëjve, Sidney Sheldon

Është kjo edhe historia e dy burrave të fuqishëm, me pushtet, Adam Uornerit, njeri i ndershëm dhe me integritet, i lindur për të udhëhequr vendin; dhe Majkëll Moretit, bindës, i çuditshëm dhe hakmarrës, një engjëll i zi që hap krahët e tij të tmerrit.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Mos më thuaj që ke frikë, Giuseppe Catozzella

Samia është një vajzë nga Mogadishoja. Vrapimin e ka në gjak. Çdo ditë ndan ëndrrat e saj me Alin, mikun e zemrës, të besuarin dhe të parin trajner të apasionuar. Ndërkohë përreth, në Somalinë e konflikteve të forta politike e fetare, armët flasin gjithnjë e më fort gjuhën e pushtetit.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Guximi që u duhet lumenjve, Emmanuelle Favier

Manushja është betuar të bëhet burrneshë. Që nga dita kur i presin shkurt flokët e artë, që ia djegin para kuvendit të burrave në një zjarr ku hedhin pajën e qepur për tri vite rresht, ajo vesh tirqit e burrave, vë qeleshen mbi kokë dhe të gjithë burrat e respektojnë dhe e konsiderojnë të barabartë me ta.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Poeteka & Ideart

E përdhunuara, Jutta Treiber

Ajo që i ndodh Frankës në këtë roman, mund t'i ndodh kujtdo në këto kohë kaq pak të sigurta. Franka mund të ishte vajza ime, mund të jetë motra apo shoqja jote e klasës. Franka është secila prej 17 vjeçareve të ditëve të sotme.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Dyshimi, Ashley Audrain

Një dramë psikologjike, e tensionuar, që ka në qendër krijimin dhe rrënimin e një familjeje – dhe një grua, përjetimi mëmësor i së cilës nuk ka të bëjë aspak me atë që ka shpresuar, por me gjithçka që i druhej.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

10 minuta e 38 sekonda në këtë botë të çuditshme, Elif Shafak

Kujtimet e Tekila Leilës na kthejnë në fëmijërinë e saj, në provincë, një mjedis tepër ndrydhës për shkak të fesë dhe traditës, një fëmijëri ku ka lënë gjurmë familja poligamike me dy nëna dhe një baba që sa vinte e bëhej më autoritar. Pasi u arratis drejt Stambollit, Leila përfundoi ne industrinë e pisët të trafikimit seksual, duke gjetur strehë në...

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Agim, Eli Vizel

Gjatë një nate tipike të Palestinës nën sundimin britanik, Elisha i ri mediton për vrasjen që duhet të kryejë në mëngjes.Elisha, i mbijetuar i Aushvicit dhe Buhenvaldit, ka humbur gjithçka, përfshi edhe familjen, mësuesin e Kabalës dhe një pjesë të fëmijërisë.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002042

Botuesi: Dritan Tirana

Qyteti i Baltes, Deborah Ellis

Shauzia, shoqja e ngushtë e Parvanës, është arratisur nga Afganistani dhe përballet e vetme me mbijetesën në rrugët e Peshavarit, në Pakistan. Me qenin, si mikun e saj të vetëm, ajo duhet të rrëmojë për ushqim, të lypë para e të kërkojë një vend të sigurtë për të fjetur çdo natë.

Çmimi 5,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Living

Misteret e Klarës, Ellen Marie Wiseman

Një roman i arrirë, kushtuar një dashurie të zjarrtë dhe një jete të prerë në mes, që tregon se deri ku mund të arrijë njeriu për të mbrojtur gjënë më të shtrenjtë në jetë: dashurinë. E treguar në dy zëra, historia e rrallë e Klarës dhe e Izit, arrin të falë emocione të thella dhe një lojë psikologjike që kulmon në të papritura befasuese.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dritë nga dritarja, Lucinda Riley

Zë unik dhe i pangatërrueshëm i narrativës romantike, Lucinda Riley ka shkruar një tjetër histori dashurie dhe pasioni, një histori të vrullshme mes të shkuarës dhe të tashmes, që të magjeps, të pështjellon e të rrëmben.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Sinagoga e ikonathyesve, J. Rodolfo Wilcock

Janë 35 rrëfime (titulli i secilit syresh është një emër dhe mbiemër, për ne i padëgjuar), 35 biografi personazhesh të pagjasë, të gjithë ekscentrikë, ndonjëherë makabër, pak groteskë, rrallë të mençur: kryesisht “shkencëtarë” (por jo vetëm të tillë), qëmtuar në 200 vjet histori (nga gjysma e dytë e shekullit XVIII te gjysma e parë e shekullit XX)

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)