• Banner

  • Ka mbaruar
Magjistricat e Firences, Salman Rushdie
  • Magjistricat e Firences, Salman Rushdie
  • Magjistricat e Firences, Salman Rushdie

Magjistricat e Firences, Salman Rushdie

Një djalosh shtatlartë e flokëverdhë nga Europa, i cili e quan veten "Mogor del'Amore" (që do të thotë mongol i lindur jashtë lidhjes martesore), vjen në oborrin e një mongoli të vërtetë: Mongolit të Madh, perandorit Ekber.

14,57 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Magjistricat e Firences (kopertinë e trashë)
Origjinali: The enchantress of Florence
Gjinia: Roman
Autori: Salman Rushdie
Shqipëroi: Ilir I. Baçi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2012
Fq. 376
Pesha: 0.57 kg
ISBN: 978-99943-0-251-2

Mbi librin

Një djalosh shtatlartë e flokëverdhë nga Europa, i cili e quan veten "Mogor del'Amore" (që do të thotë mongol i lindur jashtë lidhjes martesore), vjen në oborrin e një mongoli të vërtetë: Mongolit të Madh, perandorit Ekber.

Udhëtari i ri ka sjellë me vete një histori që fillon ta magjepsë kryeqytetin perandorak. I huaji pretendon se është fëmija i një princeshe të humbur mongole, i motrës së vogël të gjysh Babarit të perandorit Ekber. Princesha quhej Karakëze, "Zonjë Syzeza", dhe ishte një bukuroshe që besohej se zotëronte fuqitë e magjisë.

Në fillim, princesha Karakëze e zë rob një kryeluftëtar uzbek, pastaj shahu i Persisë dhe, më në fund, bëhet e dashura e njëfarë Argalia, një mercenari fiorentinas, komandant i ushtrive të sulltanit osman. Kur Argalia kthehet në qytetin e lindjes së bashku me të dashurën mongole, qyteti magjepset nga prania e saj.

Dhe atëherë fillojnë telashet. "Magjistricat e Firences" është hsitoria e një gruaje që përpiqet të marrë në dorë frerët e fatit të saj në një botë të drejtuar nga meshkujt. Në të bashkohen dy qytete që thuajse nuk janë në dijeni të ekzistencës së njëri – tjetrit.

Këta janë kryeqyteti qejfdashës mongol, ku mendja e shkëlqyer e perandorit merret përditë me çështjet e fesë, dëshirës dhe tradhtisë së të bijve, si dhe Firencja, po aq sensuale, me botën e fuqishme të kurtizaneve, filozofinë humaniste dhe torturat çnjerëzore të saj, ku shoku i fëmijërisë i Argalias, Makia (Niccolò Machiavelli), po e provon mbi kurrizin e tij se çfarë është mizoria e pushtetit.

Këto dy botë kaq të largëta dalin se, çuditërisht, janë shumë të ngjashme e të ngërthyera në magjepsjen e grave. Por a është e vërtetë historia e Mogorit? Nëse po, çfarë i ka ndodhur princeshës së humbur? E nëse Mogori është gënjeshtar, a duhet të vdesë ai?

Mbi autorin

Salman Rushdie është autor i dhjetë romaneve të tjera, një përmbledhjeje me tregime, katër vepra eseistike dhe publicistike, si dhe bahkautor recensues i veprës "The Vintage Book of Indian Writing". Në vitin 1993, romani "Fëmijët e mesnatës" u vlerësua me çmimin "Booker of Bookers" si romani më i mirë që kishte fituar çmimin "Booker" gjatë 25 viteve të shpërndarjes së këtij çmimi. Romani "Psherëtima e fundit e Arapit" u vlerësua me çmimin "Whitbread" në vitin 1995 dhe me çmimin "Aristeion" të Bashkimit Europian në vitin 1996. Rushdie është "Fellow of Royal Society of Literature" dhe "Commander des Arts et des Lettres". Ai është ngritur në rangun e kalorësit në qershor të vitit 2007.

 

Detajet e librit
2120

Referencat specifike

isbn
9789994302512
ean13
9789994302512
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000306

Botuesi: Botimet Dudaj

Furia, Salman Rushdie

Furia është një vepër me energji shpërthyese, një komedi e pamëshirshme dhe e zezë, një studim thellësisht shqetësues i anës më të errët të natyrës njerëzore dhe një histori dashurie që të lë pa gojë. Gjithashtu është edhe një portret mbresëlënës i Nju-Jorkut.

Çmimi 7,81 
More
Ne gjendje
9 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Vargjet satanike, Salman Rushdie

Një mëngjes dimri, pak para se të zbardhte, një avion i marrë peng shpërthen mbi Kanalin e La Manshit. Mes mbetjeve të gjymtyrëve, karrocave të pijeve, kujtimeve, mbulesave dhe maskave të oksigjenit, dy njerëz bien në det: Xhibril Farishta, ylli legjendar i kinematografisë indiane dhe Saladin Çamça, njeriu i një mijë zërave.

Çmimi 15,62 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Fëmijët e mesnatës, Salman Rushdie

Selim Sinai ka lindur fiks në orën 00 të datës 15 gusht 1947, pikërisht në çastin kur India u bë shtet i pavarur. Lindja e tij u prit me fishekzjarrë dhe brohoritje të turmave dhe u përshëndet nga vetë Kryeministri Nehru. Më pas, tek rritet, Selimi kupton pasojat ogurzeza të kësaj rastësie.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Vintage

Two Years, Eight Months and Twenty- Eight Nights, Salman Rushdie

Unbeknownst to them, they are all descended from the whimsical, capricious, wanton creatures known as the jinn. Centuries ago, Dunia, a princess of the jinn, fell in love with a mortal man of reason. Together they produced an astonishing number of children, unaware of their fantastical powers, who spread across generations in the human world.

Çmimi 17,59 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Home, Salman Rushdie

Salman Rushdie, a self-described ‘emigrant from one place and a newcomer in two’, explores the true meaning of home. Writing with insight, passion and humour, he looks at what it means to belong, whether roots are real and homelands imaginary, what it is like to reconfigure your past from fragments of memory and what happens when East meets West.

Çmimi 6,14 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Turpi, Salman Rushdie

Omar Khajam Shakili ka tri mëma që ndajnë simptomat e shtatzënisë, siç kanë ndarë gjithçka tjetër në mënyrë të pandashme. Në gjashtë gjinjtë e tyre, Omari u paralajmërua ndaj gjithë ndjenjave dhe nuancave të turpit.

Çmimi 11,45 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000306

Botuesi: Botimet Dudaj

Furia, Salman Rushdie

Furia është një vepër me energji shpërthyese, një komedi e pamëshirshme dhe e zezë, një studim thellësisht shqetësues i anës më të errët të natyrës njerëzore dhe një histori dashurie që të lë pa gojë. Gjithashtu është edhe një portret mbresëlënës i Nju-Jorkut.

Çmimi 7,81 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)