• Banner

Xhevahiri i Medines, Sherry Jones

Ajo ishte bota e Aishes, bijë e Ebu-Bekirit. Kur ajo u lind në vitin 613, gratë konsideroheshin pronë, zotërim i burrave, dhe ishin aq pa vlerë, saqë prindërit mund t'i groposnin të gjalla, nëse në atë vit do të kishin lindur shumë vajza.

13,32 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Xhevahiri i Medinës
Origjinali: The jewel of Medina
Gjinia: Roman
Autori: Sherry Jones
Shqipëroi: Nikolla Sudar
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2008
fq. 520
Pesha: 0.63 kg
ISBN: 978-99956-11-82-8

Mbi librin

...Ajo ishte bota e Aishes, bijë e Ebu-Bekirit. Kur ajo u lind në vitin 613, gratë konsideroheshin pronë, zotërim i burrave, dhe ishin aq pa vlerë, saqë prindërit mund t'i groposnin të gjalla, nëse në atë vit do të kishin lindur shumë vajza. Që kur Aishen e fejuan në moshën gjashtëvjeçare, e kishin mbyllur në shtëpinë e prindërve, ia kishin ndaluar të vraponte e të luante jashtë, kurse me djemtë nuk i lejohej as të fliste.

Por, megjithatë, ajo u bë një grua e fuqishme dhe me autoritet; u shndërrua në një bukuroshe flokëkuqe dhe të përmendur, me një intelekt të zhvilluar e gjykim të mprehtë, duke u bërë një këshilltare politike me ndikim. Aishja u dallua si një luftëtare e dijetarit të fesë, duke u bërë personazh në një nga rrëfimet më prekëse të dashurisë që mbahen mend, si bashkëshorte e zgjedhur e Profetit Muhamed... Libri më i diskutuar i vitit. I ndaluar nga fondamentalistët dhe i censuruar në Shtetet e Bashkuara.

Komente mbi librin

"Random House vendosi të heqë dorë nga botimi i këtij romani "për sigurinë e shkrimtares", të editorëve, të librarëve dhe të cilitdo tjetër të përfshirë në shpërndarjen dhe shitjen e këtij romani."

Reuters

"Këtë roman, për Islamin dhe Muhamedin, e kam shkruar me ndërgjegje, me maksimumin e respektit. Shpresoja që libri do të shërbente si urë komunikimi. Fillova të shkruaj pasi përfundimet mbi Aishen. Pasioni për historinë e saj kapërcente çdolloj frike. Prisja të ngjallja diskutime, por kurrë nuk prisja të merrja kërcënime për jetën."

Sherry Jones

 

Detajet e librit
Bota Shqiptare
2112
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000483

Botuesi: OMSCA-1

Gjuetari i balonave, Khaled Hosseini

I shkëlqyer, fabula tronditëse e të cilit e bën këtë libër të paharrueshëm jo vetëm si një kronikë politike, por edhe si një rrëfenjë të thellë personale... Ndodh rrallë që një libër t'i përshtatet kaq shumë kohësh dhe njëkohësisht të ketë cilësi kaq të lartë letrare.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: 2695

Botuesi: OMBRA GVG

Princesha, Jean Sasson

Magjepsës... Një udhëtim i vërtetë, edhe pse i pabesueshëm në një nga kulturat më të izoluara të botës... Pasi fillon ta lexosh këtë libër, nuk mund ta lëshosh nga dora, kërkon të lexosh edhe një faqe më shumë, pastaj edhe një kapitull tjetër, derisa t'i shkosh në fund kësaj ëndrre të frikshme arabe.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2712

Botuesi: Bota Shqiptare

Kusherira K, Yasmina Khadra

Mbyllur në vetminë e tij dhe i përhumbur nga kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë, një njeri kujton. Fëmijëria nuk është gjithmonë një parajsë e humbur. Përkundrazi, ajo mund të jetë një botë e përbërë nga padrejtësia dhe makthet.

Çmimi 5,55 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Dhe malet oshëtinë, Khaled Hosseini

Autori nr. 1, më i shituri në Nju Jork, Khaled Hosseini vjen sërish me një libër të ri pas gjashtë vjetësh. Një libër emocional, provokues dhe i paharrueshëm, që përshkruan se si dashurojmë, si kujdesemi për njëri – tjetrin dhe se si zgjedhjet që bëjmë reflektohen brez pas brezi.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Një lojë me orarin e udhëtimeve, Seicho Matsumoto

Një çift i ri i gjendur i vdekur në një plazh të shkretë, një referent ministrie i akuzuar për korrupsion dhe një orar udhëtimesh në tavolinën e dikujt, në faqet e të cilit është thurur një kalkulim perfekt. Një histori nga ato që të përpijnë menjëherë, ku edhe lexuesi përfshihet  me dëshirë të ethshme të zbulojë një krim dhe një intrige.

Çmimi 8,88 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Danub, Claudio Magris

Peizazhe, humor, takime e reflektime të një udhëtari sternian, që rrugëton me përkushtim e dëshirë përgjatë lumit të vjetër, që nga burimet e tij e deri në Detin e Zi, duke risjellë njëherësh në kujtesë vetë jetën dhe stinët e kulturës bashkëkohore, faktet e njohura dhe brengat e saj.

Çmimi 12,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Gjurmët e Shëronjëses, Sabine Ebert

Dhe jo vetëm kaq: një ditë ia beh në fshat ai mjeku fanatik, që i kishte halë në sy prej kohësh Martën dhe aftësinë e saj për të shëruar njerëzit. Me kënaqësinë më të madhe, ai gjuan rastin për ta denoncuar gjeshtaren. Kristiani do ta çojë në një vend të sigurt të shoqen, por nuk arrin: Marta duhet të japë llogari për shtrigani para një gjyqi kishtar…

Çmimi 14,43 
More
Në gjendje

Referenca: 2139

Botuesi: Skanderbeg Books

Lolita, Vladimir Nabokov

Humbert Humberti, një kritik letrar në mesmoshë, pas martesës së tij të dështuar, niset në kërkim të një strehe ku mund të shkruajë i qetë, diku në një qytezë në New England. Ndërsa është duke këqyrur për një dhomë me qera në shtëpinë e zonjës Hejz, sytë e tij ndeshin të bijën e zonjës së shtëpisë, Dolorezën, një dymbëdhjetëvjeçare e rritur para kohe, pas...

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Jashtë skene, Ahmet Hamdi Tanpinar

Jashtë skene, që fillimisht njohu dritën e botimit në numrat e gazetës "Yeni Istanbul", të vitit 1950, u botua për herë të parë si një vëllim i vetëm më 1973. Ai është pjesë e një trilogjie, bashkë me dy romanet e tjera "Kënga e Mahurit" dhe "Paqja".

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Vintage

The testaments, Margaret Atwood

Two have grown up as part of the first generation to come of age in the new order. The testimonies of these two young women are joined by a third: Aunt Lydia.  Her complex past and uncertain future unfold in surprising and pivotal ways.

Çmimi 16,65 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: SARAS

Shtëpia e takimeve, Martin Amis

Libri flet për historinë e pazakontë të dy vëllezërve të cilët bien në dashuri me të njëjtën grua. Një "trekëndësh dashurie" siç e quan autori që në fillim. Dilema është: Kë do të zgjedhë Zoja, një femër e bukur hebreje, vëllain e madh, ish-partizan, i pashëm, i fuqishëm, me emër apo vëllain tjetër Leon, më të vogël në moshë, thatanik, i shëmtuar dhe pa...

Çmimi 9,44 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Shkelja e kurorës, Paulo Coelho

Linda është 31 vjeç dhe në sytë e të gjithëve jeta e saj është e përsosur. Ajo banon në Zvicër, në një nga vendet më të sigurta të botës, ka një martesë të fortë dhe të qëndrueshme, një burrë që e do shumë, fëmijë të këndshëm që sillen mirë, si dhe punën e saj si gazetare në një të përditshme të rëndësishme.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Gaid Margot

Na ishte njëherë një vit i mbrapshtë, John Fante

Isha i deformuar, një gungë po më fryhej nga mbaskreje, hundën e kisha te kërthiza, sytë në birë të bythës. Imë ‘më qe një gomaricë, një lopë, një dosë, një pulë, një dhi. Gjinia e saj ishin tutsa, hajna, kurva, të fandaksur që do i sosnin ditët në azile të lojturish. 

Çmimi 5,55 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: IDK

Shtepia e tete, Bernardo Atxaga

Bernardo Atxaga është shkrimtari bask më i njohur dhe më i lexuar. Librat e tij janë përkthyer në mëse njëzet gjuhë. Lexuesit shqiptarë i janë dhënë tashmë tregime të këtij autori, ndërsa romani "Shtëpia e tetë" është një nga veprat e tij më të shquara. Stili i tij mund të cilësohet me këto dy fjalë: thjeshtësi dhe përsosmëri.

Çmimi 7,22 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Një me ty, Sylvia Day

"Një me ty", një roman jashtëzakonisht prekës dhe joshës, është finalja e shumëpritur e sagës "Crossfire", një histori e zjarrtë dashurie, që ka bërë për vete miliona lexues në mbarë botën. Romani i pestë i serisë "Crossfire" e sjell historinë e Gidionit dhe të Ivës në një përfundim të kënaqshëm.

Çmimi 13,32 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Tundimi i fundit, Nikos Kazanxaqis

Romani "Tundimi i fundit", i konsideruar si kryevepër nga kritikët në mbarë botën, është një interpretim laik i Ungjillit. Me një gjuhë të zgjedhur e gurgulluese, Kazanxaqis përshkruan një Jezu shumë njerëzor, të tunduar, të kapluar nga frika, dyshimi dhe dhimbja, duke nxitur kështu debate, kundërshtime dhe akuza për blasfemi.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)