Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Kurre pa rene dielli, Johanna Sinisalo
  • Kurre pa rene dielli, Johanna Sinisalo

Kurre pa rene dielli, Johanna Sinisalo

SKU002048
Dituria

Johanna Sinisalo lindi në Laponinë finlandeze më 1958. Ajo është mjaft e suksesshme me filmat e saj për të qeshur, komikë televizivë. Ka fituar shumë çmime kombëtare, midis të cilëve çmimin Atorox, Çmimin e Finlandës dhe çmimin Kemi National Conic Strip Contest.

6,25 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kurrë pa rënë dielli
Origjinali: Troll: A love story
Gjinia: Roman
Autori: Johanna Sinisalo
Shqipëroi: Ilira Shurbani
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2009
Fq. 204
Pesha: 0.281 kg
ISBN: 978-99943-46-74-5

Mbi librin

Johanna Sinisalo lindi në Laponinë finlandeze më 1958. Ajo është mjaft e suksesshme me filmat e saj për të qeshur, komikë televizivë. Ka fituar shumë çmime kombëtare, midis të cilëve çmimin Atorox, Çmimin e Finlandës dhe çmimin Kemi National Conic Strip Contest. Fitues i Çmimit e Finlandës , romani "Kurrë pa rënë dielli" është një vepër magjepsëse që është bërë një sensacion ndërkombëtar.

Angeli, një fotograf i ri kthehet nga një natë orgjie në shtëpi, ku gjen një grup adoleshentësh duke ngacmuar një troll të vogël, të plagosur dhe pa mbrojtje. Ai e merr brenda, pa marrë parasysh pasojat dramatike të këtij vendimi. Ç'mund të bësh me një troll në qytet?

Prania e trollit ndikon në jetën e Angelit në mënyra që ai nuk do t' i kishte parashikuar kurrë. Bëhet e qartë se krijesa është miku intim i ndjenjave më të ndaluara të burrit. Një roman me origjinalitet vezullues, romani "Kurrë pa rënë dielli" është një histori qesëndisëse dhe joshëse e natyrës dhe e marrëdhënies së njeriut me gjërat e gra dhe e pushtetit të shterpësisë te vetja jonë.

Komente mbi librin

"Përralla e çuditshme dhe erotike e Sinisalos shfaqet në botën e shtrembër përmes një syri magjik. Ky roman vjen në jetë pas orësh, dëshirash të çliruara, vezulluese."

The Guardian

"Një fantazi e hollë triller... Çdo zbulim tingëllon si zëri i një tregimtari duke na sjellë ndër mend se si Perënditë luajnë me fatet tona."

The New York Times

"Në mënyrë turbulluese joshës... Elegancë, vërtetësi dhe bindje ngjethëse."

Independent on Sunday

Detajet e librit
SKU002048
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Buzuku

Zëra nga Çernobili, Svetllana Aleksieviç

Për çfarë flet ky libër? Përse e kam shkruar? Ky libër nuk flet për Çernobilin, por për botën e Çernobilit. Pikërisht për atë që ne e njohim shumë pak. Për atë që nuk njohim thuajse asgjë. Një histori e munguar: ja kështu mund ta kisha titulluar.
7,08 
More

Referenca: SKU001075

Botuesi: Dituria

Shtëpia e fluturave të zeza, Leena Lander

Vogëlushi Juhan dërgohet në një institut edukimi. Aty përballet me një idealist të bindur se disiplina e hekurt mund t’i bëjë ata djem njerëz më të mirë. Atmosferë deliri që zhuritet nga pasioni i gruas për një djalë, dhe i Juhanit për një vajzë.
7,29 
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Sërish dashuri, Doris Lessing

Sara Durham, një shkrimtare gjashtëdhjetë e pesë vjeçare që jeton në Londër, tashmë prej vitesh një grua e ve dhe nënë fëmijësh të rritur, është duke përgatitur me ekipin e saj të teatrit një dramë të re, të bazuar në ditarët dhe jetën e Xhuli Varion – një artisteje franzeze e fillimit të shekullit, e cila ka jetuar në Martinike, muzika, pikturat dhejeta...
12,49 
More

Botuesi: Aleph

E largëta, Julio Cortazar

Në kujtesën kaq millimetrike, në humorin kaq subversiv, në gjithçka që e bën ate njërin prej intelektualeve të mëdhenj të epokés, në kuptimin klasik te fjalës. Në jetën publike, qoftë edhe në pikën me të vakët të dëshirës për të lexuar apo për  t'u shfaqur para tyre, Cortázar-le mbërthente audiencën me një prani të pashmangshme dhe që duhej të kishte...
13,01 
More

Botuesi: OMBRA GVG

Uilli, Jeroen Olyslaegers

Është errësira e brendshme e Uillit që e orienton këtë roman dhe i jep energji rrëfimit. Ai është një Kasandra, i mallkuar të thotë të vërteta të ashpra për poshtërsinë thelbësore të njerëzimit.
13,53 
More

Botuesi: PA

Lifti i Schindlerit, Darko Cvietiq

Një lift, që bart njerëz, orendi, gjithçka nëpër trembëdhjetë kate të një ndërtese të kuqe, bart kohërat, bart llafe,kufoma dhe tabute, fëmijë me e pa kokë …
7,29 
More

Botuesi: OMBRA GVG

Parfume, Philippe Claudel

Me të mbërritur në Nansi, zë një apartament te "Rruga e Madhe", nr. 27, në lagjen më të vjetër të qytetit. Jam 19 vjeç. Eshtë muaji shtator i vitit 1981. Atje gjithçka është e ende e pistë, e zezë, familjet janë të varfra, me shumë fëmijë, shpesh nga Portugalia. Macet bëjnë lirshëm dashuri dhe shtohen pa pikë turpi nën hijen e kishës Sen-Epvrë.
7,29 
More

Referenca: K1R2P39

Botuesi: Pegi

Mos harro të më puthësh ose Zebra, Alexandre Jardin

Gaspar Egërshani, i martuar prej 15 vjetësh me Kamilën, gëzon nofkën "Zebra". Rutina ka zëvendësuar tashmë prej kohësh zjarrin e dashurisë së viteve të para; "çiftet vdesin nga heshtja" mendon ai. Zebrës kjo i duket e papranueshme, prandaj ai vendos ta bëjë përsëri për vete Kamilën e tij... por si?
8,33 
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Estetika e letërsisë, Massimo Fusillo

Viteve të fundit estetika dhe letërsia kanë përjetuar një periudhë transformimi të thellë: estetizimi i përhapur që karakterizon botën aktuale, imagjinarja që gjithnjë e më tepër merr trajtë pamore, revolucioni i studimeve kulturore, ia kanë ripërcaktuar kufijtë
10,41 
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Leximtari, Bernhard Schlink

Ajo ka një bukuri joshëse, enigmatike dhe është shumë më e madhe se ai... E dëshpëruar, ajo mban një të fshehtë. Një ditë zhduket pa lënë gjurmë. Vetëm shumë vite më vonë, ai e takon përsëri. Një hulumtim gati kriminalistik i një dashurie të çuditshme dhe një të kaluare të ndrydhur.
9,37 
More

Botuesi: Toena

Thelbësorja në jetë, Iris Hanika

Libri tregon historinë e dy personazheve në moshë të mesme, që janë pothuajse çdo ditë të përfshirë nga e shkuara naziste. Ata mendojnë se janë të palumtur, ndaj përpiqen të jetojnë si të mundin, duke mos ditur e duke mos arritur të luftojnë kundër historisë.
10,41 
More

Botuesi: Dituria

Muza e errët, Armin Ohri

Berlin, 1865. Qyteti rënkon nën peshën e vapës dhe qytetarët ndjekin me frike dhe kërshëri rastin e fundit kriminal: thuhet se profesori Boto Golc paska vrarë në mënyrë barbare një prostitutë të rastit.
8,33 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001904

Botuesi: Dituria

Spastrimi, Sofi Oksanen

Romani "Spastrimi" i Sofi Oksanen, fitues i shumë çmimeve letrare, është një rrëfenjë jashtëzakonisht tërheqëse për dy gra, te të cilat është ngulitur thellë e shkuara e tyre dhe historia e patreguar dhe e errët e jetës së tyre.
8,33 
More

Referenca: 2198

Botuesi: Dituria

Herman, Lars Saabye Christensen

Historia shtillet rreth Herman Fulktit, një djaloshi njëmbëdhjetëvjeçar pothuajse si gjithë të tjerët, me përjashtim të faktit që po i bien flokët dhe po bëhet tullac nga një sëmundje e padëgjuar.
6,77 
More