Titulli: Siçiliani
Origjinali: The Sicilian
Gjinia: Roman
Autori: Mario Puzo
Shqipëroi: Astrit Telegrafi
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2006
Fq. 360
Pesha: 0.411 kg.
ISBN: 978-99943-788-9-9
Mbi librin
Është viti 1950. Majkëll Korleone është afër fundit të dëbimit dyvjeçar në Siçili dhe po përgatitet të kthehet në Amerikë.Ndërkohë, i ati, Kumbari, i dërgon urdhërin të marrë me vete në Amerikë një bandit të ri siçilian të quajtur SalvatoreXhuliano, për ta shpëtuar nga vdekja që po përgatitet për të.
Fillon kështu historia e Siçilianit, një njeri që ka në gjak dhunën dhe hakmarrjen, i cili ka guxuar të sfidojë qeverinë e Romës dhe vetë Cosa Nostra-n në emër të drejtësisë dhe lirisë së bashkëvendasve të tij. Veprimet e Xhulianos kanë prekur interesa shumë të thella, nxjerr në shesh aleanca të fuqishme që s'mund të përfliten, thyer pakte të vulosura me gjak e të shkruara në "kodin e nderit".
Për mafian dhe për ata që nëpërmjet saj kontrollojnë dhe shfrytëzojnë Siçilinë, kjo është shumë: Don Kryqi, "kryetari i kryetarëve" ka vendosur dënimin me vdekje për Xhulianon. A do të mund Majkëll Korleone të shpëtojë Siçilianin? Tashmë fati i Majkëll Korleones është i lidhur ngushtë me legjendën e rrezikshme të Xhulianos: luftëtarit, dashuruesit dhe Siçilianit të fundit.