• Banner

  • Ka mbaruar
Spastrimi, Sofi Oksanen
  • Spastrimi, Sofi Oksanen

Spastrimi, Sofi Oksanen

Romani "Spastrimi" i Sofi Oksanen, fitues i shumë çmimeve letrare, është një rrëfenjë jashtëzakonisht tërheqëse për dy gra, te të cilat është ngulitur thellë e shkuara e tyre dhe historia e patreguar dhe e errët e jetës së tyre.

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Spastrimi
Origjinali: Puhdistus
Gjinia: Roman
Autori: Sofi Oksanen
Shqipëroi: Rogreta Shani
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2011
Fq. 336
Pesha: 0.43 kg
ISBN: 978-9928-103-24-6

Mbi autoren

Sofi Oksanen (7 janar 1977) është shkrimtare finlandeze dhe jeton në Helsinki. Talenti i saj spikati që me botimin e romanit të parë "Stalin's Cows", më 2003, që e renditi ndër shkrimtaret më të talentuara në të gjithë vendin.

Romani i dytë "Baby Jane", i botuar më 2005, rezultoi po aq i sukesshëm. Romani "Spastrimi", botuar fillimisht si dramë më 2007, ishte frymëzues për Oksanen për të botuar një vit më vonë romanin e tretë me të njëjtin titull. I botuar në 28 gjuhë të botës, "Spastrimi" është romani i parë që ka fituar dy çmimet letrare më prestigjioze në Finlandë.

Mbi librin

Romani "Spastrimi" i Sofi Oksanen, fitues i shumë çmimeve letrare, është një rrëfenjë jashtëzakonisht tërheqëse për dy gra, te të cilat është ngulitur thellë e shkuara e tyre dhe historia e patreguar dhe e errët e jetës së tyre.

Kur Alida Tru, një grua e moshuar që jeton e vetme në një fshat të Estonisë, gjen në oborrin e saj një vajzë në gjendje të mjerueshme, mposht çdo dyshim dhe i hap derën e shtëpisë. Zara, një vajzë ruse, viktimë e trafikimit, ka arritur t'ia mbathë nga tutorët e saj. Fotoja që mban me vete do të hedhë dritë shumë shpejt mbi faktin se ajo nuk u gjend rastësisht në shtëpinë e Alidës. Zara dhe Alida jan të mbushura me dyshime dhe dëshirë për të zbuluar të vertetën që fshihet pas veprimve të secilës prej tyre.

Me këtë roman të jashtëzakonshëm që të mban të mbërthyer deri në faqen e fundit, Sofi Oksanen cilësohet si një ndër zërat dhe figurat më të rëndësishme të brezit të saj. "Spastrimi" është një roman jashtëzakonisht tërheqës, që godet ashpër çdo sjellje të turpshme në një kohë dhe vend ku, për të mbijetuar, do të thotë t'ua punosh të tjerëve pas krahëve.

Komente mbi librin

"Një roman me përmbajtje groteske dhe origjinale, ku njerëzit asfiksohen në dhoma të mbyllura, kufomat fshihen poshtë dërrasave të dyshemesë dhe motrat ndiejnë xhelozi për njëra - tjetrën, edhe pse në qendër të romanit është tema e familjes. Oksanen prek edhe dilema të mëdha, si intrigat dhe dhuna seksuale, si në luftë edhe në paqe. Nëpërmjet këtij romani, kjo shkrimtare e re filandezo - estoneze i akuzon hapur brezat e mëparshëm si fajtorë."

The Guardian

"Një kombinim i spikatur mes historisë, politikës dhe suspansës." Sunday Times "Një roman i pamëshirshëm, tërheqës, plot ngjyrime dhe suspansë, që mbart një mori sekretesh të pathëna dhe veprimesh të turpshme që vërtiten në libër dhe e nxisin lexuesin ta shfletojë atë me një frymë. Spastrimi ka një stil të gjallë, të saktë dhe të bukur."

Hufvudstadsbladet, Finlandë

"Spastrimi është një përmbledhje e shkurtër e një kapitulli të harruar të historisë së Europës Lindore. Sofi Oksanen është një shkrimtare e talentuar, që i kushton vëmendje të veçantë një gjendjeje jo fort të kthjellët mendore dhe zhgënjimit nga dashuria. Finlanda duhet të krenohet me të."

Jyllands - Posten, Danimarkë

 

Detajet e librit
SKU001904
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000599

Botuesi: Skanderbeg Books

Prill ne Paris, Michael Wallner

Rreshteri i ushtrisë gjermane, Roti, vendoset në Pars në shërbim të forcave naziste. Gjatë ditës ai është i pranishëm në seancat e torturave ndaj antarëve të Rezistencës antinaziste, por në mbrëmje ai shndërrohet në zoti Antuan, që ndryshon veshje dhe sjellje dhe endet nëpër Parisin e mrekullueshëm, por të pushtuar prej bashkëkombësve të tij.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001333

Botuesi: Dituria

Harku i triumfit, Erih Maria Remark

Harku i Triumfit është një roman i fuqishëm, i bukur, dramatik. Ai është shkruar me nerv, me ngjyra të forta, dhe faqet e tij pasionante, të përkthyera me mjeshtëri nga Robert Shvarc, e rrëmbejnë lexuesin në universin që shpalosin.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: K3R5

Botuesi: Skanderbeg Books

Dashamirëset, Jonathan Littell

"Unë jam një njeri si të tjerët, unë jam një njeri si ju", kështu thotë për veten, duke rrëfyer historinë e tij rrëqethëse oficeri SS, Max Aue, pjesmarrës në togat lëvizëse në Frontin Lindor, të ngarkuar për të vrarë hebrenj, partizanë dhe çfarëdo qenieje të padëshirueshme.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Odiseja nga Bagdadi, Erich-Emmanuel Schmitt

"Odiseja nga Bagdadi" është historia e Saad Saadit që rrjedh nga një familje e mesme e shoqërisë irakiane dhe që përjeton peripecitë e vendit të tij nga Sadami te lufta civile dhe pushtimi amerikan. Njerëzit e tij më të afërt i ka humbur një nga një për shkak të konflikteve, varfërisë dhe sëmundjeve.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001486

Botuesi: Bota Shqiptare

Kazablanka, Jordan Popov

Me stilin e tij elegant, Jordan Popovi, si satirist i madh, ka aftësinë të të bëjë të shoqërosh me buzëqeshje edhe fraza të tilla si: "Ne jemi vend i mundur. Pa qenë në luftë, në jemi në gjendje kapitullimi... dhe në kanë mbetur dofarë optimistësh në këtë vend ata janë avokatët".

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Udhëtarja e kohës, Diana Gabaldon

1946: Kler Rendëll shkon në Malësinë Skoceze me bashkëshortin e saj, Frenkun. Ata duan të kalojnë një muaj mjalti të dytë, që t'i japin njëri-tjetrit të drejtën për të parë se sa i ka ndryshuar lufta, por edhe për t'i dhënë një mundësi të dytë marrëdhënies së tyre. Por, një pasdite, Kleri futet në një rreth gurësh dhe papritmas e sheh veten në vitin 1743.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Misteret e Klarës, Ellen Marie Wiseman

Një roman i arrirë, kushtuar një dashurie të zjarrtë dhe një jete të prerë në mes, që tregon se deri ku mund të arrijë njeriu për të mbrojtur gjënë më të shtrenjtë në jetë: dashurinë. E treguar në dy zëra, historia e rrallë e Klarës dhe e Izit, arrin të falë emocione të thella dhe një lojë psikologjike që kulmon në të papritura befasuese.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Austerlici, W. G. Sebald

Zhak Austerlic quhet i huaji i çuditshëm që rrëfimtari e has në një sallë të errët stacioni. Teksa rastësia i takon sërish të dy burrat në vendet më të pagjasa, hap pas hapi zbulohet historia e jetës së këtij udhëtari të guximshëm.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Një me ty, Sylvia Day

"Një me ty", një roman jashtëzakonisht prekës dhe joshës, është finalja e shumëpritur e sagës "Crossfire", një histori e zjarrtë dashurie, që ka bërë për vete miliona lexues në mbarë botën. Romani i pestë i serisë "Crossfire" e sjell historinë e Gidionit dhe të Ivës në një përfundim të kënaqshëm.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Morava

Biblioteka e Parisit, Janet Skeslien Charles

Një libër që ekploron marrëdhëniet, që na bëjnë të jemi këta që jemi, si dhe mënyrën si e ndihmojmë apo e dëmtojmë njëri-tjetrin.Bazuar në historinë e vërtetë të punonjësve të Bibliotekës Amerikane në Paris, gjatë Luftës së Dytë Botërore

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Gruaja e Kolonelit, Rosa Liksom (e-book)

Himleri e vetë Hitleri, tmerret në kampet e përqendrimit dhe në Poloninë e pushtuar më 1939. E keqja parakalon para syve të saj naivë të së kaluarës dhe na vjen ashtu siç ka ndodhur, e përshkruar nga një grua që po përpiqet të kuptojë plagët e saj dhe ato të një kombi.

Çmimi 640 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Long John Silver, Bjorn Larsson

Kur përkthimi në shqip i këtij romani po përgatitej për botim, i kërkova autorit, Björn Larsson, një rekomandim për ndonjë recension a kritikë që mund ta përdornim si parathënie. Në vend të këtyre, ai më dërgoi një libër të vetin me kujtime, një ditar të shkruar posaçërisht për publikun italian që e ka ndër autorët e preferuar suedezë.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Hajduti dhe rebelja, Jan-Philipp Sendker

Hajduti dhe rebelja është një histori dashurie universale, që kapërcen hendekun shoqëror e tregon në mënyrë prekëse se vështirësitë mund të na mësojnë gjënë më të rëndësishme: guximin për t'i bërë ballë gjithçkaje, vullnetin për të ndryshuar dhe besimin pa kushte te njëri-tjetri.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)