• Banner

Dy vajza, Perihan Magden
  • Dy vajza, Perihan Magden

Dy vajza, Perihan Magden

Është verë në Stamboll. Kufoma e një të riu të vrarë është gjetur në një liqen aty afër. Ajri është i rënduar, ndërkohë që Behija, një vajzë e re, përgatitet të hyjë në një prej universiteteve më të famshëm të Stambollit.

9,91 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dy vajza
Origjinali: Iki Genç Kizin Romani
Gjinia: Roman
Autori: Perihan Magden
Shqipëroi: Stefan Vuçani
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2011
Fq. 272
Pesha: 0.32 kg
ISBN: 978-99943-51-71-8

Mbi autoren

Perihan Magden ka lindur në Stamboll në vitin 1960. Ajo është gazetare dhe kolumniste e njohur e gazetës turke "Taraf". Është autore e romaneve: "Lajmëtari i vrasësve të djalit" dhe "Bashkudhëtari" si dhe një vëllim poetik.

Mbi librin

Është verë në Stamboll. Kufoma e një të riu të vrarë është gjetur në një liqen aty afër. Ajri është i rënduar, ndërkohë që Behija, një vajzë e re, përgatitet të hyjë në një prej universiteteve më të famshëm të Stambollit.

E zemëruar, e shëndoshë, e provokuar nga prindërit e saj dhe e përçmuar nga vëllai i saj, Tufani, i cili është i traumatizuar pas shërbimit si komando ushtarak, Behija është në kërkim të ndonjë shpëtimi për të dalë nga dëshpërimi i saj. Dy javë para fillimit të shkollës, ajo prezantohet me Handanin, një vajzë e dashur, e bukur, njohja me të cilën e ndryshon Behijen tërësisht.

Të përfshira te njëra - tjetra, të dyja vajza nisin një marrëdhënie shumë intensive, edhe pse janë nga dy mjedise të ndryshme, me ëndrra dhe ambicie po aq të ndryshme mes tyre. Por, dashuria e tyre provokon zemërim dhe mosbesim tek ata që i rrethojnë, duke i shtyrë të dyja të largohen në rrugë të ndryshme nga Stambolli. Kur u botua në vitin 2002, romani "Dy vajza" e lëkundi themelin e kulturës turke, duke u bërë padyshim një ndër librat më të rëndësishëm të botuar vitet e fundit.

 

Detajet e librit
K4R4

Referencat specifike

isbn
9789994351718
ean13
9789994351718
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: K4R3

Botuesi: Skanderbeg Books

Epshi, Elfriede Jelinek

Drejtori i një fabrike letre që ndodhet në një luginë alpine, i lajkatuar dhe i respektuar nga zona, pasi fabrika e tij i jep punë pjesës më të madhe të popullsisë lokale, personalisht është një njeri dorërrudhur, brutal, pa skrupuj, që shtyp punëtorët dhe nënshtron gruan e tij, Gertin, nën epshin e pangopshëm.

Çmimi 6,94 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2422

Botuesi: Skanderbeg Books

Ankimi i Portnoit, Philip Roth

Aleksadër Portnoi është ulur dhe po rrëfehet përballë psikoanalistit të tij për çfarë ka ngjarë me seksin, epshin, obsesionin, joshjen, lojërat dhe vuajtjet e tij seksuale. Në të vërtetë rrëfimi i tij është një monolog i gjatë i një djaloshi të varësuar plotësisht nga seksi, të diktuar nga epshi dhe kureshtja ndaj nënës

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Gjendja njerëzore, Andre Malraux

Në 1999 revista "Le monde" e ka cilësuar si një ndër librat më të mirë të shekullit. Ngjarjet e romanit zhvillohen gjatë një periudhe 22 ditore, në Shangai, Kinë. Personazhet qendrore janë Çeni, Kio, Gisori, Katu dhe baroni Klapik. Fatet e tyre ndërthuren me njëri-tjetrin. Ky është një roman ekzistencial e fatalist.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000833

Botuesi: OMSCA-1

Per hir te emrit, Jhumpa Lahiri

"Per hir te emrit” eshte romani nga Jhumpa Lahiri, fituese e cmimit Pulitzer. E ngarkuar emocionalisht dhe thellesisht e mprehte Jumpa na ofron pamje te persosura te jeteve e karaktereve te personazheve te saj.

Çmimi 7,93 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Morava

Çifutja e Amsterdamit, Bergljot Hobæk Haff

Në Europën e shekullit XVI, një burrë endet rrugëve bashkë me fëmijën e vet. Me origjinë portugeze, ata ia kanë mbathur nga Italia dhe nga getoja veneciane, duke marrë rrugën drejt Holandës. Sipas vendeve ku kalojnë, fëmija quhet Johan, Hans, Xhovani, Zhan... por emrin e vërtetë e ka Juana. Mërgimi i ka shtrënguar të fshehin identitetin dhe të ndryshojnë...

Çmimi 5,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Jeta rimon me vdekjen, Amos Oz

Përse shkruani? Përse vërtet shkruani kështu? Mos po rrekeni t'i ndikoni lexuesit, dhe nëse ndodh kjo – në ç'kah rrekeni t'i ndikoni? Çfarë roli luajnë historitë tuaja? U vini kryq, i korrigjoni vazhdimisht apo i shkruani drejt e prej muzës suaj?

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Liria, Jonathan Franzen

Peti dhe Uollter Berglundi janë banorët e parë të Sent-Polit, njerëz me prirje borgjeze, prindër praktikë dhe pararoja e brezit të ushqimeve integrale. Peti, kjo fqinjë ideale, kjo nënë e përsosur sa për t'u pasur zili, dhe burri i saj, një jurist ambientalist, i cili shkon në punë me biçikletë, një familjar i përkushtuar, po bëjnë të dy pjesën e tyre të...

Çmimi 17,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Melankolia e qëndresës, Laszlo Krasznahorkai

 Romani i tij 'Melankolia e qëndresës' është një komedi e apokalipsit, një libër për një zot që jo vetëm deshton, por edhe nuk kthehet të bëjë llogaritë. Më pak maniak, më pak i ngërthyer se romani "Luftë dhe Luftë', 'Melankolia e qëndresës' ka elemente të romanit tradicional social.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kthim në Vilën e Pëlhurave, Anne Jacobs

Augsburg 1930. Pas shumë vuajtjesh dhe të papriturash, Marije dhe Paul Melcer më në fund arrijnë t’i gëzohen jetës familjare dhe dashuria mes tyre është më e fortë se kurrë. Djali i tyre më i vogël, Kurti i vogël, tashmë katër vjeç, është një rreze dielli që fiton dashurinë e të gjithëve, ndërsa dy binjakët po rriten dita-ditës...

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

E fshehta e një vere, Lesley Lokko

Tre vëllezërve Kiler nuk u mungon asgjë: tërheqës dhe të përkëdhelur, bëjnë një jetë të privilegjuar që bazohet në pasurinë dhe pozicionin shoqëror të prindërve. Mamaja, Diana, shtylla e vërtetë e familjes, është një avokate në kulmin e karrierës; babai, Harvei, është një neurokirurg i njohur, ndërsa tre fëmijët e tyre, Reif, Aron dhe Xhosh duket sikur e...

Çmimi 11,89 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Jam ende këtu, Clelie Avit

Elsa nuk ka më ftohtë, nuk ka më uri, nuk ka më frikë, sepse pas një aksidenti ka rënë në një komë të gjatë, nga e cila duket se nuk ka për t'u kthyer. Tibòja ka humbur besimin dhe rrugën e tij. Ai endet në korridoret e spitalit ku është shtruar i vëllai, pas një aksidenti që tragjikisht u ka kushtuar jetën dy vajzave të reja.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000739

Botuesi: Onufri

Tri gra, Yasushi Inoue

"Le të jemi mëkatarë!" Saiko i dëgjoi këto fjalë teksa grilat prej druri filluan të përplasen nga era, dhe përtej tyre mund të shihje nga deti larg vendkalimin e anijeve, ku një barkë peshkatarësh digjej si një zjarr feste. Deri në ato momente ajo nuk kishte menduar asnjëherë për zjarrin dhe prej kohësh ai i digjte thellë në kraharor.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Një grua e re e bukur, Tommy Wieringa

Një hendek thellohet edhe midis dy botëve të tyre: Eduardi, njeri ambicioz, i shkencës, që vë pragmatizmin racional para ndjenjave, Ruthi, idealiste e ndjeshme deri në skaj, që nuk pranon eksperimentet e tij te kafshët dhe aq më pak refuzimin e shkencëtarit për të kuptuar vuajtjet. Kur fëmija që vetëm Ruthi e dëshiron, e kthen pasionin në detyrim, kur...

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)