• Banner

Zgjerimi i fushës së luftës, Michel Houellebecq
  • Zgjerimi i fushes se luftes, Michel Houellebecq
  • Zgjerimi i fushes se luftes, Michel Houellebecq
  • Zgjerimi i fushes se luftes, Michel Houellebecq
  • Zgjerimi i fushës së luftës, Michel Houellebecq

Zgjerimi i fushës së luftës, Michel Houellebecq

Personazhi i kësaj historie, një i ri tridhjetëvjeçar, i paguar shumë mirë, por pa një jetë dashurore të vetën, është në limonti. Ai tymos katër paketa cigare në ditë dhe shkruan historira të çuditshme kafshësh në kohën e lirë.

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Zgjerimi i fushës së luftës
Origjinali: Extension du domaine de la lute
Gjinia: Roman
Autori: Michel Houellebecq
Shqipëroi: Urim Nerguti
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2011
Fq. 152
Pesha: 0.191 kg
ISBN: 978-99943-51-76-3

Mbi librin

Personazhi i kësaj historie, një i ri tridhjetëvjeçar, i paguar shumë mirë, por pa një jetë dashurore të vetën, është në limonti. Ai tymos katër paketa cigare në ditë dhe shkruan historira të çuditshme kafshësh në kohën e lirë.

I kënaqur me atë çka e rrethon, detyrohet të shoqërohet gjatë një shërbimi pune në provincë, më njëfarë Rafael Tiserand, një djalë tejet i shëmtuar dhe plot komplekse. Prej këtu nis odiseja plot intrigë e ballafaqimit të dy moshave të ndryshme që ata kanë, dhe rrëfyesi ynë, shpeshherë nëpër udhëtime, ndonjëherë pranë automatëve të kafesë, nis e këqyr me vëmendje lëvizjet njerëzore, jetën e përditshme vanitoze, duke e zgjeruar fushën e vëzhgimeve të tij, gjë që ia asgjëson iluzionet kolegut të tij dhe e ndihmon në hartimin e një teorie të plotë mbi liberalizmin ekonomik dhe atë seksual.

"Zgjerimi i fushës së luftës", megjithëse qe romani i parë i Michel Houellebecq, në kohën e botimit të tij u radhit ndër librat fenomenalë në Francë dhe e bëri vetë autorin menjëherë zëdhënësin e gjeneratës së tij. I lirë prej peshës së historisë, Houellebecq ka formuar një zë sarkastik dhe të thukët, që e ka mbërthyer paq thelbin e kohës sonë.

Komente mbi autorin

"Ky djalë ka vërtetë nevojë për "terapi". Ai është i pashërueshëm..."

Washington Post

"Ka të ngjarë që ky autor të bëhet kult! Ai është mahnitës!"

Time Out

"Një libër argëtues, tmerrues, pështjellues..."

The Indipendent

 

Detajet e librit
SKU001744

Referencat specifike

isbn
9789994351763
ean13
9789994351763
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001578

Botuesi: Skanderbeg Books

Ishulli i mundshëm, Michel Houellebecq

"A më bën të përjetshëm klonimi?" - kjo pyetje e mundon Danielin, një burrë i palumtur nga jeta dhe dashuria. Pas dy martesave, e para vetëm dashuri, ndërsa e dyta vetëm seks, dhe disa rimishërimeve në klone pasardhës që iarrin me ndihmën e sektit të Elohimitëve, Danieli klon, sikurse qëniet njerëzore nga rrodhi, bëhet i ndërgjegjshëm mbi gravitetin e...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001581

Botuesi: Skanderbeg Books

Platforma, Michel Houellebecq

Michel, një nëpunës i administratës shtetërore franceze, vendos të marrë një udhëtim të zakonshëm pushimesh në Tailandë. Në këtë rastësi të tij, ai do të gjendet, herë si spektator, e herë si aktor, në rrjetin e turizmit seksual botëror.

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2551

Botuesi: Toena

Shpresa, Andre Malraux

Libri flet për 8 muajt e parë të Luftës Civile në Spanjë midis fashistëve të udhëhequr nga Gjenerali Franko dhe republikanëve. Është një roman që flet për luftën, një roman polifonik (me shumë zëra) sepse Malraux refuzon të ndalet tek psikologjia e personazheve.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Mëkëmbësi, Rolf Hochhuth

Drama "Mëkëmbësi" ka shkaktuar debate shumë të ashpra për shkak të kritikës që i bëhet Papa Piut XII – të, pozicionimit të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe pse vepra nuk është konsideruar asnjëherë si histori e mirëfilltë.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Të paharruarit, Lidia Jorge

Në agimin e datës 25 prill 1974, nën drejtimin e disa kapitenëve të ushtrisë të cilët ishin kundër luftës koloniale të Portugalisë dhe kundër regjimit diktatorial salazarist që mbizotëronte në Portugali prej vitit 1933, pesë mijë ushtarë hynë në Lisbonë, me tanke dhe të armatosur.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Odiseja nga Bagdadi, Erich-Emmanuel Schmitt

"Odiseja nga Bagdadi" është historia e Saad Saadit që rrjedh nga një familje e mesme e shoqërisë irakiane dhe që përjeton peripecitë e vendit të tij nga Sadami te lufta civile dhe pushtimi amerikan. Njerëzit e tij më të afërt i ka humbur një nga një për shkak të konflikteve, varfërisë dhe sëmundjeve.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Kalorësi në çati, Jean Giono

Anxhelo Pardi, një fisnik italian e ish oficer i husarëve, pas disa vjetësh arratie në Francë për shkak të vrasjes në duel të një spiuni austriak, po kthehet në atdhe, duke kaluar nëpër jugun e Francës të përfshirë në vitet 1830-të nga një epidemi kolere.

Çmimi 950 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

E vetmja dashuri, Laurence Plazenet

Zonjusha d'Albreht humbet nënën në moshë fare të re dhe i ati e rrit në një mjedis të rreptë, pa shfaqur kurrë haptas ngrohtësinë ndaj saj, ndërkohë që fshehtas e llaston me dhurata. Ajo është vetëm 15 vjeçe kur njihet me zotin Ramon, mësuesin e saj privat, një burrë i mistershëm që i zgjon vajzës drithërimat e para shpirtërore dhe fizike.

Çmimi 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001196

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Patriotizëm, Jukio Mishima

Në ç'pozitë të çuditshme duhet të gjendet një njeri i prirur për të zbuluar veten në moshën 38 vjeçare? Rinia e tij tashmë i përket të shkuarës së largët. E megjithatë, periudha e kujtimeve q nis me fillin e fundit të rinisë e që shtrihet deri në të tashmen, e kanë tharë prej çdo mbrese të gjallë.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Zogjtë vdesin duke kënduar, vol. 2, Colleen McCullough

Diku në Australi, tri breza të jashtëzakonshëm të familjes Kliri jetojnë mes gëzimit e trishtimit, sfidës së hidhur e ngadhënjimit madhështor - të udhëhequr nga ëndrra, të mbështetur nga fuqia e karakterit... të rrënuar nga pasionet e errëta, dhuna dhe skandali që shoqërojnë dashurinë e ndaluar.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Keini dhe Abeli, Jeffrey Archer

Duke huazuar titullin e këtij romani nga Bibla, nga historia e vëllezërve Kain dhe Abel (Cain and Abel), britaniku Jeffrey Archer na risjell nëpërmjet një drame njerëzore, historinë e dy djemve që lindin në dy anë të ndryshme të botës.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Projekti Dekameron, 29 rrëfenja të reja nga pandemia

Këto 29 tregime, nga autorë që përfshijnë Margaret Atwood, Tommy Orange, Kamila Shamsie, Colm Tóibín, Rachel Kushner dhe David Mitchell, ndryshojnë shumë në përmbajtje dhe frymë. Puna e tyre do të mbahet mend si një kontribut historik i një kohe dhe vendi si asgjë tjetër në jetën tonë, dhe do të ofrojë perspektivë e ngushëllim për lexuesin, tani dhe në...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Rrëfimtarja e Kazablankës, Fiona Valpy

Përmes fjalëve të Xhozit fare të re në moshë. që kundronte të njëjtën panoramë mbi Oqeanin Atlantik, Zoe do ta kuptojë që nëse deshiron nje rast të dytë për të qenë e lumtur, duhet ta këqyrë boten me veshtrimin e déliresise dhe spontanitetit qe druhet se e ka humbur....

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001604

Botuesi: Skanderbeg Books

Pylli norvegjez, Haruki Murakami

Toru, një student i urtë dhe serioz para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000308

Botuesi: Botimet Dudaj

Jashtë!, Susanna Tamaro

Tregime të gjata për tema si margjinalizimi, ndarja e dialogut të vështirë midis kulturave të ndryshme që zgjidhen gjithmonë në një mjedis të ashpër. Histori pa zgjidhje, të ndaluara të shohin dritën.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vajzat, Emma Cline

Kalifornia e Veriut gjatë fundit të dhunshëm të viteve '60. Në fillim të verës, një adoleshente e vetmuar dhe e menduar, Ivi Boid, shikon një grup vajzash në park dhe e mbërthen në çast liria e tyre, moskokëçarja mbi veshjet, aureola e rrezikshme e braktisjes.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)