Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Femije ne humnere, Jerome D. Salinger
  • Femije ne humnere, Jerome D. Salinger

Femije ne humnere, Jerome D. Salinger

SKU000170
Ideart

"Fëmijë mbi humnerë" është një prozë e rrëfyer nga Holden Kolfilldi, djaloshi 16-vjeçar, i cili sapo është përjashtuar nga shkolla e tretë private, në përfundim të semestrit. Pjesa më e madhe e romanit është një rrëfim, herë tepër komik, herë me skena tragjike nga aventurat e tij në Manhatan.

5,95 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Fëmijë në humnerë
Origjinali: The catcher in the rye
Gjinia: Roman
Autori: Jerome D. Salinger
Shqipëroi: Çelo Hoxha
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2004
Fq. 216
Pesha: 0.221 kg
ISBN: 978-99943-648-6-3

Mbi librin

"Fëmijë mbi humnerë" është një prozë e rrëfyer nga Holden Kolfilldi, djaloshi 16-vjeçar, i cili sapo është përjashtuar nga shkolla e tretë private, në përfundim të semestrit. Pjesa më e madhe e romanit është një rrëfim, herë tepër komik, herë me skena tragjike nga aventurat e tij në Manhatan.

Përshkrimi që i bën Salinger – i Holden Kolfilldit mbahet si një nga portretet më bindëse të adoleshentit në letërsinë botërore. I zgjuar, i ndjeshëm dhe me imagjinatë të ndezur, Holdeni lakmon pranimin në botën e të rriturve edhe pse përndiqet nga ajo që e konsideron si "hipokrizi", duke përfshirë këtu mësuesit e tij, prindërit dhe vëllanë më të madh.

Holdeni është idealist deri në dhembje dhe ka vendosur të jetë i moralshëm në jetë. Ai i tregon së motrës se ka vendosur të jetë një "fëmijë mbi humnerë", mbrojtës i fëmijërisë së pafajshme, dhe se kërkon të qëndrojë në atë pjesë të humnerës ku luajnë qindra fëmijë dhe "të shpëtojë ndonjë prej tyre nëse bie poshtë".

Mbi autorin

Jerome D. Salinger është një ndër shkrimtarët më të njohur, më të shitur dhe me ndikim të jashtëzakonshëm në letërsinë amerikane të shekullit XX – të. Kjo falë romanit të tij të parë, "Fëmijë në humnerë", botuar në vitin 1951. Prej botimit të parë romani ka njohur shumë ribotime.

Suksesi i librit e detyroi autorin të braktisë qytetin e vet të lindjes, i shqetësuar nga vëmendja që i solli fama. Librat e tij të mëvonshëm: "Frani dhe Zui", "Çoje lart kulmin e çatisë" dhe "Karpentieri dhe Sejmuri: një parathënie" nuk e tejkaluan dot "Fëmijë në humnerë".

Detajet e librit
Ideart
SKU000170
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Oriksi dhe Krejku, Margaret Atwood

Njeriu i Dëborës, i njohur si Xhimi para se njerëzimi të pllakosej nga një pandemi e tmerrshme, po rreket të mbijetojë në një botë, ku ai mund të jetë njeriu i fundit mbi dhé. Ai vajton për humbjen e shokut të tij të ngushtë, Krejkut, dhe të Oriksit, gruas së bukur e misterioze, me të cilën ishin të dashuruar që të dy. 
13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Në kërkim të Xhulias, Catherine Dunne

Xhulia Sejmur zhduket krejt papritur një ditë më se të zakonshme tetori dhe i dashuri i saj, Uilliam Harris, e gjen veten në një situatë që nuk e kishte menduar kurrë. Tre vitet e kaluara me Xhulian kishin qenë më të lumturat e jetës së tij.
9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Qëllo, tashmë jam i vdekur, Julia Navarro

Mariana është ngarkuar nga një organizatë joqeveritare që të hartojë një raport për vendbanimet e hebrenjve në territoret palestineze. Për ta kryer këtë detyrë në mënyrë të paanshme, ajo beson se është e rëndësishme që të dëgjojë të dyja palët, ndaj vendos të takojë, në Jerusalem, Aron Zukerin, një nga liderët shoqërorë të Izraelit, përkrahës i guximshëm...
17,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Spiunia, Paulo Coelho

Paris, burgu Saint-Lazare, 1917. Një grua pret me krenari fatin e saj. Ka vetëm një dëshirë: që e bija të dijë të vërtetën, që të mos i besojë askujt veç së ëmës. Kështu, merr laps e letër për të treguar jetën e saj të guximshme dhe të përfolur.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001105

Botuesi: Dituria

Komploti kundër Amerikës, Philip Roth

Autori niset nga një trillim artistik për të rrëfyer se çfarë i ndodhi familjes së tij gjatë viteve '40, kur hebrenjtë amerikanë patën motive të forta për t'iu trembur më të keqes.
7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Versioni i Barnit, Mordecai Richler

Barni Panofski – i çatdhesuar kanadez, admirues finok i grave, shkrimtar, producent televiziv, tregimtar –vendos, më në fund, që të marrë penën dhe të hedhë në letër, kundërshtinë ndaj akuzave që i bëhen në autobiografinë e rivalit të tij.
11,89 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001075

Botuesi: Dituria

Shtëpia e fluturave të zeza, Leena Lander

Vogëlushi Juhan dërgohet në një institut edukimi. Aty përballet me një idealist të bindur se disiplina e hekurt mund t’i bëjë ata djem njerëz më të mirë. Atmosferë deliri që zhuritet nga pasioni i gruas për një djalë, dhe i Juhanit për një vajzë.
6,94 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2695

Botuesi: OMBRA GVG

Princesha, Jean Sasson

Magjepsës... Një udhëtim i vërtetë, edhe pse i pabesueshëm në një nga kulturat më të izoluara të botës... Pasi fillon ta lexosh këtë libër, nuk mund ta lëshosh nga dora, kërkon të lexosh edhe një faqe më shumë, pastaj edhe një kapitull tjetër, derisa t'i shkosh në fund kësaj ëndrre të frikshme arabe.
9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Arka e Noes

Kallocain, Karin Boye

Me idealin për një botë të qashtër, pa ligësi dhe cene, e ndërkohë edhe me dyshimet që e brejnë përbrenda për fuksionimin e një sistemi tërësor, e gjer në drithmat e një xhelozie të verbër ndaj së shoqes, Leo Kall rrëfen një rrugëtimim personal, i cili shkërmoqet përballë të vërtetës me të cilën haset dhe që është krejt e papërfytyrueshme.
9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000485

Botuesi: OMSCA-1

Çoçarja, Alberto Moravia

...Titulli do të mbetet "Çoçarja", megjithëse titulli më i saktë do të ishte "Përdhunimi." Madje edhe më tej, në mënyrë klasike, "Përdhunimi i Italisë", si për të nënvijëzuar jo vetëm përdhunimin e një vajze, por përdhunimin e një vendi të tërë të shkaktuar nga lufta. Më duket se është një roman i mirë dhe do të ketë sukses...
5,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Vintage

The testaments, Margaret Atwood

Two have grown up as part of the first generation to come of age in the new order. The testimonies of these two young women are joined by a third: Aunt Lydia.  Her complex past and uncertain future unfold in surprising and pivotal ways.
14,86 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Dy vjet, tetë muaj dhe njëzet e tetë netë, Salman Rushdie

E braktisur në zyrën e kryetares së bashkisë, një foshnje ka zotësinë ta zbulojë korrupsionin thjesht me praninë e saj, duke i damkosur fajtorët me njolla dhe puçrra të qelbëta. Një eksplorator floriri shumë shpejt detyrohet të luftojë kundër forcave të cilat as në mendje nuk i kishin shkuar.
11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Çarku, Mehmet Mollaosmanoglu

Po frynte një erë e lehtë. Nuk dridhej por në freskinë e natës kishte pakëz ftohtë. Dhe një vajzë pesëmbëdhjetëvjeçare po lexonte rreshtin e fundit të gjëegjëzës së koduar që do të ndryshonte fatin e botës.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Për dashurinë dhe hijen, Isabel Allende

Evangelina, vajzë me aftësi të dyshimta prej magjistrice, zhduket befas e rrëmbyer nga policia. Dy të rinjtë, Irena dhe Fransiskoja, vihen në kërkim të saj, duke kaluar nëpër një rrugë të frikshme nga komisariatet në burgje, nga morgu në kampet e përqendrimit, ndërsa ankthi i diktaturës bëhet gjithnjë e më shumë mbytës.
11,89 CHF
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000173

Botuesi: Ideart

Harpa e barit, Truman Capote

Truman Capote është një nga shkrimtarët amerikanë më të shquar të shekullit XX. Krijimtaria e tij e gjerë përfshin tregime, novela, vepra të ndryshme skenike, publicistikë, skenarë filmash, libra me temën e dashurisë dhe të krimit etj, dhe në to shpaloset më së miri i ashtuquajturi "gotiku tradicional i Jugut amerikan".
4,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000256

Botuesi:

Tonio Kregeri, Tomas Man

TitulliTonio KrëgeriNovelëAutoriTomas ManPërktheuDonika OmariShtëpia botueseABC, 2007f. 96Pesha: 0.1 Kg.
1,98 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001617

Botuesi: Skanderbeg Books

Inati, Philip Roth

"Inati", rrëfenja për arsimimin e një të riu mes mundësive tmerruese dhe pengesave të pashpjegueshme të jetës, është një kontribut i fuqishëm në zhbirimin që Roth i bën ndikimit të historisë amerikane mbi jetën e individit të brishtë.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2422

Botuesi: Skanderbeg Books

Ankimi i Portnoit, Philip Roth

Aleksadër Portnoi është ulur dhe po rrëfehet përballë psikoanalistit të tij për çfarë ka ngjarë me seksin, epshin, obsesionin, joshjen, lojërat dhe vuajtjet e tij seksuale. Në të vërtetë rrëfimi i tij është një monolog i gjatë i një djaloshi të varësuar plotësisht nga seksi, të diktuar nga epshi dhe kureshtja ndaj nënës
9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Del Hija, Philip Roth

Ashtu sikurse Rip Van Uinkeli, i cili kthehet në vendlindjen e tij për të zbuluar se çdo gjë ka ndryshuar, Nathan Zukermani kthehet në Nju Jork, qyteti ku është larguar njëmbëdhjetë vjet më parë. I vetëm në malin e tij në Nju Inglend, Zukermani ka ekzistuar vetëm si shkrimtar: pa zëra, pa media, pa ndonjë kërcënim terrorist, pa ndonjë grua, pa lajme, pa...
9,91 CHF
More
Ne gjendje