Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Ne emer te te gjithe njerezve, Martin Gray
  • Ne emer te te gjithe njerezve, Martin Gray

Ne emer te te gjithe njerezve, Martin Gray

SKU001696
Toena

Tetëdhjetë e dy vjeçari Martin Gray është kujtesa e gjallë e tragjedisë së shekullit XX dhe mishërimi i shpresës te jeta. I arratisur nga kampi i shfarosjes në Treblinka, luftëtar i getos së Varshavës, ai hyn në triumfues në Berlin me ushtrinë ruse. Në shtetet e Bashkuara bëhet i pasur. Në Francë ku jeton tashmë, tragjedia e g

6,94 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Në emër të të gjithë njerëzve
Origjinali: Au nom de tous les hommes
Gjinia: Roman
Autori: Martin Gray
Shqipëroi: Irena Toçi
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2010
fq. 224
Pesha: 0.25 kg
ISBN: 978-99943-1-628-1

Koment nga autori

"Prej dhjetë vitesh kisha zgjedhur heshtjen. Po si mos të thërras kur fëmijët e mi, të afërmit, dhe lexuesit më pyesin. Ata e dinë që unë jam dëshmitar i barbarisë. A thua do të nisë sërish? - më pyesin. Ata tregojnë për varreza të përdhosura. Për fjalë urrejtje, dhune.

A mos vallë padrejtësia, dhuna, racizmi do të errësojnë përgjithmonë të ardhmen e njerëzve? Duhet t'u jap përgjigje maktheve të tyre. Duhet të tregoj udhë të tjera për njeriun. T'u them se shpresa mbetet. Dua ta dëgjojnë zemërimin dhe shpresën time."

Mbi librin

Tetëdhjetë e dy vjeçari Martin Gray është kujtesa e gjallë e tragjedisë së shekullit XX dhe mishërimi i shpresës te jeta. I arratisur nga kampi i shfarosjes në Treblinka, luftëtar i getos së Varshavës, ai hyn në triumfues në Berlin me ushtrinë ruse. Në Shtetet e Bashkuara bëhet i pasur. Në Francë ku jeton tashmë, tragjedia e godet prapë.

Gruaja dhe katër fëmijët e tij humbin jetën gjatë djegies së një pylli pranë Kanës. Librat e tij Në emër të të gjithë të afërmve të mi dhe dhjetë libra të tjerë u përcjellin urtësi, arsye për të jetuar dhe shpresuar miliona kudo në botë. Libri Në Emër të të gjithë njerëzve është një klithmë zemërimi, një akt vëllazërimi dhe një kumt shprese.

 

Detajet e librit
SKU001696
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Pasi kam thënë natën e mirë, Pierre J. Mejlak

Ajo i kishte thënë atij, pikërisht pak minuta pasi ishin takuar në bar, që tashmë ajo kishte një të dashur në shtëpi, i cili ishte i përsosur për të. Por kur tha ato fjalë, nuk ishte e vetëdijshme se sytë e saj po e largonin që andej. Ai filloi një histori tjetër, të katërtën që u fol atë natë në bar. Të dytën për të.
5,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Trashëgimia e Vilës së Pëlhurave, Anne Jacobs

Pas shkatërrimeve të Luftës së Madhe, banorët e Vilës së Pëlhurave nisin ta shohin të ardhmen me optimizëm, sidomos kur i zoti i shtëpisë, Paul Melceri, kthehet nga Rusia dhe përqafon Marijen e tij të adhurueshme.
14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Magjepsësit, Romain Gary

Narratori, Fosko Zaga, është një i moshuar. Jashtë moshe. Dyqind vjeç, ndoshta. I mbushur me dashuri, ai nuk mund të vdesë para se një njeri tjetër të dashurojë ashtu siç ka dashuruar ai, dhe të marrë stafetën.
11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001380

Botuesi: Botimet Dudaj

Një vend në botë, Fabio Volo

Mikele ka një shok, Frederikun. Një prej atyre shokëve me të cilët ndan gjithçka: apartamentin, picën dhe birrën, por edhe ëndrrat dhe zhgënjimet, gëzimet dhe dhimbjet, e ndonjëherë edhe gratë.
8,92 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Ligjërata, Jorge Luis Borges

Kështu ndodhi që në moshën 47 vjeç, para meje u hapën perspektivat e një jete të re dhe pasionuese. Udhëtova në veri e në jug të Argjentinës dhe Uruguait, duke mbajtur ligjërata për Swedenborg – un, Blake – un, për mistikët persianë dhe kinezë, për budizmin dhe poezinë gauço, për Martin Buber – in, për Kabalën.
6,94 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Historia e vajzes se humbur, Elena Ferrante

"Historia e vajzës së humbur" është vëllimi i katërt dhe i fundit i "Mikeshës gjeniale", sagës që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë. Dy heroinat, Lina dhe Elena, tashmë kanë mbi shpinë një jetë plot ngjarje, zbulime, rrëzime dhe "rilindje".
11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Ditari i një pabesie, Emilios Solomou

Një roman kushtuar kohës, zvetënimit, kujtimeve, dashurisë dhe pabesisë, që luhatet midis së tashmes dhe së shkuarës. Jorgo Dhukareli, arkeolog dhe pedagog në Universitetin e Athinës, kthehet në ishujt e Cikladheve të Vogla njëzet vjet pas gërmimeve arkeologjike, të cilat e bënë të famshëm dhe ndryshuan përgjithmonë jetën e tij personale dhe profesionale.
13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Stambolli ishte një përrallë, Mario Levi

Nuk ishte faji im as që Stambollin e jetoja si një përrallë, as që nganjëherë doja t'u ngjaja personazheve të librave apo tregimeve, apo qoftë edhe dramave të jetës sime që më tregonin një drejtim, as që pa e kuptuar edhe vetë përdorja fjajët e "të tjerëve", i ndikuar nga ndonjë lajthitje e moçme, as që e njihja shpresën e ndonjë udhëtimi të ri, të ndonjë...
11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Mëkate dimri, Lisa Kleypas

Të kalonte më shumë se një minutë në shoqërinë e viskontit do ta shkatërronte emrin e çfarëdolloj vajze, por jo atë të Evit, e sigurt që nuk donte të hynte në koleksionin e tij të zemrave të thyera.
11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Neraida

Virgjëreshat e Vivaldit, Barbara Quick

Pasi i japin bojë dhe letër dhe i thonë t'i shkruajë nënës së saj, ajo nis të rrëfejë vetveten. E ngujuar brenda mureve të ospedale-s, në pallatet e ndaluara të Venecias, në Geton çifute dhe në botën tunduese dhe sensuale të Karnavaleve ajo përpiqet të gjejë se kush është dhe nga vjen.
7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Rojtari i fundit, Gaelle Josse

Nju-Jork, 1954. Edhe pak ditë kanë mbetur para se qendra e Elis Ajlëndit, nëpër të cilën kanë kaluar të gjithë imigrantët nga Europa që nga viti 1892, të mbyllet përfundimisht. Xhon Miçëll, nëpunësi i fundit që ka mbetur në qendër, nis tëmbajë një ditar.
5,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Qyteti tjetër, Michal Ajvaz

Në këtë "himn melodioz" dhe të bukur të Pragës, Ajvaz ripopullon qytetin e Kafkës me fantazma, njerëz të çuditshëm, kafshë që flasin dhe statuja të parealizuara, që përgjojnë në periferinë e një qyteti shumë të njohur nga turistët.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Gruaja e liqenit, Sara Gruen

Në janar të vitit 1945, Medlina Hajd dhe bashkëshorti i saj, Elisi, humbasin çdo të ardhur që merrnin nga familja e tij. Babai i Elisit, një kolonel në pension, ndihet i poshtëruar, ngaqë i biri është shpallur i paaftë për të shkuar në luftë. 
11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Motra në hije. Historia e Starit, libri i tretë

Jeton e lumtur dhe e sigurt në shtëpinë e saj në Lake District, pranë librave e me pasionin për natyrën. Por peng i disa rrethanave, Flora detyrohet të shkojë në Londër, në shtëpinë e Alisë Kepelit, një prej aktoreve më famëkeqe të shoqërisë së asaj kohe. 
13,87 CHF
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000444

Botuesi: Koha Ditore

Vilet e zemerimit, Xhon Stajnbek

Bujq të varfër nuk mund të mbijetojnë në Oklahoma. Me shpejtësi përhapet lajmi për një vend të premtuar, ku mund të nxirren fitime dhe të sigurohet ekzistenca: Kalifornia. Karvanë bujqish nisen nëpër pluhur dhe vapë të padurueshme. Pasi arrijnë në Kaliforni, shpejt ndiejnë shtypjen e pronarëve të tokave.
9,81 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001333

Botuesi: Dituria

Harku i triumfit, Erih Maria Remark

Harku i Triumfit është një roman i fuqishëm, i bukur, dramatik. Ai është shkruar me nerv, me ngjyra të forta, dhe faqet e tij pasionante, të përkthyera me mjeshtëri nga Robert Shvarc, e rrëmbejnë lexuesin në universin që shpalosin.
9,91 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2972

Botuesi: Te tjere

Asgje e re nga Fronti i Perendimit, Erih Maria Remark

"Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit" ishte një paralajmërim në kohën e duhur. Në qoftë se nuk hyri sa duhej në punë në kohën e vet, ai e ruan vlerën e tij për aq kohë sa në botë do të ketë kërcënim, agresorë, ethe dhune dhe barbari. Një letërsi e tërë, një opinion i tërë botëror përparimtar u kundërvihet gjithmonë forcave agresive kudo në botë.
6,94 CHF
More
Ka mbaruar