• Banner

Kalda - histori nen lekure, Edo Popovic
  • Kalda - histori nen lekure, Edo Popovic

Kalda - histori nën lëkurë, Edo Popovic

Kritika e cilëson Edo Popović si një romancier- përfaqësues autentik të 'realitetit të pisët' ku jetojmë, falë stilit të tij të zhdërvjellët, të kursyer, lakonik dhe të ashpër, fjalës së saktë dhe personazheve të besueshëm që krijon.

7,77 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kalda - histori nën lëkurë
Origjinali: OciRoman
Autori: Edo Popoviç
Shqipëroi: Milena Selimi
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2010
fq. 236
Pesha: 0.28 kg
ISBN: 978-99956-29-67-0

Mbi librin

Kritika e cilëson Edo Popović si një romancier- përfaqësues autentik të 'realitetit të pisët' ku jetojmë, falë stilit të tij të zhdërvjellët, të kursyer, lakonik dhe të ashpër, fjalës së saktë dhe personazheve të besueshëm që krijon.

Kalda, histori nën lëkurë, është një roman mbi jetën e  fotografit Ivan Kalda, duke qenë gjithashtu edhe një roman për kohën tonë. Thënë shkurt, një linjë e romanit rrëfen ngjarjet këtu dhe tani, ndërsa linja tjetër afrohet  me të shkuarën e largët të personazhit kryesor, deri aty nga vitet '60 të shekullit XX, ku fillojnë dhe kujtimet e tij. E shkuara i shfaqet përpara dhe ajo është ose qesharake, ose dhibsurisht jo e bukur.

Gjithë sa Kalda mendon se e ka hedhur pas shpine, i rishfaqet para syve përmes kohës së rrëfimit retrospektiv. Subjekti mbivendoset, gërshetohet me ngjarje të rënda të dashurisë, shpërfilljes, mungesës së lirisë dhe perspektivës së një njeriu që rritet pa harruar asgjë prej atyre që i lanë gjurmë mbi lëkurë.

"I ngatërruar", siç janë të ngatërruara edhe ndërgjegjet tona, që nuk jetojnë vetëm në të sotmen, është ky libër mbi kujtesën e humbur të fajeve dhe gabimeve  mbetur ende pa emër.

Mbi autorin

Edo Popović ka lindur në vitin 1957 në Livno (jugperëndim të Bosnjë -Hercegovinës) dhe jeton në Zagreb. Ka mbaruar studimet në fakultetin e Filozofisë së Zagrebit, në degën e gjuhë-letërsisë kroate dhe letërsi jugoslave. Libri i tij i parë në prozë, Perëndesha të mesnatës, 1987 i dha Edo Popović -it statusin e shkrimtarit kult të viteve '80.

Nga viti 1991-1995 ai botoi reportazhe mbi luftën e Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Romani tjetër në prozë, Gjumi i gjarpërinjve të verdhë, u botua  në vitin 2000. Një vit më pas, ai sjell prozën  autobiografike Qen guri. Në vitin 2002 boton novelën Koncert për tekila dhe apaurin dhe në 2004 Kërcimtarja nga Bari Blue.

Vepra të tjera të Edo Popović janë: Klubi - pesë tregime të shkurtra me ilustrime, të lidhura në një vepër (në bashkëpunim me vizatues-ilustratorin Igor Holfbauerom) Nëse një ditë do të vijmë tek ju, Zonja nga Bluda, Histori betoni. Në vitin 2006 ai boton edhe vëllimin tjetër me tregime Histori tatuazhi. Veç këtyre, mes viteve 2003 - 2005, Edo Popović ka botuar edhe romanet: Zagreb, dalje jugu; Djaloshi; Dama; Budalla; Tel.

Në vitin 2006 ai boton edhe trilogjinë Lojëtarët. Krijimtaria e Edo Popović -it është e njohur dhe e botuar në disa gjuhë europiane. Romani Kalda, histori nën lëkurë, është veprae tij e pare në gjuhën shqipe.

 

Detajet e librit
SKU001591

Referencat specifike

isbn
9789995629670
ean13
9789995629670
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001584

Botuesi: Poeteka & Ideart

Hotel Grand, Renato Baretic

Rrethuar nga prostitutat ukrainase dhe klientët e tyre, në shoqërinë e truprojës personale Martinit, bashkëmoshatares Halja dhe mikut të shkollës Zele, Filipi merr njohuritë e para për seksin dhe tërheqjen seksuale e njëkohësisht me to edhe për lidhjet e errëta midis krimit dhe politikës.

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001589

Botuesi: Poeteka & Ideart

E fshehta e luginës së piramidave, Emir Imamovic Pirke

Në jetë, Dino Lostiç i kish provuar të gjitha, ndoshta jo aq sa duhej por të paktën thjeshtë: lëvizte gjithnjë mes shtëpisë, kafenesë së lagjes dhe bastores, vazhdonte të jetonte me të ëmën Senën nga pensioni i saj dhe i vëllait të rënë në luftë, derisa në Visoko nga SHBA-ja, s'kish ardhur arkeologu-amator, kushëriri i parë i tij Amer Trampo.

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001590

Botuesi: Poeteka & Ideart

Tigri, Tomislav Marijan Bilosnic

Libri Tigri është nga librat e rrallë jo vetëm të Tomislav Marijan Bilosnić-it. Përballë lexuesit rri një vepër 'monotematike', nga ato që, duke vëzhguar një 'objekt' të vetëm - tigrin, të yshtin drejt gjykimit të gabuar se ngado që ta kthesh e sado të mahnitesh, dikur do të përballesh me monotoninë e këtij sfinksi.

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Për çfarë flasim kur flasim për dashuri, Raymond Carver

Kjo përmbledhje e shënjuar nga një rrëfimtari e zhdërvjelltë, me stil minimalist, në formë bashkëbisedimi dhe, njëkohësisht, e parë nga një këndvështrim i hollë i mënyrës se si njerëzit komunikojnë në të vërtetë, është kthyer shumë shpejt në një nga veprat më me ndikim në letërsinë moderne.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Pa u ftohur kafeja, Toshikazu Kawaguchi

Nëpërmjet romanit Pa u ftohur kafeja do të njiheni me katër vizitorë, të cilët shpresojnë që të përdorin ofertën e udhëtimit në të shkuarën; dikush që të përballet me të dashurin që e ka braktisur, një tjetër për të marrë një letër nga bashkëshorti të cilit po i ikën kujtesa; e një tjetër, për të parë për herë të fundit motrën dhe për t'u takuar me bijën...

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Shigjetari, Paulo Coelhos

Te Shigjetari takojmë Tetsujën, dikur i famshëm si shigjetari më i mirë i vendit, por që është tërhequr nga jeta publike, një sfidues, që vjen ta kërkojë dhe një djalë, i cili vëzhgon konkurrencën e tyre.

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Në gjurmë të vetvetes, Deirdre Madden

Kur piktori Roderik Kenedi takon njëzetvjeçaren, Xhulia Fitzpatrik, edhe ajo artiste, iu duk sikur krizave që kishin turbulluar jetën e tij iu erdhi fundi. Por kur Xhulia njihet me Uilliam Armstrongun, një mesoburrë me profesion avokat, i solli një sërë ngjarjesh, të cilat patën pasoja dramatike për të tre ata.

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Xhelati i dashurisë, Irvin D. Yalom

Në këtë libër, rrëfehen historitë e dhjetë pacientëve që iu drejtuan terapisë, gjatë së cilës u përleshën me dhimbjen e ekzistencës. Kjo nuk ishte arsyeja për të cilën ata iu drejtuan për ndihmë psikoterapisë; përkundrazi, që të dhjetë ata ishin duke vuajtur nga probleme të zakonshme të jetës së përditshme.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Paçinko, Min Jin Lee

I panjohuri i premton botën, por, kur mëson se është shtatzënë (ndërsa i panjohuri ishte i martuar), Sunxhaja refuzon të jetë “në shitje”. Në vend të kësaj, ajo pranon ofertën e përulur dhe dashamirëse të një zotërie që ndodhet kalimthi në Kore, në rrugën për në Japoni.

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Gjyzlyket e arta, Giorgio Bassani

Njeriu ngjan shumë me kafshën, e megjithatë, a mund që njeriu të dorëzohet? Ta pranojë se s'është veçse një kafshë? Sërish skena e romanit të Bassani-t është qyteti i qetë e i përgjumur i Ferrarës, në Itali, qyteti i tij i lindjes, me të cilin është e lidhur tërë vepra e shkrimtarit të madh italian.

Çmimi 7,22 
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Udhëtim pa mbarim, Claudio Magris

Claudio Magris, shkrimtar dhe gjermanist, një nga eseistët më të shquar bashkëkohorë dhe një nga studiuesit më gjenialë të letërsisë së Europës Qendrore, trashëgimtar i traditës së madhe kulturore triestine, lindi më 10 prill 1939 në Trieste. Bota e fëmijërisë dhe e adoleshencës së tij është pikërisht Trieste, qytet "kufiri" plurietnik dhe plurikulturor.

Çmimi 9,44 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

The Mister, E.L.James

Por sfida e tij më e madhe është të luftojë dëshirën e vet për një grua të re enigmatike dhe të paparashikueshme, e cila ka mbërritur së fundmi në Angli, duke sjellë me vete një të kaluar të trazuar dhe të rrezikshme.

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vetmitari, Eugene Ionesco

Çfarë ndodh kur befas një pasuri e madhe të bie nga qielli? Xhaxhai nga Amerika, që ti s'e ke llogaritur kurrë në jetë, të lë një thes me para? Personazhi i Ionescos beson se tani mund ta ndërrojë rrotën e fatit.

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Aziatikë çmendurisht të pasur, Kevin Kwan

“Aziatikë çmendurisht të pasur” është romani debutues argëtues që rrëfen për tri familje super të pasura kineze dhe për thashethemet, përgojimet dhe makinacionet ë ndodhin kur një nga djemtë më të pasur të Azisë sjell në shtëpi të dashurën e tij KLA (kineze e lindur në Amerikë) për të marrë pjesë në dasmën e vitit.

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)