• Banner

E fshehta e lugines se piramidave, Emir Imamovic Pirke
  • E fshehta e lugines se piramidave, Emir Imamovic Pirke

E fshehta e luginës së piramidave, Emir Imamovic Pirke

Në jetë, Dino Lostiç i kish provuar të gjitha, ndoshta jo aq sa duhej por të paktën thjeshtë: lëvizte gjithnjë mes shtëpisë, kafenesë së lagjes dhe bastores, vazhdonte të jetonte me të ëmën Senën nga pensioni i saj dhe i vëllait të rënë në luftë, derisa në Visoko nga SHBA-ja, s'kish ardhur arkeologu-amator, kushëriri i parë i tij Amer Trampo.

7,77 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: E fshehta e luginës së piramidave
Origjinali: Tajna Doline Piramida
Gjinia: Roman
Autori: Emir Imamovic Pirke
Shqipëroi: Ben Andoni
Shtëpia botuese:  Poteka & Ideart
Viti: 2010
fq. 304
Pesha: 0.35 kg
ISBN: 978-99956-29-68-7

Mbi librin

Në jetë, Dino Lostiç i kish provuar të gjitha, ndoshta jo aq sa duhej por të paktën thjeshtë: lëvizte gjithnjë mes shtëpisë, kafenesë së lagjes dhe bastores, vazhdonte të jetonte me të ëmën Senën nga pensioni i saj dhe i vëllait të rënë në luftë, derisa në Visoko nga SHBA-ja, s'kish ardhur arkeologu-amator, kushëriri i parë i tij Amer Trampo. Ai mbi kodrën e Visoçicës apo më mirë të themi poshtë saj, zbuloi as më shumë dhe as më pak por vetë piramidat. Dhe këto ishin boshnjake, etj., parailire, etj., mbetje të kulturës së Atlantidës, etj, kush e di se çfarë, sepse askush veç tij nuk i kish pikasur deri më atëherë, dhe jo makar të treja bashkë, që sipas tij, do të zbuloheshin më vonë.  Vetëm se banorët besonin shumë tek ai.

Qyteza Visoko befas u gjallërua, të gjithë njerëzit u shokuan dhe shumë nga agjensitë kanë shpërndarë lajmin për "zbulimin e Luginës së Piramidave boshnjake". Në hijen e piramidës ka ndryshuar në mënyrë dramatike jeta e banorëve të Visokos; dëshpërimi i gjendjes së pasluftës është zëvendësuar me shpresën, e ngjashme me ngazëllimin e atyre minatorëve që erdhën të gërmonin në mënyrë vullnetare në fundjavë, ekskursione nga e gjithë Bosnja mbërrinin në këtë kodër që fshinte piramidën, madje edhe picat në qytet filluan të shpërndahen në formën e piramidës...

Edhe pse është një temë për një roman epik, Emir Imamoviç Pirke e vendosi subjektin ta luajë në panoramën e studimit klasik të familjes dhe shndërrimin e marrëdhënieve socialiste drejt ëndrrave të reja ato piramidale. Duhet të theksohet se redaktori i librit e ka paralajmëruar vazhdimisht autorin se kishte shkuar shumë larg me përshkrimet e pakuptimta, por autori i hodhi poshtë me lehtësi të gjitha kundërshtimet, duke i dhënë gjykimit të redaktorit fakte: intervista, reportazhe, botime. Gjurmimi për Piramidat e Bosnjës vazhdon ende sot e kësaj dite.

Mbi autorin

Emir Imamoviç Pirke (Tuzla, 1973) ndjehet si shtetasi i një vendi të nënshtruar apo si thotë një nga përkufizimet e Bosnje-Hercegovinës, fillon aty ku mbaron logjika. Llogaritë e jetesës së tij i paguan me shkrimet në gazeta, prozë, tekste dramash, skenarë në TV dhe dikur ishte edhe kryeredaktor i revistës sarajevase "Dani". Kur të arrijë të ketë fituar ndonjëherë shumë para –atëherë do të ketë kaluar menjëherë në pension.

Ai është i martuar, baba i një fëmije, tepër i dhënë pas Ligës së Kampionëve dhe e kontrollon rregullisht e-mailin e tij. Jeton në Sarajevë. Ai ka nxjerrë më parë dhe një roman tjetër "Jel neko vidio djevojčice, kurve, rate zločince" (2005)- (A i ka parë dikush vashëzat, kurvat, kriminelët e luftës).

 

Detajet e librit
SKU001589

Referencat specifike

isbn
9789995629687
ean13
9789995629687
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001584

Botuesi: Poeteka & Ideart

Hotel Grand, Renato Baretic

Rrethuar nga prostitutat ukrainase dhe klientët e tyre, në shoqërinë e truprojës personale Martinit, bashkëmoshatares Halja dhe mikut të shkollës Zele, Filipi merr njohuritë e para për seksin dhe tërheqjen seksuale e njëkohësisht me to edhe për lidhjet e errëta midis krimit dhe politikës.

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001590

Botuesi: Poeteka & Ideart

Tigri, Tomislav Marijan Bilosnic

Libri Tigri është nga librat e rrallë jo vetëm të Tomislav Marijan Bilosnić-it. Përballë lexuesit rri një vepër 'monotematike', nga ato që, duke vëzhguar një 'objekt' të vetëm - tigrin, të yshtin drejt gjykimit të gabuar se ngado që ta kthesh e sado të mahnitesh, dikur do të përballesh me monotoninë e këtij sfinksi.

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Sytë e errësirës, Dean Koontz

Atë e quajnë materiali Uhan-400, sepse ishte zhvilluar në laburatorët e tyre RDNA-së, jashtë qytetit të Uhanit dhe ishte lloji i katërqindtë i mikroorganizmave artificialë, të krijuar në atë qëndër kërkimore. Uhan-400 është një armë e përkryer. Prek vetëm qëniët njerëzore. Asnjë krijesë tjetër e gjallë nuk mund të infektohet.

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Vendi i dashurisë dhe i rrënojave, Oddny Eir

E ftova të vinte me mua, por më tha se nuk i bëhej. Kishte frikë se mos pa e pasur mendjen do të futej në jetën e mbase edhe në mitrën time, duke thënë se ndiente dëshirë. Kësisoj vendosi të futej në tokën nënë dhe mandej të më takonte si tjetër njeri.

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Referenca: 2891

Botuesi: Te tjere

Ditar i vonuar, Erika Pluhar

Erika Pluhar deri në vitin 1999 ishte aktore në teatrin e Vjenës. Ajo është autore dhe këngëtare e shumë këngëve të interpretuara. Që nga viti 1980 është regjisore e filmave më të ndjekur. Në vitin 2009 nderohet me çmimin për tolerancë në mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit.

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Loja e Geraldit, Stephen King

Stephen King Dhe tani Xhesi nuk është më vetëm. E bllokuar në atë shtëpi, që do kthehet në burgun e saj, në njëzet e tetë orët që pasojnë, Xhesit do t’i duhet të përballet me frikërat e saj më të thella, ndërkohë që dera e pambyllur mirë, të cilën era e përplas me një tingull të kobshëm, është një ftesë drejt një tmerri të pagjasë, një tmerri që kurrë s’e...

Çmimi 17,76 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vendi im i imagjinuar, Isabel Allende

Ashtu si personazhet e disa romanëve të saj të paharrueshëm, Isabel Allende, e shenjuar nga një ndjenjë e dhimbshme mërgimi, kthehet me kujtime te rrënjët e saj, te një vend tashmë "i imagjinuar" dhe i zbehtë për shkak të largësisë së madhe, traumat e grushtit të shtetit, familja në diasporë, odiseja e saj e thurur me pasione, drama e suksese.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Gaid Margot

Na ishte njëherë një vit i mbrapshtë, John Fante

Isha i deformuar, një gungë po më fryhej nga mbaskreje, hundën e kisha te kërthiza, sytë në birë të bythës. Imë ‘më qe një gomaricë, një lopë, një dosë, një pulë, një dhi. Gjinia e saj ishin tutsa, hajna, kurva, të fandaksur që do i sosnin ditët në azile të lojturish. 

Çmimi 5,55 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Lulja e dëborës dhe erashka sekrete, Lisa See

Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në një provincë të largët të Kinës, një shtatëvjeçare me emrin Lili krijon një marrëdhënie emocionale me Lulen e Dëborës që zgjat gjithë jetën. Vit pas viti, Lili dhe Lulja e Dëborës këmbejnë mesazhe në erashkë, si rrëfim të shpresave dhe ëndrrave.

Çmimi 7,22 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)