Rrëfim për dashurinë dhe errësirën, Amos Oz
  • Rrefim per dashurine dhe erresiren, Amos Oz
  • Rrefim per dashurine dhe erresiren, Amos Oz
  • Rrëfim për dashurinë dhe errësirën, Amos Oz

Rrëfim për dashurinë dhe errësirën, Amos Oz

SKU001582

"Rrëfim për dashurinë dhe errësirën" është një sagë familjare dhe një nga librat autobiografikë më të bukur të shkruar ndonjëherë në historinë e letërsisë. Është historia e një fëmije që rritet në një qytet të ndarë nga lufta, siç Jeruzalemi i mesit të shekullit të kaluar, në një apartament të ngushtë.

2 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Rrëfim për dashurinë dhe errësirën
Origjinali: A tale of love and darkness
Gjinia: Roman
Autori: Amos Oz
Shqipëroi: Etleva PushiSokol Bega
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2009
fq. 656
Pesha: 0.751 kg.
ISBN: 978-99943-51-41-1

Mbi librin

"Rrëfim për dashurinë dhe errësirën" është një sagë familjare dhe një nga librat autobiografikë më të bukur të shkruar ndonjëherë në historinë e letërsisë. Është historia e një fëmije që rritet në një qytet të ndarë nga lufta, siç Jeruzalemi i mesit të shekullit të kaluar, në një apartament të ngushtë, i mbytur përreth tij nga librat në gati dymbëdhjetë gjuhë dhe moria e po aq gjuhëve të folura nga njerëzit përreth tij, gjyshërit, prindërit dhe të afërmit.

Është historia e një adoleshenti, jeta e të cilit ndryshoi pas vetëvrasjes së të ëmës kur ai ishte një fëmijë dymbëdhjetëvjeçar. Është historia e një burri, i cili jetoi mes kundërshtive të familjes dhe pirgut të ëndrrave të tij, mes shkollarëve dhe pasunarëve të rrënuar, një burri të rritur në kibic, i cili ndërron mbiemrin, e një burri që adhuron familjen, për të pohuar një aksiomë se "familja është institucioni më i mistershëm dhe më tërheqës në botë."

Është historia e një shkrimtari që bëhet pjesëtar aktiv në jetën politike të atdheut të tij e që ndalet të rrëfejë këtë histori tronditëse. Dashuria dhe Errësira janë dy burime të fuqishme energjie që përshkojnë këtë rrëfim të jashtëzakonshëm. Amos Oz merr një rrugëtim letrar nëpër fëmijëri dhe adoleshencën e tij, përmes rrugëve të Jeruzalemit fatal, nëpër martesën e ferrit mes dy njerëzve krejt të ndryshëm, një babai nervoz dhe të arsyeshëm dhe një nëne romantike dhe ëndërrimtare. Gjahu mes këtyre dy botëve të ndryshme, është një djalë i vogël që do ta mbajë gjatë peshën e moshës në shpinë.

Në rrëfimin e Oz parakalon jeta e një shekulli të tërë të familjes së tij, saga e dashuri-urrejtjes me Evropën, cinizmi i dashuri-urrejtjes me arabët. "Rrëfim për dashurinë dhe errësirën" është një libër tragjik, komik dhe pafundësisht transparent, një libër i shitur bujshëm dhe i lexuar me etje nga miliona lexues në të gjithë botën. Është autoportreti magjik i një shkrimtari që jeta e shtyu të ishte dëshmitar i lindjes së një atdheu që ende jeton përmes historisë së tij të turbullt.

 

Detajet e librit
SKU001582

Referencat specifike

isbn
9789994351411
ean13
9789994351411
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Mami, unë dhe mami, Maya Angelou

Në këtë libër autobiografik, autorja e njohur rrëfen marrëdhënien më kuptimplotë të jetës së saj: atë me të ëmën. Për herë të parë, Angelou zbulon vështirësitë dhe gëzimet e të qenit bija e Vivian Baxter-it, një shpirt i paepur në një trup të vogël.
800 Lekë
More

Botuesi: Muza

Gjuetari i shtrigave, Max Seeck

Detektivja Xhesika Niemi po heton një rast të jashtëzakonshëm vrasjeje në seri. Gruaja e shkrimtarit të famshëm, Roxher Koponenit, duket se është vrarë në një ritual të çuditshëm. Por asgjë nuk është e rastësishme – autori i krimit ndjek pikë për pikë modelin e rrëfyer në librin më të shitur të kohës.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Albas

Dita e shtatë, Yu Hua

“Dita e shtatë” – një udhëtim në ferrin e kohëve moderne, ku na udhëheq Yang Fei, heroi kryesor i romanit, që vdes papritmas në moshën dyzetenjëvjeçare.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Paula, Isabel Allende

Kështu fillon romani i Isabel Allende – s, kushtuar vajzës së saj. Paula, lindur më 22 tetor 1963, është e lumtur, e dashuruar, jeton në Madrid, punon... Një jetë e thjeshtë, ndryshe nga ajo e së ëmës që, tashmë, është e famshme. Dy gra, dy fate të ndryshme.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2116

Botuesi: Papirus

Perandori, Ryszard Kapuscinski

Një Kapuściński vlen më shumë se një mijë shkrues qaramanë e fantazues. Gërshetimi i jashtëzakonshëm i gazetarisë dhe artit në veprat e tij na lejon të ndihemi më afër asaj që Kapuściński e quan pamjen e vërtetë të pashprehshme të luftës.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000183

Botuesi: Ideart

Lekurzeshket me sy te florinjte, Bradbury

Tematika e këtyre tregimeve sillet që nga realizmi kritik e deri tek futurizmi i subjekteve të së ardhmes. Shumë vepra të Ray Bradbury janë ekranizuar dhe përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës.
300 Lekë
More

Botuesi: Shtëpia e Librit

Zhurma e Kohës, Julian Barnes

Një meditim kryevepër mbi artin dhe pushtetin, dedikuar kompozitorit sovjetik Dmitri Shostakoviç. Ky është romani i parë i shkruar nga Julian Barnes që kur ai fitoi çmimin Man Booker.
700 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Zambaku i detit, Andre Pieyre de Mandiargues

Është verë. Dy vajza franceze, Vanina dhe Zhuljeta shkojnë në jug të Sardenjës për pushime. E kalojnë kohën në plazh, not, diell dhe rërë. Një djalosh italian, i zeshkët dhe i bukur, i sheh nga larg, çdo ditë, pa u afruar. Është Vanina që do t'i flasë atij...
400 Lekë
More

Botuesi: Botart

Koordinatat e lumturisë, Gianluca Gotto

Historia e një djali, i cili paçka se nuk është special ka ndërtuar një jetë speciale. Ndoshta nuk do të japë përgjigjet që kërkoje, por do të shtyjë që të bësh pyetjet e duhura.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Ditët e braktisjes, Elena Ferrante

Olga, një grua ende e re, e qetë dhe e kënaqur, aspak e plogësht në ambjentin e saj familjar, braktiset papritur nga i shoqi dhe rrokulliset në një vorbull të errët, por edhe të njohur nga drama njerëzore. Pasi mbetet e vetmuar me të dy fëmijët dhe qenin, e lënduar thellë shpirtërisht nga dhimbja dhe poshtërimi, nga Torinoja, ku është transferuar prej...
600 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Serenata, Zulfu Livaneli

Fundi i viteve 30'... Maksimilian Vagner, një gjerman me gjak të pastër arian dhe pedagog në universitet, bie në dashuri me vajzën e bukur hebreje të quajtur Nadia. Pas martesës, për të fshehur identitetin hebre të Nadias, ajo mori emrin Deborah...
1 300 Lekë
More

Botuesi: Albas

Lidhëse, Domenico Starnone

Çfarë lëmë pas kur braktisim dikë? Shtëpinë, familjen, të shkuarën, idenë e së ardhmes, fotografinë tonë më të keqe të ngulitur në sytë e njeriut që kemi dashur? Na shkon jeta duke thyer vazo e duke ua ngjitur copat, për të gënjyer veten se janë të reja xixë.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001176

Botuesi: OMSCA-1

Bikini, Janush L. Vishnjevski

Në roman rrëfehet historia e dashurisë së një gjermaneje me një amerikan, në fund të luftës së Dytë Botërore.Nga Dresdeni i shkatërruar pas bombardimeve, nëpër Nju-Jorkun ku zien jeta, deri në atolin e virgjër, të paprekur nga qytetërimi, Bikini, kjo është odiseja e Anës, vajzës gjermane.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000603

Botuesi: Skanderbeg Books

Të njohësh një grua, Amos Oz

Agjenti i shërbimeve sekrete izraelite, Joel Ravid, duhet të ndërrojë banim dhe të jetojë në periferi pas daljes së tij në pension. Atij i duhet ta shkojë jetën me të bijën, të ëmën dhe të vjehrrën, pas vdekjes aksidentale të së shoqes.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001579

Botuesi: Skanderbeg Books

Majkëlli im, Amos Oz

Po e shkruaj këtë histori, sepse njerëz që kam dashur, më kanë vdekur. Po e shkruaj këtë histori, sepse në moshë të re kam qenë e mbushur përplot me fuqinë e njeriut të dashuruar, e tani kjo fuqi dashurie po shuhet. Por unë nuk dua të shuhem.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Jetë fshati, Amos Oz

Në këtë libër ka gjithçka nga jeta mbi tokë, në këtë lloj jete ka njerëz dhe kafshë, me skena dhe pikturime mes qeniesh, të cilët, ku rastësisht e ku enkas, hyjnë në jetët e njëri – tjetrit. I shkruar kësisoj, çdo lexues ka të drejtën ta lexojë këtë vepër si një roman.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Jeta rimon me vdekjen, Amos Oz

Përse shkruani? Përse vërtet shkruani kështu? Mos po rrekeni t'i ndikoni lexuesit, dhe nëse ndodh kjo – në ç'kah rrekeni t'i ndikoni? Çfarë roli luajnë historitë tuaja? U vini kryq, i korrigjoni vazhdimisht apo i shkruani drejt e prej muzës suaj?
500 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Juda, Amos Oz

Është dimri i vitit 1959, në një shtëpi të mugët dhe të vjetër të Jeruzalemit. Aty, në kthinat e saj, fati ka hedhur Shmuel Ashin, një student që e ka braktisur univeritetin dhe është braktisur nga e dashura, dhe që i duhet t’i bëjë shoqëri dhe të kujdeset për të pamundshmin dhe të moshuarin, Gershom Vald.
1 300 Lekë
More