• Banner

Balade per Metka Krasovec, Tomaz Salamun
  • Balade per Metka Krasovec, Tomaz Salamun

Baladë për Metka Krasovec, Tomaz Salamun

Tomaž Šalamun lindi më 1941 në Zagreb, dhe pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Koper të Sllovenisë. Është diplomuar pranë Universitetit të Lubjanës në fushën e Historisë së Artit, dhe përpara se të niste t'i përkushtohej tërësisht poezisë, ka punuar si lëvrues i artit konceptual.

700 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Baladë për Metka Krasovec
Origjinali: Balada za Metko Krasovec
Gjinia: Poezi
Autori: Tomaz Salamun
Shqipëroi: Maks Leka
Shtëpia botuese: Poeteka & Ideart
Viti: 2011
fq. 160
Pesha: 0.26 kg
ISBN: 978-99956-29-77-9

Mbi autorin

Tomaž Šalamun lindi më 1941 në Zagreb, dhe pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Koper të Sllovenisë. Është diplomuar pranë Universitetit të Lubjanës në fushën e Historisë së Artit, dhe përpara se të niste t'i përkushtohej tërësisht poezisë, ka punuar si lëvrues i artit konceptual.  Që nga viti 1966, kur botoi të parin libër, Poker, e deri më sot, ka botuar mbi tridhjetë vëllime me poezi, është përkthyer në më shumë se tridhjetë gjuhë të botë dhe është vlerësuar si një nga poetët më me zë të Evropës.

Ndër çmimet dhe vlerësimet letrare mund të përmendim Çmimi Preseren, Çmimi Jenko, Çmimi Pushcart.  Tomaž Šalamun, ka qenë fitues i një burse të Ekselencës pranë Universitetit të Columbia-s dhe i një burse pranë International Writing Program pranë Universitetit të Iowa-s. Ndërkaq, ai ka kryer funksione si atashe kulturor pranë përfaqësisë diplomatike të Sllovenisë në New York.

Poeti Robert Hass ka thënë re se tradita e Šalamunit ka qenë ana e shpërbërë, vizionare e artit eksperimental evropian. Së bashku me W. Blake, ai do të pohojë se "energjia është një kënaqësi e përjetshme." Tomaž Šalamun është pasardhës i Rimbaud-së (veçanërisht parathënësi i ri tek "Iluminacione", i cili shpalli se "një poet e bën veten vizionar përmes një disorganizimi të gjatë, të pakufi, të sistematizuar të të gjitha shqisave.") dhe i  Lautrèamont-it; i futuristëve rusë dhe i ekspresionistëve gjermanë, i Khlebnikovit dhe Apollinaire-it, i surealistëve francezë që besonin atë që Andrè Breton-i e quajti "dashuri e çmendur". Poezitë e tij sendërtojnë njëherësh një seri kundërgoditjesh ironike dhe lojcake përkundër historisë dhe një lirike të hareshme mesianike.

 

Detajet e librit
SKU001567

Referencat specifike

isbn
9789995629779
ean13
9789995629779
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001590

Botuesi: Poeteka & Ideart

Tigri, Tomislav Marijan Bilosnic

Libri Tigri është nga librat e rrallë jo vetëm të Tomislav Marijan Bilosnić-it. Përballë lexuesit rri një vepër 'monotematike', nga ato që, duke vëzhguar një 'objekt' të vetëm - tigrin, të yshtin drejt gjykimit të gabuar se ngado që ta kthesh e sado të mahnitesh, dikur do të përballesh me monotoninë e këtij sfinksi.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2846

Botuesi: Te tjere

Pese poete te medhenj amerikane

Këto poema marrin mbi vete rreziqe të jashtëzakonshme, duke e shtrirë stilin e thatë e të zhveshur të Sylvia Plath – it deri aty ku nuk mban më. Janë një triumf i hidhur, provë e kapacitetit të poezisë për t'i dhënë realitetit qëndrueshmërinë më të madhe të së imagjinuarës. Ajo nuk mund të rikthehej prej tyre.

Çmimi 3 000 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Akulloreshitësi, Katri Lipson

Dy vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një regjisor vendos të pasqyrojë jetën e vëretë, duke krijuar një film pa skenar, ku aktorët mësojnë historinë dhe rolin e tyre gjatë zhvillimit të skenarit.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2646

Botuesi: Botimet Dudaj

Regetimat e drites se mengjesit, Fabio Volo

Elena nuk është e kënaqur me jetën e saj. Martesa tërhiqet zvarrë, pa pasion dhe pa asgjë të re. Tashmë i shoqi i është bërë si vëlla. ("Nuk jetojmë bashkë, bashkë ne vrasim kohën. Menduam si budallenj se dy fatkeqësi të bashkuara mund t'i jepnin jetë një lumturie.")

Çmimi 950 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Krijesa të bukura, Kami Garcia, Margaret Peterson

Lina Dukein është ndryshe nga të gjithë njerëzit e qytezës jugore Getlin. Ajo po mundohet t'i mbajë të fshehta fuqitë e saj, si dhe mallkimin që e ka përndjekur familjen e saj për gjenerata me radhë. Por, edhe në lulishtet e egra, moçalet e thella dhe varrezat e rrënuara të një vendi të harruar, një sekret nuk mund të rrijë i fshehur për shumë kohë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001696

Botuesi: Toena

Ne emer te te gjithe njerezve, Martin Gray

Tetëdhjetë e dy vjeçari Martin Gray është kujtesa e gjallë e tragjedisë së shekullit XX dhe mishërimi i shpresës te jeta. I arratisur nga kampi i shfarosjes në Treblinka, luftëtar i getos së Varshavës, ai hyn në triumfues në Berlin me ushtrinë ruse. Në shtetet e Bashkuara bëhet i pasur. Në Francë ku jeton tashmë, tragjedia e g

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2197

Botuesi: Dituria

Marina, Carlos Ruiz Zafon

Oskar Drai është një student i ri që po kalon vitet e adoleshencës në një kolegj të zymtë të qytetit katalanas. I mbushur me energjinë e dhimbshme tipike për këtë moshë, herë ëndërrimtar e herë aventurier, Oskarit i pëlqen t'u shpëtojë mureve mbytëse të shkollës, për të humbur në labirintet e rrugëve, shtëpive dhe ndërtesave të lagjeve që pikojnë në çdo...

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Kanali Musolini, Antonio Pennacchi

Kanali Musolini është themeli mbi të cilin qëndron bonifikimi i kënetave Pontine. Në këtë tokë krejt të re, të bonifikuar falë projekteve ambicioze të Musolinit, u vendosën mijëra njerëz që vinin nga Veriu. Përtej kontekstit historik të Kanali Musolini, zbulohet një roman plot jetë të gjalla personazhesh dhe plot humanizëm.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Fundi i lojës, Gemma Lienas

Ai është një djalë gjashtëvjeçar, i mbetur në kurth, në mes të kryqëzimit të zjarrit të dy prindërve që po ndahen, dhe me fjalët e tij na tregon historinë e vet me një narracion spontan e plot ngjyra.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001109

Botuesi: Te tjere

Tregimet e makthit

Botuar në janar 2010, tregimet e makthit është numri 4 në serinë e librave me tregime, të përgatitura nga shtëpia botuese Gaid Margot që sjell përmbledhje me tregime nga autorët më të mirë. Këto janë libra që lexohen me një frymë, por që mund edhe të të lënë pa frymë!

Çmimi 300 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)