• Banner

  • Ka mbaruar
Baudolino, Umberto Eco
  • Baudolino, Umberto Eco
  • Baudolino, Umberto Eco

Baudolino, Umberto Eco

Në atë zonë të Piemontit të ulët ku, vite më pas, do të ndërtohej Aleksandria, Baudolino, një fshatar i vogël, takoi dhe i fitoi zemrën Frederik Barbarosës, i cili e birësoi. Kjo ishte një mrekulli për Baudolinon e gjorë, saqë edhe vetë sot historia nuk arrin ta imagjinojë dot.

9,98 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Baudolino
Origjinali: Baudolino
Gjinia: Roman
Autori: Umberto Eco
Shqipëroi: Mirela Papa
Shtëpia botuese: Uegen
Viti: 2004
fq. 490
Pesha: 0.52 kg
ISBN: 978-99927-54-05-2

Mbi librin

Në atë zonë të Piemontit të ulët ku, vite më pas, do të ndërtohej Aleksandria, Baudolino, një fshatar i vogël, takoi dhe i fitoi zemrën Frederik Barbarosës, i cili e birësoi. Kjo ishte një mrekulli për Baudolinon e gjorë, saqë edhe vetë sot historia nuk arrin ta imagjinojë dot.

Por edhe Baudolino arriti të bëjë, pas studimesh të gjata në Paris, mrekulli për mbretin: hartoi letrën mitike të prift Gjonit, e cila i shfaqej Perëndimit si një mbretëri përrallore, në Lindjen e Largme, qeverisur nga një mbret i krishterë, që do të nxitte fantazinë e udhëtarëve të mëvonshëm, të njohur nga historia si Marko Polo. Baudolino u rrit, Aleksandria lindi dhe vite më vonë do të përballej me inatin e kotë të Frederikut.

Pastaj do të nisnin të dy, mbreti dhe i birësuari, kryqëzatën e tyre të madhe dhe po atje mbreti do të njihte vdekjen, po me ato nota që e njeh historia. Baudolino zgjohet, udhëton midis monstrave dhe mbretërve, kafshëve mitike të Mesjetës, jeton i dyzuar, brohoret të sotmen e autorit të këtij romani të famshëm, filozofin dhe ngre të ardhmen e gënjeshtërt përpara syve të mekur të kohës dhe...i tregon Niçeta Koniatit, historian bizantin, për Kostandinopojën e djegur dhe për atë që do të digjej përsëri më vonë, si një parashikues i tmerrshëm i ngjarjeve që do të vinin, si një predikues i llahtarshëm për jetën e përditshme, si një filozof original që di të bindë edhe të fitojë, që di të vdesë por edhe të rrojë.

Aventura e tij e jashtëzakonshme tingëllon si një çudi me një aktualitet të bardhë. Baudolino është historia fantastike e një vrasjeje të pamundur, është një rrëfim teatror i fuqishëm dhe i përmasave të stërmëdha, është një parashtrim linguistik i famshëm, është një libër cerebaral dhe me një forcë mitike të mbushur me utopi dhe realizëm...

 

Detajet e librit
UEGEN
SKU001566

Referencat specifike

isbn
9789992754052
ean13
9789992754052
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001061

Botuesi: Dituria

Të thuash gati të njëjtën gjë, përvoja e përkthimit, Umberto Eco

Ç'do të thotë të përkthesh? Të thuash të njëjtën gjë në një gjuhë tjetër. Por çfarë do të thotë "të njëjtën gjë"? Përmes gjuhësh të ndryshme dhe eksplorimeve në botën e përkthimit, Ekoja shpjegon që përkthimi është së pari një proces negocimi, që paraprihet nga interpretimi.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001062

Botuesi: Dituria

Si shkruhet një punim diplome, Umberto Eco

Ç'është një punim diplome dhe për çfarë vlen? Zgjedhja e temës, Kërkimi i materialit, Plani i punimit dhe skedimi, Hartimi i punimit, Redaktimi, Përfundime – janë disa nga problemet më kryesore të trajtuara në këtë libër që tashmë është kthyer në pikë referimi për çdo student dhe mësues.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001771

Botuesi: Dituria

Historia e Bukurisë, Umberto Eco

Një arsye e dukshme pse shumë njerëz nuk e kanë ndjenjën e duhur të bukurisë, është mungesa e asaj delikatese të përfytyrimit që nevojitet për të arritur te ndijimi i emocioneve të tilla më të holla. Gjithkush hiqet sikur e ka një delikatesë të tillë, gjithkush flet për të dhe përpiqet t'ia përshtatë asaj çdo shije a ndjenjë.

Çmimi 44,40 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001907

Botuesi: Dituria

Varreza e Pragës, Umberto Eco

Gjatë shekullit XIX, midis Torinos, Palermos e Parisit takojmë një sataniste histerike, një abat që vdes dy herë, disa kufoma në gjirizet parisiane, Hipolitova Nievon, Garibaldin, i mbytur në det afër Strombolit, Bordereau - n e rremë të Drejfusit për ambasadën gjermane, rritjen hap pas hapi të falsifikimit të njohur si Protokollet e Pleqve të Zionit.

Çmimi 13,88 
More
Ne gjendje

Referenca: 2105

Botuesi: Dituria

Emri i trëndafilit, Umberto Eco

Vepra më e njohur letrare e Umberto Ecos, Emri i trëndafilit, i jepet përsëri lexuesit, por në një ribotim të riparë e të përpunuar pas 32 vjetësh nga vetë autori. "Ky nuk është një rishkrim", – thotë Eco në një intervistë. "Është një pëmirësim kozmetik, por disa portete kanë pësuar më shumë se një tualet."

Çmimi 16,65 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Estetika e letërsisë, Massimo Fusillo

Viteve të fundit estetika dhe letërsia kanë përjetuar një periudhë transformimi të thellë: estetizimi i përhapur që karakterizon botën aktuale, imagjinarja që gjithnjë e më tepër merr trajtë pamore, revolucioni i studimeve kulturore, ia kanë ripërcaktuar kufijtë

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kunata, Patrick Besson

Romani Kunata na fut në një botë personazhesh tërheqëse, të këndshme dhe të paparashikueshme, mes të cilave do të shpërthejë një dramë e tmerrshme. Një libër magjepsës!

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Me ty përtej detit, Giulia Besa

Vendos ta provojë vetë dhe përmes një blogu modelimi njeh Alesandron, një student që vazhdon për Inxhinieri Detare. Shpejt mes tyre lind një marrëdhënie e fortë, e përbërë nga fjalë, rrëfime e shkëmbim mendimesh; por, kur Aurora i propozon të takohen, ai ngurtësohet në mënyrë të pashpjegueshme.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Saga e familjes Marks, Juan Goytisolo

“Saga e familjes Marks” është një roman pikaresk për jetën e filozofit gjerman, por i ambientuar në kohën e rënies së Murit të Berlinit; një biografi letrare e themeluesit të socializmit shkencor dhe, në të njëjtën kohë, një reportazh i jashtëzakonshëm i situatës së rënies së regjimeve komuniste. 

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Hije të Njëbrirëshit, Raquel Martinez

Klaudia, një gazetare e lindur në Oviedo, por rritur në Argjentinë, kthehet në Spanjë me qëllim për të filluar një jetë të re. Vendoset në Madrid dhe fillon të punojë te Njëbrirëshi. Aty njihet me Edgarin, një meksikan nga një shtresë e lartë sociale, i cili kërkon, gjithashtu, të largohet nga një e kaluar e trazuar.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Fabrikanti i lotëve, Erin Doom

Megjithatë, Nika, e ëmbël dhe e guximshme, është e gatshme të bëjë gjithçka për të mbrojtur ëndrrën e vet, sepse vetëm nëse do të guxojë të përballet me ankthet që e torturojnë, do të jetë në gjendje, më në fund, të fluturojë e lirë si flutura, emrin e së cilës mban.

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Ditari i një pabesie, Emilios Solomou

Një roman kushtuar kohës, zvetënimit, kujtimeve, dashurisë dhe pabesisë, që luhatet midis së tashmes dhe së shkuarës. Jorgo Dhukareli, arkeolog dhe pedagog në Universitetin e Athinës, kthehet në ishujt e Cikladheve të Vogla njëzet vjet pas gërmimeve arkeologjike, të cilat e bënë të famshëm dhe ndryshuan përgjithmonë jetën e tij personale dhe profesionale.

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001490

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i vampirit: Zgjimi, L. J. Smith

Elena është një vajzë e mrekullueshme, është e bukur, brilante, ka gjithçka në jetë. Por ditët e saj nuk janë aspak interesante. Kështu, duke kërkuar atë drithërimë të veçantë, fillon një marrëdhënie me stefanin misterioz.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Alef, Paulo Coelho

Ky është romani më personal i shkruar nga shkrimtari i shumëlexuar në të gjithë botën, ku ai vjen me një udhëtim mbresëlënës drejt zbulimit të vetvetes. Njësoj si personazhi i tij te Alkimisti, Paulo po përballet me një krizë të rëndë besimi. Ndërsa ai kërkon shtegun për te ringjallja shpirtërore, opsioni i vetëm real i tij është, edhe një herë, -...

Çmimi 9,99 
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Kurrën e Kurrës, Colleen Hoover

Tani Çarli dhe Sajlesi duhet të bashkëpunojnë për të zbuluar të vërtetën e asaj që po u ndodh, po sa më shumë që mësojnë për çiftin që kanë qenë… aq më shumë vrasin mendjen pse vazhdonin të qëndronin së bashku.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)