Bashkëkohore

Information

Botuesit

Speciale

Autorët

Festa e cjapit, Mario Vargas Llosa

SKU001527

Produkt i ri

Dyzetenëntëvjeçarja, Urani Kabral, një grua e ftohtë dhe ngurtë, por që dikur ka qenë një vajzë e brishtë dhe ndjeshme, është rikthyer të vizitojë atdheun e saj, Republikën Domenikane. E gjurmuar gjithë jetën nga ndjenja e terrorit, e zbrazëtisë dhe e humbjes, Urania e gjen veten duke u endur rrugëve të qytetit të saj të lin

Më shumë detaje

Ne gjendje

Vëni re: Artikulli i fundit në stok!

$15.78

-20%

$19.72

Të dhënat

AutoriMario Vargas Llosa

Më shumë informacione

Titulli: Festa e Cjapit
Origjinali: La Fiesta del Chivo
Gjinia: Roman
Autori: Mario Vargas Llosa
Shqipëroi: Bajram Karabolli
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2010
Fq. 416
Pesha: 0.50 kg
ISBN: 978-99943-51-62-6

Mbi librin

Dyzetenëntëvjeçarja, Urani Kabral, një grua e ftohtë dhe ngurtë, por që dikur ka qenë një vajzë e brishtë dhe ndjeshme, është rikthyer të vizitojë atdheun e saj, Republikën Domenikane. E gjurmuar gjithë jetën nga ndjenja e terrorit, e zbrazëtisë dhe e humbjes, Urania e gjen veten duke u endur rrugëve të qytetit të saj të lindjes dhe duke përsjellë në kujtesë ngjarjet e vitit 1961, kur kryeqyteti ende thirrej "Qyteti Truhijo", me emrin e tiranit që shtypi i vetëm një komb tremilionësh.

Rafael Truhijo, udhëheqësi i degjeneruar dhe i korruptuar, të cilin domenikanët e thërrasin Cjapi, kontrollon rrethin e tij të ngushtë përmes dhunës dhe shantazhit. Tradhëtia e frika, janë mënyra e të jetuarit të atyre që e rrethojnë. Por dara e Truhijos po mpihet. Një komplot kundër tij dhe një revolucion makiavelist, po i shkon atij nënudhës e do të ketë pasoja të përgjakshme. Dhe në qerthullin e gjithë kësaj, por aq përgjakshëm do të ndëshkohet nga tirania edhe Urani Kabral.

Në këtë kryevepër të letërsisë latino-amerikane dhe të asaj botërore dhe njërin nga romanet më të bukur politikë të shkruar ndonjëherë, Mario Vargas Llosa rrëfen fundin e një regjimi diktatorial dhe lindjen e një demokracie të mundimshme, duke i dhënë frymë historike Truhijos dhe viktimave, të pafajshmëve dhe bashkëfajtorëve, të ngecur në orbitën e tyre vdekjeprurëse.

Komente mbi librin

"Ky libër është një eksplorim brilant i tiranisë..."

Wall Street Journal

"Festa e Cjapit", pikturon një portret të zymtë, komik, therës, të admirueshëm dhe lemerisës njëherësh."

Los Angeles Times

"Një roman i thuktë, prekës dhe tmerrësisht i lexueshëm... tërheqës dhe depërtues..."

The New York Review of Books

 

Reviews

Write a review

Festa e cjapit, Mario Vargas Llosa

Festa e cjapit, Mario Vargas Llosa

Dyzetenëntëvjeçarja, Urani Kabral, një grua e ftohtë dhe ngurtë, por që dikur ka qenë një vajzë e brishtë dhe ndjeshme, është rikthyer të vizitojë atdheun e saj, Republikën Domenikane. E gjurmuar gjithë jetën nga ndjenja e terrorit, e zbrazëtisë dhe e humbjes, Urania e gjen veten duke u endur rrugëve të qytetit të saj të lin

Libra të ngjashëm

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

Shkarkime

KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (0)