• Banner

  • Ka mbaruar
I ardhur ne jete, Margaret Mazzantini
  • I ardhur ne jete, Margaret Mazzantini

I ardhur në jetë, Margaret Mazzantini

Xhema, një grua e plagosur nga e kaluara, lë në tokë jetën e saj të zakonshme dhe merr avionin së bashku me të birin, Pietron, një djalosh gjashtëmbëdhjetë vjeçar, për të shkuar së bashku në Sarajevë, në një qytet kufi mes Lindjes dhe Perëndimit.

1 200 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: I ardhur në jetë
Origjinali: Venuto al mondo
Gjinia: Roman
Autori: Margaret Mazzantini
Shqipëroi: Mimoza Hysa
Shtëpia botuese: Ombra-GVG
Viti: 2009
fq. 648
Pesha: 0.78 kg
ISBN: 978-99956-38-71-9

Mbi librin

Xhema, një grua e plagosur nga e kaluara, lë në tokë jetën e saj të zakonshme dhe merr avionin së bashku me të birin, Pietron, një djalosh gjashtëmbëdhjetë vjeçar, për të shkuar së bashku në Sarajevë, në një qytet kufi mes Lindjes dhe Perëndimit. E pret në aeroport Gojkoja, një poet boshnjak, miku i saj më i mirë, i cili, gjatë olimpiadës dimërore në Sarajevë, më 1984, e ka njohur me Diegon, fotografin e pellgjeve me ujë, dashurinë e jetës së saj.

Romani rrëfen historinë e rrëmbyer të dy të rinjve që lufta i plak "rrufeshëm". Një histori dashurie marramendëse, plot mangësi, siç janë të gjitha dashuritë e vërteta, njëkohësisht, historia e një mëmësie kërkuar me ngulm, të mohuar, të shpaguar.

Rrugëtimi i mistershëm i një lindjeje që shpërfill gjithë ligjet e shkencës dhe biologjisë e që ndërkallet në placentën parahistorike të një lufte e cila ndërsa vret, gjallon jetë. Në këtë afresk monumental hije-drite, intimo-social, zërat e dy të rinjve herë bashkohen e herë këputen mes barkut të Xhemës dhe barkut të qytetit të përgjakur.

Aventura e Xhemës dhe e Diegos është edhe historia e ne të gjithëve, sepse Margaret Mazzantini ka shkruar një roman të guximshëm bashkëkohor. Roman paqeje dhe lufte. Paqja është shterpësia e tymtë e Perëndimit të flakësht nga egoizmi, të përhumbur në mirëqënie. Lufta është guximi i një gruaje kundër natyrës, një betejë e skajshme përtej kornizave ligjore.

Rrethimi i Sarajevës shndërrohet në rrethimin e një burri dhe të një gruaje ndaj fëmijës, rrugëtimi i tyre për t'u bërë prindër kthehet në një mundim epik, në një përrallë të rëndë si padrejtësia dhe të shndritshme si mrekullia.

 

Detajet e librit
SKU001524

Referencat specifike

isbn
9789995638719
ean13
9789995638719
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001523

Botuesi: OMBRA GVG

Shpirt pezull, Margaret Mazzantini

...një ditë me shi e zogj që ndotin rrugët, një vajzë peëmbedhjetë vjçare që aksidentohet me motorin e saj, një ambulancë që turret drejt spitalit ku punon kiriug i ati i vajzës. Është ai që ngjarja e ka vendosur përballë fatit dhe operacionin e së bijës e lë në duart e kolegut të tij neurokirurg.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: K3R4

Botuesi: Skanderbeg Books

Bija e errësirës, Elena Ferrante

Ndërsa të bijat nisen për në Kanada për të takuar të atin, e ëma vendos të shkojë të pushojë për disa javë diku në bregdetin e Napolit, ku ka kaluar fëmijërinë e saj. Ne presim që gruan ta pushtojë melankolia dhe dhimbja, siç i ndodh çdo nëne kur i largohen fëmijët. Përkundrazi, ajo ndjehet e çliruar dhe e qetë.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2797

Botuesi: Pegi

Fluturaku i kohes, Stefano Benni

Një Zot? Një hyjni pagane të madhe e të fëlliqur si gjiriz që i dhuron për tërë jetën një dhunti të mrekullueshme: një orë të brendshme, një orë magjike madje, që do t'i japë mundësi të fluturojë përpara në kohë, të shohë atë që do të ndodhë në botë dhe njëherësh të jetojë kohën e tij, mes parandjenjash dhe zbu

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

I vetëm në Berlin, Hans Fallada

Libri mbështetet në ngjarje të vërteta, duke përshkruar jetën e një çifti gjerman, prindër të një djali të vetëm, të cilët pasi e humbin atë gjatë luftës së dytë botërore, protestojnë kundër Hitlerit që dërgonte bijtë e nënave në luftë për qëllime pushtuese.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Toka në fund të botës, Antonio Lobo Antunes

Toka në fund të botës është një roman i autorit portugez António Lobo Antunes i botuar për herë të parë në 1979. Ai pasqyron përvojën personale të Lobo Antunes si një mjek ushtarak i dërguar në Angola gjatë Luftës Koloniale Portugeze.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Përshpirtja, Anne Enright

Nëntë fëmijët e klanit Hegarti mblidhen në Dublin për përshpirtjen e vëllait të tyre të pashtruar, Liamit. Nuk ishte pija ajo që solli vdekjen e tij – ndonëse edhe ajo nuk ishte pa ndikim. Në të vërtetë, ishte ajo çka i ndodhi në shtëpinë e gjyshes, kur ishte ende djalë i vogël.

Çmimi 750 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Uilli, Jeroen Olyslaegers

Është errësira e brendshme e Uillit që e orienton këtë roman dhe i jep energji rrëfimit. Ai është një Kasandra, i mallkuar të thotë të vërteta të ashpra për poshtërsinë thelbësore të njerëzimit.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Pavdekësia, Milan Kundera

Në Francën bashkëkohore, Anjeza, e martuar dhe me një vajzë të rritur, ndihet e tëhuajësuar nga i shoqi, e bija dhe motra e saj. Në Vajmarin e shekujve 18-19, Gëtja, tashmë i martuar prej kohësh dhe drejt pleqërisë, përjeton një histori të ngatërruar me Betina Brentanon, njëzet vjet më e re se ai dhe e sapomartuar.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Shpirt i egër, Cheryl Strayed

Në moshën 22-vjeçare, Cheryl Strayed mendoi se kishte humbur gjithçka. Pas humbjes së nënës, secili në familje mori rrugën e tij dhe shumë shpejt mori fund edhe martesa e saj. Katër vjet më vonë, duke menduar se nuk kishte më asgjë për të humbur, ajo mori vendimin më të rëndësishëm të jetës.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Virgjëresha holandeze, Marente De Moor

Në verën e vitit 1936, Zhaku, një mjek holandez e dërgon të bijën tetëmbëdhjetëvjeçare, Janën, të qëndrojë në shtëpinë e gjermanit Egon Fon Boetigerit, një mik i tij i rinisë. Mjeshtër i skermës, Egon Fon Boetigeri, i kalon ditët në një shtëpi fshati, ku organizon ndeshje të ndaluara skerme me studentë.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Kohë pas kohe, Lisa Grounwald

Nora Lensing do të kishte energji të mjaftueshme për dy jetë normale, por ajo nuk kishte mbaruar punë akoma me këtë që kishte tani. Ajo do të qëndronte aq kohë sa të donte dhe kur të largohej, nuk do të ishte një ditë e çfarëdoshme apo aksidentale, për t’u mbyllur përgjithmonë në mugëtirën gri. Kur të largohej, do të ishte në një perëndim fatal të...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Njëmbëdhjetë minuta, Paulo Coelho

Në këtë odise vetëzbulimi, Maries i duhet të zgjedhë midis rrugës së errët të kënaqësisë seksuale si qëllim në vetvete apo të rrezikojë gjithçka për të gjetur “dritën e saj të brendshme” dhe të seksit të shenjtë, pra të seksit në kontekstin e dashurisë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Ashtu si dashuritë, Javier Marias

Në një kafe në Madrid, çdo ditë Maria Dolz vëzhgon dy të panjohur, një burrë e një grua, dhe mahnitet nga lumturia që ata rrezatojnë. Si të ishin personazhet e dashur të një romani, uron çiftit"gjithe të mirat e botes" e shpreson që historia e tyre te jetoje përherë në lumturi.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Gungaçi, Roberto Arlt

Një vrasës mbart me vete një shkak të fortë për të justifikuar aktin e tij dhe i vetmi detaj që mundet ta zbulojë është një fletë ari në dhëmballë, ndërkohë që ekziston te gruaja që ka në dorë dorëzimin e tij një shkak më i fuqishëm për të mos e kallëzuar: dashuria.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: UEGEN

Unë më parë se ti, Jojo Moyes

Lu Klarku di plot gjëra. Di sa hapa janë nga stacioni i autobusit deri në shtëpi. Di që i pëlqen të punojë në barin "Simitja me gjalpë", di që nuk është e sigurtë në dashurinë për Patrikun. Ajo që Luja nuk e di është se do të humbasë punën dhe se ato që do t'i ndodhin më pas do ta bëjnë normale...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)