Shkrimi sekret, Sebastian Barry
  • Shkrimi sekret, Sebastian Barry

Shkrimi sekret, Sebastian Barry

SKU001521
Pegi

Ky roman rrëfen për një histori epike të dashurisë, tradhtisë dhe tragjedisë së pashmangshme. Në rininë e saj, Rozanë MekNalti, ishte një nga vajzat më të bukura të Sligos. Në prag të të njëqindtave, ajo shkruan për të kaluarën e saj dhe dorëshkrimin e ruan nën dyshemenë e drunjtë të dhomës.

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shkrimi sekret
Origjinali: The secret scripture
Gjinia: Roman
Autori: Sebastian Barry
Shqipëroi: Eta Llambro
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2010
Fq. 292
Pesha: 0.37 kg
ISBN: 978-99956-58-37-3

Mbi librin

Ky roman rrëfen për një histori epike të dashurisë, tradhtisë dhe tragjedisë së pashmangshme. Në rininë e saj, Rozanë MekNalti, ishte një nga vajzat më të bukura të Sligos. Në prag të të njëqindtave, ajo shkruan për të kaluarën e saj dhe dorëshkrimin e ruan nën dyshemenë e drunjtë të dhomës. Ajo mëson se Spitali Psikiatrik Rajonal i Roskomonit, vendi ku ajo kaloi pjesën më të madhe të jetës, do të mbyllej dhe doktor Grinit, kujdestarit të saj i ishte caktuar që të vlerësonte gjendjen e pacientëve dhe të vendoste nëse ata mund t'i ktheheshin jetës normale.

Roznana përballet me një të ardhme të pasigurtë. Doktor Grini kërkon që të zbulojë nëse Rozana është vërtet e çmendur apo kanë qenë rrethana të tjera ato të cialt e kanë sjellë në Roskomon. Në përpjekje për të kuptuar njëri-tjetrin, ata fillojnë të zbulojnë sekrete të varrosura prej kohësh për veten e tyre.

Me librin e tij të fundit "Shkrimi sekret", Sebastian Barry fitoi çmimin James Tail Black për letërsinë, një nga çmimet më prestigjioze në letërsinë angleze, si dhe çmimi më i vjetër në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu, me këtë libër ka fituar edhe çmimin Costa Book of the Year. Barry ka qenë dy herë fitues i çmimit Man Booker.

 

Detajet e librit
SKU001521

Referencat specifike

isbn
9789995658373
ean13
9789995658373
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

Rruga përmes diellit, Corban Addison

Kur cumani u vërsul e shkatërroi fshatin e tyre bregdetar në Indi, 17-vjeçarja Ahalja Gai dhe motra e saj 15-vjeçare Sita mbetën jetime e pa shtëpi. Në përpjekje për të arritur në parajsën e sigurt të manastirit ku ndiqnin shkollën, u rrëmbyen nga trafikantët dhe u hodhën në botën e errët të dhunës seksuale e të tregtisë së paligjshme të njerëzve, ku...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Pallati prej letre, Miranda Cowley Heller

Një mëngjes të mrekullueshëm gushti, Eli Bishop niset të notojë në liqenin poshtë "Pallatit prej letre" - shtëpia e pushimit të familjes së saj në Kejp Kod. Kur zhytet nën ujë, përjeton sërish takimin pasionant të një nate më parë, në qoshen e shtëpisë që di të gjtiha të fshehtat e saj më të errëta, ndërsa i shoqi dhe e ëma bisedojnë me mysafirët...
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000739

Botuesi: Onufri

Tri gra, Yasushi Inoue

"Le të jemi mëkatarë!" Saiko i dëgjoi këto fjalë teksa grilat prej druri filluan të përplasen nga era, dhe përtej tyre mund të shihje nga deti larg vendkalimin e anijeve, ku një barkë peshkatarësh digjej si një zjarr feste. Deri në ato momente ajo nuk kishte menduar asnjëherë për zjarrin dhe prej kohësh ai i digjte thellë në kraharor.
600 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Sot po e marr pushim, Daria Bignardi

Ndërkohë që dialogu mes atyre të dyjave bëhet gjithnjë e më i ndezur, rruga e Galës kryqëzohet me atë të dy pacientëve të tjerë të psikanalistes Ana del Fante: të Biankës, një adoleshenteje që nuk arrin dot të shkojë më në shkollë, dhe të Nikolës, një playboy i papërmbajtshëm dhe viktimë e sulmeve të panikut.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Nën hijen e kodrës së gjelave, Osvalds Zebris

Përgjigjja do të presë në mes jetën e dy familjeve në një revolucion, ku të gjitha palët shndërrohen në viktima. Në roman, ndodhitë e protagonistëve gërshetohen me historinë e vendit, Letonisë, në kërkim të lirisë, në sfondin e revolucionit rus të 1905-s. Ngjarjet e asaj periudhe marrin një rëndësi të madhe në formimin e kombit, duke hedhur kështu bazat...
800 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Grimca dashurie platonike, Guray Sungu

Më ka bezdisur gjithnjë fakti që nuk ka pasur një shtyllë në krye të qoshes. Nuk ka rëndësi se çfarë shtylle, shtyllë elektrike, apo shtyllë semafori, apo shtyllë për tabelën e stacionit të autobusit, apo shtyllë për reklama, apo një shtyllë e ngjashme me diçka të tillë.
400 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Numri dy, David Foenkinos

Qindra kandidatë morën pjesë në atë audicion, por në fund mbetën vetëm dy. Ky roman tregon historinë e djalit që nuk u zgjodh.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2139

Botuesi: Skanderbeg Books

Lolita, Vladimir Nabokov

Humbert Humberti, një kritik letrar në mesmoshë, pas martesës së tij të dështuar, niset në kërkim të një strehe ku mund të shkruajë i qetë, diku në një qytezë në New England. Ndërsa është duke këqyrur për një dhomë me qera në shtëpinë e zonjës Hejz, sytë e tij ndeshin të bijën e zonjës së shtëpisë, Dolorezën, një dymbëdhjetëvjeçare e rritur para kohe, pas...
1 200 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Dëshmon Pereira, Antonio Tabucchi

Doktor Pereira më erdhi për vizitë për herë të parë një mbrëmje shtatori të 1992-it. Në atë kohë ai nuk quhej ende Pereira, nuk kishte marrë ende tipare të qarta, ishte diçka i vagullt, ikanak dhe i tymtë, por kishte tashmë dëshirë të ishte protagonist libri.
700 Lekë
More

Botuesi: Morava

Bletërritësi i Alepos, Christy Lefteri

Sa do të doja që të çlirohesha nga mendja ime, që të mund të isha i lirë nga kjo botë dhe të shpëtoja nga gjithçka që kam njohur dhe kam parë në këto vitet e fundit. Po fëmijët që kanë mbijetuar - çfarë do të bëhet me ta?! Si do t’ia dalin ata që të jetojnë në këtë botë?
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Jashtë skene, Ahmet Hamdi Tanpinar

Jashtë skene, që fillimisht njohu dritën e botimit në numrat e gazetës "Yeni Istanbul", të vitit 1950, u botua për herë të parë si një vëllim i vetëm më 1973. Ai është pjesë e një trilogjie, bashkë me dy romanet e tjera "Kënga e Mahurit" dhe "Paqja".
800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

E gjitha jetë, Fabio Volo

Sekreti i marrëdhënies në çift nuk është thjesht mbajtja gjallë e dashurisë, por gjetja e ekuilibrit të duhur midis dy personave në të cilët ne shndërrohemi duke jetuar pranë njëri-tjetrit. Ishin aq mirë bashkë, por çfarë ngjau me jetën e tyre? Çfarë u ndodhi dy të mbyllurve në një dhomë hoteli me tabelën "MOS SHQETËSO!" në derë? Ku përfunduan pasioni,...
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

I ndërruari i shejtanit, Kenzaburo Oe

Brezat do t'i rikthehen veprave të Oe – së... duke besuar se vepra e tij i ka të gjitha mundësitë që të ndikojë në psikologjinë e të gjithë atyre që duan ta ndriçojnë të ardhmen.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Living

Gjurmët e Shëronjëses, Sabine Ebert

Dhe jo vetëm kaq: një ditë ia beh në fshat ai mjeku fanatik, që i kishte halë në sy prej kohësh Martën dhe aftësinë e saj për të shëruar njerëzit. Me kënaqësinë më të madhe, ai gjuan rastin për ta denoncuar gjeshtaren. Kristiani do ta çojë në një vend të sigurt të shoqen, por nuk arrin: Marta duhet të japë llogari për shtrigani para një gjyqi kishtar…
1 300 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Aleksandri, Valerio Massimo Manfredi

Manfredi rrëfen në këto tri romane për një njeri të pazakonshëm, që i kushtoi jetën realizimit të ëndrrës për të sunduar botën. "Aleksandri" nuk është vetëm një histori e jashtëzakonshme e perandorisë, mistereve, hakmarrjeve, betejave, por është edhe histori e një dashurie të madhe, vuajtjes dhe vetmisë trishtuese.
2 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001604

Botuesi: Skanderbeg Books

Pylli norvegjez, Haruki Murakami

Toru, një student i urtë dhe serioz para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh.
1 400 Lekë
More

Referenca: SKU001986

Botuesi: Pegi

Tesi i Derbervilëve, Thomas Hardy

Shkrimtari i shquar anglez u lind më 2 qershor 1840 në Higher Bockhampton. Në vitin 1862 u vendos në Londër, ku kreu studimet për arkitekturë. Aty nis të studiojë dhe merret me letërsi. Kjo qe për Hardin ëndrra më e madhërishme e jetës.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2081

Botuesi: OMBRA GVG

Deti, deti, Iris Murdoch

Kritika vë në dukje se këto romane shquhen për inteligjencën dhe elegancën e lartë me të cilin shkrimtari i ndërton personazhet dhe strukturat e veprës. Këto cilësi, shpesh përshkohen nga ndjenja e humorit të hollë dhe therës.
1 200 Lekë
More