• Ka mbaruar
Streha, Wm Paul Young
  • Streha, Wm Paul Young

Streha, Wm Paul Young

SKU001423
OMSCA-1

Maku është një njeri i paqetë, i tronditur nga humbja e vajzës së tij. Një ditë gjen në kutinë postare një letër misterioze, të nënshkruar nga dikush me emrin Papi, emërtim me të cilin gruaja e tij i drejtohej Zotit. Në letër i kërkohej që të shkonte te "Streha", pikërisht në vendin ku vajza e tij e vogël Misi u gjet e vrarë nga një maniak.

80,50 SEK
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Streha
Origjinali: The Shack
Gjinia: Roman
Autori: Wm. Paul Young
Shqipëroi: Rashel Pengili
Shtëpia botuese: OMSCA-1
Viti: 2010
Fq. 268
Pesha: 0.32 kg
ISBN: 978-99943-41-69-6

Mbi librin

Wm. Paul Yong u lind ne Kanada dhe është rritur në Guinenë e Re. Tashmë jeton në brigjet veriperëndimore të SHBA, me gruan dhe fëmijët. Wm. Paul Yong e ka shkruar romanin "Streha" si dhuratë për fëmijët e tij. Kjo vepër arriti shumë shpejt në vendin e parë të klasifikimeve bestseller të New York Times-it, sepse pikëpyetjet që shtrohen në këtë roman, janë ato kryqëzime të cilat i dalin në jetë çdo qenieje njerëzore.

Maku është një njeri i paqetë, i tronditur nga humbja e vajzës së tij. Një ditë gjen në kutinë postare një letër misterioze, të nënshkruar nga dikush me emrin Papi, emërtim me të cilin gruaja e tij i drejtohej Zotit. Në letër i kërkohej që të shkonte te "Streha", pikërisht në vendin ku vajza e tij e vogël Misi u gjet e vrarë nga një maniak... Nën ritme të gjalla, romani "Streha" të trondit, të magjeps dhe të mëson se dhembja është shpeshherë rruga e vështirë për të njohur vetveten.

 

Detajet e librit
SKU001423

Referencat specifike

isbn
9789994341696
ean13
9789994341696
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Ura në mjegull, Muriel Barbery

"Ura në mjegull", ky romani i ri i Muriel Barbery-t është një inkursion në zhanrin e realizmit magjik. Ai sjell historinë e dy vajzave 12-vjeçare të rritura në Francë dhe në Itali, të cilat zbulojnë njëkohësisht një botë të fshehtë elfësh.
92,00 SEK
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Mërso, rihetim, Kamel Daoud

Ai është vëllai i "Arabit" të vrarë nga njëfarë Mërso, krimi i të cilit lidhet me një roman të famshëm të shek XX. Shtatëdhjetë vjet më pas, Haruni, që në fëmijëri ka jetuar në hijen dhe me kujtimin e vëllait të vrarë, nuk pranon ta lërë këtë në anonimat: i jep një emër dhe një histori Musait të vdekur rastësisht në një plazh me shumë diell.
103,50 SEK
More

Botuesi: Morava

Merilini në tri kocka, Isabelle Wery

Merilin Tërki shkruan një roman. Qysh në fëmijëri, tek ajo, u shfaq tërheqja për takimet romantike dhe zunë vend idetë e dyshes, bashkëpunimit, pakteve, "veprimeve dashurore" dhe partneriteteve miqësore. Gjatë kohës që shkruan këtë roman, ajo riviziton fragmente të jetës së vet dhe zhytet në kujtimet e takimeve të saj intime dhe të qarta.
103,50 SEK
More

Botuesi: Albas

Metoda më e rrezikshme, John Kerr

Kështu, në heshtje, mbaroi marrëdhënia më e trazuar në historinë e ideve. Sidoqoftë, aq pak sa bashkëpunuan, mbi gjashtë vjet, ata ndryshuan vendosmërisht rrjedhën e mendimit në shekullin XX.
172,50 SEK
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Marrëzitë e liqenit, Andrea Vitali

Një dashuri e kundërshtuar, një kryekomunar ambicioz, një ëndërr aeronautike: komizëm molepsës dhe ndërthurje gjithë pasion e një rrëfimtari të vërtetë. Belanoja është në rrëmujë të madhe.
115,00 SEK
More

Botuesi: Pegi

Indeksi mesatar i lumturisë, Daniel Machado

Ky roman trajton çështjen e vjetër të lumturisë, të arsyeve për të qenë të lumtur dhe hedh pikëpyetje mbi rolin e arritjeve e të sukseseve, ato që botërisht njihen dhe quhen të tilla, në jetën tonë. A mund të matet lumturia? Rreth kësaj pyetjeje është ndërtuar romani "Indeksi mesatar i lumturisë" i shkrimtarit portugez David Machado.
92,00 SEK
More

Referenca: SKU000058

Botuesi: Botimet Dudaj

Një jetë e qetë, Kenzaburo Oe

Ky shkrimtar origjinal, që hedh poshtë sistemin e vlerave të shoqërisë ekzistuese dhe pasqyron pyetjet dhe shqetësimet e brezit të Pasluftës, ka shkruar shumë romane, novela dhe sprova, duke u bërë një nga autorët më të njohur në mbarë botën.
80,50 SEK
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Fëmijët e mesnatës, Salman Rushdie

Selim Sinai ka lindur fiks në orën 00 të datës 15 gusht 1947, pikërisht në çastin kur India u bë shtet i pavarur. Lindja e tij u prit me fishekzjarrë dhe brohoritje të turmave dhe u përshëndet nga vetë Kryeministri Nehru. Më pas, tek rritet, Selimi kupton pasojat ogurzeza të kësaj rastësie.
172,50 SEK
More

Botuesi: Te tjere

Fëmijët e dashurisë dhe urrejtjes, Dasa Drndic

Romani i shkrimtares kroate Daša Drndić nuk është vetëm një libër mbi Holokaustin (i krahasueshëm për nga rëndësia me kryeveprat e Primo Levit apo me Nekropolin e Boris Pahor). Ai është gjithashtu një roman i madh i letërsisë bashkëkohore, i aftë për të lidhur përmes regjistrave të ndryshëm gjuhësorë një tregim polifonik, magmatik, gjithëpërfshirës,...
172,50 SEK
More

Botuesi: Morava

Krijesat e një dite, Irvin D. Yalom

Një burrë i ri që përpiqet të largojë tmerrin nga vdekja përmes vitalitetit seksual; një i moshuar që lufton me kufizimet e plakjes dhe kapet pas spontanitetit rinor, që ofron horizonte të pakufizuara; një paciente që është duke vdekur kërkon të gjejë kuptimin e jetës.
103,50 SEK
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Harta dhe territori, Michel Houellebecq

Zhed Martini, një fotograf francez që jeton në provincë, e shkon jetën prej artist të rëndomtë duke fotografuar, veçmas harta Michelin. Por krahas kësaj, ia kushton pasionin e tij edhe pikturës, më së shumti portreteve të njerëzve në punë e sipër.
138,00 SEK
More

Referenca: SKU000739

Botuesi: Onufri

Tri gra, Yasushi Inoue

"Le të jemi mëkatarë!" Saiko i dëgjoi këto fjalë teksa grilat prej druri filluan të përplasen nga era, dhe përtej tyre mund të shihje nga deti larg vendkalimin e anijeve, ku një barkë peshkatarësh digjej si një zjarr feste. Deri në ato momente ajo nuk kishte menduar asnjëherë për zjarrin dhe prej kohësh ai i digjte thellë në kraharor.
69,00 SEK
More

Referenca: SKU001380

Botuesi: Botimet Dudaj

Një vend në botë, Fabio Volo

Mikele ka një shok, Frederikun. Një prej atyre shokëve me të cilët ndan gjithçka: apartamentin, picën dhe birrën, por edhe ëndrrat dhe zhgënjimet, gëzimet dhe dhimbjet, e ndonjëherë edhe gratë.
103,50 SEK
More

Botuesi: Albas

Abel Sançez, një histori pasioni, Miguel De Unamuno

Kjo temë, që i përket trashëgimisë së kulturës dhe që është trajtuar prej letërsisë në të gjitha zhanret, merr një trajtim të dyfishtë në këtë vepër, pasi mund të lexohet si varianti tjetër i historisë së Kainit dhe Abelit – një histori pasioni – ose si analiza e brendisë së një personazhi – historia e një pasioni.
92,00 SEK
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2193

Botuesi: Dituria

Hipnotizuesi, Lars Kepler

Quhet Erik Maria Bark dhe ishte hipnotizuesi më i famshëm në Suedi. Por më pas gjithçka shkoi tmerrësisht keq dhe jeta e tij qëndronte një hap larg humnerës. Premtoi publikisht të mos e praktikonte më kurrë hipnozën dhe për 10 vjet e mbajti këtë premtim. Deri sot.
143,75 SEK
More

Referenca: 2565

Botuesi: Botimet Dudaj

Mëndafshi francez, Sandra Brown

Brown është një tregimtare e përkryer. Admiruesit e zakonshëm që mburren se janë në gjendje të parashikojnë gjithnjë zhvillimin e ngjarjeve në librat e Brown – it do të gjenden para një befasie të këndshme.
138,00 SEK
More

Referenca: 2716

Botuesi: Pegi

Sekreti i shtëpisë në ishull, Ransom Riggs

Të gjithë presin të zbulohen në librin "Sekreti i shtëpisë në ishull", një roman i paharrueshëm, ku fantastikja bashkohet me fotografinë, të rrëmben e të detyron ta lexosh me një frymë. Historia jonë çelet me një fatkeqësi në familje, e cila e nis Xhejkobin gjashtëmbëdhjetëvjeçar në një udhëtim drejt një ishulli të larg
92,00 SEK
More

Referenca: 2889

Botuesi: Botimet Dudaj

Princesha prej akulli, Camilla Läckberg

E kthyer në qytetin e lindjes, pas vdekjes së prindërve, shkrimtarja Erika Falk gjen një komunitet në zgrip të tragjedisë. Vdekja e shoqes së saj të fëmijërisë, Aleksës, është vetëm fillimi. Me damarët të prerë dhe trupin të ftohtë, duket sikur ajo ka vrarë veten.
126,50 SEK
More