• Banner

Nje vend ne bote, Fabio Volo
  • Nje vend ne bote, Fabio Volo
  • Nje vend ne bote, Fabio Volo

Një vend në botë, Fabio Volo

Mikele ka një shok, Frederikun. Një prej atyre shokëve me të cilët ndan gjithçka: apartamentin, picën dhe birrën, por edhe ëndrrat dhe zhgënjimet, gëzimet dhe dhimbjet, e ndonjëherë edhe gratë.

900 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një vend në botë
Origjinali: Un posto nel mondo
Gjinia: Roman
Autori: Fabio Volo
Shqipëroi: Elona Mistrovica
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2010
Fq. 308
Pesha: 0.33 kg.
ISBN: 978-99943-0-175-1

Mbi librin

"Dua ta lë veten të lirë,dua më shumë për veten,dua të hidhem poshtëpër ta gjetur veten duke u ngjitur lart." Mikele ka një shok, Frederikun. Një prej atyre shokëve me të cilët ndan gjithçka: apartamentin, picën dhe birrën, por edhe ëndrrat dhe zhgënjimet, gëzimet dhe dhimbjet, e ndonjëherë edhe gratë.

Një ditë, Frederiku vendos të lërë pas gjithçka dhe të niset. I lodhur nga jeta monotone e provincës, niset në kërkim të gjysmës tjetër të vetes. Ndërsa Mikele qëndron. Kur kthehet, pas pesë vjetësh, Frederiku ka ndryshuar. Tashmë është i qetë, i dashuruar me një grua (Sofinë) dhe me jetën. Duket si një prej atyre historive që kanë një fund të lumtur, por nuk është kështu.

Frederiku niset papritmas, këtë herë për një udhëtim shumë më të gjatë. Do të kthehet (për habinë e të gjithëve) i fshehur pas syve të një vogëlusheje, Anxhelikës. Ngjarjet e jetës së Mikeles, Frederikut, Françeskës dhe Sofisë janë ato të një grupi të rinjsh në kërkim të një vendi në botë. Në këtë libër të ri Fabio, Volo i bashkon jetët e protagonistëve si pjesët e një loje (puzzle), duke zgjedhur përsëri botën femërore si kod hyrjeje.

Mbi autorin

Fabio Volo ka lindur më 23 qershor 1972. Ka punuar si dixhej, aktor dhe drejtues programesh televizive e radiofonike. Ka publikuar Po dal të bëj një shëtitje, Kam një jetë që të pres, Një vend në botë, Dita tjetër.

 

Detajet e librit
SKU001380
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001381

Botuesi: Botimet Dudaj

Edhe një ditë më shumë, Fabio Volo

Problemi nuk është sa pret, por kë pret. Zgjimi, kafeja, tramvaji, zyra, palestra, pica-kinemaja-shtrati (nëse është me fat, jo vetëm)... Ditë gjithmonë të ngjashme, të shënjuara nga takime që, në fund të fundit, i shëmbëllejnë njëra-tjetrës, të humbura nën qiellin ngjyrë gri të një metropoli që ka harruar të buzëqeshë.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2646

Botuesi: Botimet Dudaj

Regetimat e drites se mengjesit, Fabio Volo

Elena nuk është e kënaqur me jetën e saj. Martesa tërhiqet zvarrë, pa pasion dhe pa asgjë të re. Tashmë i shoqi i është bërë si vëlla. ("Nuk jetojmë bashkë, bashkë ne vrasim kohën. Menduam si budallenj se dy fatkeqësi të bashkuara mund t'i jepnin jetë një lumturie.")

Çmimi 950 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

E gjitha jetë, Fabio Volo

Sekreti i marrëdhënies në çift nuk është thjesht mbajtja gjallë e dashurisë, por gjetja e ekuilibrit të duhur midis dy personave në të cilët ne shndërrohemi duke jetuar pranë njëri-tjetrit. Ishin aq mirë bashkë, por çfarë ngjau me jetën e tyre? Çfarë u ndodhi dy të mbyllurve në një dhomë hoteli me tabelën "MOS SHQETËSO!" në derë? Ku përfunduan pasioni,...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Një album historish, Antonis Georgiou

A i vështruat me kujdes të vjetrit te fotografitë e vjetra, atëherë kur fotografët shëtitës shkonin nëpër panaire dhe nëpër sheshet dhe të gjithë qëndronin në radhë që të "përjetësohen" në fotografi, atëherë kur fotografimi në fshatra ishte "një ngjarje", zakonisht duke pozuar me pamje serioze, "të ashpër"?

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Të katra motrat mbretëresha, Sherry Jones

Familja është gjithçka. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Të gjitha lidhjet e tjera mund të thyhen miqësia, martesa, edhe mbretërimi përvec lidhjeve familiare. Ky është mësimi i dytë që iu mësova vajzave të mia: familja vjen e para. Për fatin tim të keq, fjalet e mia nuk iu benë dot vathë në vesh dhe i mori era, si farat e hedhura mbi token e gurtë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Dantella, Shirley Conran

Katër gra elegante, rreth të dyzetave, janë thirrur në Hotel Pjer të Nju Jorkut për të takuar Lilin, aktoren e famshme botërore të kinemasë. Thuajse një legjendë, pavarësisht nga mosha e re, Lili është e bukur, e zjarrtë, me karakter famëkeq... Secila nga të katërta ka një arsye përse e urren Lilin.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vendi im i imagjinuar, Isabel Allende

Ashtu si personazhet e disa romanëve të saj të paharrueshëm, Isabel Allende, e shenjuar nga një ndjenjë e dhimbshme mërgimi, kthehet me kujtime te rrënjët e saj, te një vend tashmë "i imagjinuar" dhe i zbehtë për shkak të largësisë së madhe, traumat e grushtit të shtetit, familja në diasporë, odiseja e saj e thurur me pasione, drama e suksese.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2968

Botuesi: Botimet Dudaj

Hija e tim vellai, Uwe Timm

Përse vëllai u regjistrua vullnetarisht në trupat SS? Ç'qëndrim mbajti ai në lidhje me detyrimin për të vrarë? Ç'mundësi iu dhanë apo nuk iu ofruan kurrë? Cila është pjesa e fajit dhe e veprimit të ndërgjegjshëm te prindërit që la pas? Një jetë e shkurtër që lë shumë pyetje të hapura.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Muza

Gjuetari i shtrigave, Max Seeck

Detektivja Xhesika Niemi po heton një rast të jashtëzakonshëm vrasjeje në seri. Gruaja e shkrimtarit të famshëm, Roxher Koponenit, duket se është vrarë në një ritual të çuditshëm. Por asgjë nuk është e rastësishme – autori i krimit ndjek pikë për pikë modelin e rrëfyer në librin më të shitur të kohës.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Salla e ujqërve, Hilary Mantel

Anglia e fillimit të vitit 1520 është një hap larg nga katastrofa. Nëse ndodh që mbreti vdes pa një trashëgimtar mashkull, vendi mund të shkatërrohet nga lufta civile. Henri VIII përpiqet të anulojë martesën e tij njëzetvjeçare dhe të martohet me Ana Bolenën, por Papa dhe pjesa më e madhe e mbretërve të Europës i kundërvihen.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Agim, Eli Vizel

Gjatë një nate tipike të Palestinës nën sundimin britanik, Elisha i ri mediton për vrasjen që duhet të kryejë në mëngjes.Elisha, i mbijetuar i Aushvicit dhe Buhenvaldit, ka humbur gjithçka, përfshi edhe familjen, mësuesin e Kabalës dhe një pjesë të fëmijërisë.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Numri zero, Umberto Eco

Një redaksi që mbledh lajme dhe që përgatit një gazetë të përditshme, e cila më shumë sesa informacionit i kushtohet shantazhit, hedhjes baltë ndaj të tjerëve, për interesat e ulëta të botuesit të saj.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Të droguar tek luksemburgasit, Jacques Steiwer

Koloneli Moulinar, është duke hetuar rrjetin e shpërndarjes së drogës në luksemburg,i cili ka filluar të marra përmasa shqetësuese. Droga dhe ngjarjet e tjera kriminale që po ndodhin njëra pas tjetrës e kanë prishur qetësinë e Dukatit të Madh, i cili tashmë ka rënë edhe nën ndikimin e rrjetit ndërkombëtar të ilaçeve. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Theanoja, Ujkonja e Stambollit, Lena Manda

Kur të rimarrë veten asgjë nuk do të jetë më si më parë. Ajo natë do të lindë një ujkonjë. Kushdo që do t'i afrohet në të ardhmen për t'i bërë keq, do të copëtohet nga dhëmbët e saj të mprehtë. Dhjetë vjet më vonë, Theanoja do të përjetojë makthin e dëbimit për në Greqi dhe dhimbjen e shpërnguljes nga vendi ku kishte lindur; do të përballet me racizmin,...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)