• Banner

  • Ka mbaruar
Hena e re, Stephenie Meyer
  • Hena e re, Stephenie Meyer
  • Hena e re, Stephenie Meyer

Hëna e re, Stephenie Meyer

Ndihesha sikur isha zënë në kurth, në një nga ato makthet e tmerrshme, në të cilat duhet të vraposh, të vraposh sa të mbetesh e pafrymë, por trupi yt nuk mundet të lëvizë mjaftueshëm shpejt. Këmbët e mia dukej sikur ecnin gjithnjë e më ngadalë teksa çaja nëpër turmën e pashpirt, por akrepat në kullën gjigante të sahatit nuk ngadalësoheshin.

13,01 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Hëna e re, Libri i Dytë
Origjinali: New Moon
Gjinia: Roman
Autori: Stephenie Meyer
Shqipëroi: Marsida Gjonçaj
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2010
Fq. 488
Pesha: 0.581 kg.
ISBN: 978-99956-266-7-9

Mbi librin

Për Bela Suanin ka vetëm diçka më të rëndësishme se vetë jeta: Eduard Kulleni. Por, të dashurosh një vampir është shumë më e rrezikshme nga ç'mund ta kishte menduar Bela. Sakaq, Eduardi e ka shpëtuar Belën nga kthetrat e një vampiri të rrezikshëm.

Por, tani që lidhja e tyre përbën rrezik për çka është e shtrenjtë për ta, ata kuptojnë se telashet vetëm sa kanë filluar.

Fragmente nga libri

Ndihesha sikur isha zënë në kurth, në një nga ato makthet e tmerrshme, në të cilat duhet të vraposh, të vraposh sa të mbetesh e pafrymë, por trupi yt nuk mundet të lëvizë mjaftueshëm shpejt. Këmbët e mia dukej sikur ecnin gjithnjë e më ngadalë teksa çaja nëpër turmën e pashpirt, por akrepat në kullën gjigante të sahatit nuk ngadalësoheshin.

Me forcë të papërmbajtshme e moskokëçarëse, ata drejtoheshin pa u ndalur drejt fundit, fundit të gjithçkaje. Por nuk ishte ëndërr, dhe ndryshe nga makthi, unë nuk po vrapoja për jetën time; po rrekesha të shpëtoja diçka, që ishte pafundësisht më e çmuar. Sot jeta ime nuk kishte asfare rëndësi. Ishte shumë e çuditshme, sepse e dija që të dyve na kanosej një rrezik vdekjeprurës. E megjithatë, në atë çast, ndihesha mirë. E plotë.

Ndieja zemrën të më rrihte fuqishëm në kraharor, gjakun të më rridhte i nxehtë dhe i shpejtë në deje. Mushkëritë e mia mbusheshin me aromën e këndshme që lëshonte lëkura e tij. Ishte njësoj sikur të mos kishte pasur asnjë zgavër në kraharorin tim. Ishte diçka e përsosur... jo e shëruar... por sikur të mos kishte pasur kurrë ndonjë plagë.

Komente mbi librin

"Adoleshentët do ta përpijnë këtë aventurë të re dhe do të kërkojnë më shumë."

Booklist

"Te Hëna e re ndërthuret romanca me suspancën."

USA Today

"Ka një ekuilibër gati gjenial të romancës dhe aksionit që të lë pa frymë."

VOYA

"Hëna e re do t'i lërë fansat të presin me padurim librin e tretë."

School Library Journal

Mbi autoren

Stephenie Meyer ka studiuar në Brigham Youn University dhe është diplomuar për letërsi angleze. Ajo jeton me bashkëshortin dhe tre djemtë e saj në Arizona. Pas librit të saj të parë "Muzgu", librarët e përzgjodhën si një nga autoret më premtuese të vitit 2005.

Detajet e librit
Morava
SKU001179

Referencat specifike

isbn
9789995626679
ean13
9789995626679
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001178

Botuesi: Morava

Muzgu, Stephenie Meyer

Ashtu si na ka mësuar edhe Shekspiri, dashuria lartësohet dhe përvëlon shpirtin kur has në pengesa. Te Muzgu, libri me fantazi të jashtëzakonshme i Stephenie Meyer, lexuesit zbulojnë një çift të dashuruarish me kokën mbi re. Bela adhuron Eduardin e pashëm dhe ai ia kthen dashurinë. 

Çmimi 13,01 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001449

Botuesi: Morava

Eklipsi, Stephenie Meyer

Nga prapa kurrizit dëgjova zërin e ëmbël të Eduardit. U ktheva ta shihja tek kërcente lehtë mbi shkallët e verandës, me flokët e shpupuritur nga era prej vrapit. Më tërhoqi menjëherë në krahët e tij ashtu siç pat bërë te parkingu dhe më puthi sërish.

Çmimi 14,57 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001697

Botuesi: Morava

Agimi, Stephenie Meyer

POR KUR DASHUROJE VRASËSIN TËND, ATËHERË NUK KISHE RRUGËDALJE.  Si mund të vrapoje, si mund të luftoje,  kur një  veprim i tillë do ta lëndonte atë person të dashur?  Nëse jeta jote ishte  gjithçka mund t'i falje njeriut të dashur, si mund të mos ia falje? Po sikur të ishte ai një njeri që e doje me të vërtetë?

Çmimi 15,62 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Unë jam Eva, Suzanne Goldring

Për adhuruesit e librit “Tatuisti i Aushvicit” dhe “Vajzat e humbura të Parisit” vjen tani një histori e paharrueshme nga Lufta e Dytë Botërore. Një rrëfim fenomenal për kurajën, për dashurinë dhe për të gjitha mizoritë që sjell lufta.

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje

Botuesi: Fenix

Kilometri 101, Maxim Osipov

Osipov është njëri nga shkrimtarët më të njohur e të vlerësuar që ka nxjerrë Rusia viteve të fundit, autor i shumë eseve, tregimeve të shkurtra, pjesëve teatrale dhe romaneve.  Veprën e tij e kanë quajtur letërsi të vërtetë, në kohëra të tmerrshme, me ndershmërinë e saj të thjeshtë dhe stilin krejtësisht të veçantë si kuitesencë artistike. 

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Falja e dënimit, Patrick Modiano

"Falja e dënimit" merr në gjirin e veprës së Patrick Modiano – s një ngjyrim tejet të veçantë, një nuancë unike. Në fillim ngaqë këtu bëhet fjalë për njërin nga tekstet e rralla të paraqitur çiltërsisht autobiografik, ose duke na e dhënë shumë çiltërsisht iluzionin.

Çmimi 7,29 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Kënga e Penelopës, Margaret Atwood

 E mbetur vetëm për njëzet vjet, qysh kur Odisea u nis në luftën e Trojës, pas Trëmbimit te Helenës, Penelopa, edhe perballë thashethemeve skandaloze, arrin të ruajë mbretërinë e Itakës, të rrisë të birin rebel e të mbajë nën fre më shumë se njeqind mëtues. Kur Odisea, më së fundi, kthehet në shtëpi, pas shumë e shumë peripecish, vet gjithë mëtuesit, si...

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Sot po e marr pushim, Daria Bignardi

Ndërkohë që dialogu mes atyre të dyjave bëhet gjithnjë e më i ndezur, rruga e Galës kryqëzohet me atë të dy pacientëve të tjerë të psikanalistes Ana del Fante: të Biankës, një adoleshenteje që nuk arrin dot të shkojë më në shkollë, dhe të Nikolës, një playboy i papërmbajtshëm dhe viktimë e sulmeve të panikut.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Ti që më dëgjon, Alberto Bevilacqua

Tek libri "Ti që më dëgjon" i drejtohem nënës sime, pak pasi u largua nga kjo botë, me sigurinë se vdekja nuk mund ta ndërpresë bashkëbisedimin mes dy njerëzve që duhen. Nëna ime është një prani që i takon pafundësisë, si të gjithë të vdekurit tanë të shtrenjtë: unë e di që me të mund të flas ende.

Çmimi 7,81 
More
Në gjendje

Referenca: 2896

Botuesi: Toena

Mali i pestë, Paulo Coelho

Në shekullin IX para erës sonë, Zoti urdhëroi profetin Elia të braktiste Izraelin. Udha e çoi atë në Sarepta, një qytet i vogël fenikas. Atje, në qytetin ku qenë ulur këmbëkryq Asirianët, Elia i humbet të gjitha, madje edhe gruan pas së cilës u dashurua. Më tej, ai gjendet në mesin e ngjarjeve të turbullta e dramatike, që e çojnë deri në përballjen me Zotin.

Çmimi 6,77 
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Hoteli i bardhë, D.M. Thomas

Vepër e mahnitshme... një eksperiment elegant e mjaft i ngrohtë. Një sensualitet i çiltër, përzier me një ndjenjë të ngrohtë për çastet më tronditëse në historinë moderne, një fluiditet e shkathtësi gati si në ëndërr.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: 2197

Botuesi: Dituria

Marina, Carlos Ruiz Zafon

Oskar Drai është një student i ri që po kalon vitet e adoleshencës në një kolegj të zymtë të qytetit katalanas. I mbushur me energjinë e dhimbshme tipike për këtë moshë, herë ëndërrimtar e herë aventurier, Oskarit i pëlqen t'u shpëtojë mureve mbytëse të shkollës, për të humbur në labirintet e rrugëve, shtëpive dhe ndërtesave të lagjeve që pikojnë në çdo...

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Zjarre të vogla, Celeste Ng

Nuk kalon shumë dhe Mia me të bijën bëhen më tepër se qiramarrëse: të katër fëmijët e Riçardsonëve mahniten nga dyshja joshëse nënë-bijë. Sidoqoftë, Mia nuk pranon kurrsesi të pajtohet me rregullat, bindje që kërcënon të shkatërrojë këtë komunitet të planifikuar deri në hollësi.

Çmimi 13,53 
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Dera, Magda Szabo

Ajo është kujdestarja e shtëpisë së Magdës dhe ndaj bëhet e pazëvendësueshme për të. Edhe Emerenca, në mënyrën e saj, bëhet e varur nga Magda.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001566

Botuesi: UEGEN

Baudolino, Umberto Eco

Në atë zonë të Piemontit të ulët ku, vite më pas, do të ndërtohej Aleksandria, Baudolino, një fshatar i vogël, takoi dhe i fitoi zemrën Frederik Barbarosës, i cili e birësoi. Kjo ishte një mrekulli për Baudolinon e gjorë, saqë edhe vetë sot historia nuk arrin ta imagjinojë dot.

Çmimi 9,36 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)