• Banner

  • Ka mbaruar
Muzgu, Stephenie Meyer
  • Muzgu, Stephenie Meyer
  • Muzgu, Stephenie Meyer

Muzgu, Stephenie Meyer

Ashtu si na ka mësuar edhe Shekspiri, dashuria lartësohet dhe përvëlon shpirtin kur has në pengesa. Te Muzgu, libri me fantazi të jashtëzakonshme i Stephenie Meyer, lexuesit zbulojnë një çift të dashuruarish me kokën mbi re. Bela adhuron Eduardin e pashëm dhe ai ia kthen dashurinë. 

13,88 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Muzgu, Libri i Parë
Origjinali: Twilight
Gjinia: Roman
Autori: Stephenie Meyer
Shqipëroi: Artan Miraka
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2009
Fq. 394
Pesha: 0.441 kg.
ISBN: 978-99956-26-34-1

Fragmente nga libri

S'më kishte shkuar asnjëherë ndërmend se si do të vdisja, edhe pse kisha boll arsye muajt e fundit, por prapë s'do ta kisha përfytyruar asisoj... E ku ta gjeja të vdisja për ndokënd që doja. Ashtu do t'ia vlente barra qeranë. Për tre gjëra isha krejtësisht e sigurtë. Një, Eduardi ishte vampir. Dy, një pjesë e tij, që nuk e di se sa mbizotëruese mund të ishte, ndiente etje për gjakun tim. Dhe tre, unë isha dashuruar pa kushte dhe përfundimisht me të.

Mbi librin

Kur Izabela Suan transferohet në qytetin e zymtë Forks, ku takon Eduard Kullenin misterioz dhe tërheqës, jeta e saj merr një kthesë drithëruese dhe të frikshme. Me lëkurën e tij të porcelantë, sytë e artë, zërin hipnotizues, Eduardi është njëherazi i papërballueshëm dhe i papërshkueshëm. Deri më tani ai ia ka dalë mbanë për ta fshehur identitetin e tij të vërtetë, por Bela është e vendosur që ta zbulojë të fshehtën e tij të errët.

Belës nuk ia rrok mendja se sa shumë është afruar me të, se gjithnjë e më shumë po e vendos veten dhe ata që e rrethojnë në rrezik. Dhe, se mund të jetë tepër vonë për t'u kthyer pas. Thellësisht tërheqës dhe me suspensë të jashtëzakonshme, "Muzgu" do të gjejë lexues që do gozhdohen deri në faqen e fundit.

Komente mbi librin

"Libri më i mirë i vitit."

Publishers Weekly

"Libri më i mirë i dhjetëvjeçarit deri tani."

Amazon

"Ajka e listës së librave më të mirë."

Teen People

"Kjo histori, e shtjelluar njëherazi nëpërmjet suspansës dhe romancës, do t'i kapë lexuesit duke kaluar çmendurisht faqet e këtij libri të parë, torturues të Meyer – it."

Publishers Weekly

"Faktori rrezik lartësohet si ngazëllim i dashurisë së fshehtë, që qetëson ndjenjat në një garë të llahtarshme për të mbetur gjallë. Muzgu do të ketë lexues që do vdesin nga dëshira për t'i ngulur dhëmbët e tyre në të."

School Library Journal

Mbi autoren

Stephenie Meyer ka studiuar në Brigham Youn University dhe është diplomuar për letërsi angleze. Ajo jeton me bashkëshortin dhe tre djemtë e saj në Arizona. Pas librit të saj të parë "Muzgu", librarët e përzgjodhën si një nga autoret më premtuese të vitit 2005.

 

Detajet e librit
Morava
SKU001178

Referencat specifike

isbn
9789995626341
ean13
9789995626341
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001179

Botuesi: Morava

Hëna e re, Stephenie Meyer

Ndihesha sikur isha zënë në kurth, në një nga ato makthet e tmerrshme, në të cilat duhet të vraposh, të vraposh sa të mbetesh e pafrymë, por trupi yt nuk mundet të lëvizë mjaftueshëm shpejt. Këmbët e mia dukej sikur ecnin gjithnjë e më ngadalë teksa çaja nëpër turmën e pashpirt, por akrepat në kullën gjigante të sahatit nuk ngadalësoheshin.

Çmimi 13,88 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001449

Botuesi: Morava

Eklipsi, Stephenie Meyer

Nga prapa kurrizit dëgjova zërin e ëmbël të Eduardit. U ktheva ta shihja tek kërcente lehtë mbi shkallët e verandës, me flokët e shpupuritur nga era prej vrapit. Më tërhoqi menjëherë në krahët e tij ashtu siç pat bërë te parkingu dhe më puthi sërish.

Çmimi 15,54 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001697

Botuesi: Morava

Agimi, Stephenie Meyer

POR KUR DASHUROJE VRASËSIN TËND, ATËHERË NUK KISHE RRUGËDALJE.  Si mund të vrapoje, si mund të luftoje,  kur një  veprim i tillë do ta lëndonte atë person të dashur?  Nëse jeta jote ishte  gjithçka mund t'i falje njeriut të dashur, si mund të mos ia falje? Po sikur të ishte ai një njeri që e doje me të vërtetë?

Çmimi 16,65 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001328

Botuesi: Toena

Njëmbëdhjetë minuta, Paulo Coelho

Si pasojë e një takimi rastësor në Rio, ajo gjendet në Gjenevë, me ëndrrën e famës dhe fatit, por që përfundon rrugëve si prostitutë. Në Gjenevë Maria largohet edhe më shumë nga dashuria, ndërkohë që ndihet e magjepsur me seksin.

Çmimi 7,77 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Pyesni pluhurin, John Fante

Po, Fante pati efekt të madh mbi mua. Fante ishte hyu im dhe unë e dija se hyjnitë duhen lënë të qetë, nuk mund t'u shkelje pragun ashtu si duke lozur. Prapë më pëlqente të hamendja se ku mund të kishte jetuar në Angel's Flight dhe s'më dukej e pamundur që të jetonte akoma aty.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

E vetmja grua ne dhomë, Marie Benedict

Një roman për një grua të jashtëzakonshme, arritjet e së cilës mbeten në hije. Një libër i fuqishëm i bazuar në historinë e vertetë dhe të jashtëzakonshme të aktores magjepsëse dhe shkencëtares Hejdi Lamar, e cila shpiku kodin e parë radiofonik që mundësoi krijimin e ëi-fi.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Jetë e fshehur, Lee Seung - U

Ki-Hyon edhe pse njeri epsharak dhe i dobët, vuan nga ndjenja e fajit ndaj vëllait të tij më të madh, U-Hyon me pasione të shumta për fotografinë, i cili ka humbur të dyja këmbët në një aksident në ushtri. Egoizmi dhe lakmia e ka shtyrë në një histori të ndërlikuar dashurie me Sunmi-n, që në të vëretë është e dashura e vëllai të gjymtuar.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Gra të vështira, Roxane Gay

Libri "Gra të vështira" tregon për jetë stërmunduese, dashuri të zjarrta dhe marrëdhënie të pazakonta dhe problematike. Gratë në këto histori jetojnë në mes të privilegjeve dhe të varfërisë, gjenden në martesa të lumtura dhe të përndjekura nga krimet e së shkuarës ose shantazhet emocionalë.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Amelia, Cathy Gohlke

Gjatë një vizite në Gjermani, Rakela Krameri merr një letër të mistershme nga një mikeshë e vjetër, me të cilën nuk fliste prej kohësh. E martuar me Gerhard Shlikun, një oficer i SS-ve, Kristina vë re se ngjarjet në Gjermani po marrin një drejtim të paparashikueshëm dhe është e tmerruar, sepse i shoqi e konsideron vajzën e tyre, Amelinë, një njollë turpi...

Çmimi 14,43 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Matja e botës, Daniel Kehlmann

Romani ngjall emocione thellësisht frymëzuese rreth përpjekjeve të racionalitetit më të lartë në betejë me natyrën e egër dhe mizore të njerëzimit. Në vitin 1828, Gausi, një matematikan, fizikan dhe astronom ftohet, nga Aleksandër fon Humbold, eksplorues, gjeograf dhe shkencëtar, të shkojë në Berlin ku do të mbahet një kongres shkencëtarësh.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001207

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Thuaju të mos më vrasin, Juan Rulfo

E folura e tij nuk është një përsëritje, ajo është një art, që klloçkon realitetin dhe e rishpik atë. Është ky përvetësim ai që i jep shkrimit të tij forcën e së vërtetës. "Thuaju të mos më vrasin" digjet në kujtesën universale, secilin prej tregimeve të tij lë brenda nesh një gjurmë të pashlyeshme.

Çmimi 9,44 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Dita e opricnjikut, Vladimir Sorokin

Dita e opriçnjikut është një roman "fantapolitik", një skenar që transplan-tohet në fundin e viteve 2020 prej historisë ruse të shekullit XVI, nën carin Ivan IV, që vendosi një regjim sundimi të pakufizuar dhe terrori mbi popullsinë e fisnikërinë dhe krijoi opriçnjinën, një organizatë që vepronte si gardë policore e sovranit.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)