• Ka mbaruar
Ne anen me diell te rruges, Dina Rubina
  • Ne anen me diell te rruges, Dina Rubina
  • Ne anen me diell te rruges, Dina Rubina

Në anën me diell të rrugës, Dina Rubina

SKU001175
OMSCA-1

Një nga romanet bashkëkohore më të suksesshme në Rusi.

1 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Në anën me diell të rrugës
Origjinali: Na solnechnoj storone ulitsy
Gjinia: Roman
Autore: Dina Rubina
Shqipëroi: Sokrat Gjerasi
Shtëpia botuese: OMSCA-1
Viti: 2010
Fq. 340
Pesha: 0.37 kg.
ISBN: 978-99943-41-65-8

Mbi librin

Një nga romanet bashkëkohore më të suksesshme në Rusi.

Mbi autoren

Dina Rubina u lind më 1953 në familjen e një artisti dhe të një mësueseje historie, në Tashkent. Të dy prindërit e saj ishin hebrenj. Tregimi i parë i Dina Rubinës u botua në revistën kombëtare "Junost" më 1971. Më 1990, Rubina me familjen e saj u riatdhesua në Izrael.

Pasi shkoi nga Rusia në Izrael, Rubina jo vetëm që filloi një jetë të re, por, gjithashtu, edhe një fazë të re krijuese. Megjithatë, Rubina vazhdon të shkruajë në rusisht dhe lidhjet e saj të brendshme me letërsinë ruse nuk janë ndërprerë duke u bërë një nga shkrimtaret bashkëkohore më në zë të letërsisë së sotme ruse.

Ajo është autorja e rreth njëzet librave, të cilët janë botuar në shumë gjuhë dhe janë njohur në të gjithë botën duke u nderuar njëkohësisht me shumë çmime të rëndësishme letrare.

 

Detajet e librit
SKU001175

Referencat specifike

isbn
9789994341658
ean13
9789994341658
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Fundi i historisë së një dashurie, Graham Greene

Historia e një gruaje të humbur mes dy burrave, bashkëshortit dhe të dashurit, tregohet nga pikëpamja e të dashurit. Komploti është dramatik, karakteret janë krijuar me mjeshtëri dhe përfshihen në një histori njerëzore nga më të zakonshmet.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Virgjëresha holandeze, Marente De Moor

Në verën e vitit 1936, Zhaku, një mjek holandez e dërgon të bijën tetëmbëdhjetëvjeçare, Janën, të qëndrojë në shtëpinë e gjermanit Egon Fon Boetigerit, një mik i tij i rinisë. Mjeshtër i skermës, Egon Fon Boetigeri, i kalon ditët në një shtëpi fshati, ku organizon ndeshje të ndaluara skerme me studentë.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001330

Botuesi: Toena

Zahiri, Paulo Coelho

Një ditë, një shkrimtar i famshëm zbulon se gruaja, korrespondente lufte, e ka braktisur pa lënë gjurmë dhe pa i dhënë asnjë shpjegim. Pavarësisht suksesit që vazhdon të gëzojë dhe një dashurie të re, që bëhet pjesë e të përditshmes së tij, mendimi i mungesës së gruas vazhdon ta mundojë dhe i pushton mendjen derisa e hedh në një përhumbje totale.
900 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Mikesha gjeniale, Elena Ferrante

Dy vajza jetotojnë në një univers dhune, xhelozie, trekëndësha dashurie dhe çrregullime politike, ato janë dy personazhe të paharrueshme... E megjithatë, është aftësia e Ferrantes për të paraqitur të vërteta përvëluese që u jep këtye librave një fuqi të papërmbajtshme... Ferrante shfaqet si një Dickens i shekullit XXI, që lexuesit i kërkojnë me ngulm...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Dhe së fundmi, Henry Marsh

Por teksa i afrohem fundit të jetës, e gjej veten të rrethuar nga pyetje filozofike e shkencore të cilat krejt papritur duken shumë të rëndësishme, pyetje të cilat në të kaluarën ose i merrja për të mirëqena, ose i shpërfillja.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Arka e Noes

Kremlini prej sheqeri, Vladimir Sorokin

Me mijëra prej këtyre kremlinësh u shpërndahen në Sheshin e Kuq fëmijëve fatlumë, por njëri syresh bie edhe në duart e disidentëve të cilët kënaqen me Kremlinin prej sheqeri në një prej mbledhjeve të tyre të fshehta.
900 Lekë
More

Referenca: SKU001900

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i Vampirit: Terbimi, L.J.Smith

Tre këndet e trekëndëshit fatal të dashurisë, Elena dhe dy vëllezërit vampirë: Stefani dhe Dejmoni, kanë një fat të përbashkët. Tani që Elena i është dorëzuar Dejmonit tërheqës dhe mizor, tani që urrejtja e Stefanit për të vëllanë është bërë e padurueshme, ata të tre do të jenë të detyuar të shpallin armëpushimin.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Shtëpia e Librit

Zhurma e Kohës, Julian Barnes

Një meditim kryevepër mbi artin dhe pushtetin, dedikuar kompozitorit sovjetik Dmitri Shostakoviç. Ky është romani i parë i shkruar nga Julian Barnes që kur ai fitoi çmimin Man Booker.
700 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Martesë me një komunist, Philip Roth

"Martesë me njëkomunist" ështënjë histori komplekse, e treguar në nyjet e qiellit përmes monologut të vetë Philip Rothit nën petkun e Natan Zukermanit dhe mësuesit të tij të dikurshëm, filozofit Merri Ringoldit.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Çelestja, planeti im, Timothée de Fombelle ( audio book)

Një histori dashurie mes dy të rinjve? Një aventurë ekologjike? Është e vështirë ta futësh në korniza këtë roman të shkurtër të De Fombelles, shkrimtarit francez, i cili tashmë ka fituar disa çmime të rëndësishme në Francë dhe jashtë saj.
720 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Dhimbja, Marguerite Duras

"Dhimbja" na vë përpara një "çrregullimi të frikshëm të mendimit dhe ndjenjës". Në një Paris pranveror, të marrosur prej fundit të luftës, endet Marguerite Duras, e tronditur dhe e zymtë, si gratë e tjera të robërve dhe të deportuarve të luftës që presin lajme në Qendrën Orsej.
700 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Bir i qiellit, Kenneth Oppel

Vetëm pasi Meti takon Kejtin pasanike dhe guximtare, do të kuptojë që fjalët e gjyshit të saj janë të vërteta, që krijesat ekzistojnë përnjëmend dhe janë krejtësisht të panjohura për botën e njerëzve.
800 Lekë
More

Botuesi: Morava

Çifutja e Amsterdamit, Bergljot Hobæk Haff

Në Europën e shekullit XVI, një burrë endet rrugëve bashkë me fëmijën e vet. Me origjinë portugeze, ata ia kanë mbathur nga Italia dhe nga getoja veneciane, duke marrë rrugën drejt Holandës. Sipas vendeve ku kalojnë, fëmija quhet Johan, Hans, Xhovani, Zhan... por emrin e vërtetë e ka Juana. Mërgimi i ka shtrënguar të fshehin identitetin dhe të ndryshojnë...
600 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000508

Botuesi: OMSCA-1

Fantazitë e një gruaje, Anatoli Toss

Shkrimtari bashkëkohor rus Anatoli Toss ka lindur në Moskë. Që nga viti 1988 jeton në Boston. Romani "Fantazitë e një gruaje", fitues i çmimit "Bukerov" në Rusi, është shpallur romani më i mirë i vitit, duke u botuar në tirazhe me qindra mijëra kopje, njëkohësisht është përkthyer në shumë vende të botës.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000520

Botuesi: OMSCA-1

Nje histori amerikane, Anatoli Toss

Një histori amerikane jo vetëm e mbërthen lexuesin që nga faqja e parë deri tek e fundit, por edhe u jep përgjigje shumë pse-ve të jetës sonë të përditshme, me një fjalë të ndihmon të jetosh.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000856

Botuesi: OMSCA-1

Tej cakut te dashurise, Anatoli Toss

Romanet e shkrimtarit bashkëkohor Anatoli Toss: Fantazitë e një gruaje dhe Një histori amerikane, të nominuar në Rusi për çmimin prestigjioz Bukerov, janë përkthyer në shumë gjuhë të botës, ku sikundër në vendin tonë, kanë njohur sukses botimi. Në Rusi, ai është një nga shkrimtarët më të lexuar në ditët e sotme.
1 000 Lekë
More