• Ka mbaruar
Zjarri, Katherine Neville
  • Zjarri, Katherine Neville
  • Zjarri, Katherine Neville

Zjarri, Katherine Neville

SKU001138
Botimet Dudaj

Shqipëri, viti 1822: tridhjetë vjet pas Revolucionit Francez, e gjithë Europa po qëndronte pezull në prag të Luftës Greke për Pavarësi. Ali Pasha, një sundimtar i fuqishëm i Perandorisë Otomane, e kishte zemëruar sulltanin dhe gjendej tashmë në prag të një sulmi nga forcat turke.

1 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Zjarri
Gjinia: Roman
Autori: Katherine Neville
Shqipëroi: Margarita Skënderi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2010
Fq: 516
Pesha: 0.58 kg
ISBN 978-99943-0-138-6

Mbi librin

Shqipëri, viti 1822: tridhjetë vjet pas Revolucionit Francez, e gjithë Europa po qëndronte pezull në prag të Luftës Greke për Pavarësi. Ali Pasha, një sundimtar i fuqishëm i Perandorisë Otomane, e kishte zemëruar sulltanin dhe gjendej tashmë në prag të një sulmi nga forcat turke.

Kështu që ai dërgon të vetmin person mbi të cilin mund të mbështetej – të bijën e tij të re, Haidenë – në një mision të rrezikshëm për të kaluar kontrabandë jashtë Shqipërisë një relikte të vjetër, përmes maleve dhe detit, për ta çuar në duart e një njeriu që mund të ishte në gjendje ta ruante.

Mbi autoren

Katherine Neville është autore e librave "Sekreti i mijëvjeçarit", "Rrethi magjik" dhe "Rrezik i llogaritur". "Sekreti i mijëvjeçarit" është përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë. Në një sondazh kombëtar në Spanjë, organizuar nga gazeta e njohur "El Pais", romani "Sekreti i mijëvjeçarit" u votua si ndër dhjetë librat më të mirë të të gjitha kohërave.

Neville jeton në Virxhinia dhe Uashington D.C. Udhëtimi i Haidesë nga Shqipëria në Marok, Romë, Greqi dhe në zemër të vetë Lojës, lidhet me zbulime që kanë të bëjnë me kompletin e fuqishëm të shahut dhe historinë e tij, që do ta çojë të paktën në vendin ku ai ishte krijuar më shumë se një mijë vjet më parë: Bagdad.

 

Detajet e librit
SKU001138

Referencat specifike

isbn
9789994301386
ean13
9789994301386
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Një grua e re e bukur, Tommy Wieringa

Një hendek thellohet edhe midis dy botëve të tyre: Eduardi, njeri ambicioz, i shkencës, që vë pragmatizmin racional para ndjenjave, Ruthi, idealiste e ndjeshme deri në skaj, që nuk pranon eksperimentet e tij te kafshët dhe aq më pak refuzimin e shkencëtarit për të kuptuar vuajtjet. Kur fëmija që vetëm Ruthi e dëshiron, e kthen pasionin në detyrim, kur...
700 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Nata e fundit e Kadafit, Yasmina Khadra

Kolonel Kadafi jeton i tmerruar orët e tij të fundit. I braktisur nga të gjithë, plot dyshime, e kuptoi tepër vonë shkatërrimin ku qe zhytur vendi dhe tani vetmia e detyron të shohë brenda vetes e të mendojë për jetën e tij.
900 Lekë
More

Referenca: K4R1

Botuesi: Skanderbeg Books

Afrikani, J.M.G. Le Clezio

Sipas Le Clézio, duke e memorizuar Afrikën, ai është i mendimit se njeriu nuk lind në ditën që del në dritë, por në ditën dhe vendin kur bëhet, kur kupton se ekziston.
600 Lekë
More

Kukulla e Kokoshkës, Afonso Cruz

Në Drezdenin e rrënuar nga bombardimet, gërshetohen dhe shkrihen jetët e Isak Dresnerit, djaloshit hebre gjerman që ka gjetur strehë në qilarin e një dyqaní zogjsh për t'i shpëtuar përndjekjes naziste; Bonifac Vogelit, pronarit té dyqanit; si dhe piktores Cilía Kacev, e cila, me fustanin e gjelbër dhe zemrën e mardhur, i përshkon jetët e të dyve si hija e...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Ankthi i portierit para penalltisë, Peter Handke

Ai kërkon me dëshpërim një njeri me të cilin të flasë, përpiqet t’u telefonojë të njohurve, pa gjetur askënd. Bredhjet e tij vazhdojnë derisa takon një grua të gatshme të kalojë natën me të. Por pastaj e vret, pa asnjë motiv.
800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Kthimi, Dulce Maria Cardoso

Një tablo e nderë, dramatike, treguar përmes syve të një fëmije për "kthimin" në atdhe, që përbën njëkohësisht edhe një radiografi gjuhësore të një vendi ende të mpirë dhe ndoshta të zhgënjyer nga ndryshimet jo shumë të largëta historike.
700 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Teori e shkurtër për udhëtimin dhe për shkretëtirën, Cristian Crusat

Falë një proze jashtëzakonisht elastike, një stili shkrimi endacak, që përshtatet me vendet e ndryshme shpirtërore, fizike apo imagjinare të çdo tregimi, dhe individualitetit të brishtë të personazheve të tij, Crusat – i i çon këto personazhe të rropatura drejt humnerës së frikës, dyshimit dhe dëshirës, që përbëjnë botën bashkëkohore.
600 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Një sëpatë në duart e tua, Emilios Solomou

Një roman për të bukurën dhe të shëmtuarën, për iluzionet dhe ëndrrat e humbura, për gjurmimin zanafillor të lumturisë nga qenia njerëzore dhe pengesat për të mbërritur tek ajo në një botë armiqësore e të tjetërsuar.
800 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Gjysma e zhdukur, Brit Bennett

Por, pasi u rritën bashkë në një komunitet jugor me ngjyrë dhe u arratisën prej andej në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, nuk ndryshoi vetëm jeta e tyre si të rritura, por gjithçka: familjet, bashkësitë, identitetet racore. 
1 200 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Melankolia e qëndresës, Laszlo Krasznahorkai

 Romani i tij 'Melankolia e qëndresës' është një komedi e apokalipsit, një libër për një zot që jo vetëm deshton, por edhe nuk kthehet të bëjë llogaritë. Më pak maniak, më pak i ngërthyer se romani "Luftë dhe Luftë', 'Melankolia e qëndresës' ka elemente të romanit tradicional social.
1 200 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Enigma e Qaf-it, Alberto Mussa

Kjo enigmë është vetë gjuha dhe kultura arabe: që nga origjina, traditat, mënyra nomade e jete-sës, haremet, simbolika, shkrimi si dhe variantet e shumta të një rrëfimi që në kohë të ndryshme duket i pamundur, duke e bërë në këtë mënyrë edhe më magjepsës.
600 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Provimi, Julio Cortazar

Huani dhe Klara vendosin ta kalojnë vigjiljen e provimit të tyre të fundit në shoqërinë e disa miqve duke u endur në një Buenos Ajres surreal, mes kultesh pagane, vegimesh misterioze. Në mjegullën e çuditshme që mbështjell qytetin, shquajnë vazhdimisht fantazmën e një miku të vjetër...
1 400 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000048

Botuesi: Botimet Dudaj

Engjëj dhe Djaj, Dan Brown

Përpara se të shpërthente te "Kodi i Da Vinçit", simbologjisti me famë botërore i Harvardit, robert Langtoni, thirret nga një institut zviceran kërkimesh shkencore për të transkriptuar një simbol të lashtë, damkosur në gjoksin e një fizikani të vrarë.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000050

Botuesi: Botimet Dudaj

Kodi i Da Vinçit, Dan Brown

Gjatë kohës që është me shërbim në Paris, simbolistit të diplomuar në Harvard, Robert Langdon, i bëjnë një telefonatë urgjente në orët e vona të natës. Brenda në muze kanë vrarë restauruesin e moshuar të Luvrit.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000946

Botuesi: Botimet Dudaj

Simboli i humbur, Dan Brown

ÇFARË KA HUMBUR... DO TË GJENDET. Në këtë roman të ri tronditës, pas dukurisë globale "Kodi i Da Vinçit", Dan Brown-i demonstron edhe një herë pse është shkrimtari më i njohur në botë. "Simboli i humbur" është një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të...
1 300 Lekë
More

Referenca: SKU001116

Botuesi: Botimet Dudaj

Templari i fundit, Raymond Khoury

Akre, viti 1291 pas Krishtit... Ndërsa qyteti digjet dhe sulmet e furishme të njerëzve të Sulltanit mbi të nuk kanë të reshtur, anija Falcon Temple nis lundrimin duke mbartur një grup të vogël kalorësisht dhe një arkë të mistershme që u është besuar atyre nga Mjeshtri i Madh i Urdhrit. Anija zhduket pa asnjë gjurmë.
900 Lekë
More