Zjarri i genjeshtrave, Gabriella Magrini
  • Zjarri i genjeshtrave, Gabriella Magrini

Zjarri i gënjeshtrave, Gabriella Magrini

SKU001129
Dituria

Historia e një familjeje, nga Lufta ll Botërore deri në ditët tona. Në qendër Alesandro dhe Federika, vëlla e motër, të lidhur nga një ndjenjë e thellë, një lidhje kaq e fortë sa që përligj deri edhe gënjeshtrat e shtirjet, tinëzinë e të vërtetave të dhimbshme, mjaft që të ruhet qetësia dhe dashuria mes tyre.

850 Lekë
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Zjarri i gënjeshtrave
Origjinali: Il falò delle bugie
Gjinia: Roman
Autori: Gabriella Magrini
Shqipëroi: Ilira Shurbani
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2009
Fq. 392
Pesha: 0.48 kg
ISBN: 978-99943-46-68-4

Mbi librin

Historia e një familjeje, nga Lufta ll Botërore deri në ditët tona. Në qendër Alesandro dhe Federika, vëlla e motër, të lidhur nga një ndjenjë e thellë, një lidhje kaq e fortë sa që përligj deri edhe gënjeshtrat e shtirjet, tinëzinë e të vërtetave të dhimbshme, mjaft që të ruhet qetësia dhe dashuria mes tyre.

Të dy viktima të një marrëdhënieje të vështirë me të ëmën, janë rritur duke u mbështetur tek njëri – tjetri: ajo, në dukje e brishtë dhe e ndrojtur, ai, i bukur, i mençur. Sipas moralit të kohës, të dy nuk do të ishin në "rregull": ajo mama pa burrë, ai homoseksual, por sjellja e tyre bindëse i ka shndërruar në sytë e botës: atë në një nënë të re me një martesë të palumtur pas shpatullave, kurse djalin në një beqar joshës.

Por disa gënjeshtrave nis t'u besosh edhe vetë: Alesandro, industrialist i madh, vendos befas të martohet me një modele magjepsëse; Federika, fotografe e zonja, pas një historie të gjatë dashurie, zbulon më së fundi burrin e jetës, por prapë hesht dhe nuk i rrëfen së bijës të vërtetën për të atin që nuk e ka njohur kurrë. Dhe një ditë, drama shpërthen...

Në agim të mijëvjeçarit të ri, Federika tashmë e pjekur vendos të ndezë e para "zjarrin e gënjeshtrave". Apasionues dhe tërheqës, një roman që me ndjenjat e holla, stilin e thukët dhe ritmin e fortë, përshkruan ëndrrat, shqetësimet dhe rebelimet e tri brezave në sfondin e 60 vjetëve të historisë italiane.

Mbi autoren

Gabriella Magrini, milaneze, është gazetare dhe shkrimtare. Për disa vjet kryeredaktore e revistës "Anna" dhe tani bashkëpunëtore me revista të ndryshme. Ka botuar romane me shtëpitë më të mëdha botuese italiane, romane që tashmë kanë një publik të gjerë në Itali.

 

Detajet e librit
SKU001129

Referencat specifike

isbn
9789994346684
ean13
9789994346684
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Një grua tjetër, Emmanuele Bernheim

Dhe, pak nga pak, dashuria e Tomasit mbush tërë jetën e Klerit, të cilës i pëlqen ta imagjinojë jetën e të dashurit deri në detajet më të imëta. Dhe veçanërisht gruan e tij. Në të vërtetë, Tomasi nuk rri kurrë më shumë se një orë e gjysmë me Klerin, sepse duhet të shkojë pranë gruas dhe fëmijëve të tij.
500 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Kupidët kokëkrisur, Jennie Dorny

Ndoshta nuk e dini, por mbi kokat tuaja, retë e llojeve dhe madhësive të ndryshme janë të banuara nga kupidët,këto qenie të përkushtuara ndaj dashurisë që, prej mijëvjeçarësh, i lëshojnë shigjetat e tyre në zemrat njerëzore.
700 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Tirza, Arnon Grunberg

Romani flet për dashurinë e një ati për bijën, për konfliktin e tij të brendshëm, për njeriun që përpiqet të frenojë dhe maskojë veten në shoqërinë moderne. Deri në çfarë mase njerëzit modernë mund të përshtaten me rolet që u jep jeta qytetare ose me maskat që mbajnë, cilat janë rezultatet kur nuk munden?
1 250 Lekë
More

Referenca: SKU001322

Botuesi: Te tjere

Perandori, Portat e Romës, Conn Igulden

Nga përleshjet e gladiatorëve tek intrigat e Senatit romak, nga luftërat që krijuan perandorinë te tradhtitë që desh e copëtuan atë, romani "Perandori", i pari i një cikli prej 4 romanësh, rrëfen historinë e jashtëzakonshme të Jul Çezarit, një prej njerëzve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
1 100 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Mori fund Eddy Bellegueule, Édouard Louis

Nuk doja të rrija afër tyre, nuk pranoja ta ndaja këtë çast me ta. Isha larg tashmë, nuk i përkisja më botës së tyre tash e tutje, letra e thoshte. Shkova fushave dhe eca një pjesë të mirë të natës, freskia e Nordit, rrugët e tokës, aroma e kolzës, shumë e fortë në këtë kohë të vitit. E gjithë nata i qe kushtuar përgatitjes së jetës sime të re larg nga...
600 Lekë
More

Referenca: SKU001659

Botuesi: Toena

Buzë lumit Piedra u ula dhe qava, Paulo Coelho

Në çdo histori dashurie ka diçka që i afron protagonistët me përjetësinë, me të fshehtat e hyjnores, me thelbin e jetës: në një buzëqeshja, në një përkëdhelje, në një shikim a në një frazë mbase të lënë edhe përgjysmë, të dashuruarit dinë gjithmonë të kapin kumtet që u flasin zemrat për t'i drejtuar në shtegun e përkryerjes.
800 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Kohë pas kohe, Lisa Grounwald

Nora Lensing do të kishte energji të mjaftueshme për dy jetë normale, por ajo nuk kishte mbaruar punë akoma me këtë që kishte tani. Ajo do të qëndronte aq kohë sa të donte dhe kur të largohej, nuk do të ishte një ditë e çfarëdoshme apo aksidentale, për t’u mbyllur përgjithmonë në mugëtirën gri. Kur të largohej, do të ishte në një perëndim fatal të...
1 400 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

E fshehta e Leonisë, Sveva Casati Modignani

Në një vilë të madhe, në portat e Milanos, jeton Familja Kantoni, pronarë prej tre brezash i rubineterive me të njëjtin emër. Sigurisht, emrat e personazheve janë sa të trilluar, po aq dhe të vërtetë, sepse, siç shprehet vetë shkrimtarja, ajo merr material nga historitë e vërteta që ndodhin në vendin e saj.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2194

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mishi i engjejve, Alda Merini

Titulli: Mishi i engjëjveOrigjinali: La carne degli angeliGjinia: PoeziAutori: Alda MeriniShqipëroi: Lisandri KolaShtëpia botuese: Pika pa sipërfaqeViti: 2012Fq. 158Pesha: 0.16 kgISBN: 978-9956-821-8-7  
500 Lekë
More

Botuesi: Living

Kopshti nën dritën e hënës, Corina Bomann

Lili Kaizeri ka bërë paqe me jetën e saj vetmitare, por pa probleme, si vejushë, ama kur një i panjohur i çon një violinë në dyqanin e saj të antikave në qendër të Berlinit dhe i thotë se ajo i përket, jeta e saj do të ndryshojë rrjedhë. Pse duhet të trashëgojë një objekt aq të çmuar?
1 300 Lekë
More

Referenca: SKU001523

Botuesi: OMBRA GVG

Shpirt pezull, Margaret Mazzantini

...një ditë me shi e zogj që ndotin rrugët, një vajzë peëmbedhjetë vjçare që aksidentohet me motorin e saj, një ambulancë që turret drejt spitalit ku punon kiriug i ati i vajzës. Është ai që ngjarja e ka vendosur përballë fatit dhe operacionin e së bijës e lë në duart e kolegut të tij neurokirurg.
800 Lekë
More

Botuesi: Pema

Pa u ftohur kafeja, Toshikazu Kawaguchi

Nëpërmjet romanit Pa u ftohur kafeja do të njiheni me katër vizitorë, të cilët shpresojnë që të përdorin ofertën e udhëtimit në të shkuarën; dikush që të përballet me të dashurin që e ka braktisur, një tjetër për të marrë një letër nga bashkëshorti të cilit po i ikën kujtesa; e një tjetër, për të parë për herë të fundit motrën dhe për t'u takuar me bijën...
900 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Ngadalësia, Milan Kundera

Në bazën e kësaj fantazie libertine është një meditim i thellë mbi jetën bashkëkohore: për lidhjen e fshehtë midis ngadalësisë dhe kujtesës, për lidhjen midis dëshirës së epokës sonë për të harruar dhe mënyrës se si i jemi dorëzuar demonit të shpejtësisë, si dhe për “balerinët”, të mbërthyer në kthetrat e pasionit për të qenë kudo dhe kurdoherë...
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001380

Botuesi: Botimet Dudaj

Një vend në botë, Fabio Volo

Mikele ka një shok, Frederikun. Një prej atyre shokëve me të cilët ndan gjithçka: apartamentin, picën dhe birrën, por edhe ëndrrat dhe zhgënjimet, gëzimet dhe dhimbjet, e ndonjëherë edhe gratë.
900 Lekë
More

Referenca: SKU001381

Botuesi: Botimet Dudaj

Edhe një ditë më shumë, Fabio Volo

Problemi nuk është sa pret, por kë pret. Zgjimi, kafeja, tramvaji, zyra, palestra, pica-kinemaja-shtrati (nëse është me fat, jo vetëm)... Ditë gjithmonë të ngjashme, të shënjuara nga takime që, në fund të fundit, i shëmbëllejnë njëra-tjetrës, të humbura nën qiellin ngjyrë gri të një metropoli që ka harruar të buzëqeshë.
900 Lekë
More

Referenca: SKU002018

Botuesi: Dituria

Nje tjeter pranvere, Gabriella Magrini

Tridhjetë vjet martesë, dy fëmijët tashmë të rritur, një jetë kushtuar familjes, por mbi të gjitha burrit: Aliçja, pothuajse pesëdhjetëvjeçare, është shembulli i një zonje të përkryer borgjeze, që s'ka pasur kurrë as dyshimin më të vogël se fati i një gruaje të brezit të saj mund të ishte ndryshe.
800 Lekë
More

Referenca: 2646

Botuesi: Botimet Dudaj

Regetimat e drites se mengjesit, Fabio Volo

Elena nuk është e kënaqur me jetën e saj. Martesa tërhiqet zvarrë, pa pasion dhe pa asgjë të re. Tashmë i shoqi i është bërë si vëlla. ("Nuk jetojmë bashkë, bashkë ne vrasim kohën. Menduam si budallenj se dy fatkeqësi të bashkuara mund t'i jepnin jetë një lumturie.")
950 Lekë
More