• Banner

Rregulla e katres, Ian Caldwelet, Dustin Thomason
  • Rregulla e katres, Ian Caldwelet, Dustin Thomason
  • Rregulla e katres, Ian Caldwelet, Dustin Thomason

Rregulla e Katrës, Ian Caldwelet, Dustin Thomason

Një dorëshkrim misterioz i koduar, një vrasje e dhunshme dhe sekretet e një njeriu të shquar të Rilindjes përplasen në një labirint tradhtie, çmendurie dhe gjenie në librin "Rregulla e Katrës". 

9,99 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rregulla e Katrës
Origjinali: The rule of four
Gjinia: Roman
Autori: Ian Caldwell & Dustin Thomason
Shqipëroi: Artan Meçi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2009
Fq. 400
Pesha: 0.395 kg.
ISBN: 978-99943-0-126-3

Mbi librin

Një dorëshkrim misterioz i koduar, një vrasje e dhunshme dhe sekretet e një njeriu të shquar të Rilindjes përplasen në një labirint tradhtie, çmendurie dhe gjenie në librin "Rregulla e Katrës". Ky libër, duke qenë në të njëjtën kohë një roman bindës që të mban pezull dhe një histori e pasur me imagjinatë që vjen nga shekujt, është debutimi i një proze me fuqi dhe thellësi të veçantë.

Në prag të diplomimit, dy studentë janë fare pranë zgjidhjes së mistereve të Hypnerotomachia Poliphilli, një tekst i Rilindjes, që i ka çoroditur studiuesit për shekuj me radhë. Por, teksa afati afrohet, studimi bllokohet derisa del në dritë një ditar i vjetër.

Tomi dhe Poli shtangën edhe vetë nga ajo që zbulojnë: prova se vendndodhja e një dhome të fshehtë nën tokë gjendej e koduar në faqet e tekstit të harruar të Rilindjes.

Koment mbi librin

"Caldwell dhe Thomason kanë krijuar një roman absolut, marramendës; një përzierje e përkryer e ankthit me një histori të ndjeshme që vjen nga shekujt. Nëse Scott Fitzgerald – i, Umberto Eco – ja dhe Dan Brown – i do të bëheshin bashkë për të shkruar një roman, rezultati do të ishte Rregulla e Katrës. Një realizim i jashtëzakonshëm dhe i shkëlqyer, një libër që duhet lexuar."

Nelson DeNille

 

Detajet e librit
SKU001115

Referencat specifike

isbn
9789994301263
ean13
9789994301263
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000047

Botuesi: Botimet Dudaj

Diabolus, Dan Brown

Kur makina e fuqishme e NSA-së për zbërthimin e kodeve, hasi në një kod misterioz që nuk e zbërthente dot, agjencia thirri kryekriptografen e saj, Sjuzen Fleçer, një matematiciene bukuroshe dhe brilante. Ajo çka zbuloi përcolli valë shoku nëpër korridoret e pushtetit.

Çmimi 12,21 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000048

Botuesi: Botimet Dudaj

Engjëj dhe Djaj, Dan Brown

Përpara se të shpërthente te "Kodi i Da Vinçit", simbologjisti me famë botërore i Harvardit, robert Langtoni, thirret nga një institut zviceran kërkimesh shkencore për të transkriptuar një simbol të lashtë, damkosur në gjoksin e një fizikani të vrarë.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000050

Botuesi: Botimet Dudaj

Kodi i Da Vinçit, Dan Brown

Gjatë kohës që është me shërbim në Paris, simbolistit të diplomuar në Harvard, Robert Langdon, i bëjnë një telefonatë urgjente në orët e vona të natës. Brenda në muze kanë vrarë restauruesin e moshuar të Luvrit.

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000051

Botuesi: Botimet Dudaj

Mashtrimi i Madh, Dan Brown

Kur një satelit i ri i NASA-s dallon shenja të një objekti të rrallë e të mahnitshëm, të groposur thellë në akullin e Arktikut, agjencia e hapësirës shpall një fitore të shumëdëshiruar,... një fitore që ka pasoja të thella për politikën hapësinore të Shteteve të Bashkuara dhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000946

Botuesi: Botimet Dudaj

Simboli i humbur, Dan Brown

ÇFARË KA HUMBUR... DO TË GJENDET. Në këtë roman të ri tronditës, pas dukurisë globale "Kodi i Da Vinçit", Dan Brown-i demonstron edhe një herë pse është shkrimtari më i njohur në botë. "Simboli i humbur" është një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të...

Çmimi 14,43 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001907

Botuesi: Dituria

Varreza e Pragës, Umberto Eco

Gjatë shekullit XIX, midis Torinos, Palermos e Parisit takojmë një sataniste histerike, një abat që vdes dy herë, disa kufoma në gjirizet parisiane, Hipolitova Nievon, Garibaldin, i mbytur në det afër Strombolit, Bordereau - n e rremë të Drejfusit për ambasadën gjermane, rritjen hap pas hapi të falsifikimit të njohur si Protokollet e Pleqve të Zionit.

Çmimi 13,88 
More
Ne gjendje

Referenca: 2105

Botuesi: Dituria

Emri i trëndafilit, Umberto Eco

Vepra më e njohur letrare e Umberto Ecos, Emri i trëndafilit, i jepet përsëri lexuesit, por në një ribotim të riparë e të përpunuar pas 32 vjetësh nga vetë autori. "Ky nuk është një rishkrim", – thotë Eco në një intervistë. "Është një pëmirësim kozmetik, por disa portete kanë pësuar më shumë se një tualet."

Çmimi 16,65 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Pragu i ferrit, Michel Hugo

Këtë vepër artistike... ua kushtoj mijëra kozakëve që u tradhtuan në vitin 1945, në qytetin mesjetar të Linzit, në Austri. Miqtë e mi rusë më besuan fotokopjet e dy librave, si edhe fotografi e dokumente të tjera të ruajtura me kujdes dhe të kaluara dorë më dorë... që zbulojnë një anë të errët të historisë: pabesinë e tri qeverive, Britanisë së Madhe,...

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001904

Botuesi: Dituria

Spastrimi, Sofi Oksanen

Romani "Spastrimi" i Sofi Oksanen, fitues i shumë çmimeve letrare, është një rrëfenjë jashtëzakonisht tërheqëse për dy gra, te të cilat është ngulitur thellë e shkuara e tyre dhe historia e patreguar dhe e errët e jetës së tyre.

Çmimi 8,88 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Tatuisti i Aushvicit, Heather Morris

Unë i bëra tatuazh numrin në krah, ajo bëri tatuazh emrin e saj në zemrën time... Ajo... priste radhën për të bërë tatuazh numrin e saj. Dridhej... ishte një vajzë aq e re! Ai... ishte tatuisti. Nuk e ngrinte kokën asnjëherë nga puna, por, papritmas ngriti sytë dhe pa atë... Ishte dashuri me shikim të parë.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000996

Botuesi: Dituria

Atentati, Harry Mulisch

Dhjetor 1945. Franca është çliruar, luftohet në territoret e Rajhut të Tretë, por Holanda, për një gabim strategjik të aleatëve, vuan ende nën pushtimin nazist. Ndërsa përshkon me biçikletë një zonë të qetë banimi të Haarlemit, një polic kolaboracionist, Fake Ploeg, i njohur për mizoritë e tij, vritet dhe trupi i tij transportohet përpara shtëpisë së...

Çmimi 4,44 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001561

Botuesi: OMSCA-1

Asan, Vladimir Makanin

Vladimir Makanin u lind më 1937 në Orsk të Rusisë. Ka mbaruar Universitetin Shtetëror të Moskës dhe është punësuar si matematikan deri në vitin 1960 në Akademinë Ushtarake. Stili i të shkruarit të Makaninit mund të vlerësohet si thellësisht realist.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Dora Bruder, Patrick Modiano

Që atëherë, Parisi ku jam munduar të gjej gjurmët e saj ka mbetur po aq i shkretë e i heshtur sa atë ditë. Eci mes rrugësh të shkreta. Për mua të tilla mbeten, edhe në mbrëmje, në orën e bllokimit të trafikut, kur njerëzit nxitojnë drejt hyrjeve të metrosë.

Çmimi 8,88 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Makthet e një nate vere, Hakan Bicakci

Nuk mund ta kuptoja se si kisha humbur pas një ecjeje aq të shkurtër dhe të drejtë. Po endesha rreth e qark me manovrime të pavetëdijshme, hapa të shqetësuar dhe vështrime të hutuara rreth rrugëve anësore të ftohta dhe të zymta që i ngjasonin njëra – tjetrës.

Çmimi 4,44 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Babeli, Jan de Leeuw

Ana Babeli është vajza më e pasur në botë. Nga apartamenti i saj që ndodhet në katet e sipërme të kullës më të lartë në vend, ajo sheh poshtë qytetin si xhungël, një botë milingonash punëtore, lypsarësh dhe terroristësh.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Referenca: 2894

Botuesi: Toena

Pelegrini i Kompostelës, Paulo Coelho

Romani tregon udhëtimin e rrëfimtarit Paulo përgjatë shtegut të pelegrinëve që të çonte në Shën Zhak të Kompostelës, në Spanjë. Në shoqërinë e udhërrëfyesit të tij shpirtëror, misteriozit dhe enigmatikut Petrus, Paulo përballet me një sërë provash, takon persona që vënë në rrezik mbërritjen dhe besimin e tij.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Bard

Klepsidra, Danillo Kish

Danillo Kish është vlerësuar lart nga emrat më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore në botë, si Milan Kundera, Philip Roth, Joseph Brodsky, Susan Sontag etj. Romani i tij i parë, Mansarda, u shkrua në vitin 1960 dhe u botua më 1962.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Gruaja e ngrënshme, Margaret Atwood

“Gruaja e ngrënshme” është romani i parë i Margaret Atwood-it dhe përmban të gjitha temat që autorja do të zhvillonte në veprat e tjera. Ajo na paraqitet si një vëzhguese e hollë e absurditeteve që vijnë nga konformizmi.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Dielli i skortave, Laurent Gaude

E gjen tek përpjekjet e personazheve për të jetuar, për të luftuar, për të mbijetuar, për të krijuar, për të dashuruar, për tu qetësuar dhe më në fund për tu zëvendësuar.Dikush që mendon se nuk e gjen veten në personazhet e këtij romani të paktën është i sigurt se ata nuk i janë të huaj, se në fakt ata janë ashtu siç do të kishte dëshiruar ai që të ishte,...

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)