• Banner

Sonata e Krojtzerit, Margriet De Moor
  • Sonata e Krojtzerit, Margriet De Moor
  • Sonata e Krojtzerit, Margriet De Moor

Sonata e Krojtzerit, Margriet De Moor

Sonata... gërsheton dashurinë e zjarrtë dhe xhelozinë e egër, muzikën dhe vesin, fatalitetin e një ndjenje që “asnjë fuqi në botë nuk mund ta anashkalojë”.

500 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Sonata e Krojtzerit, një histori dashurie
Origjinali: Kreutzersonate
Gjinia: Roman
Autori: Margriet de Moor
Shqipëroi: Edit Dibra
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2005
Fq. 116
Pesha: 0.15 kg
ISBN: 978-99927-59-64-X

Mbi librin

Në teatrot dhe në sallat koncertale të gjysmës së Europës, Marius van Vlooteni nuk kalon pa u vënë re. Muzikolog i shkëlqyer, elegant dhe i rafinuar, ai njihet si "kritiku i verbër", "pinjoll i borgjezisë së lartë", që gjatë kohës si student e ka qëlluar veten me armë për një zhgënjim në dashuri. Pas shumë vjetësh ndodhet në Bordo, ku janë mbledhur kuartete harqesh me të rinj të talentuar nga e gjithë bota.

Përse dëgjon kaq i rrëmbyer kuartetin Schulhoff, që po ekzekuton Sonatën e Krojtzerit? Për hir të violinës së parë, bukuroshes Suzana Flier. Margriet de Moor me romanin e saj origjinal e të jashtëzakonshëm "Sonata e Krojtzerit", duke përshkruar në mënyrë të shkëlqyer jetën e një njeriu të rrënuar nga xhelozia, na sjell fatalitetin e një ndjenje që "asnjë fuqi në botë nuk mund ta anashkalojë".

Komente mbi librin

"Fataliteti që sjell xhelozia në një roman ku përballen arti dhe jeta."

Die Zeit

"Sonata e Krojtzerit është një vallëzim i shkëlqyer dashurie."

Stuttgarter Zeitung

Mbi autoren

Margriet de Moor konsiderohet si një nga shkrimtaret më të rëndësishme bashkëkohore holandeze. Ajo ka studiuar piano dhe kanto në Akademinë e Muzikës në Hagë. Për disa vite ajo studioi histori arti dhe punoi si këngëtare e regjisore videoportretesh. Fillon të shkruajë më 1988 dhe e arrin suksesin shpejt. Më 1989 fiton çmim për vëllimin me novela "Portret i dyfishtë", kurse më 1992 me romanin e saj të parë "Në fillim gri, pastaj e bardhë, pastaj blu".

 

Detajet e librit
SKU001076

Referencat specifike

isbn
978999275964
ean13
978999275964
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000385

Botuesi: Albin

Djalli ne trup, Raymond Radiguet

"Djalli në trup", që është një nga dy kryeveprat e Raymond Radiguet (1903-1923), të cilën ai do t'ia lerë trashëgim kohës së tij, mbasi të vdesë në moshën 20 vjeçare, e njeh publikun shqiptar me një autor francez të cilësuar "një gjeni të parakohshëm", "një çudi".

Çmimi 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000733

Botuesi: Onufri

Tuneli, Ernesto Sabato

Gjithë historia e shtigjeve ishte një shpikje qesharake, apo thjesht një bindja ime dhe se, sidoqoftë, ekzistonte një tunel i vetëm, i errët dhe vetmitar, tuneli nëpër të cilin kishte rrjedhur fëmijëria dhe rinia ime, e gjithë jeta ime...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2081

Botuesi: OMBRA GVG

Deti, deti, Iris Murdoch

Kritika vë në dukje se këto romane shquhen për inteligjencën dhe elegancën e lartë me të cilin shkrimtari i ndërton personazhet dhe strukturat e veprës. Këto cilësi, shpesh përshkohen nga ndjenja e humorit të hollë dhe therës.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Balta, Kristos Armando Gezos

28 vjeçari Aleksandër kthehet në Athinë pas një viti, me qëllim vetëvrasjen. Teksa rreket që të realizojë detajet e fundit të planit të tij, endet rrugëve të Athinës, duke u kalamendur mes së shkuarës dhe të tashmes asfiksuese, përballet me dobësitë vetjake dhe mjedisin e ashpër njerëzor përmes monologëve dëshpërues rreth vendit të tij në botën njerëzore.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Karnavalet e M. M. Bahtinit, Lao Ma

Në këtë libër lexuesit i jepen tri drama të pazakonta të shkrimtarit kinez Lao Ma: “Karnavalet e M. M. Bahtinit”, “Sokrati”, “Ushtari i mirë Shvejk”. Heronjtë e këtyre dramave, të vendosur në titullin e secilës prej tyre, përgjithësisht janë të njohur për lexuesin.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Shtëpia Holandeze, Ann Patchett

Shtëpia holandeze” është e vetmja pikë e orientimit dhe e nostalgjisë që i mban të lidhur me prejardhjen por edhe që i motivon ata në investimet e jetës. Ndërkohë, ashtu siç kishte ndodhur edhe me Sirëllin, si pa kuptuar kjo shtëpi i mban të lidhur në grackën e së shkuarës, duke mos i lejuar që ta hedhin atë pas krahëve... 

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Rruga përmes diellit, Corban Addison

Kur cumani u vërsul e shkatërroi fshatin e tyre bregdetar në Indi, 17-vjeçarja Ahalja Gai dhe motra e saj 15-vjeçare Sita mbetën jetime e pa shtëpi. Në përpjekje për të arritur në parajsën e sigurt të manastirit ku ndiqnin shkollën, u rrëmbyen nga trafikantët dhe u hodhën në botën e errët të dhunës seksuale e të tregtisë së paligjshme të njerëzve, ku...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Një ballkon në pyll, Julien Gracq

Sa vjeçe je ti? – e pyeste ndonjëherë Granzhi duke i lëmuar vetullat me gisht, i befasuar nga bukuria e saj shumë më tepër sesa nga një shakullinë e papritur, duke kapsallitur sytë para një drite tejet të fortë, ndërsa ajo qeshte me atë zë gryke dhe ia prishte flokët me gishtërinjtë e lehtë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Ishulli i Dështimit, Ina Vëllçanova

Ishulli i Dështimit ka në qendër dy gra që tregojnë historitë e veta. Megjithëse thuajse nuk e njohin njëra-tjetrën, mes tyre ekziston një lidhje magjike: njëra prej tyre është astrologe amatore dhe lexon në horoskopin e tjetrës për dështimin që i kanoset asaj.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Gruaja e ngrënshme, Margaret Atwood

“Gruaja e ngrënshme” është romani i parë i Margaret Atwood-it dhe përmban të gjitha temat që autorja do të zhvillonte në veprat e tjera. Ajo na paraqitet si një vëzhguese e hollë e absurditeteve që vijnë nga konformizmi.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Provimi, Julio Cortazar

Huani dhe Klara vendosin ta kalojnë vigjiljen e provimit të tyre të fundit në shoqërinë e disa miqve duke u endur në një Buenos Ajres surreal, mes kultesh pagane, vegimesh misterioze. Në mjegullën e çuditshme që mbështjell qytetin, shquajnë vazhdimisht fantazmën e një miku të vjetër...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001130

Botuesi: Dituria

Loja e engjëllit, Carlos Ruiz Zafon

Në Barcelonën e trazuar të viteve '20, djaloshi Martin ushqen një ëndërr: të bëhet shkrimtar. Kur papritur fati i jep mundësinë të botojë një tregim, suksesi më në fund i troket në derë. Nga ai moment jeta do e vendosë para pyetjeve për të cilat nuk ka përgjigje të menjëhershme.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: K1R5

Botuesi: Bota Shqiptare

Rrjeti Alisa, Kate Quinn

Eva Gardneri digjet nga dëshira për të luftuar kundër gjermanëve dhe papritur i ndrin fati kur rekrutohet që të punojë si spiune. Në Francën e pushtuar nga armiku ajo stërvitet nga fantastikja Lili, “Mbretëresha e Spiuneve”, e cila drejton një rrjet shumë të madh agjentësh mu nën hundën e armikut.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Syri, Vladimir Nabokov

 Historia ka si protagonist një borgjez të vogël i torturuar psikologjikisht, i cili po kërkon, por nuk arrin të lërë gjurmën e tij, te njerëzit e një klase me të lartë mes të cilave ai është përfshirë.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vajza pa fytyrë, Jo Nesbo

Vajza pa fytyrë më ka mbajtur me frymën pezull nga fillimi në fund». Michael Connelly Asnjë shkak të arsyeshëm, asnjë armë krimi. Rasti ideal për ta perfshirë Herri Holin në një hetim me zhvillime të papritura.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)