• Banner

Suite franceze, Irene Nemirovsky
  • Suite franceze, Irene Nemirovsky
  • Suite franceze, Irene Nemirovsky

Suitë franceze, Irene Nemirovsky

Shkruar në zjarrin e historisë, romani "Suitë franceze" përshkruan pothuaj drejtpërsëdrejti eksodin e qershorit të vitit 1940, që përfshiu mes një rrëmuje tragjike familjet franceze të të gjitha shtresave, nga më të pasurat në më të thjeshtat.

10,41 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Suitë franceze
Origjinali: Suite française
Gjinia: Roman
Autori: Irène Nèmirovsky
Shqipëroi: Nasi Lera
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2009
Fq. 380
Pesha: 0.47 kg
ISBN: 978-99943-46-72-1

Mbi librin

Shkruar në zjarrin e historisë, romani "Suitë franceze" përshkruan pothuaj drejtpërsëdrejti eksodin e qershorit të vitit 1940, që përfshiu mes një rrëmuje tragjike familjet franceze të të gjitha shtresave, nga më të pasurat në më të thjeshtat. Irenë Nemirovski ndjek hap pas hapi poshtërsitë e panumërta dhe vrullet e brishta të solidaritetit të një popullsie të shpartalluar.

Kurvica të braktisura nga dashnorët, borgjezë të mëdhenj të neveritur nga vegjëlia, të plagosur të braktisur nëpër ferma, mbushin rrugët e bombarduara të Francës... Armiku pushton pak nga pak një vend pa jetë dhe të frikësuar. Si të gjitha fshatrat edhe Bysija është e shtrënguar të presë trupat gjermane. Tensionet shoqërore të banorëve fillojnë të zgjohen të acaruara nga prania e pushtuesit. Roman tronditës, i thellë, i pamëshirshëm, që zbulon me një qartësi të jashtëzakonshme shpirtin e çdo francezi gjatë pushtimit.

Suitë franceze ringjall me një penë të shkëlqyer dhe intuitive një pjesë të mprehtë të kujtesës sonë. Botuar më 2004, korri një sukses të rrallë sa theu edhe rregullat e ngurta, duke marrë çmimin Renaudot, i cili nuk i jepej asnjëherë një autori të vdekur.

Mbi autoren

Irène Nèmirovsky, hebreje nga Ukraina, lindur më 1903 në Kiev, njohu suksesin me romanin e saj të parë "David Golder" (1929), pastaj me romanin "Balloja" (1930). Pas eksodit, ajo u strehua në një fshat të Morvanit, para se të arrestohej nga xhandarët francezë, pastaj të vritej në Aushvic, verën e vitit 1942.

Vajza e saj e madhe, Deniza, në moshën 13 vjeçare, mori me vete në arratisjen e saj një valixhe që përmbante një relike të dhimbshme: dorëshkrimin e fundit të nënës së saj, romanin "Suitë franceze", të pabotuar deri më 2004.

 

Detajet e librit
SKU001069

Referencat specifike

isbn
9789994346721
ean13
9789994346721
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000599

Botuesi: Skanderbeg Books

Prill ne Paris, Michael Wallner

Rreshteri i ushtrisë gjermane, Roti, vendoset në Pars në shërbim të forcave naziste. Gjatë ditës ai është i pranishëm në seancat e torturave ndaj antarëve të Rezistencës antinaziste, por në mbrëmje ai shndërrohet në zoti Antuan, që ndryshon veshje dhe sjellje dhe endet nëpër Parisin e mrekullueshëm, por të pushtuar prej bashkëkombësve të tij.

Çmimi 6,25 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000714

Botuesi: Kokona

Lamtumirë armë, Ernest Heminguej

Heminguej u rrit në një mjedis mbytës provincial nën autoritetin e një nëne të rreptë, ndërsa vetëvrasja e të atit la gjurmë të pashlyera në zemrën e tij. Universiteti i parë për Heminguejin u bë Lufta e Parë Botërore. Ai shkoi vullnetar si sanitar në Itali, ku u njoh me tmerret e luftës.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Referenca: K3R5

Botuesi: Skanderbeg Books

Dashamirëset, Jonathan Littell

"Unë jam një njeri si të tjerët, unë jam një njeri si ju", kështu thotë për veten, duke rrëfyer historinë e tij rrëqethëse oficeri SS, Max Aue, pjesmarrës në togat lëvizëse në Frontin Lindor, të ngarkuar për të vrarë hebrenj, partizanë dhe çfarëdo qenieje të padëshirueshme.

Çmimi 26,03 
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Salla e ujqërve, Hilary Mantel

Anglia e fillimit të vitit 1520 është një hap larg nga katastrofa. Nëse ndodh që mbreti vdes pa një trashëgimtar mashkull, vendi mund të shkatërrohet nga lufta civile. Henri VIII përpiqet të anulojë martesën e tij njëzetvjeçare dhe të martohet me Ana Bolenën, por Papa dhe pjesa më e madhe e mbretërve të Europës i kundërvihen.

Çmimi 16,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Imperium, Ryszard Kapuscinski

Të gjitha në trajtën e refleksioneve vetjake, fryt i udhëtimeve në kohë të ndryshme. Kritika ka vërejtur në këtë libër (lexuesi do t'i hasë ato) "përcaktime të njimendta të paartikuluara më parë për regjimin tashmë të kapërcyer edhe në këtë pjesë të botës".

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Shtëpia Holandeze, Ann Patchett

Shtëpia holandeze” është e vetmja pikë e orientimit dhe e nostalgjisë që i mban të lidhur me prejardhjen por edhe që i motivon ata në investimet e jetës. Ndërkohë, ashtu siç kishte ndodhur edhe me Sirëllin, si pa kuptuar kjo shtëpi i mban të lidhur në grackën e së shkuarës, duke mos i lejuar që ta hedhin atë pas krahëve... 

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje

Referenca: 2189

Botuesi: Dituria

Mjeshtri, Colm Toibin

Romani "Mjeshtri" është një pasqyrë e jetës së shkrimtarit Henri Xhejms në vitet e fundit të shekullit XIX. Libri përbëhet nga njëmbëdhjetë kapituj, në të cilët zhvillohen ngjarjet prej janarit të 1895 deri në tetor të 1899, duke e ndjekur shkrimtarin nga dështimi i tij në përpjekje për të pasur sukses në teatrin e Londrës.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Referenca: 2894

Botuesi: Toena

Pelegrini i Kompostelës, Paulo Coelho

Romani tregon udhëtimin e rrëfimtarit Paulo përgjatë shtegut të pelegrinëve që të çonte në Shën Zhak të Kompostelës, në Spanjë. Në shoqërinë e udhërrëfyesit të tij shpirtëror, misteriozit dhe enigmatikut Petrus, Paulo përballet me një sërë provash, takon persona që vënë në rrezik mbërritjen dhe besimin e tij.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Grataçela, Tahsin Yucel

Ngjarjet e romanit fillojnë në mëngjesin e 17 shkurtit 2073 dhe personazhi kryesor i tij, Xhan Tezxhani, është ndër avokatët më të famshëm dhe më të rëndësishëm të Turqisë.

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Agim, Eli Vizel

Gjatë një nate tipike të Palestinës nën sundimin britanik, Elisha i ri mediton për vrasjen që duhet të kryejë në mëngjes.Elisha, i mbijetuar i Aushvicit dhe Buhenvaldit, ka humbur gjithçka, përfshi edhe familjen, mësuesin e Kabalës dhe një pjesë të fëmijërisë.

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000728

Botuesi: Onufri

Vajza e drejtorit të cirkut, Jostein Gaarder

Ishte një lojë e shkurtër, shumë e shkurtër. Isha vënë me shpatulla në mur nga mbretëresha e zezë dhe e kisha humbur lojën. Jam fajtor, jo me dashje, por për shkak të një pakujdesie të madhe. Më vjen turp nga vetja. Ky është përfundimi, më vjen turp.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Fundamentalist pa dashje, Mohsin Hamid

Pakistanezi Çengez po përjeton ëndrrën amerikane të çdo emigranti. Pasi mbaron me rezultate të shkëlqyera nën Universitetin e Prinstonit, ai fillon menjëherë punë në një firmë elitare. I magjepsur nga Nju Jorku dhe nga historia e tij romantike me një bukuroshe elegante e pasanike, ai pothuajse po prek me dorën hyrjen në elitën e Manhatanit.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Koha e Tretë, Maylis Besserie

Në rrugën Rémy-Dumoncel, në lagjen katërmbëdhjetë në Paris, ndodhet një ndërtesë e bardhë,– një shtëpi për të moshuar, e pagëzuar “Koha e tretë”. Në mes të oborrit, një pemë e vetmuar. Ndër banorët, një thatim i gjatë, me fytyrë të zymtë, por me sy ende shpuzë, luan me kujtimet e tij, ku ndërthuren dy gjuhët, anglishtja e vendlindjes, Irlandës, dhe...

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)