- Ka mbaruar
Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Banner
Ndërtimet e kultit mysliman me shumëllojshmërinë e tyre, zënë vend të rëndësishëm në tërësinë e arkitekturës së Mesjetës së Vonë (shek. XV-XIX). Ato ngrihen në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët gjatë këtyre shekujve, si dëshmi të qarta të një periudhe të historisë së popullit shqiptar dhe të ndërtimeve në veçanti.
Security policy (edit with Customer reassurance module)
Delivery policy (edit with Customer reassurance module)
Return policy (edit with Customer reassurance module)
Titulli: Xhamitë e Shqipërisë, historia, arkitektura, shek XV – XIX/ Mosques of Albania, history, architecture, XV – XIX century
Gjinia: Histori, album
Autori: Aleksandër Meksi
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2018
Fq. 326
Pesha: 1.257 kg.
ISBN: 978-9928-183-37-8
Ndërtimet e kultit mysliman me shumëllojshmërinë e tyre, zënë vend të rëndësishëm në tërësinë e arkitekturës së Mesjetës së Vonë (shek. XV-XIX). Ato ngrihen në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët gjatë këtyre shekujve, si dëshmi të qarta të një periudhe të historisë së popullit shqiptar dhe të ndërtimeve në veçanti.
Studimi i tyre ka mundësuar që të kuptojmë më mirë si ndërtimet e kohës, nivelin dhe shtrirjen e tyre, ashtu dhe të dëshmojë për dukuri të tilla historike, si rezistenca ndaj pushtuesit, procesi i islamizimit të popullsisë shqiptare dhe në përgjithësi, për periudhën e sundimit osman në Shqipëri, fillimin e ngritjes ekonomike të vendit dhe, në veçanti, i qyteteve.
Me këto studime është arritur të njihen më mirë dhe kontributi i arkitektëve dhe ndërtuesve shqiptarë, si në atdheun e tyre ashtu dhe në qendrat e Perandorisë Osmane. Janë të shumtë autorët që në dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit të kaluar, gjurmuan dhe studiuan në terren monumentet e kultit mysliman; pas Leon Rey së bashku me Hasan Cekën, në kuadrin e Institutit të Monumenteve të Kulturës, nga Burhan Strazimiri dhe autori, më pas nga Sulejman Dashi, Gjergj Frashëri.
Studimet hapën një faqe të re mbi baza shkencore në historiografinë e arkitekturës. Janë botuar artikuj të shumtë për monumentet dhe punimet e restaurimit, të mjaftueshme për hartimin e një monografie për ndërtimet në këtë gjini.
Për studiuesit shqiptarë të xhamive, themel ka qenë puna e nëpërkëmbur e të ndjerit Vexhi Buharaja, për mbishkrimet turko-arabe të Shqipërisë, ende e pabotuar në mënyrë të plotë dhe shteruese, punën e të cilit e ndërpreu famëkeqi “revolucion ideologjik e kulturor”, në vitin 1967, që keqtrajtoi edhe orientalistin e madh.
Shpresojmë se dorëshkrimi i tij “Mbishkrimet turko-arabe të Shqipërisë, që ruhet në Arkivin e Institutit të Historisë, do të gjej dritën e botimit, për të mundësuar njohjen më të mirë edhe të kësaj faqeje të historisë sonë, por edhe për të nderuar autorin. Pa kontributin e tij, kërkimet tona do të ishin endur në një terren të vështirë, ndërkohë që trashëgimia arkitekturore e xhamive të Shqipërisë.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: 2988
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: 2936
Botuesi: Princi
Referenca: 2819
Botuesi: Dituria
Botuesi: Fenix
Referenca: SKU001713
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Zenit Editions
Botuesi: Onufri
Botuesi: Zenit Editions
Botuesi: Mediaprint
Botuesi: OMBRA GVG
Referenca: SKU001530
Botuesi: UET Press
check_circle
check_circle