Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Shqiperia ne art, Ferid Hudhri
  • Shqiperia ne art, Ferid Hudhri

Shqipëria në art, Ferid Hudhri

Onufri

"Shqipëria në art" paraqitet si një enciklopedi e kujtesës figurative për historinë, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare. Përmes statujave, mozaikëve, afreskeve, pikturave, gravurave, litografive, grafikave, akuareleve, të krijuara nga kohët më të hershme deri në ditët tona, njihemi me aspekte nga më të ndryshmet të jetës në trojet e banuara prej shqiptarëve.

59,45 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shqipëria në art (kopertinë e trashë)
Gjinia: Art
Autori: Ferid Hudhri
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2018
Fq. 328
Pesha: 1.561 kg.
ISBN: 978-9928-261-07-6

Mbi librin

"Shqipëria në art" paraqitet si një enciklopedi e kujtesës figurative për historinë, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare. Përmes statujave, mozaikëve, afreskeve, pikturave, gravurave, litografive, grafikave, akuareleve, të krijuara nga kohët më të hershme deri në ditët tona, njihemi me aspekte nga më të ndryshmet të jetës në trojet e banuara prej shqiptarëve.

Krahas përshkrimit të historisë së lëvizjeve artistike, veprat e artit në këtë libër shoqërohen edhe me të dhëna për autorë të rëndësishëm, si dhe me shënime rreth realizimit të disa prej tablove më të bukura. Botimi është i ndarë në tri pjesë:

Në pjesën e parë jepet një vështrim i shkurtër i historisë së artit shqiptar, nga gjurmët më të hershme deri te krijimtaria e ditëve tona. Është ndarë në kapituj të veçantë, si: arti ilir dhe ndikimet greko – romake, diaspora e hershme, arkitektura, arti pasbizantin, arti katolik, arti islam, arti popullor, artistët e huaj, arti i rilindjes dhe pavarësisë, arti i realizmit socialist, artistët e diasporës, arti në Kosovë dhe treve të tjera shqiptare, drejtimet e reja bashkëkohore.

Pjesa e dytë titullohet "Shqipëria nëpërmjet artistëve të huaj". Këtu janë përmbledhur mbi 180 piktura me temë shqiptare prej autorëve nga disa vende të botës. Shumë nga ato vepra botohen për herë të parë dhe janë rezultat i kërkimeve shumëvjeçare të autorit nëpër galeri, muze, arkiva dhe koleksione të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Tema shqiptare është pasqyruar në krijimtarinë e disa prej artistëve më të shquar botërorë, si: P. Veronese, C. Corot, E. Delacroix, Rembrandt, V. Dyck, L. Gérôme, E. Lear, H. Domje, P. Jovanović etj. Deri tani janë zbuluar mbi 1500 autorë të huaj që kanë trajtuar motive shqiptare.

Për pjesën e tretë, me titull "Shqipëria nëpërmjet artistëve shqiptarë", janë zgjedhur mbi 100 krijime: nga artistët e periudhës së Rilindjes dhe të Pavarësisë, si: K. Idromeno, S. Xego, Marubi, A. Kushi, S. Rrota, V. Mio, A. Buza, Z. Kolombi, nga piktorë të shquar të periudhës së realizmit socialist si dhe nga disa prej autorëve të njohur të ditëve tona. Ato janë vepra që i përshtaten titullit të këtij botimi.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928261076
ean13
9789928261076
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Misteri Kodra, Xhevair Lleshi

Maestro po mërmëriste shqip, nuk kthente përgjigje, shikonte këmbët e veta, vazhdonte dialogun me veten dhe fisnikëronte këmbënguljen, kur e kur ngrihej dhe recitonte ndonjë varg me një italishte të pastër.
9,51 CHF
More

Botuesi: Fishta

Renzo Collura, një artist i humbur në Shqipëri, Stefan Çapaliku

Është historia e Renzo Collurës, një ushtari italian, piktor, që mbetet në Shkodër mbas kapitullimit të Italisë dhe nisë të pikturojë përveç kishës françeskane edhe qytetas të tjerë. Shkon në Durrës më 1945, ku dashuria me një vajzë vendase e mbërthen, si Circe gozhdoi Odiseun. 
9,91 CHF
More

Botuesi: Dituria

Arti dhe mjeshtëria e bukurisë, Juha Varto

Qëllimi i këtij libri është të hedhë dritë mbi estetikën nga disa pikëvështrime, para së gjithash, për të treguar disa ide dhe tipare themelore. Ai përfshin haptas pikëpamje vlerëgjykuese dhe polemizuese, të cilat synojnë, si të thuash, të sfidojnë vetë pedagogët e artit që të mos i pranojnë, duke formuar kështu opinionet e tyre.
9,91 CHF
More

Referenca: SKU001453

Botuesi: Te tjere

Albania Through Arts, Ferid Hudhri

Seen through the eyes of artists, even a small country like Albania appears full of variety and unique. Over the course of many, many years of research, through gathering endless artistic images, the most important aspects of Albanian life and history have been perpetuated. However, only a marginal part of these works have become known or published.
49,05 CHF
More

Botuesi: OMBRA GVG

Akupunktura urbane, Jaime Lerner

Jaime Lerner nuk është vetëm tregues i mirë i historive, ai është një realizues i punëve me rezultate mbresëlënëse e me ndikim në jetën e shumë njerëzve në Curitiba dhe qytete të tjera. Akupunktura urbane është një hyrje në planin e qytetit për të bërë që gjërat të ndodhin në realitet.
11,89 CHF
More

Botuesi: Zenit Editions

Kristaq Rama, monografi, Suzana Varvarica Kuka

Nisem të mendoj dhe të hedh në letër, pastaj në baltë skicë – idetë... Është e vështirë të ndërtosh diçka, pa menduar më parë për një këndvështrim origjinal e të freskët, pa përsëritur atë, që është arritur më parë. Kjo mendoj unë, është udha dialektike e cilësisë së artit.
24,77 CHF
More