• Banner

  • Ka mbaruar
Dimensioni i perjetimit dhe perceptimit ne arkitekture, Albert Mustafa
  • Dimensioni i perjetimit dhe perceptimit ne arkitekture, Albert Mustafa

Dimensioni i përjetimit dhe perceptimit në arkitekturë, Albert Mustafa

Trajtimi i arkitekturës në dimension më tepër shpirtëror e emocional, siç është dimensioni i përjetimit dhe perceptimit në arkitekturë, është thelbi i këtij libri. Hapësira arkitektonike dhe mënyra se si e perceptojmë atë, si dhe përjetimi i kësaj hapësire, janë indikatorë të fuqishëm në jetën e njeriut.

115,00 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Dimensioni i përjetimit dhe perceptimit në arkitekturë
Gjinia: Arkitekturë, art
Autori: Albert Mustafa
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2018
Fq. 180
Pesha: 0.201 kg.

Mbi librin

Trajtimi i arkitekturës në dimension më tepër shpirtëror e emocional, siç është dimensioni i përjetimit dhe perceptimit në arkitekturë, është thelbi i këtij libri. Hapësira arkitektonike dhe mënyra se si e perceptojmë atë, si dhe përjetimi i kësaj hapësire, janë indikatorë të fuqishëm në jetën e njeriut. Prandaj, këto dy çështje janë trajtuar jo vetëm në rrafshin arkitektonik, por edhe në atë filozofik, psikologjik e emocional.

Çfarë është perceptimi si dukuri, psikologjia e perceptimit dhe emocionit, gjuha shprehëse e arkitekturës, dimensioni njerëzor në arkitekturë, mekanizmat për perceptimin e hapësirës, elementet frymëzuese në një hapësirë arkitektonike, si dhe arkitektura si burim kënaq ësie, janë disa nga këndvështrimet që trajtohen në këtë libër.

Shembujt e përdorur synojnë të mbështesin dhe pasqyrojnë pjesën filozofike dhe teorike të problemit, në mënyrë që thelbi i çështjes të përcillet te lexuesi, sidomos te studentët e arkitekturës. Pra, është shumë e rëndësishme që të kuptohet e vlerësohet edhe roli emocional i arkitekturës.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2339

Botuesi: Dituria

Historia e arkitektures moderne, vol. 1, Bruno Zevi

Historia e arkitekturës moderne, shkruar nga Bruno Zevi më 1950, u ribotua për njëzet e pesë vjet me radhë pa rishikime themelore, megjithatë, ky traktat konsiderohej i pazëvendësueshëm për arkitektët, dashamirësit e artit dhe studentët në Itali dhe jashtë saj. 

Çmimi 287,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2340

Botuesi: Dituria

Historia e arkitekturës moderne, vëllimi i dytë, Bruno Zevi

Në këtë vëllim, historia është zgjeruar me itinerarin organik amerikan, ku shkëlqen gjenia e Frank Lloyd Wright dhe me kontributet komplekse gjuhësore të 45 viteve të fundit, të iniciuara nga Scharoun, Pietilä, Utzon, Gehry. Arkitektura moderne po bëhet gjithnjë e më e diferencuar pa humbur identitetin e vet.

Çmimi 287,50 SEK
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fenix

Ikonostasi, Pavël Florenski

Bota bizantine është vetëm një fjalë thjeshtëzuese, që përpiqet të përfshijë botë thellësisht të ndryshme artistike, etnike, kulturore, gjuhësore, e mbi të gjitha antropologjike. Gjeografia e shenjtërimit të ikonës përfshin një hapësirë të gjerë: Palestina, Egjipti, Kapadokia, Armenia, Gjeorgjia, Rusia, Bjellorusia, Ukraina, Greqia, Bullgaria, Shqipëria,...

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001551

Botuesi: Princi

Skulptura, parimet dhe praktika, Louis Slobodkin

"Skulptura - parimet dhe praktika" është një prej librave më autoritar dhe më gjithëpërfshirës mbi krijimin e skulpturës. Ndryshe nga udhëzuesit mësimorë nga njerëz që kurrë nuk i kanë ngjyer gishtat e tyre me baltë, ky libër është akumulim i shumë viteve dituri dhe përvojë praktike nga një skulptor i njohur amerikan dhe një instruktor arti.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Misteri Kodra, Xhevair Lleshi

Maestro po mërmëriste shqip, nuk kthente përgjigje, shikonte këmbët e veta, vazhdonte dialogun me veten dhe fisnikëronte këmbënguljen, kur e kur ngrihej dhe recitonte ndonjë varg me një italishte të pastër.

Çmimi 110,40 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Arti dhe mjeshtëria e bukurisë, Juha Varto

Qëllimi i këtij libri është të hedhë dritë mbi estetikën nga disa pikëvështrime, para së gjithash, për të treguar disa ide dhe tipare themelore. Ai përfshin haptas pikëpamje vlerëgjykuese dhe polemizuese, të cilat synojnë, si të thuash, të sfidojnë vetë pedagogët e artit që të mos i pranojnë, duke formuar kështu opinionet e tyre.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Historia e Dizajnit, Gabriella D'Amato

Një histori e qartë dhe sintetike që ripërshkon ngjarjet më domethënëse të dizajnit, të shekullit XX. Konkurset, ekspozitat, poetikat individuale ose kolektive dhe intuitat produktive ose teknologjike vijnë të rivendosura përmes hallkave që lidhin ngjarjet me kauzat përkatëse dhe pasojat.

Çmimi 161,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)