• Banner

  • Ka mbaruar
Kinostudioja Shqiperia e vjeter, Gezim Qendro
  • Kinostudioja Shqiperia e vjeter, Gezim Qendro

Kinostudioja Shqipëria e vjetër, Gëzim Qëndro

Çështja ndërlikohet kur shohim se planimetria në formë kryqi nuk ishte "mëkati" i vetëm formal i ndërtesës së institucionit që duhej "të ndihmonte Partinë për edukimin komunist të masave".

11,89 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Kinostudioja "Shqipëria e vjetër" (ose aventura seminale e gjurmës) (kopertinë e trashë)
Gjinia: Art, kulturë
Autori: Gëzim Qëndro
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2016
Fq. 264
Pesha: 0.715 kg.
ISBN: 978-9928-226-28-0

Fragment nga libri

Çështja ndërlikohet kur shohim se planimetria në formë kryqi nuk ishte "mëkati" i vetëm formal i ndërtesës së institucionit që duhej "të ndihmonte Partinë për edukimin komunist të masave".

Për çudi, kjo ndërtesë e projektuar në "Bashkimin e lavdishëm Sovjetik", vendin simbol të revolucionit socialist, e përuruar nga vetë kreu i regjimit shqiptar dhe asokohe e konsideruar si arritje e shënuar e pesëvjeçarit të parë, të vetmin element të fjalorit simbolik socialist ka simbolin e yllit që mban shtatorja e gruas mbi pediment.

Gjithçka tjetër, portiku i tempullit grek, shtyllat me kapitele korintikë, shtatoret në këndet e pedimentit, planimetria formëkryq, kubeja e pikturuar, kryqi në majë të kubesë, dy objektet liturgjike në dy anët e portës kryesore të hyrjes, medaljonet, shatërvanët me tre guaska, shtyllat mbi portën e hyrjes me simbolin e hardhisë dhe rrushit janë huazuar nga tradita shumëshekullore e ndërtimit të objekteve të kultit të feve politeiste dhe monoteiste dhe të pallatave të monarkëve europianë, dy tradita arkitekturore të lidhura me ideologji tërësisht armiqësore për marksizëm – leninizmin.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928226280
ean13
9789928226280
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2819

Botuesi: Dituria

Arkeologjia e Mengjesit, Gezim Qendro

Togfjalëshi i titullit dukshëm është edhe njëfarë tautologjie e metaforës së Bernardit të Shartrës, sepse bart në vetvete tensionin e skajshëm semantik të paradigmës moderniste: ajo u shfaq si mëngjesi vezullues i një lloji të ri, pas shumë të tjerëve mbi të cilët kishte rënë muzgu e që tashmë ishin kyçur përgjithmonë në sarkofagun e historisë.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Dimensioni i përjetimit dhe perceptimit në arkitekturë, Albert Mustafa

Trajtimi i arkitekturës në dimension më tepër shpirtëror e emocional, siç është dimensioni i përjetimit dhe perceptimit në arkitekturë, është thelbi i këtij libri. Hapësira arkitektonike dhe mënyra se si e perceptojmë atë, si dhe përjetimi i kësaj hapësire, janë indikatorë të fuqishëm në jetën e njeriut.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Misteri Kodra, Xhevair Lleshi

Maestro po mërmëriste shqip, nuk kthente përgjigje, shikonte këmbët e veta, vazhdonte dialogun me veten dhe fisnikëronte këmbënguljen, kur e kur ngrihej dhe recitonte ndonjë varg me një italishte të pastër.

Çmimi 9,51 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Artistë të famshëm modernë, nga Cezanne tek Pop Art, Charlotte Willard

Në këtë libër jam përpjekur që nëpërmjet përshkrimit të këtyre etiketimeve në një gjuhë të thjeshtë dhe më kuptimplotë të tregoj se ç'është arti në të vërtetë. Fovizmi për shembull është përkthyer si "triumfi i ngjyrës", ekspresionizmi si "piktorë të cilët i dhanë liri emocioneve të tyre", surealizmi si "ëndrra dhe ankthe" dhe pop arti si "piktura që...

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Ç'është kinemaja, Andre Bazin

Më tepër se premtim për përgjigje është njoftimi i pyetjes që autori i shtron vetes përgjatë gjithë këtyre faqeve. Pra, këta libra nuk do të synojnë aspak të ofrojnë ndonjë gjeologji apo gjeografi shteruese të kinemasë, por vetëm ta shtyjnë lexuesin nëpër vargun e thellimeve, hulumtimeve, vështrimeve të praktikuara në rastin e filmave që i propozohen...

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001549

Botuesi: Princi

Mbi pikturën, Leon Battista Albertini

Pak libra mund të kenë qenë aq të papërsëritshëm sa De Pictura (Mbi Pikturën)... libri i parë kushtuar arsyes intelektuale për të pikturuar. Alberti e shkroi traktatin "Mbi pikturën" në latinisht në vitin 1435 dhe sipas shpirtit të vërtetë të Rilindjes, bëri një përkthim në italisht vitin pasues.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Shqipëria në art, Ferid Hudhri

"Shqipëria në art" paraqitet si një enciklopedi e kujtesës figurative për historinë, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare. Përmes statujave, mozaikëve, afreskeve, pikturave, gravurave, litografive, grafikave, akuareleve, të krijuara nga kohët më të hershme deri në ditët tona, njihemi me aspekte nga më të ndryshmet të jetës në trojet e banuara prej...

Çmimi 59,45 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001771

Botuesi: Dituria

Historia e Bukurisë, Umberto Eco

Një arsye e dukshme pse shumë njerëz nuk e kanë ndjenjën e duhur të bukurisë, është mungesa e asaj delikatese të përfytyrimit që nevojitet për të arritur te ndijimi i emocioneve të tilla më të holla. Gjithkush hiqet sikur e ka një delikatesë të tillë, gjithkush flet për të dhe përpiqet t'ia përshtatë asaj çdo shije a ndjenjë.

Çmimi 39,64 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2936

Botuesi: Princi

Marubi, fotografia si ritual, Zef Paci

Zef Paci është profesor i Historisë së Artit dhe i Pikturës në Fakultetin e Arteve Pamore, Universiteti i Arteve, Tiranë. Është autor artikujsh studimorë në revista shkencore dhe ka një pjesëmarrje aktive në konferenca e workshope. Krahas veprimtarisë didaktike e studimore ka marrë pjesë në ekspozita, ka realizuar disa skenografi teatri (2008, 2009) dhe...

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)