• Ka mbaruar
Kinostudioja Shqiperia e vjeter, Gezim Qendro
  • Kinostudioja Shqiperia e vjeter, Gezim Qendro

Kinostudioja Shqipëria e vjetër, Gëzim Qëndro

Onufri

Çështja ndërlikohet kur shohim se planimetria në formë kryqi nuk ishte "mëkati" i vetëm formal i ndërtesës së institucionit që duhej "të ndihmonte Partinë për edukimin komunist të masave".

1 200 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Kinostudioja "Shqipëria e vjetër" (ose aventura seminale e gjurmës) (kopertinë e trashë)
Gjinia: Art, kulturë
Autori: Gëzim Qëndro
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2016
Fq. 264
Pesha: 0.715 kg.
ISBN: 978-9928-226-28-0

Fragment nga libri

Çështja ndërlikohet kur shohim se planimetria në formë kryqi nuk ishte "mëkati" i vetëm formal i ndërtesës së institucionit që duhej "të ndihmonte Partinë për edukimin komunist të masave".

Për çudi, kjo ndërtesë e projektuar në "Bashkimin e lavdishëm Sovjetik", vendin simbol të revolucionit socialist, e përuruar nga vetë kreu i regjimit shqiptar dhe asokohe e konsideruar si arritje e shënuar e pesëvjeçarit të parë, të vetmin element të fjalorit simbolik socialist ka simbolin e yllit që mban shtatorja e gruas mbi pediment.

Gjithçka tjetër, portiku i tempullit grek, shtyllat me kapitele korintikë, shtatoret në këndet e pedimentit, planimetria formëkryq, kubeja e pikturuar, kryqi në majë të kubesë, dy objektet liturgjike në dy anët e portës kryesore të hyrjes, medaljonet, shatërvanët me tre guaska, shtyllat mbi portën e hyrjes me simbolin e hardhisë dhe rrushit janë huazuar nga tradita shumëshekullore e ndërtimit të objekteve të kultit të feve politeiste dhe monoteiste dhe të pallatave të monarkëve europianë, dy tradita arkitekturore të lidhura me ideologji tërësisht armiqësore për marksizëm – leninizmin.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928226280
ean13
9789928226280
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Zenit Editions

Artistë të famshëm modernë, nga Cezanne tek Pop Art, Charlotte Willard

Në këtë libër jam përpjekur që nëpërmjet përshkrimit të këtyre etiketimeve në një gjuhë të thjeshtë dhe më kuptimplotë të tregoj se ç'është arti në të vërtetë. Fovizmi për shembull është përkthyer si "triumfi i ngjyrës", ekspresionizmi si "piktorë të cilët i dhanë liri emocioneve të tyre", surealizmi si "ëndrra dhe ankthe" dhe pop arti si "piktura që...
1 200 Lekë
More

Referenca: 2320

Botuesi: Te tjere

Odhise Paskali, Leonardo Voci

Arti i madh e ka jetën e gjatë, matet me shekuj e mijëvjeçarë.Mund të ketë mjeshtëri pa art, por s'ka art pa mjeshtëri.Artin e krijon botëkuptimi i shoqërisë dhe talenti i individit.Linda, jetova dhe do vdes i varfër.
2 000 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Van Gogh, Antonin Artaud

Artaud shkroi atë çka më shumë i donte kokrra e qejfit. Shkroi me gjak zije dhe shigjetë. Na qenkësh a s'qenkësh dakord një çifut apo një diktator, a mos do kishin preferuar t'i shkulnin koqet, kjo Artosë as që i hynte fare në punë.Aspektet e të thekshmes le të analizohen nga studiozët stupid, që lavdërojnë apo fajësojnë një njeri për gjithçka ose për...
500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

100 fotografite qe ndryshuan boten

100 fotografitë më të famshme në historinë bashkëkohore, shkrepje që i treguan botës çastet që kanë bërë epokë dhe pikat pa kthim, imazhe, të cilat përmes forcës së tyre shprehëse trazuan vetëdije njerëzore dhe nxitën ndryshime në politikë dhe në shoqëri.
2 200 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Jetët e artistëve, Giorgio Vasari

Vazari i shihte fillesat e shekullit XIII dhe XIV, të përfaqësuara nga Çimabue dhe Xhioto, si fëmijërinë e artit, e pasuar nga një energji rinore, e cila do të merrte trajtë në vepra të atilla si ato të Donatelos, Bruneleskit, Gibertit dhe Mazaçios, dhe më pas në periudhën e pjekurisë së përsosmërisë, e sunduar nga figurat titaneske të Leonardos, Rafaelos...
3 000 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Betonizimi i demokracisë, Maks Velo

Libri ka për autor arkitektin e mirënjohur Maks Velo dhe trajton ndërtimet masive pa kriter në qendrat urbane dhe shkatërrimin e bregdetit. "Betonizimi është forma më e lartë e vëtëshkatërrimit të një shteti. Një ndjenjë kaosi të pushton kur shikon qytetet tona.
2 000 Lekë
More

Botuesi: Fishta

Renzo Collura, një artist i humbur në Shqipëri, Stefan Çapaliku

Është historia e Renzo Collurës, një ushtari italian, piktor, që mbetet në Shkodër mbas kapitullimit të Italisë dhe nisë të pikturojë përveç kishës françeskane edhe qytetas të tjerë. Shkon në Durrës më 1945, ku dashuria me një vajzë vendase e mbërthen, si Circe gozhdoi Odiseun. 
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Fuqia e imazheve, David Freedberg

Njerëzit ngacmohen seksualisht nga pikturat dhe skulpturat; ata i thyejnë; i gjymtojnë, i puthin, qajnë përpara tyre dhe bëjnë udhë të gjata për t'i parë; ato u fashitin inatin, i përndezin emocionalisht dhe i shtyjnë të ngrenë krye. Njerëzit shfaqin mirënjohjen përmes tyre, presin që ato t'i lartësojnë dhe emocionohen sa s'thuhet prej empatisë dhe frikës...
3 000 Lekë
More

HomeLand, Albania’s hidden gems, Fation Plaku

Në Shqipëri jam ngjitur jo vetëm në shumicën e majave më të larta, por kam zbuluar në këtë rrugëtim vende të një bukurie natyrore të rrallë të tokës, detit, ajrit dhe të trashëgimisë kulturore, të cilat jam përpjekur t'i pasqyroj tek ky album fotografish.
5 500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2819

Botuesi: Dituria

Arkeologjia e Mengjesit, Gezim Qendro

Togfjalëshi i titullit dukshëm është edhe njëfarë tautologjie e metaforës së Bernardit të Shartrës, sepse bart në vetvete tensionin e skajshëm semantik të paradigmës moderniste: ajo u shfaq si mëngjesi vezullues i një lloji të ri, pas shumë të tjerëve mbi të cilët kishte rënë muzgu e që tashmë ishin kyçur përgjithmonë në sarkofagun e historisë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Heronjtë janë të uritur, Gëzim Qëndro

Kjo seri shkrimesh rreth artit pamor u pagëzua khora sipas një termi të lashtë grek që shpërfaq larmi të mahnitshme shtresëzimesh kuptimore të rravguara në shekuj nga Platoni te Heideggeri, Derrida, Lacan, Zizek etj.
500 Lekë
More